MCN TV – Shoqata Nexhat

E reja shqiptare tregon historinë e dashurisë me bashkëshortin iranian
E reja shqiptare tregon historinë e dashurisë me bashkëshortin iranian, roli i babait në lidhjen e tyre

Erisa Idrizi dhe bashkëshorti i saj iranian Sarfaraz Rahimy tregojnë historinë e tyre të dashurisë.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Erisa rrëfeu se fillimisht flisnin anglisht dhe më pas ajo mësoi persisht, ndërsa Sarafaraz mësoi më vonë shqip.

Ajo tregon se i shoqi ishte rritur me frymën se nuk mund të dashurosh, nuk mund të ndihesh i dashuruar dhe të mendohesh për dashurinë.

Në Iran është rritur në një familje deri sa vdekja të na ndajë, derisa u bë pjesë e organizatës muxhahedine dhe aty kushti kryesor është të ndahesh nga familja, nga gruaja.

Nuk lejohet dashuria, dashuria është vetëm për drejtuesit e organizatës dhe organizatën. Ka ndenjur 21 vjet atje.

Momenti i parë ka qenë në një stacion autobusi. Im atë në atë kohë jepte shtëpi me qira dhe im atë më thotë kam një njeri fol anglisht me të dhe binde për shtëpinë.

Kur fola në telefon e kuptova që kishte vështirësi me anglishten. Kur u takuam ky reagoi direkt. Im atë nga mënyra si reagoi tha më duket se do i jap gocën këtij, jo shtëpinë.

Ky e shfrytëzoi atë moment, u njoh shumë mirë me tim atë. Pastaj vinte çdo ditë te shtëpia ime.

Në fillim babi i thoshte më vjen keq, ime bijë nuk është për tu martuar, ti ke një kombësi ndryshe, shteti yt mos është akoma në luftë.

Kishte merakun e tij, por ky u bë aq shok i mirë me tim atë, sa im atë arriti të ndryshoi mendje.

U miqësuan aq shumë sa im atë si tropojan, arriti të thoshte dil me të njihuni më mirë. Më befasoi mënyra si u soll ndaj meje, se kisha parë shumë dhunë ndaj grave në Shqipëri.

Isha 17 vjeç kur u njohëm, ne kemi 17 vite diferencë, por për mua nuk ka problem. Thoja më mirë një njeri të matur, me të cilin të kem fëmijë dhe mos të ndahem më vonë.

Momenti i parë që u binda ishte kur pashë tim atë në vështirësi, i vetmi person ishte ky që iu gjet. Aty thashë ky më dashka dhe do ia jap mundësinë.

Nuk jam pishman që i dhashë mundësinë. Kemi 9 vite bashkë. Familja e tij ishin shumë të lumtur që do martohej me mua.

Por kur mësuan se isha e krishterë, hezituan pak se ky është mysliman. Më kërkuan të kthehem në myslimane për hatrin tonë.

Por iu thashë që unë fenë time e dua dhe nuk e ndërroj, më kanë pranuar, unë i kam takuar, më kanë takuar.

Që në fillim pavarësisht se janë nga Irani dhe janë myslimanë, e pranuan idenë, më pranuan siç jam.

Sarafarazi mësoi se në Shqipëri festohej festa e dashurisë, ky erdhi me një surprizë për Shën Valentin për herë të parë dhe ngela.

Më çoi në qytetin e tij të preferuar në Shkodër, rezervoi tre netë, shkuam në liqenin e Komanit, në Tamarë dhe shumë vende.

Pastaj erdhi me dhurata, po një javë më parë po bënte ca zënka pa lidhje, por ishte e gjitha një lojë.

Lulet mi dhuron gjithmonë, i kemi të përhershme, vjet kur festuam 8 vjetorin së bashku, më bëri një surprizë që më befasoi.

Kemi një shoqëri në Shkodër dhe duke qenë se thoshte se ishim në krizë financiare, pashë një tavolinë plot me lule në restorant, ndërkohë që tavolina ishte për mua.

Ftesat ishin si ftesa dasme me foto, ajo torta me foto. Është shumë romantik, edhe nëse nuk kemi një arsye për të festuar, do vijë me lule me një dhuratë të vogël, me diçka.

Isha në vitin e fundit në gjimnaz, kur mora vesh që jam shtatzënë. Kisha hallën në shtëpi dhe i them hallës shikoje çik testin, se nuk po marr vesh.

Unë po ia tregoja si fshehurazi, ajo u gëzua aq shumë sa ma prishi surprizën. Një muaj mbas ky kishte ditëlindjen dhe doja t’ia bëja surprizë.

Surprizat për Shën Valentin i ka filluar, por dje më mori në telefon, kam dy orë që po kërkoj për diçka në dyqane dhe s’po e gjej atë që do.

Po kërkonte një telefon që nuk është në çdo dyqan se është i ri. I thashë që e gjen në X vend. Akoma s’ma ka dhënë.

Unë ia kam bërë surprizën gati, nesër më vjen porosia nga jashtë.

Së bashku kemi krijuar një shoqatë që njerëzit si Sarafarazi ti bindin të martohen dhe të krijojnë një jetë normale.

