Shqiptarja – Shoqata Nexhat

Rama për ‘Der Spiegel’: Nëse muxhahedinët e ‘MEK’ duan luftë, duhet të largohen nga Shqipëria
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për aksionin e Policisë së Shtetit në kampin e muxhahedinëve me urdhër të SPAK dhe firmosur nga Gjykata Speciale. më 20 qershor 2023.

Në një intervistë për median gjermane Der Spiegel tha se muxhahedinët nuk mund ta përdorin Shqipërinë për të luftuar kundër regjimit iranian.

SPIEGEL: Zoti Rama, javën e kaluar Forcat e sigurisë pranë Tiranës zhvilluan operacion në kampin e MEK-ut iranian. Pse?

Rama: MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje.

SPIEGEL: Kompjuterët e qeverisë në Teheran janë hakuar dhe kanë qarkulluar dokumente të ndjeshme. Rreth 100 PC dhe dhjetëra Hard disqet thuhet se janë konfiskuar tani. Mund ta konfirmoni këtë?

Rama: Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian. Shqipëria nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë.

Spiegel: Pse pranuat me kërkesë të presidentit amerikan Barack Obama në vitin 2016 për të pranuar mijëra muxhahedinë?

Rama: Ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-ja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar.

SPIEGEL: Nëse do të ishit MEK do preferonit të largoheshit?

Rama: E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.

Kontrolli ne kampin MEK

Më 20 qershor 2023 me urdhër të SPAK firmosur edhe nga GJKKO policia e shtetit ndërmori aksionin për kontrolli në kampin Ashraf 3, në Manzë, ku strehohen afro 2500 anëtarë të organizatës MEK, muxhahedinët e popullit Iranian. Kontrollet u ndërmorën për shkak të një hetimi nisur për sulme kibernetike ndaj Republikës islamike të Iranit në periudha të ndryshme kohore si dhe ndaj institucioneve të shtetit Iranian. Gjatë kontrollit policia hasi në rezistencë dhe përballje me anëtarë e MEK. 15 policë u plagosen dhe disa pjesëtarë të kampit ndërsa një 78-vjeçar humbi jetën. Muxhahedinët thanë se vdekja e tij kishte ardhur nga policia, por ajo e mohoi se ka ushtruar dhunë. Prokuroria e Durrësit është në pritje të autopsisë dhe përgjigjes së analizave toksikologjike.

Në hetim për provokim lufte

Gjatë kontrollit u gjetën pajisje të shumta kompjuterike në 17 godina të cilat dhe u sekuestruan. Hetimet e SPAK ndaj anëtarëve të organizatës MEK në Shqipëri, kanë nisur prej 18 majit 2023 për veprat penale “provokim i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve

Edhe DASH dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim mbështeti veprimet që policisë në Kampin Ashraf 3. Më 21 qershor ambasadorja Kim tha se mysafirët e një vendi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara dhe se ishte në të drejtën e Shqipërisë të vendosë nëse do ti largojë apo jo.

Më 23 qershor ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se nuk do të tolerohej krijimi i ishujve ku të shkeleshin ligjet. Ndërkohë policia kontrollon hyrje daljet në kampin e muxhahedinëve.

https://shqiptarja.com/lajm/kryeministri-rama-per-der-spiegel-nese-muxhahedinet-duan-lufte-duhet-te-largohen-nga-shqiperia

Aksioni i SPAK në kampin e MEK, zv.ministri i Brendshëm: Prej 10 vitesh anëtarët kryenin veprime në shkelje të marrëveshjes me qeverinë
Zëvendës ministri i Brendshëm, Andi Mahila në një lidhje ‘skype’ për studion e Report TV me gazetarin Arbër Hitaj teksa foli për aksionin e SPAK në kampin e muxhahedinëve në Manzë tha se këta të fundit ishin paralajmëruar vazhdimisht për shkeljen e marrëveshjes së firmosur me qeverinë shqiptare.

