Të gjitha shqetësimet që Moxhahedin-e Khalk ua shkaktoi grave

“Mbulimi i një shtëpie ekipore”, “Divorci i detyruar”, “Ndarja nga fëmijët”, “Largimi i mitrës nga trupi” dhe mijëra shtypje dhe mjerime të tjera, janë ndër fatkeqësitë dhe shqetësimet që organizata Moxhahedin-e Khalk u ka shkaktuar grave që ishin ushtare të kësaj organizate.

Sloganet dhe tekstet e botuara të tyre thonë se të drejtat e grave duhet të respektohen në tërësi dhe duhet të përcaktohet roli i grave në demokraci dhe në çështjet sociale. Parullat të cilat ishin të mëdha dhe mashtruese për ato ditët e para të Revolucionit, i mbushnin të rinjtë plot pasion dhe ideale sentimentale. Por tragjeditë që gratë i kanë përjetuar në organizatën Moxhahedin-e Khalk, kanë ndodhur në grupe dhe sekte më të vogla. Gratë ushtare shumë shpejtë e kuptuan se organizata po i privon ato nga të qenit grua, nënë, madje edhe nga të drejtat për të pasur bashkëshort dhe familje.
Në këtë raport do të flasim për të gjitha fatkeqësitë dhe torturat që organizata Moxhahedin-e Khalk u ka shkaktuar grave ushtare në emër të idealeve për 50 vite. Problemet dhe fatkeqësitë që gratë i bënë kukulla për të arritur qëllimet politike dhe ushtarake.
Në përgatitjen e këtij raporti, neve na ka ndihmuar producenti dhe regjisori Iman Guderzi.

Gratë si anëtare mbuluese të organizatës Moxhahedin
Organizata Moxhahedin-e Khalk deri në vitin 1348, pra deri në 4 vite pas krijimit nga anëtarët e lëvizjes kombëtare, nuk kishte asnjë anëtarë femër dhe ishte një sistem plotësisht mashkullor. Këto ishin forca që u ndanë nga Lëvizja e Lirisë dhe në fillim nuk kishin ndonjë emër të veçantë dhe njiheshin me emrin “Djemtë e Lëvizjes Kombëtare”. Më pas, “Guerilët fadai”, të cilët kishin ide majtiste marksiste për vete zgjodhën emrin “Guerilët Fadai Khalk”, “Djemtë e Lëvizjes Kombëtare” menduan se kishin mbetur mbrapa në këtë proces dhe në vazhdim, ata për veten e tyre zgjodhën emrin “Organizata Moxhahedin-e Khalk”. Në vitet e para të themelimit të grupit, të gjithë anëtarët besonin se gratë nuk mund të ishin aspak në rrjedhën e luftës. Derisa “SAVAK” përgatiti një plan për përballje me veprimet e Moxhahedin-e Khalk. Në këtë plan, të gjithë pronarët e shtëpive në qytet u urdhëruan që çdo shtëpi t’i jepet me qira burrave të pamartuar dhe të gjitha informacionet t’i siguroheshin SAVAK-ut. Në këto rrethana, forcat e Moxhahedin-e Khalk nuk kishin mundësi që të marrin me qira shtëpi ekipore. Këtu ishte ajo që këmbët e grave u hapën për këtë grup. Gratë e njohura dhe të lidhura me anëtarët e Moxhahedin, filluan tërheqjen e grave dhe vajzave të reja. Pastaj puna e tërheqjes dhe e rekrutimit ra në duart e këtyre grave të cilat u anëtarësuan në organizatë në faza të ndryshme. Një pjesë e madhe e këtyre grave të reja, të moshës 19-20 vjeçare, ishin nga familjet fetare. Sepse në atë kohë, organizata Moxhahedin ishte ende një grup i lidhur me pushtetin islamik. Në fakt, gratë u futën në organizatë vetëm për të mbuluar burrat dhe pretendonin të ishin bashkëshorte të anëtarëve të organizatës.