Ndërsa Sarafarazi tregon se si i lindi dashuria që me shikim të parë për Erisën.

Kur e pashë Erisën për herë të parë i thoja Zotit a do bëhet kjo gruaja ime.

Në organizatë nuk mendoja kurrë se një ditë do dashurohesha dhe martohesha ose që do festosh Shën Valentinin, asnjëherë, sepse që kur hymë na thanë që duhet të ndaheni nga gratë.

Nëse do mendoja për dashurinë, u detyrohesha ta shkruaja dhe ta thoja dhe do më bënin moral, ndaj më mirë nuk mendoja për dashurinë.

Përjetimin e shkruanim që të bëheshim të barabartë të gjithë në një mendje që kjo dashuri nuk duhet të ekzistojë.

Kur erdhi organizata në Shqipëri, pamë që qenka një jetë ndryshe në Shqipëri, se u njohëm me shqiptarë, pamë çifte.

Në Kashar para se të shkonin në Manzë, jetonim nëpër pallate kur hynin dhe dilnin shqiptarë.

Në Shqipëri jam rilindur, është vendlindja ime e dytë. Unë kam fëmijë gjysmë shqiptar dhe gjysmë iranian, nuk e kisha menduar kurrë se do bëhesha baba.

Që kam arritur ëndrrën time që kam një fëmijë dhe një grua, jam i plotësuar.

Unë nga momenti që jam martuar me Erisën asnjëherë nuk jam ndjerë vetëm, se familjen e kam në Iran.

Edhe kur kemi patur probleme, ka qenë si ai mali mbas meje, mbështetja e madhe.

Edhe shqiptarët janë njerëz shumë të mirë, unë asnjëherë nuk e ndjej veten të huaj.

“Nëna, dashuria, ndarja”/ Sulollari: Ideja erdhi pasi dëgjova rrëfimet e emigrantëve.
“Nëna, dashuria, ndarja”, është filmi-dokumentar me metrazh të shkurtër i cili nisi si projekt pas rrëfimeve të shumë emigrantëve.

Gazetari Aldo Sulollari tha në studion e MCN Informacion se filmi është në dy gjuhë, në atë perse dhe shqipe.

Ka qenë diçka shumë spontane dhe nuk është se ishte diçka e mirëmenduar për ta realizuar si projekt artistik. Unë aktualisht punoj në një shoqatë që punon në kuadër të integrimit të komuniteteve të huaja në Shqipëri dhe nga rrëfime të ndryshme, përfshirë dhe nga persona të komunitetit iranian që janë të dezertuar na kanë treguar histori të ndryshme dhe të dhimbshme.

Emigracioni është plagë që është në çdo shoqëri. Ne jemi ndeshur me emigracionin shumë vite më parë dhe mendoj që do ishte shumë mirë për ta kuptuar çdo shikues dhe për ta përjetuar pak nga afër, se çdo familje ka një person që mund të ndodhet për një jetë më të mirë. Mund të ishte një lloj mënyre për ta përcjellë më qartë dhe më dukshëm për publikun.

Ishte diçka e duke ndodhur duke dëgjuar sa më shumë rrëfime të këtyre refugjatëve. Duke treguar rrëfimet dhe eksperiencat e tyre të dhimbshme lindi një ide pse të mos bënim një projekt të tillë për ta dëshmuar dhe për të treguar këto që mund të pengojnë përsëritjen e tyre.

Është në dy gjuhë, edhe persisht edhe shqip. Aktorët, janë duke folur dhe persisht dhe në gjuhën shqipe. Këtë punë e ka bërë Erisa që ka bërë një rol të veçantë, jo vetëm duke aktruar por duke bërë pjesën e përkthimit gjatë gjithë kohës.

Aktorja kryesore e filmit, Erisa Rahimy tha se ajo u përfshi në projekt si përkthyese fillimisht.

Unë prisja të shkoja si përkthyesja. Më erdhi si surprizë që Erisa meqë jemi këtu futu edhe ti.

Nuk e kisha idenë fare . Nuk isha përgatitur për të qenë unë aktorja kryesore. Duke qenë se isha i vetmi person që mund të bënte këtë bashkëpunimin mes dy gjuhëve, u futa vetvetiu. Ky është film dokumentar shumë i bukur ku tregon rreth emigracionit, ndarjes nga prindërit, largimit nga atdheu.

Kur shihja ato nëna që kërkonin fëmijët e tyre u bëra dhe unë si ato . U përfshiva më shumë nga sa duhet.

“Miqësorë dhe të këndshëm”, iraniani që jeton prej 6 vitesh në Shqipëri
Khalil Anserian, një shtetas iranian që jeton prej 6 vitesh në Shqipëri thotë se ai ka rilindur në momentin që ka ardhur në vendin tonë pasi këtu ka gjetur lirinë.

Në MCN Informacion, Anserian tha se shqiptarët janë shumë miqësorë dhe se ndihet i respektuar këtu.