Zëvendës ministri i Brendshëm, Andi Mahila në një lidhje ‘skype’ për studion e Report TV me gazetarin Arbër Hitaj teksa foli për aksionin e SPAK në kampin e muxhahedinëve në Manzë tha se këta të fundit ishin paralajmëruar vazhdimisht për shkeljen e marrëveshjes së firmosur me qeverinë shqiptare.

Mahila tha se gjatë 10 viteve të fundit në vazhdimësi anëtarët e organizatës së MEK kanë kryer veprime të cilat binin ndesh me pikat e dakordësuar me qeverinë shqiptare.

“Gjatë gjithë këtyre 10 viteve ka pasur në vazhdimësi veprime nga këta anëtarë të kësaj organizate të cilat kanë ardhur në kundërshtim me angazhimet që kanë marrë në aktet e dakokrdësua me qeverinë shqiptare .Është rënë dakord që anëtarët e kësaj shoqate nuk kanë të drejtë të kryejnë vpeime politike dhe publike në vendin tonë. Është rënë dakord që ata të jenë transparentë për çështjet financiare dhe përdorimin e tyre në vendin tonë. Këto angazhime nuk janë zbatuar në mënyrë të përsëritur nga këta shtetas. Ka pasur kontakte të mëparshme, iu kemi bërë me dije se janë duke mos respektuar angazhimet që kanë marrë dhe rasti i sotëm ka të bëjë me një çështje tjetër ku kemi një vendim të gjykatës speciale dhe policia ka vepruar në zbatim të këtij urdhri. Reagimi i tyre nuk ka qenë në nivelin që pritej”- tha Mehila.

Ai theksoi se komunikimi me përfaqësuesit e MEK kanë qenë të vazhdueshme ndërsa theksoi se mëngjesin e sotëm para nisjes së aksionit në kampin e muxhahedinëve në Manzë, drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku u takua me përfaqësuesit e MEK për t;i informuar mbi aksionin.

“Sot drejtori i policisë së shtetit para se të niste aksioni, e ka filluar me takimin që ka patur që në orën 08:00 të mëngjesit me drejtuesit e vendbanimit ku ata qëndrojnë. Kështu që komunikimet tona me ta kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka çaluar marrëdhënia”-theksoi zëvendës ministri i Brendshëm.

Sot policia ka zhvilluar një aksion në kampin e MEK në Manzë ku dyshohet se iranianët e strehuar po përgatiteshin për të kryer sulme kibernetike. Banorët e kampit reaguan në mënyrë të dhunshme kur policia kërkoi të sekuestronte pajisjet elektronike dhe dokumente të caktuara. Si pasojë e përplasjeve janë dëmtuar 15 policë dhe 21 banorë të kampit. Për aksionin foli edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili tha se anëtarët e MEK kanë përfituar nga kodi i mikpritjes së shqiptarëve duke shkelur marrëveshjen e firmosur me qeverinë shqiptare.

MEK nuk mund të jetë shtet brenda shtetit në Shqipëri
Ngjarja e sotme në kampin e MEK është një ngjarje e turpshme për atë komunitet që pasi ka gjetur strehë, mbrojtje dhe mikpritje nga populli dhe autoritetet shqiptare, sot kanë reaguar dhunshëm ndaj një kontrolli rutinor të policisë.

Me urdhër të SPAK dhe vendim te Gjykatës se Posatshme, Policia e Shtetit ka kryer një kontroll në kampin në Manëz, pas sinjalizimeve të shumta për aktivitete të dyshimta që kryheshin nga ky kamp. Aktivitete që në fakt cënojne sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Kontrolle të tilla Policia e Shtetit i kryen në çdo cm2 të sipërfaqes se Republikës së Shqipërisë dhe është skandaloze dhe në shkelje të ligjeve shqiptare që komuniteti MEK jo vetëm që nuk ka bashkëpunuar me policinë, por përkundrazi, ka kundërshtuar kontrollet e organeve ligjzbatuese.

