Ora News – Shoqata Nexhat

Operacioni i SPAK në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, burime: Janë lëshuar 70 urdhërarreste
Kontrollet në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, reagon policia

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me aksioni që po kryen në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Sipas policia aksioni po kryhet pas vendimit të GJKKO, me urdhër të ekzekutimit të SPAK, në kuadër të një plani operacional.

‘Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Kontrollet në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, reagon policia

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.’- njofton policia

Vdes brenda kampit të MEK, punonjësi i pastrimit Shaban Ceni u tërhoq nga makineria e mbetjeve
oranews Një punonjës i pastrimit të plehrave ka ndërruar jetë tragjikisht ndërsa ishte duke hequr plehrat brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë ndërsa Shaban Teni 64 vjeç ka përfunduar brenda makinerisë së mbetjeve duke humbur jetën. Një ngjarje tragjike ka ndodhur brenda kampit të Muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, ku ka humbur jetën një 64-vjeçar.

https://dld.nejatngo.org/Media/Report/Oranews-Shaban-Ceni.mp4

Mësohet se Shaban Ceni ishte punëtor i firmës së pastrimit të mbetjeve ndërsa ka qenë makineria që i ka marrë jetën 64-vjeçarit. Burimet nga familja thanë se Ceni, prind i katër fëmijëve punonte shofer me makinën e pastrimit në Manëz, dhe Gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muhaxheidinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave. Sipas familjarëve ai shkuar ta rregullojë atë dhe gjatë punës 64-vjeçari është tërhequr nga makineria dhe ka përfunduar brenda saj i pa jete. Në njoftimin zyrtar Policia e Durrësit tha se 64-vjeçari ka dëmtuar rëndë krahun, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësin. Dyshohet se gjakderdhja e madhe dhe dëmtimet e rënda kanë qenë shkaktarët kryesor që i kanë marrë jetën Cenit. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë fundjavës, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë së Durrësit po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Manjani: Kampi i muxhahedinëve, rrezik për akte terroriste
Ish-ministri Ylli Manjani thotë se krijimi i kampit të muxhahedinëve në Shqipëri ka shtuar rrezikun për akte terroriste.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Manjani e konsideron të gabuar vendimin e qeverive shqiptarë për të pranuar muxhahedinët. Sipas tij, qeveritë shqiptare marrin vendime pa i dhënë llogari askujt.

Ylli Manjani: Diskutimi është ky, ata terroristë që janë kapur qoftë edhe para një viti më parë, a do ishin në Shqipëri nëse ne nuk do të kishim pranuar kampin e Muxhahedinëve? Kjo është pyetja që duhet të shtrojë çdo njeri. Sigurisht që jo. Nuk ka terroristë që i intereson Shqipëria, aq keq jemi katandisur. Shqipëria është rrugë kalimi, askush nuk e ka pasur objektiv Shqipërinë për të ardhur dhe gjetur strehim. Kështu që mesa duket ngjarja e krijimit të kampit të muxhahedinëve ka shtuar rrezikun e akteve terroriste. Ky ka qenë i njohur që në çastin kur janë marrë vendimet. Këtu është problemi, që qeveritë shqiptare marrin vendime pa i dhënë llogari askujt. Edhe këtë kusur shqiptarët nuk ja kishin borxh as kësaj qeveria dhe as asaj që ishte para kësaj. Një qeveri ka rënë dakord për 200 muxhahedinë, kjo tjetra ka rënë për 3 mijë. Kjo është një maskarallëk që i ka ndodhur popullit shqiptar nga qeveria e vet. Kush mban përgjegjësi për këtë? Kjo është pyetja.

Lajmin për shkatërrimin e një celule terroriste, Manjani e konsideron si propagandë.

Flasin muxhahedinët: Nuk jemi terroristë, mos na dëboni!
Muxhahedinët e larguar nga kampi në Manëz shprehen të penduar se i kanë qëndruar në krah Sadam Hyseinit, ndaj dhe kërkojnë që të mos u ushtrohet presion.

Të larguarit nga kampi i muxhahedinëve në Manëz të Durrësit kërkojnë që të mos akuzohen si terroristë dhe agjent të Iranit. Ata pranojnë se kanë luftuar për vite më rradhë krah Sadam Hysenit, por janë penduar dhe tashmë duan të jetojnë larg presioneve dhe kërcënimeve.