Anserian tregoi se Kombet e Bashkuara e kanë sjellë në Shqipëri nga Iraku pasi nisi lufta atje dhe se kaloi një periudhë kohë në kampin MEK, por që nuk ndihej mirë pasi nuk lejohej as të kishte komunikim me familjarët e tij.

Kam qenë në Irak për 25 vjet. Pastaj filloi lufta në Irak dhe Kombet e Bashkuara na sollën në Shqipëri. Ndodhem prej 6 vitesh në Shqipëri.

Në Irak ishim të shpërndarë dhe nuk kishim kontakt me familjarët tanë. Në kampin MEK nuk jemi lejuar të kontaktojmë me familjarët. Tashmë kam krijuar një lidhje këtu.

Para 6 vitesh nuk kisha asnjë kontakt.

Duket sikur kam, rilindur në Shqipëri. Shqiptarët janë shumë të këndshëm dhe miqësorë dhe të huajt i respektojnë shumë. Unë punoj në një fabrikë dhe ne na respektojnë shumë.

Më pëlqen Shqipëria dhe e dua shumë.

Çfarë ndodh tani me muxhahedinët në ASHRAF 3?
Kontrolli në kampin MEK/ Çfarë ndodh tani me muxhahedinët në ASHRAF 3?

Akuza drejtuesve të kampit për terrorizëm
Muxhahedinët që “dezertuan” nga Manza / Akuza drejtuesve të kampit për terrorizëm

Ndërhyrjen e policisë në kampin e Manzës e kanë ndjekur edhe muxhahedinët që kanë dezertuar nga kampi pas përplasjeve me drejtuesit.

Kolegia Oliverda Allmuça ka biseduar me njërin prej ish-banorëve të ASHRAF 3, i cili thotë se muxhahedinët stërviteshin për akte terroriste.

SHBA kundër MEK? Pse u përplas policia me muxhahedinët në Manzë? – Të Paekspozuarit
SHBA kundër MEK? Pse u përplas policia me muxhahedinët në Manzë? – Të Paekspozuarit

Çfarë ndodh brenda ASHRAF 3?
Çfarë ndodh brenda ASHRAF 3? I dezertuari: Kam dëshmuar përdhunime në kamp

Të huajt në Shqipëri
HERËT NË MCN-Të huajt në Shqipëri/ Integrimi i tyre dhe asistenca që marrin në vendin tonë-7 Qershor

Faleminderi per pyetjen.

Eshte nje pyetje ne fakte, me ka ardhur natyrshme nga kolege apo Nga familjaret e mi edhe miq dhe mikesha por qe zanafilla ime e Kontaktit tim e pare me komunitetin iraniane ne Shqiperi ka qene rastesore Me ane te nje kronike qe duhet te beja per televizionin, me ane nje mikeshes time.

E cila me njoh pak me shum me punen qe bente edhe punon perkthyese ne Kete shoqate, u njoha nga afer isha pjese e nje konferenca te tyre qe benin Drejtimin e temave te tyre apo aktiviteve e gjeta veten me emocionalisht

Se sa profesionalisht me pas edhe mendova qe mund te kishte dicka Duhet te beni sebashku.

Perhire se vertetes Shoqata Asila ka prej dy vite qe merret me intergrimin e Komuniteti i Iraniane ne Shqiperi, e thene kjo ne fakte ata kane shum nevoje Per promovimin e aktiviteteve te tyre dhe per te treguar dhe per apeluar per Qytetaret sesa cfare kerkojne iranianet ketu, pra kjo eshte gjeja kryesore Iranianet ketu kane ardhur per nje enderr te tyre se qekur eshte endrra Amerikane qe ne jemi per nje vend me te mire gjithmon se njeriu eshte

Destinuar te kerkojne me te miren per te patur nje progres sociale, Ekonomike, etj.

Ata kane patur ne retrospektiven e tyre ne jeten e tyre, problematika sociale Me te ndryshme ku jane bashkuar ne nje organizate ne te cilen nuk kane Qene ne kriteret e meparshme kur jane te akrocuar per te marr pjese.

Flasim per organizaten e Mek, e cila ne fakte i solli me pas dhe ne Shqiperi Jane shperndare ne vendet te ndryshme te botes, jane mikepritur dhe ne Shqiperi kane jetuar per njefare kohe disa shumica prej tyre ne Manze.

Dhe kane deshiruar te jetojne te lire nje pjese e tyre duke u dezertuar njefare menyre , duke dal prej Manzes.

Duke deshiruar ate demokracine e lire qe kane menduar se do te gjenin ne Shqiperi, e thene kjo ne fakte ne Shqiperi kane gjetur nje ane sociale me te Mire jane pershtatur duke krijuar dhe pasionet e tyre duke e kthyer ne

Profesione.

Dhe duke pare deshirat e tyre qe duan te realizojne ketu ne Shqiperi kane Qene nje indicje me shum per te promovuar me shum dhe ne media. Dhe ne fakte kjo eshte puna ime qe te bejme promovimin mediatik.

Ne Shqiperi ne fakte nuk mund te flasim me shum instucionalisht sepse jane te Rezevuara informacionet ne kete situate duke qene se nuk eshte dhe nje Pasqyrime, nje reflektime te gjithe periudhave dhe proceduar instucionale

Ne lidhje me kete gje.