Martesat organizative dhe devijimi i parë ideologjik
Procesi i tërheqjes së grave në organizatë filloi të krijonte një temë të quajtur “martesat organizative”. Pra një grua duhej të qëndronte në një shtëpi ekipore me një burrë për një kohë dhe pastaj duhej të shkonte në një shtëpi tjetër për arsye të tjera sigurie dhe të jetonte me më shumë njerëz. Në shumicën e rasteve nuk iu nënshtroheshin ligjit fetar. Ekzistonin rrethana në të cilat ruajtja e qëllimeve dhe ekzistenca e organizatës ishte më e rëndësishme se sa ligjet islame. Ky mund të ketë qenë devijimi i parë fetar i organizatës Moxhahedin, apo ndryshimi i saj ideologjik. Në fund të dekadës së 40 dhe në fillim të dekadës së 50, rekrutimi i grave në organizatë u intensifikua. Gratë dalëngadalë dolën nga ideja e mbulimit dhe ishin përfshirë në skuadrën urbane dhe mund të bartnin armë. Kjo ishte faza që gratë tërësisht u shkrinë në mendimet e organizatës dhe natyrisht filluan të keqtrajtoheshin. Në vitet e fundit, në ngjarjet e ndodhura në Siri, filloi të përdorej shprehja “Xhihadi seksual”. E njëjta gjë ndodhi në dekadën e 40 dhe 50 në organizatën Moxhahedin-e Khalk. Në këtë kontekst, ndodhën korrupsione të mëdha dhe shumë gra që u bashkuan me organizatën me premtime të xhihadit dhe luftës, filluan të vuajnë nga absurditeti dhe depresioni dhe shumë prej tyre gjithashtu kryen vetëvrasje. Një shembull ishte një grua e cila vrau veten me një granatë të cilën ajo e kishte në dispozicion.

Sloganet e grave në botimet e moxhahedinëve
Në periudhën pas revolucionare, rrjedha e grave në organizatën Moxhahedin bëhet shumë e çuditshme. Gratë marrin përgjegjësi më të mëdha dhe rrymat e nxënësve, studentëve, punonjësve bile edhe kuadrove të ndryshme të medicinës, bëhen pjesë e tërheqjes brenda kësaj organizate. Në fakt, në atmosferën politike pas revolucionare, anëtarët e organizatës dalin jashtë nga shtëpitë ekipore dhe skuadrat nëntokësore dhe fillojnë publikisht propagandën. Në këtë aspekt, shumë djem dhe vajza të reja iu bashkuan kësaj organizate. Në fund të dekadës së 50, organizata Khalk njofton krijimin e një “milicie” ose një dege ushtarake e përbërë nga të rinjtë dhe të rejat. Propaganda psikologjike e Organizatës Moxhahedin-e Khalk ishte e madhe dhe për këtë arsye, të rinjtë që ishin plotë ndjenja dhe emocione për drejtësi dhe ideale, më lehtë pranonin sloganet e organizatës. Deri në vitin 1360, Organizata Moxhahedin në Iran kishte tërhequr disa mijëra persona në mënyrë zyrtare. Mijëra njerëz gëzonin simpati të madhe. Botimi zyrtar Moxhahed me tirazh shumë të madh, Sheshi Tir, farmacitë, qendrat sociale dhe shëndetësore si dhe ndërtesa të konfiskuara ishin nën autoritetin e kësaj organizate, të cilat kryenin aktivitete të organizatës. Organizata Moxhahedin kishte shumë pasuri saqë disa nga librat i shpërndante falas në mesin e njerëzve. Disa fakultete të Universitetit të Teheranit, si p.sh fakulteti teknik, ishin nën udhëheqjen e organizatës dhe aty mbaheshin çdo ditë takime politike. Bile në ditët e para të revolucionit, ata ishin bërë aq entuziastë sa ndryshuan emrat zyrtarë të rrugëve dhe vendeve të ndryshme, për shembull, emrin e Stadiumit “Azadi” e quajtën me emrin e Shahid Hanifnezhad, i cili ishte themeluesi i organizatës. Në fakt, ata në njëfarë mënyre mundoheshin ta bindnin shoqërinë se ata janë kujdestarët kryesorë të revolucionit në vend dhe e shtrembëronin tërësisht të kaluarën e tyre historike. Shumica e vendeve ku anëtarët e organizatës ishin në gjendje të regjistroheshin, ishin universitetet dhe qendrat shkencore. Një nga metodat e tyre të propagandimit ishte shtypja e logos së organizatës në banderola të mëdha dhe i vendosnin ato nëpër vende të frekuentuara, në mënyrë që njerëzit të njiheshin me aktivitetet e tyre, p.sh martirët e tyre, etj.
Organizata Moxhahedin kishte programe të ndryshme për shumicën e njerëzve që kishin ndikim në shoqëri dhe për ta krijonte parulla dhe projekte të ndryshme. Lloji i propagandës së tyre ishte kështu që të gjithë figurat me ndikim dhe ata që kishin aspirata të shumta, të shohin sukseset e organizatës. Një pjesë e botimeve të tyre zyrtare i kushtohej grave. Çështjet e grave, të drejtat e grave në shoqëri, çështje të tilla si gjenerimi i brezave, amësia, roli i grave në demokraci, çështjet sociale dhe politike, etj., ishin tema që vazhdimisht trajtoheshin në botimin Moxhahed.