Komuniteti MEK jeton prej thuajse 10 vjetësh në Shqiperi, për arsye humanitare, në bazë të një marrëveshje të bërë me qeverinë shqiptare. Marreveshje e cila nuk është respektuar kurrë nga MEK, të cilët vit pas viti, në shkelje të plotë të kushteve të marrëveshjes, kanë kryer aktivitet politik nga kampi ku jetonin në Shqipëri.

Por së fundmi, të dhënat tregojnë se aktiviteti jashtëligjor i MEK ishte bërë edhe më i rrezikshëm, çka solli vendimin e autoriteteve për të kontrolluar këtë kamp, njësoj si çdo hapësirë tjetër në territorin shqiptar.

Dhuna e sotme e ushtruar nga MEK kundër policisë dhe deklaratat e tyre janë të papranueshme. MEK nuk ndërtojnë dot një shtet brenda shtetit shqiptar dhe për aq kohë sa jetojnë në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin t’i binden ligjeve të kësaj Republike.

Të thuash se aksioni i sotëm i organeve ligjzbatuese i shërben regjimit të Iranit është një deklaratë e ulët. MEK duhet të jenë falenderues ndaj shqiptarëve dhe autoriteteve pasi kanë 10 vjet që jetojne në Shqiperi, ndërkohë që Shqiperia ka qenë viktimë e sulmeve të Iranit dhe ka ndërprerë marrdhëniet diplomatike me regjimin iranian.

Si u vendosën 3 mijë muxhahedinë iranianë në Manëz?
Rreth 3000 anëtarë të opozitës iraniane kanë mbërritur në Shqipëri nga marsi i vitit 2013 deri në shtator të vitit 2016, kur mbërritën 280 të fundit nga kampi “Liria” në Irak. Ata kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë shqiptare dhe vendosja e tyre këtu është vetëm për qëllime humanitare e jo politike

Rreziku për situata të tilla të rrezikshme në Manëz të Durrësit u paralajmëruan që në vitin 2012 kur Qeveria e atëhershme pranoi ardhjen e anëtarëvë të parë opozitës iraniane në tokën shqiptare.

Grupi i fundit i tyre mbërriti në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrsit në vitin 2016. Shqipëria i mikpriti pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi u rrezikohej jeta pasi rrëzimit Sadam Hyssein. Vendosja e tyre në Shqipëri u bë vetëm për qëllime humanitare.

Anëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve Popullorë të Iranit konsideroheshin fillimisht një organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian dhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim.

https://dld.nejatngo.org/Media/Report/MEK-Settle-In-Manez.mp4

Nëse sheh perimetrin e bazës së MEK në Shqipëri i ngjajn një kompleksi gjigand me stil ushtarak. Se kush i financon apo pikëpyetjet për aktivitin e tyre brenda në kamp kanë qenë gjithnjë një temë debati. Ndaj MEK ka akuza për hermetizim, për një grup që funksionon si një sekt apo edhe për mos respektim të të drejtave të në vetë radhët e tyre.

Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri daton në vitin 2012, kur qeveria e udhëhequr në astë kohë nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur anëtarët e parë.

Më tej, në 2014-ën, vazhdoi strehimi i qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme.

MEK ishte ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979, i cili rrëzoi regjimin e Shahut. Pas revolucionit, në Iran u vendos një sistem teokratik islamik nën udhëheqjen e mullahëve, që hasi kundërshtinë e ashpër të MEK-ut që ishte kundër autokracisë islamike. Si pasojë, regjimi Iranian filloi persekutimin e anëtarëve të organizatës që detyroi drejtuesit e saj dhe mijëra anëtarë të emigronin.