Ne fakte flasim per Shoqaten Asila e cila eshte kthyer si nje instucione ku ka Bere nderveprime mes dy shteteve, duke qene ambasada Iraniane ne Shqiperi Eshte mbyllur si nje zyre instucionale ku mund te pergjigjet per shtetin ketu Ne kete marredhenie homologe, por le te flasim per shoqaten e cila eshte Munduar te krijoj kushte me optimale per ata duke i suportuar qofte me Cdokush mund te jet per nje apartamenti apo mundesine per lejen e qendrimit Duke u mbeshtetur nga ana instucionale ketu, cdo gje komforte ligjit por Shumica prej tyre nuk e kane gjetur dot ate demokraci qe kane kerkuar Pra ne rastin konkrete ata kane qene te izoluar, ka qene njerez te cile kane Kaluar trauma dhe informacioni ne Shqiperi per kete minoritet qe eshte ketu Eshte shum i pakte, ata kane ardhur ketu per krijuar nje lloj pasqyrimin te tyre Retrospektives se tyre, si kane ardhur ata ketu.

Kane ardhur per gjate trasticionit politike manxhoraces te partise demokratike Kalimi me pas partise socialiste ku kane ardhur ne fillim vetem 200 persona Deri u bene mbi 3000 mije ne Shqiperi, ku jetojne ne Manze por ne deshmi te Veta tyre qe kane bere ne televizione apo ne konferenca.

Ata kane pare trauma c’njerezore te cilat i kane bere qe te degradojne dhe ne Jeten e tyre nuk ndihen me, me nje motivim te me pare kur kane jetuar aty Nga rrefimet e ndryshme qe kane bere ne konferenca kane qene nje veshteresi Teper e madhe emocionale per ata ku dilnin te perlotur shum njerez thoshin Nuk na lejonin te komunikonim me nenat ne MEK e me teper keta anetare Kesaj organizate ne MEK edhe teper keta ish anetare e kesaj organizate Kane gjetur veten ne shoqaten Asila duke u pershtatur, ketu ku doja te dilja Neqofte nga ana profesionale, duke punuar pune te ndryshme ketu apo ata Te cilet qe duan te shprehin talentin e tyre permes panaireve te ndryshme Artistike apo edhe botime te ndryshme te librave ku flas perreth perjetimeve

Te tyre meparshme ne jeten qe kane bere ne vendin e tyre.

Shum nga ketu histori jane pertej realiteti qe ne jemi mesuar edhe per kete Arsye ne fakte duhet te thuhet qe une dua nese ndjek kete interviste doja te Pershendesja patjeter nje zonje qe quhet nene Soraye e cila ka dale shum here Neper konferenca dhe ne televizione ne Shqiperi ku ka kerkuar me lot ne sy Dhe thote qe me mungon prej 30 vitesh aroma e djalit tim.

Ne Manze ka qene disa kushte, qe jane ndjekur qe nga vendi ku kane ardhur Ketu sepse keshtu kane qene narkociti dhe nje pjese atyre kane deklaruar Qe eshte ndaluar komunikimi me familjen, ne raste se duan te jene pjese Kesaj organizate ata jane futur ketu per te qene ne nje nisme te perbashkete Ne kauze te perbashkete per te qene ushtar ne vendin e tyre dhe kjo firmose e Kesaj kontrate nuk kane qene pertej limite morale per te patur kufizime te Kontaktit me familjen apo mos krijimin e nje familje per te mos patur Bashkeshortes apo dhe kontakte me femijte qe mund te kishe.

I thonin nena qe juve ju ka vdekur femijte ndersa nga krahu tjeter i shikonin Nenat ne teatro qe ne MEK, zhvilloheshin.  I shikoni duke perfomuar te gjalle dhe kjo ishte situate me c´njerezore qe kane Pare, pse duhet mos te kete kontakte nena me femijen. Kjo ishte nje gje, une personalisht ka shtyre akoma me shum te percjell zerin E tyre nenave ne media qe kerkojne femijte e tyre te pakten per te kontaktuar.

Nenat nuk vin dot ketu sepse nenat jane ne Iran. Femijte jane ketu qe tashme jane rritur, por femijte e tyre jetojne ne vende te Ndryshme te botes perfshire e ne Shqiperi.

Per arsye letrash, dokumantacione nuk mund vine dot, ata kane ardhur per Arsye strehimi sociale dhe jane mbrojtur nga shteti. Por qe problem ketu eshte ata kane ardhur per nje jete me te mire Dhe shum normale.

Jo, jo kjo eshte puna e dezertimit dmth ky eshte problem edhe per me teper Jetojme ne vitin 2023 dhe teknologjia ka avancuar pse nje instucione nuk Lejohet komunikimi me telefon qe Zoti Rajavi e ka ndaluar, qe eshte Perfaqesuesi i ketij instucioni per ata qe nuk e din.