Garnizonet që u emëruan me emrat e grave
Në fillim të revolucionit, situata politike ishte pak e çrregullt dhe ata që e kuptuan natyrën e organizatës e dinin se Organizata Moxhahedin-e Khalk ishte në nën kthetrat e komunizmit dhe në superstrukturën e vetë kishte një eklips intelektual aq të përfshirë në organizimet e viteve të hershme të revolucionit dhe ata nuk kishin kohë ta shpjegonin këtë për njerëzit dhe shoqërinë. Organizata gjithashtu mori avantazhin e kësaj hapësire dhe mori hapësirën propaganduese në favor të saj.
Organizata Moxhahedin në vitin 1344 njoftoi ekzistencën e saj dhe në vitin 1353 afërsisht të gjitha forcat e saj u futën në burg, kështu që në realitet ata nuk ishin të pranishëm brenda në komunitet, nëse donin të ishin pjesë e elementëve revolucionarë të 57-tës. Në vitet pas revolucionit, punët e tyre si lufta e armatosur nuk u miratuan nga Lideri suprem i Revolucionit dhe madje ata e dëmtonin popullin. Kjo situatë vazhdoi deri në muajin Tir të vitit 1360 me largimin e Beni Sadr. Më pas, organizata njoftoi në një deklaratë se kishte për qëllim kryerjen e luftës së armatosur dhe nuk mund ta mbante më atë të fshehtë. Dalëngadalë njerëzit e kësaj organizate filluan të injoroheshin nga populli dhe sipas asaj që dimë nga historia, organizata hyri në fazën e vrasjes së njerëzve dhe thuhet se kjo organizatë ka vrarë mbi 12 mijë njerëz të zakonshëm. Shumë nga këto vrasje ishin kryer nga gratë që ishin anëtare të organizatës, sepse ishin më pak të njohura dhe mund të vepronin më lirshëm dhe nuk kishin aspak mëshirë për gratë dhe fëmijët. Pas fillimit të luftës, në një veprim shumë të çuditshëm, anëtarët e organizatës shkojnë në Irak. Më pas e publikojnë me të madhe që burrat dhe gratë që janë mashtruar nga organizata, kanë shkuar në Irak. Këtu është fillimi i një faze të re në jetën e Organizatës Moxhahedin-e Khalk. Anëtarët e organizatës në Irak mblidhen në një kamp të quajtur Ashraf. Në këto ditë, organizata akoma i ka ato sloganet e grave. Ashref Rabei ishte gruaja e parë e Masud Raxhavi, e cila u vra nga forcat e komitetit revolucionar në shtëpinë ekipore në rajonin Pasdaran në Teheran, që ishte nën autoritetin e Musa Khajabani. Seli dhe baza të tjera të vogla po ashtu u emëruan me emrat e grave të vrara. Arsyeja e këtij emërimi është se gratë gjithë historisë janë shtypur nga burrat dhe ato asnjëherë në asnjë sistem dhe aparat nuk kanë arritur t’i realizojnë të drejtat e tyre. Pra organizata, grave nuk u ka dhënë asnjë të drejtë. Në atë kohë, njëherë të gjithë komandantët e Moxhahedin u zgjodhën nga gratë. Në fakt, kjo ishte një strategji e mbijetesës dhe organizata në atë kohë ishte duke abuzuar me gratë dhe e bëri këtë për të riparuar imazhin e saj.

