Takimi diskutabil i organizatës Amnesty International në kampin e Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri

Nga Wikipedia
Artikulli i botuar në Wikipedia, përkthimi i saktë i të cilit është “Takimi diskutabil i Amnesty International në kampin e Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri

Në dhjetor të vitit 2018, organizata Amnesty International publikoi një raport me titull “Sekretet e presionit të gjakut”, që akuzon Iranin për ekzekutime masive të të burgosurve në vitin 1988. Shumë nga provat e përdorura bazohen në dëshmitë e anëtarëve të Moxhahedin-e Khalk, të cilët aktualisht gjenden në një kamp në Shqipëri, apo thënë më konkretisht jashtë kryeqytetit Tiranë. Sipas këtij raporti, hulumtuesit e Amnesty International “kanë zhvilluar tre udhëtime në Shqipëri, ku atje janë një numër i të mbijetuarve të Moxhahedin-e Khalk dhe familjet e tyre”. Megjithatë, ekzistojnë shumë raporte që dëshmojnë se brenda kampit ka shkelje të të drejtave të njeriut dhe anëtarët e organizatës Moxhahedin-e Khalk torturohen psikikisht dhe fizikisht.

Një organizatë joqeveritare, Shoqata “Nexhat”, e cila përfaqëson familjet e anëtarëve të Moxhahedin-e Khalk, të cilëve u është mohuar qasja me ta, është ankuar se Amnesty International nuk duhet të bazohet në dëshmitë e pjesëtarëve brenda kampit të cilët dëshmitë e tyre janë të detyruar t’i japin nën presion dhe dhunë.

“Iran Interlink”, një organizatë bamirëse e udhëhequr nga dy ish-pjesëtarë të Moxhahedin-e Khalk, gjithashtu ka mbështetur kritikat e Shoqatës “Nexhat” drejtuar Amnesty International për marrjen e informacioneve në kampin e MKO në Shqipëri.

Linku i artikullit origjinal:

Criticism of Amnesty International

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button