Kjo eshte veshteresia me e madhe mos komunikimi me familjen dhe me Kriteret c´njerezore qe jane bere ne kuader te ambicieve qe mund te kete Kjo organizate ne lidhje me kete situate Shoqata Asila ka ndervepruar duke

Integruar me se miri dmth komuniteti qe perfaqeson, duke integruar ne jeten Sociale, ekonomike, shoqerore etj.

Ne fakte une kam thene e ne nje interviste tjeter televizive, e kam nisur Shum i vogel praktiken e kam bere ne nje televizon tjeter kur kam qene Pa mbushur akoma 14 vjece dhe isha thjesht koordinator i te ftuarve Pergatisja skaleten mesova kete fillimin e ndertimin te pyetjeve dhe Fillimin e gazetarise pastaj e pash kjo po avancohet dhe ishte dicka qe Po me pelqente shum e gjeta veten ne nje formate tjeter ne nje televizone Shqiptare ne Amerike ku punova per vite si gazetare terreni fillimisht nga Tirana me pas krijova emisionin tim atje.

Jane disa standarde ndryshe, flasim njehere per aparenca dhe vizionomine Qe kane nje qasje ndryshe me kameren gjestikualiacione apo ne menyre e Artikulimit qe une gjithmon neqoftese e shikon qe tani po ndihem pak si Ne kuadrit timin sepse ti do doje te kominikoje me kameren, neqoftese Jemi me te ftuar ti duhet te kesh nje lloj standardin spiter flasim per ate Qe njohin anen teknike. Isha gjithmon nga fusha teknike i kufizuar.

Pastaj ishin me ndoshta temat ishin me te lirshme ketu, ishte pak a shum Ky formati ne po ndjekim tani ne kominikim sebashku por qe ishte goxha i Bukur.

Ne shqip po, ne shqip me personazhe Shqiptare dhe te Huaj. Por qe me Shqiptare te cilet kishin nje histori per rrefyer, eksperiencat e tyre Ne gjith boten.

Me pas une ne fakte perseri ne nje televizion tjeter ka qene pothuajse i Njejti programe por ne nje programe dmth por ne nje programacione tjeter Televizive qe i vijova e sezonet e mevonshme por u fokusova me shum ne

Pjesen e informacionit sepse me heret ne Shqiperi ka qene spiker ne edicionit Informative te lajmeve dhe me pelqente e pjesa informacionit kam qene ne Midis dy gjerave pak te ndryshme edhe kam investuar me shum tek pjesa Informacionit ne portalin tim.

Une jam gazetar shtypi ne Alfa.al, krijoj lajme nga me te ndryshme nga Aktualiteti, ndjek lajmet e politikes nga krahu tjeter mundohem qe te jem Sa me shum korrente vete per te krijuar ate transparencen edhe Per ta mbajtur ne korrence publikun per cdo lajme te fundit keshtu qe Jam ne gazetarine e web-it.

E qarte tani ka shum me formate televizive qe shikojme dhe publiku eshte i Ngopur duke pare volume te ndryshme qe flasim per sot edhe formate te Ndryshme. Sot ndoshta ne mund ta quajme pak te thjesht per te marr Audience te gjithe lufta behet per audience dhe per klikime por nuk Mendoj qe eshte shum e veshtire per ta bere nga krahu tjeter qe te biesh Prej skandaleve te krijohet nje lloj i pakti le te themi me kollaj prej rrjeteve

Sociale dhe me pas per te krijuar ne nje lloj i pakti tek publiku.

Mendoi qe brezi para nesh nuk e di e kam une kete pershtypje ndoshta eshte Mendimi im jam me profesionista sepse kane krijuar hap pas hapi Profesionalizem e tyre duke krijuar ate pervecse te arsimin per gazetarine

Qe eshte i vetmi kushte, une per vete nuk jam diplomuar per gazetari Por per marketing por nga krahu tjeter ka nisur grudalisht kete gje dmth Kam qene njehere gazetari terreni, kam krijuar ate strukturat te veta Mediatike, kontaktet qe kane patur, ndertimin e informacionit ne menyren Si e gjasnin dhe nuk ishte thjesht dicka per te cilen ndoshta donin te beheshin Virale ne tik tok per te krijuar me pas nje hapesire televizive.

Profesionalizmi vjen shkalle-shkalle per mendimin tim dhe ne nje interviste Meparshme qe kam bere me kolegen tone Erjona Rusi, une e pershendes ne Keto momente, me kujtohet kur kam qene me i vogel une kam bere nje interviste me kete dhe me thote qe kur ndryshon nje profesioniste nga nje Person i famshme? Dhe une mendoja se kishte lidhje kjo gje qe te jesh Profesioniste ndoshta mund te ishe dhe i famshme dhe me tha: Gazetaret

Me te mire ne Shqiperi nuk jane te famshme dhe une aty e kuptova vertet sot Qe ka shum gazetare te cilet kane investuar ne profesionalizem.