Divorci i detyruar dhe fëmijët pa përkujdesje
Në selinë e organizatës Moxhahedin në Francë ndodhi një gjë e çuditshme. Një natë, nëpunësja e Masud Raxhavi, pra Marjam Kaxhar Azdanlu, me urdhër të Raxhavi ndahet nga burri i saj Mahdi Ibrishemchi dhe bëhet bashkëshorte e Masud Raxhavi. Pas përdorimit të grave si mbulesë të shtëpive ekipore në periudhën e aktiviteteve sekrete të organizatës, kjo ishte puna e dytë e gurit të ndërtesës dhe fillimi i ndryshimit ideologjik të Moxhahedin-e Khalk. Në atë kohë, në përgjithësi, anëtarët e organizatës nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte, por pak përpara saj, ndodhën gjëra të tjera të çuditshme.
Pas operacionit Mersad, dështimi i organizatës Moxhahedin dhe vrasja e 4-5 mijë personave që ishin anëtarë të kësaj organizate, kur dy-tre mijë persona të mbetur u plagosën dhe të lodhur u kthyen në kampin Ashraf, me urdhër të Masud Raxhavi, të gjithë u tubuan në një vend. Bile edhe ata që ishin në spital dhe në karroca me rrota, u detyruan të merrnin pjesë në këtë tubim. Në fjalimin e tij në këtë ceremoni, Masud Raxhavi tha se, ju që humbët në luftë, humbja juaj nuk ka lidhje me planet apo pajisjet tona, ose me fuqinë e palës tjetër. Ju keni humbur, sepse ishit të zënë me gratë, fëmijët dhe familjet tuaja dhe u frikësuatr të luftonit. Prandaj, të gjitha çiftet duhet të divrocohen dhe t’i shërbejnë udhëheqësit të organizatës, ose të largohen nga organizata. Në këtë ceremoni, Masud Raxhavi, Marjamin e përmend si shembull për anëtarët e organizatës dhe thotë se ajo për qëllimet e organizatës vetëm për një natë u nda nga burri i saj dhe e ka vënë veten në shërbim të liderit të organizatës. Bile kjo ngjarje duhet të shërbejë për qëllimet e organizatës. Përafërsisht 60 deri 70 % e anëtarëve që ishin krahu ushtarak i organizatës, u detyruan të “divorcoheshin” dhe pjesa tjetër që nuk mundi, shkoi në Evropë. Gjëja më e keqe është se organizata i ndau fëmijët nga familjet e tyre me premtimin për të studiuar në shkollat më të mira evropiane, por i shiti ata tek familjet evropiane, veçanërisht në Francë dhe asnjëherë nuk ka pasur informacione për fatin e këtyre fëmijëve.

Komandantet që u detyruan të heqin mitrën
Ideologjia e organizatës së re mori feminitetin dhe maternitetin nga gratë. Ato i shndërruan në burra që vetëm duhej të punonin nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe nuk kishin emocione të tjera. Burrat nuk kishin bashkëshorte dhe familje dhe u bënë si robotë që punonin gjatë gjithë kohës. Pas kësaj, disa dhjetëra burra dhe gra kryen vetëvrasje.
Rreth 100 persona nga udhëheqësia dhe komandantet femra të Organizatës Moxhahedin, sipas një urdhri, detyrohen të operohen, në mënyrë që të heqin mitrën nga trupi i tyre. Pra, kjo do të thotë se këto gra më kurrë nuk mund të mendojnë për lindjen e fëmijëve dhe të gjitha mendimet e tyre duhet të fokusohen në organizatë. Zonja Zahra Mirgbagheri, ish anëtare e Organizatës Moxhahedin, e cila u intervistua gjatë krijimit të dokumentarit, ka një listë me emrat e shoqeve të saj që kanë larguar mitrën nga trupat e tyre. Ky fenomen dhe kjo torturë mund të thuhet se nuk ka ndodhur në asnjë grup apo kult tjetër. Një lloj i mohimit të gjinisë që ka ndodhur në organizatën Moxhahedin-e Khalk, nuk ka ndodhur askund. Është bërë një përmbledhje për rreth 50 vite jetë të grave anëtare në Organizatën Moxhahedin-e Khalk. Ato tani janë 70 vjeçe dhe nuk kanë as fëmijë as familje. Vetë Marjam Raxhavi është ndër gratë e para që është abuzuar të organizatë. Në disa intervista të realizuara me të, shihet se ajo ka qenë kukull nate për Masud Raxhavi. Në të vërtetë, Organizata Moxhahedin ka kryer një operacion terrorist kundër grave që ishin anëtare të kësaj organizate dhe gratë e organizatës janë viktima të terrorizmit të kësaj organizate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button