Pas shumë viteve qëndrime në dy kampe të ndryshme në Irak, qeveria amerikane vendosi ta merrte nën patronazh opozitën iraniane, duke u kujdesur për sigurinë e tyre. Kampi i Ashraf3 në Manzë vizitohet shpesh nga zyrtarë apo ish zyrtarë të lartë amerikanë.

https://shqiptarja.com/

Kërkon të marrë vajzën nga kampi, muxhahedinët godasin iranianin
manzmanNdodhet në Shqipëri për të marrë vajzën nga kampi i Manzës me pretendimin se mbahet padrejtësisht aty, Mostafa Mohammadi, shtetas iranian me pasaportë kanadeze, dhunohet nga muxhahedinët te Medresea. Ai pretendon se është goditur sëbashku me bashkëshorten e tij nga përfaqësues të MEK.

Ky çift ka disa ditë që ndodhet në Shqipëri pasi kërkon të marrë vajzën e tyre, Somayeh Mohammadi, që sipas çiftit ndodhet pikërisht në këtë kamp. Ata nuk janë lejuar të kontaktojnë me të bijën dhe për këtë arsye ka ndodhur konflikti, ndërsa pretendojnë se janë goditur nga muxhahedinët gjatë faljes te Medresea në Tiranë.

Çifti kanadez ndodhet në QSUT nën kujdesin e mjekëve pas konfliktit fizik me përfaqësuesit e muxhahedinëve. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit numër katër në kryeqytet disa pjesëtarë të muxhahedinëve

‘Pa Gjurmë’ gjen muxhahedinët e akuzuar si terroristë: Kampi është burg! Në Iran MEK na urdhëronte të vrisnim njerëz
Ish-anëtarë të muxhahedinëve të larguar nga kampi i opozitës iraniane në Maminas dhe të akuzuar si terrositë, në një intervistë dhënë për “Pa gjurmë” japin dëshmi të të masakrave që ish-bashkëluftëtarët e tyre terroristë kanë kryer në Iran. Ndërsa kampin në Maminas e konsiderojnë burg, dhe thonë se janë larguar pasi duan të jetojnë të lirë. Dëshmia: Një pjesë të zyrtarëve që janë të korruptuar nga kjo organizatë dhe nuk na lënë të punojmë, as të kemi një leje qëndrimi. Eshtë një organizatë fanatike. Na duan në burg.

TIRANE – 3 iranianë ish-anëtarë të opozitës iraniane në Shqipëri, MEK, refugjatë muxhahedinë të strehuar në Shqipëri, të cilët janë shkëputur nga kjo organizatë, mohojnë akuzat që janë bërë në emër të tyre. Hassan Hayrani, Abdurrahman Mohammad Jan, Kolam Rezah Shekari u cilësuan nga Ali Safavi, anëtar i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, se janë agjentë të regjimit dhe duhen arrestuar me urgjencë si dhe duhen përzënë nga Shqipëria, pasi përbëjnë rrezik, madje për ta nuk dihej as vendndodhja.

https://dld.nejatngo.org/Media/Interview/ReportTV_MEK.mp4

Emisioni “Pa gjurmë” në Report Tv investigoi mbi këtë rast duke gjetur jo vetëm vendndodhjen e tre iranianëve të lartpërmendur, por edhe duke realizuar këtë intervistë të gjatë me ta. Ata jetojnë në Shqipëri, në zonën e Freskut në periferi të Tiranës, me leje qëndrimi që u rinovohet çdo tre muaj, ndërsa hedhin poshtë të gjitha akuzat duke sqaruar edhe pozicionet e tyre në organizatën MEK në të cilën kanë qenë pjesë më parë.

Ish-anëtarë të muxhahedinëve në një intervistë dhënë për “Pa gjurmë” japin dëshmi të të masakrave që ish-bashkëluftëtarët e tyre terroristë kanë kryer në Iran. Këto deklarata vijnë menjëherë pas publikimit të informacioneve nga policia shqiptare se një vit më parë kishte parandaluar një sulm terrorist të anëtarëve të MEK dhe përgjegjës ishin identifikuar disa persona, agjentë të regjimit iranian. Ndërsa kampin në Manzë e konsiderojnë burg, dhe thonë se janë larguar pasi duan të jetojnë të lirë.