Te them te drejten marketingu ka te bej shum ne menyren se si ti e gjase tek Publiku neqoftese ne flasim per nje moderatore qe tashme e ka krijuar emrin dhe thjesht do te krijuar nje spektakle dhe jo thjesht nje programe, normalisht do ta gjasi dhe do ta marketing shum mire per fatkeq ne Shqiperi marketingu ka nje lidhje te frikshme me gazetarine tashme neqoftese ti mund te jesh nje gazetari i pergatitur ke kaluar shum kualifikime, mund te kesh bere intership mund te kesh studiuar shum dhe je nje studiuesi i mire i gazetarise, deshiron te kesh nje programe tend ti sot duhet te kesh domosdoshmerish nje marketing tend, flasim sponsorizime te biznesve per te patur kete hapesire televizive dhe neqoftese ti intersohesh per te shkuar ne nje televizion flasim per standartin e studenteve thuhet qe ti duhet te kesh sponsore per te ardhur dhe te krijuar hapesiren tende televizive eshte e veshtire per te rinjt sot per te intergruar ne media edhe eshte nje sfide me vete per ata qe duan te ndjekin

ne forme tradicionale ne gazetari, per formen me elementare ashtu sic duhet pastaj per te rene shkurt ndodhet fenomene nga me te ndryshme per te cilat behet virale por ka nje impakte me jete shkurter te publiku. Nuk eshte

profesionalizme.

Sikurse e thash me pare, une jam duke krijuar e platformen time mediatike me interson me shum qe mendoj se ka ardhur nje momente qe dua te kem dicka time edhe te perpiqem ta rrise, keshtuqe mendoi te informacioni cuderisht dhe pse ka patur mundesi dhe variante perseri nje programe me pelqen me shum informacioni se ndoshta aty ka qene e fillimi im, mendoj qe eshte dicka qe une me jep me shum kenaqesi profesionale.

Ne nje web-TV ndoshta mundesi nuk jane per te bere nje televizion te tilla jane kushtet ne Shqiperi por per te bere nje web-Tv ndoshta ishte dicka per te cilen mund dhe mund ta perballoja, dicka qe une aspiroj ta krijoj ne te

ardhmen.

Eshte nje lloj dendese per tu bere, dikur kishim programe televizive sot kane nje merite tjeter ku pikastet dhe ndoshta pse jo? Eshte ndoshta nje menyre me e lehte per te patur nje kontakte e me publikun.

Xhadat/ Iraniani ndalohet nga Shqipëria, e fejuara shqiptare kërkon motivin
“I fejuari im, Hassan Heyran, shtetas Iranian, prej 18 ditësh është në grevë urie pasi është mbyllur padrejtësisht në Qendrën e Mbyllur për të Huaj Karreç, në Durrës”.

Ky është pretendimi i Margarita Ballço, e cila është ankuar në emisionin “Xhadat”.

Në datën 8 nëntor të vitit 2022, Hassan Heyran, 43 vjeç u burgos në Qendrën e Mbyllur për të Huaj Karreç, në Durrës. I thirrur nga Drejtoria e Policisë së Emigracionit në Laprakë, ai u paraqit së bashku me disa miq të tij, pjesëtarë të shoqërisë “ASILA” në Shqipëri, për të rinovuar lejen e qendrimit, por nga aty u dërguan në Karreç , ku prej disa ditësh ndodhet në grevë urie.

“Hasani ka ardhur në Shqipëri në vitin 2016 dhe u largua nga kampi i Manzës në 2018, sepse donte një jetë të lirë, donte të krijonte një familje. Vitin e kaluar e thirrën në Drejtorinë e Policisë së Emigracionit në Laprakë për të bërë rinovim të lejes së qëndrimit dhe atje i kishin thënë se duhet të shkonin në qendrën e mbylljes në Karreç, për arsye të sigurisë kombëtare. Hasani ka 2 muaj në qendrën e mbylljes dhe nuk di asgjë pse është brenda. Ai ka shoqatën e vetë “Asila” dhe një lokal. Unë i jam drejtuar Ministrisë së Brendshme, Kryeministrit me letra, Presidentit, Drejtorisë së Policisë së Emigracionit, edhe më kanë dhënë një përgjigje të paqartë, që është brenda për siguri kombëtare. Janë burgosur edhe 5 shokë të tij. Unë dyshoj se këtë e ka bërë Marjam Raxhavi, më e madhja e muxhahedinëve, sepse Hassani ka treguar të palarat që bëheshin te MEK-u, çfarë ka ndodhur në të vërtetë”- tha Margarita.

Kujtojmë se prej disa vitesh Shqipëria është kthyer në një nga vendstrehimet e anëtarëve të organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit , ndryshe (MEK) e cila deri para pak kohësh konsiderohej si organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore.

Në muajin gusht në panairin e librit të organizuar në Durrës pati dhe një përplasje mes muxhahedinëve që jetojnë brenda kampit të Manzës dhe atyre të larguar prej tij, përfaqësues të shoqatës “ASILA”. Një prej tyre ishte edhe shtetasi Hassan Heyran.

Emri i Hassan Heyrani- në faqen MEK Iran.com rezulton në mesin e emrave të Agjentëve të Inteligjencës së regjimit iranian, në Shqipëri.

Nga data 8 nëntor 2022 ai ndodhet në qendrën e mbyllur për të huajt Karreç, Durrës.

