Muxhahedinet iraniane qe po strehohen ne Shqiperi Exit shpjegon

Top Channel dhe disa media online kanë publikuar ditët e fundit pamje të mbërritjes në Shqipëri të një grupi muxhahedinësh iranianë, anëtarë të organizatës iraniane MEK, e cila lufton për rrëzimin me dhunë te regjimit iranian.

Ardhja e tyre është pjesë e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve për strehimin e mijëra anëtarëve të organizatës, të cilët aktualisht mbahen në një kamp tranzitor në Bagdad të Irakutnën mbrotjen e ushtrisë amerikane.

Sipas një burimi anti-MEK, iran-iterlink.or, i cili ndjek ecurinë e shpërnguljes së anëtarëve nga Bagdadi gjatë muajve të fundit kanë mbërritur në Shqipëri qindra muxhahedinë, në grupe të vogla. Kështu, në javën e fundit të qershorit kanë mbërritur në Shqipëri të paktën 60 muxhahedinë, gjatë muajit korrik rreth 75, kurse në ditët e para të gushtit të paktën 100.

Numri i atyre që do të mbërrijnë pritet të shtohet gjatë muajve të ardhshëm, pasi deri në fund të 2016 duhet të përfundojeë largimi i të paktën 1 mijë muxhahedinëve që kanë mbetur në Bagdad dhe rivendosja e pithuajse teë gjithëve në Shqipëri.

Organizata e Muxhahedinëve Popullore të Iranit (MEK) është një lëvizje që vepron në emigrim, kryesisht në Irak, për rrëzimin e regjimit aktual në Iran. Ajo u krijua në fillim të viteve 1960-të si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe qe ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979 që rrëzoi Shahun nga pushteti.

Por pas kësaj ata kundërshtuan vendosjen e një autokracie fetare në Iran dhe si rrjedhojë u persekutuan nga regjimi i ri, duke u detyruar të emigronin, kryesisht në Irak. regjimi i Sadamit i mirëpriti dhe ju dha nje territor të tërë që ata e zhvilluan në një kamp-qytet të zhvilluar ekonomik dhe tregtar me emrin Ashraf.

MEK iu përkushtua, gjithashtu, përgatitjes ushtarake duke u shndërruar në grupin më të madh dhe më të fuqishëm militant kundër regjimit iranian, i cili zhvilloi, për më shumë se dy dekada, veprimtari terroriste për rrëzimin e qeverisë iraniane. grupi bashkëpunoi me regjimin e Sadam Huseinit si gjatë luftës Irak-Iran edhe pas saj.

Si rezultat i aktivitetit terrorist ata u futën në listën e organizatave terroriste nga disa vende, përfshi SHBA-të.

Mbas pushtimit të Irakut, forcat amerikane negociuan një pakt paqeje me ta, në bazë të të cilit ata dorëzuan armët dhe premtuan t’i ktheheshin jetesës paqësore. Si rezultat, rreth 3 mijë muxhahedinëve që jetonin në Ashraf iu dha statusi i civilëve të mbrojtur nën Konventën e Gjenevës dhe ushtria amerikane mori përsipër sigurinë e Qytetit të Ashrafit.

Në vitin 2009, ushtria amerikane ia kaloi kontrollin e Ashrafit qeverisë irakiane, por ajo filloi persekutimin dhe dhunën sistematike ndaj tyre për t’i detyruar të largoheshin nga Iraku. Një nga motivimet për persekutimin ishte bashkëpunimi i tyre i mëparshëm me regjiin e Sadamit dhe veçanërisht shërbimet e tij sekrete.

Këto veprime ngallën reagimin e organizatave ndërkombëtare humanitare, nën presionin e të cilave qeveria amerikane i mori në mbrojtje muxhahedinët duke i strehuar në Kampin Liberty të ushtrisë amerikanë në Bagdad.

Bashkë me tërheqjen e amerikanëve nga Iraku lindi nevoja e gjetjes së një zgjidhje të problemit të muxhahedinëve.

Në vitin 2012, qeveria amerikane e hoqi organizatën nga lista e organizatave terroriste, dhe filloi të kërkonte mundësi për sistemimin e tyre në vende të ndryshme të botës.

Strehimi i muxhahedinëve iranianë në Shqipëri

Vendosja e tyre në Shqipëri filloi në mars të vitit 2013, qeveria Berisha pranoi të strehonte 210 muxhahedinë, 30 të parët prej të cilëve mbërritën në Tiranë në maj 2013.

Në shtator të vitit 2014, Kryeministri Rama u takua me Sekretarin e Shtetit John Kerry, në samitin e Uellsit të NATO-s, dhe diskutuan për strehimin e muxhahedinëve të tjerë. Në prill të vitit 2015, kjo çështje u ridiskutua përsëri në Washington mes Ministrit Bushati dhe Sekretarit Kerry.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, Shqipëria vazhdoi të strehonte muxhahedinë përtej 210 muxhahedinëve të pranuar nga ish-Kryeminsitri Berisha. Sipas Washington Postit, deri në shkurt të 2016 në Shqiperi kishin mbërritur 700 muxhahedinë.

Në fillim të vitit 2016, Kryeministri Rama pranoi të strehojë të gjithë 1970 muxhahedinët e mbetur ende në Bagdad. Kjo marrëveshje u u përfundua gjatë vizitës së Sekretari të Shtetit John Kerry në Shqipëri në shkurt 2016.

Nisur nga buriemt e qeverisë amerikane dhe mediave amerikane, në total, në Shqipëri do të strehohoen rreth 2 600 muxhahedinë.

Qeveria shqiptare nuk ka bërë publike jo vetëm numrin e saktë të muxhahedinëve që do të strehoen në vend, por nuk ka pranaur apo folur asnjëherë për ketë çeështje.

Muxhahedinët iranianë do të strehohen kryesisht në një kamp të posaçëm që është ndërtuar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Agjensinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

SHBA-të i kanë dhënë UNHCR-së rreth 20 milionë dollarë për të përballuar koston e rivendosjes së tyre në Shqipëri.

nga: Gazeta Exit – Shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button