Intervistat e realizuara nga redaksia investiguese e “Pa Gjurmë”

Hassan Hayrani (Hejrani): Emri im është Hasan, unë jam një ish-anëtar i MEK. Pas rënies së Sadam Hussein në 2010, ju bashkova organizatës. Pas disa vitesh u largova nga organizata, rreth një vit e gjysmë më parë. Dhe tani jetoj këtu tek Fresku, dhe fatmirësisht kjo është mundësia më e mirë për mua.

Kur u rekrutuat nga organizata MEK?

Hassan Hayrani (Hejrani): Në fillim erdhëm këtu pasi kryetari i organizatës na premtoi se situata do të ndryshonte, pasi të mbërrinim në Shqipëri. Por fatkeqësisht pas rreth 1 viti, liderët e MEK me paratë që vijnë nga Arabia Saudite, ata krijuan një burg dhe jo kamp në Maminas, të ngjashëm me ata në Irak. Ka edhe persona të tjerë atje që fatkeqësisht nuk mund të dalin nga kjo situatë në Maminas. Ne pyetëm liderët e organizatës se përse na ndaloni të takojmë familjen, të mos kemi kontakte, as internet as liri dhe se përse thoni se po luftojmë për lirinë e popullit të Iranit në Iran, kur ju nuk keni aspak liri brenda organizatës. Ata na thanë se nuk besojnë se këto janë kushtet, por se ne besojmë në liri. Liderët e organizatës na thanë se këto kushte vijnë për të mirën tonë në një kohë që Sadam Hussein u rrëzua dhe regjimi i Iranit po përhap terror, dhe në këto kushte ne pranuam. Por nëse shkon në Maminas, shikon që aty është si burg, dhe që ruajtja e sigurisë bëhet me armë shotgun. Pra tamam si një burg.

Keni marr urdhër për të kryer mision atje?

Sa i përket organizatës, unë ju bashkova pas rënies së Sadamn Hussein. Në atë kohë organizata nuk kishte operacione kundër Iranit. Por kishim disa sulme nga qeveria e Arabisë sepse organizata nuk ndiqte politikat e tyre. Ata kishin disa konflikte mes tyre dhe në këto konflikte u përfshinë edhe anëtarë të organizatës.

A ka persona të rrezikshëm të kësaj organizate në Shqipëri?

Jo nuk kanë persona të rrezikshëm, sepse Shqipëria është një vend i sigurt. Nuk ka nevojë që të bëhet edhe ky një vend beteje. Por liderët e organizatës duan vetëm që kampin ta kthejnë në një burg, ku të ngujojnë ata që jetojnë në Maminas. Lideri i këtij kampi, nuk do që anëtarët e kësaj organizate të kenë kontakte me persona të tjerë jashtë këtij kampi. Dhe nga ana tjetër, nuk do që personat jashtë kampit të kenë kontakte me personat e brendshëm. Për shembull ka pasur raste kur nuk janë lejuar as gazetarë që të intervistojnë personat që jetojnë në Maminas me arsyetimin se kjo organizatë është e lidhur me shërbimin sekret iranian dhe i druhen ndonjë sulmi terrorist. Kjo është për të qeshur. Ata duan që ne të kemi kushtet më të vështira këtu.

Ne ikëm pa konflikte, thjesht kërkonim një jetë të qetë. Ne nuk kemi asnjë problem as me qytetarët shqiptarë, dhe as me qeverinë shqiptare. Jetojmë prej 3 vitesh këtu, dhe jemi të lirë, po bëjmë një jetë të qetë. Nuk kemi asnjë problem. Është MEK që nuk na do ne këtu.