“Ai do të dijë pse është brenda dhe është dita e 17 e grevës së urisë, që ai po pret një përgjigje të saktë nga qeveria jonë. Nëse ka bërë diçka, pse nuk e çojnë në gjykatë dhe ta dënojnë? Në korrik të viti të kaluar Hassanit dhe 10 shokëve të tij u janë kontrolluar banesat nga SPAK dhe asgjë nuk kanë gjetur brenda”.

Përpara se të hynte në grevë urie, në një komunikim nga qendra e Karreçit, Hasani ka treguar për kushtet e vështira në të cilat ndodhet.

“Jemi këtu pa asnjë shpjegim. Askush nuk na përgjigjet, është shumë ftohtë, pa ngrohëse. Fle me pallto dhe me kapuç. Oficeri na tha se nuk i kishin pëlqyer intervistat që ne kemi dhënë te BBC dhe te disa media të tjera, ku kemi folur për muxhahedinët. Sinqerisht ne jemi të frikësuar, sepse këtu është si burg. Më shumë se 40 ditë, ne nuk mund të dilnim për të marrë ajër të pastër. Thjesht jemi në një dhomë, ku të gjitha dyert janë të mbyllura. Çdo javë, ose një herë në dy javë një grup policësh vijnë dhe marrin një person, e fusin në makinë dhe menjëherë e çojnë në Greqi. I thashë atyre, nëse kemi ndonjë problem, nëse kemi thyer ndonjë ligj të Shqipërisë, lutemi të shkojmë në gjyq, përpara gjyqtarëve. ”- u shpreh ai.

Jazexhi: Shqipëria me MEK, si Afganistani që përdorej nga Al Qaeda për sulme!
Historiani Olsi Jazexhi, distancimin e Departamentit Amerikan të Shtetit është distancuar nga opozita iraniane e strehuar në Shqipëri, ndërkohë që administrata Biden është vënë në kritika nga ish-përfaqësues të administratës Trump, thotë ai është studiues i Iranit.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN TV deklaroi se ndjek me shumë interes rolin e muxhahedinëve në Shqipëri dhe aventurën e Kryeministrit Rama dhe ministrave të tij për të fituar pikë me strehimin e kësaj ish-organizate terroriste, ilegale në vendin tonë.

E kam denoncuar ardhjen e MEK në vendin tonë dhe e kam paralajmëruar për rrezikun që do i sillte strehimi i një organizate të tillë në vendin tonë, që u provua kur Shqipëria u bë pre e sulmeve kibernetike.

Ka diferencë në administratën Trump dhe Biden në lidhje me muxhahedinët që Shqipëria strehon.

Muxhahedinët janë organizatë terrorisite dhe janë klasifikuar të tillë nga BE, SHBA, Kanada dhe Japonia deri në vitin 2013.

Por në atë kohë si pjesë e marrëveshjes nuklerare që SHBA bëri me Iranin, muxhahedinët u hoqën nga lista e terrorizmit që të strehohen në Shqipëri.

Diaspora iraniane, shumica e të cilëve mbështesin ish-Shahun e Iranit, kanë çuar shumë letra ndaj qeverisë amerikane lidhur me kontaktet që shumë zyrtarë kanë pasur me këtë njerëz.

Muxhahedinët shihen si kult i rrezikshëm, totalitar dhe kjo është arsyeja pse amerikanët i bombarduan muxhahedinët në vitin 2003, kur sulmuan Iranin.

Qeveria amerikane në asnjë moment nuk ka financuar muxhahedinët. E vetmja gjë që bën, gjetën Shqipërinë ku Edi Rama me Pandeli Majkon ju vetëofruan amerikanëve, që socialistët të siguronin jetëgjatësi në qeveri.

Zyrtarisht DASH dhe qeveria amerikane ka qenë e kujdesshme që publikisht të tregojë se nuk ka asnjë lidhje me këtë organizate terroriste.

Me shuma të mëdha që marrin nga Arabia Saudite dhe me lobimin izraelit, kanë arritur të blejnë zyrtarë të lartë amerikanë, që nga John Bolton.

Mund të futet në Google dhe të shkruhet John Bolton i financuar nga MEK dhe besohet se ka marrë deri 180 mijë dollarë.

Zyrtarë të administratës së Trump, të gjithë kur kanë ardhur në Shqipëri janë paguar se kështu i korrupton MEK zyrtarët amerikanë.

Amerikanët ndoshta po duan që ndoshta t’i rikthehen marrëveshjes nukleare me Iranin dhe nëse do bëhet, një pjesë sekrete që mediat nuk do e publikojnë asnjëherë do jetë deradikalizim i muxhahedinëve.

Muxhahedinët janë shumë të rrezikshëm për qeverinë iraniane, e kanë kthyer Manzën në bazë ushtarake dhe që nga Manza, para se Shqipëria të sulmohej me sulme kibernetike, që i atribuohen Iranit, janë kryer disa sulme nga Manza nga muxhahedinët dhe dyshohet se aktiviteti terrorist dhe luftarak që drejtohet ndaj Iranit.