Muxhahedinë: Nuk është e vërtetë që ne jemi terroistë. Ne e kemi lënë këtë organizatë për të jetuar jetën tonë si civilë. Nuk duam të luftojmë më si xhihadisë, por kërkojmë të jetojmë të lirë, pais kjo organizatë ka bërë shumë gabime në të shkuarën.

Nga qeveria shqiptare kërkojnë të mos i dëbojë.

Muxhahedinë: Jam këtu për t’i thënë publikut shqiptar dhe qëverisë, që ne nuk jemi agjentë të iranit. Kam qenë pjesë e regjimit të Adam Hyeinit dhe më pas kam luftuar krah tij, tani dua të jetoj si qytetar i lirë.

Në kampin e Manzës jetojnë rreth 4 mijë muxhahedinë, ndërsa rezulton se janë larguar prej aty në total 4 mijë persona, nga të cilët 40 jetojnë në Tiranë.

360 Gradë/ Kocaqi për muxhahedinët iranianë: Nuk duhet të merreshin në Shqipëri
Historiania Elena Kocaqi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, e konsideron të gabuar marrjen e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri.

Kocaqi: Qeveria jonë nuk duhet të ishte ngatërruar fare me çështjet e Iranit dhe për mua muxhahedinët në Shqipëri nuk duhet të ishin marrë fare. Të marrësh mijëra njerëz dhe të inportosh konflikt, për mua është shumë e gabuar. Shqiptarët janë persekutuar kaq shumë në dy shekujt e fundit edhe nga Evropa sa nuk ka ku të shkojë më. Normal do të ketë një ngritje dhe jo një rënie, ti do mbrosh ato pak shqiptarë që të la Evropa. Faktori shqiptar mban ekuilibrat në Ballkan dhe është shumë më i rëndësishëm se sa e mendojmë ne. Nga letrat sekrete të Austro-Hungarisë, ata e lidhnin perandorinë e tyre me ekzistencën e kombit shqiptar. Do të jemi edhe për Evropën.

Jazexhi: Shqipëria është kthyer në bazë të Mosadit izraelit dhe muxhahedinëve iranianë
Historiani Olsi Jazexhi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se Shqipëria është kthyer në bazën kryesore të Mosadit izraelit dhe muxhahedinëve iranianë.

Jazexhi: Shqipëria është kthyer në një ndër bazat kryesore të Mosadit izraelit dhe muxhahedinëve iranianë, ish-grup terrorist. Al Xhazira bëri një dokumentar para një muaji dhe tregoi se si në Manzë janë sjellë nga jashtë Shqipërisë 1700 kompjutera dhe muxhahejdinët rrinë online dhe sulmojnë këdo qeveri që mundohet të bëjnë tregti me Iranin. Muxhahedinët përdoren nga Donald Trump për të sabotuar politikën evropiane ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin. Kush lexon lajmet, muxhahedinët prodhojnë çdo muaj nga një artikull çdo javë ose çdo muaj dhe thonë Irani ka ardhur në Shqipëri për të na sulmuar.

Mbulohet me mister zhdukja e muxhahedinit, nuk gjendet trupi në rezervuar
Kur kanë kaluar dhjetë ditë nga “mbytja” e iranianit me banim në kampin e muxhahedinëve në Manëz, autotitetet nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

Tre ditë kërkime në rezervuarin ku u raportua se u mbyt 47-vjeçari nga skuadra e polumbarëve rezultuan të dështuara.

https://dld.nejatngo.org/Media/Report/Ora_News_Sharaei.mp4

Në këto kushte, grupi hetimor i përforcon edhe më shumë dyshimet se kemi të bëjmë me një inskenim pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një arratisje ose vrasje të shtetasit iranian.

Burime nga grupi hetimor thanë për Ora News se kanë dyshime që mbytja e iranianit të jetë një inskenim, pasi i gjithë rezervuari është krehur nga polumbarët dhe trupi i 47 vjeçarit nuk është gjetur ende.

Të njëjtat burime theksojnë se 47-vjeçari, i cili familjan e ka në Iran, dyshohet se është arratisur nga kampi për arsye ende të paqarta dhe bashkëkombasit e tij e mbulojnë duke u shprehur se është mbytur.

Sipas tyre, më 19 qershor, në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, disa kilometra larg kampit të tyre, është futur për t’u larë dhe është mbytur shtetasi iranian M.Sh. 47 vjeç, banues në Manëz.

