Tiranë-Durrës – Pastruan 1 mln euro me ‘Bitcoin’, 5 në hetim, sekuestrohen miliona

Sektori i Anti-Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet duke proceduar penalisht 5 persona nga Durrësi, Tirana dhe Kavaja për pastrim parash në vlerën e 1 milion eurove.

Money Laundery

Nga hetimet paraprake janë sekuestruar pajisje që shërbejnë për transaksione me monedhën virtuale Bitcoin.

LEXO EDHE:Plagosje me armë zjarri në Gramsh, në kërkim autori

Këta persona dyshohet se kanë sjellë nga jashtë vendit një milion euro duke hapur biznese fiktive me objekt transaksione elektronike me Bitcoin.

Hetimet po kryhen nga njësia Task Forcë e Prokurorisë së Tiranës.

Janë bllokuar në cilësinë e provës materiale veç pajisjeve për transaksione të Bitcoin dhe 250 mijë euro të cilat nuk janë deklaruar në Rinas.

Paratë janë futur në Shqipëri nga izraelitë, cash duke shmangur sistemin bankar.

Pajisjet për Bitcoin janë zhdoganuar në ۱۶ dhe 18 prill dhe janë sekuestruar pasi dokumentet shoqëruese kanë rezultuar false.

SYRI.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button