Në maj 2022 muxhahedinët sulmuan bashkinë e Teheranit dhe një sërë sajtesh qeveritare morën nën kontroll shumë pikla karburanti dhe që nga aty propagandonin mesazhe për rrëzimin me dhunë të regjimin në Teheran dhe zëvendësimin në drejtimin e pushtetit nga drejtuesja që strehohet në Durrës, Maryam Rajavi.

Janë pranuar dhe nga muxhahedinët në faqen e tyre muxhahedin.org., në qershor 2022 sulmuan edhe një bazë ushtarake në Teheran, të cilën e dogjën.

Në javët e fundit ku Irani u përball me dy muaj protesta masive, shumë nga protestuesit që kanë djegur xhami, kanë vrarë hoxhallarë, policë dhe ushtarë iranianë, janë paguar nga muxhahedinët 5-10 mijë euro, për çdo sulm që është bërë që filmoheshin nga njerëz që paguhen nga MEK që strehohen të Durrës.

Ka prova të shumta që tregojnë se Shqipëria është kthyer në strehues të terrorizmit ndërkombëtar dhe MEK vepron si Al Qaeda, që përdorte Afganistanin ku u sulmuan dy kullat.

I pyetur nëse ka patur kontakte mes qeverisë shqiptare dhe asaj iraniane pas sulmeve kibernetike dhe akuzës publike që bëri pala shqiptare ndaj Teheranit zyrtar, Jazezhi tha se nuk e pohon dhe as mohon dot.

Sipas tij, zyrtarisht ministria e Jashtme e Iranit ka lëshuar një seri deklaratash, ku së pari distancohej nga sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, madje i ka ofruar dhe ndihmë Shqipërisë për të hetuar sulmet kibernetike.

Kontakti i fundit i Iranit zyrtar ka qenë në kohën kur ministër i Jashtëm ka qenë Ditmir Bushati. E ftuan në Teheran, i ofruan ndihmë ekonomike Shqipërisë dhe ndërtimin e një tuneli nëntokësor transporti, falas.

Me kushtin që muxhahedinët që jetojnë në Shqipëri t’i distanconte nga sulmet që kryenin nga Shqipëria.

Iranianët i kanë thënë palës shqiptarëve, mund ti mbaj muxhahedinët, por mos lejoni që territori i Shqipërisë të përdoret për sulme ndaj Iranit.

Ndërsa emri i Jazexhi figuron në raportin e Microsfot për sulmet kibernetike si person i autorizuar për të përcjellë mesazh publik për qeverinë shqiptare se po ekspozonte vendin ndaj sulmeve apo kundërveprimit iranian, ai tha se e ka lexuar raportin dhe i ka bërë edhe një letër publike përgjigje Microsoft.

Në këtë raport tregojmë se detyra jonë si gazetar dhe ndikues të opinionit publik është që t’i tregojmë shoqërisë sonë shqiptare, që të paralajmërojnë vendin tonë, kur udhëheqësia jonë shkel Kodin Penal dhe nenet kundër terrorizimit dhe lejon vendin tonë që të kthehet si Afganistani në kohën e talebanëve dhe Al Qaedas-s.

Nuk jam kontaktuar deri tani nga qeveria shqiptare. Ne kemi ofruar ndihmën tonë publike dhe ekspertizën, për të analizuar situatën e muxhahedinëve.

Në Shqipëri që të hysh në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Parlament, duhet ta bësh me mik apo ryshfet.

Duam t’i shpjegojmë qeverisë shqiptare rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga muxhahedinët iranianë.

Lëshimin e pesë urdhër arresteve nga Prokuroria Tiranë, për pesë specialistë të IT-së, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për sulmet kibernetike, Jazexhi e cilësoi qesharak.

Akuza e ngritur nga prokurori Bledar Valikaj ndaj specialistëve të IT në disa institucione shqiptare si Ministria e Brendshme, ishte qesharake.

Specialistët po bëhen koka turku për t’i bërë qejfin qeverisë së Edi Ramës, që i gjetëm fajtorët.

Akuzoheshin për shpërdorim detyre, mosveprim pse nuk kishin update-uar antiviruset.

Prokurori i çështjes është personi më i gabuar në këtë histori!

Bledar Valikaj është burri i Ermonela Felaj, politikane, deputete e PS dhe një person i sponosrizuar nga muxhahedinët iranianë.

Mbështetëse e organizatës terroriste, ka marrë pjesë në thirrjet e opozitës iraniane për rrëzimin me dhunë të pushtetit të organizuar nga liderja e opozitës Maryam Rajavi.

E para që duhej marrë në pyetje është Ermonela Felaj, e cila ka përgjegjësi direkte për lejimin e aktivitetit hakerues kundër Iranit.

Bledar Valikaj ka konflikt interesi se gruaja e tij është e afërt me muxhahedinët.

Në dokument kishte jo profesionalizëm, thuhej se sistemet kibernetike të Shqipërisë u hakërruan nga Irani.

Por në raportin e Microsoft nuk thuhet se e ka bërë Irani, por se dyshohet se e ka bërë Irani.

Në drejtësi nuk ecet me dyshime, por me prova. Duhet të përdorej termi se hakerimet janë bërë nga Irani.