Grupi i xhirimit të Ora News ndoqi nga afër kërkimet që pëlumbarët dhe policia zhvilloi në rezervuarin e fshatit Rrotull të njësisë administrative Manëz.

Në vendin e ngjarjes ndodheshin forca të RENEA-s, një skuadër me polumbarë, policia e Durrësit, si dhe një përfaqësi e komunitetit iranian.

Përfaësuesit iranianë jashtë kamerave thanë se 47-vjeçari kishte ardhur së bashku me tre bashkëkombas të tjerë për të eksploruar zonën dhe është mbytur në rezervuar.

Nga: Leonidha Musaj

“Ju Flet Moska”: Fatmir Kuçi, ndërtues i qytetit iranian në Manëz
Në emisionin e tij “Ju flet Moska”, Kastriot Myftaraj ka trajtuar çështjen e muxhahedinëve në Tiranë. Ai u ndal tek biznesmeni Fatmir Kuçi, i cili është ndërtues i qytetit iranian në Manëz, siç e quan Myftaraj.

Myftaraj: Siç e dimë në Shqipëri është strehuar një organizatë e quajtur e muxhahedinëve të popullit iranian të cilët kanë rreth 40 vjet që luftojnë ose enden nëpër botë duke thënë se luftojnë për të rrëzuar regjimin në fuqi në Iran dhe për të sjellë në pushtet kyretarin e tyre të cilin as ata nuk e dinë se ku është Masrud Axhavi që pretendojnë se është presidenti legjitim i Iranit.

Nga ana tjetër është gruaja e tij e cila është strehuar në Shqipëri Mirjam Axhavi e cila zë vendin e Presidentes në mërgim në vend të burrit. Një komedi e vërtetë kjo, nëse nuk do të kishte pasoja të tjera.

Muxhahedinët iranianë siç e dimë janë strehuar në Shqipëri me kërkesën e SHBA të cilët morën detyrime ndaj tyre kur mblidhin çdo forcë të mundshme opozitare me regjimin teokratik iranian dhe meqë u mbetën në dorë tani, Iraku i dëboi dhe i sollën në Shqipëri.

Kjo organizatë po ndërton në Shqipëri qytetin e saj, bazë ushtarake në Manëz të Durrësit, në një pikë shumë interesante.

Bëhet fjalë për 20 ha tokë. Ato makinat që dalin një pjesë e madhe shkruajnë emrin e kompanisë që e ndërton Viktoria Invest të zotit Fatmir Kuçi, biznesmen nga Elbasani.

Fatmir Kuçi rreth 1.5 vite më parë u përfol shumë për shkak se duke udhëtuar me skafin e vet pa dokumenta goditi dhe vrau një turist rus në Himarë.

Ishte një ngjarje që mbeti misterioze, dhe ishte diçka më e thellë sesa dukej sepse skafi i zotit Kuçi një biznesmen i njohur në atë kohë me PD dhe sot mesaduket edhe me qeverinë e Ramës. Ky skafi ishte i regjistruar në Maltë nga ku vinte turisti rus, nga Malta dhe kjo nuk ishte pa lidhje.

Të bën përshtypje që ky biznes i madh i ndërtimit të qytetit nga muxhahedinët iranianë, një qyteti në Manëz, apo bazë ushtarake si mund ta quajmë tjetër, për të cilën ka financime të mëdha. Financon shumë Arabia Saudite që ka rivalitet me Iranin, dhe këto para kanalizohen tek ky zotëri me të shkuar misterioze.

Është në një pikë shumë të vecantë strategjike. Është mes grykëderdhjes së Ishmit dhe aeroportit të Rinasit. Pra ka akses dhe nga deti dhe nga ajri, plus që aty do të ndërtojnë pistat e tyre. Mesa kam dëgjuar unë muxhahedinët do të kenë edhe një miniaeroport.

Tani lind pyetja, qeveria Rama ngarkon këtë njeri për të cilin çfarë nuk tha: biznesmeni i Bashës, fituesi i tenderave të bashkisë, tani na del i besuari i qeverisë Rama.

Këto nuk janë gjëra të rastësishme sepse këta njerëz që kanë një të shkuar të tillë janë shumë të bindur dhe të heshtur. Paguajnë atë përqindjen që u kërkohet dhe i bëjnë punët.