Abdurrahman Modammad Jan

Kush ju akuzon juve?

Muxhahedinët e Organizatës të quajtur Mek, për të cilën ju tashmë keni dëgjuar, na akuzojnë ne si mercenar, si agjent te regjimit iranian duke raportuar tek çdo gazetar dhe media. Sepse ne jemi shkëputur nga kjo organizatë, për të bërë një jetë civile dhe tani kemi një jetë civile, por ata nuk na lënë të bëjmë një gjë të tillë. Ekzistenca jonë në këtë vend, si njerëz të lirë dhe të civilizuar përkrah anëtarët më vjetër që të dalin prej kësaj organizate.

Si u bëtë pjesë e kësaj organizate?

Nga eksperienca ime në këtë organizatë janë disa njerëz që njoh, një pjesë të zyrtarëve që janë të korruptuar nga kjo organizatë dhe nuk na lënë të punojmë, as të kemi një leje qëndrimi. Eshtë një organizatë fanatike. Na duan në burg.

Kur jeni rekrutuar nga organizata MEK?

28 vite kam qenë pjesë dhe kam shpenzuar shumë nga jeta ime, rininë time.

Kam dhënë shumë jetën time, gjithçka që donin nga unë. Vendosa të ndahem nga kjo organizatë për të pasur një jetë të lirë. Pas gjithë këtyre viteve kam njohur mbi akte terroriste të kryera më parë, dhe ata kërkojnë që të bie në duart e amerikanëve, i thashë që nuk më pëlqen kjo, është mjaftueshëm kaq, ndaj dua që të bëj jetën time civile. Jetën time të lirë. Këtu konsiston e gjitha kjo. Unë shpenzova jetën time, ndoshta shumë, ndoshta pak. Pas kaq vitesh njoha botën e lirë, jetën e lirë dhe doja ta jetoja. Dhe kur unë pashë jetën e lirë vendosa të shkëputesha nga kjo organizatë.

Vendosa te dilja nga kjo organizatë 3 vite më parë. Tani jetoj në Tiranë.

Pak ditë më parë zëri i kësaj organizate, ku unë isha pjesë, më akuzonte mua se jam një agjent i Iranit, si dhe terrorist. Ai s’ka asnjë bazë. Ndërsa i kërkonte qeverisë të më arrestonin, por ky është lajm i rremë, sepse ata nuk duan që unë dhe shokët e mi të jetojmë të lirë. Kjo ka krijuar probleme tek duke na limituar, jetët tona kërtu në vendin tuaj, duke na detyruar të shkojmë në një tjetër vend në mënyrë ilegale, nëse ai e don këtë. Edhe nëse do duam në një vend tjetër, ne nuk e kemi të mundur pasi ne nuk kemi asnjë dokument.

Cili është qëllimi i kësaj organizate?

Kur unë vendosa të heq dorë nga kjo organizatë ata na urdhëronin dhe na diktonin rregulla. Nëse ju largoheni, ne ju paguajmë juve, shpenzojmë për ju para, ju duhet t’u nënshtroheni disa rregullave, si psh: ju nuk mund të flisni me këdo dhe s’mund të jetoni siç ju dëshironi. Ju themi ne se me kë duhet person duhet të jetoni dhe çfarë duhet të bëni. Unë nuk e pranova këtë dhe nuk mora para nga kjo organizatë.

Atëherë pse pranuat të ishit pjesë për 30 vite?

Realisht unë kam besuar më këtë organizatë në fillim. Kur u bashkova besova. Besova tek liria, tek demokracia. Mendoja se në Iran njerëzit do të jetonin të lirë. Se ata do të sillnin demokracinë. Por pak nga pak kuptova se kjo organizatë ishte një gënjeshtër dhe se demokracia nuk do të vinte dhe se ai që kishte fuqinë ishte vetëm lidershipi.

Jeni dëshmitar i masakrave në Irak?

Kur isha në Irak, në vitin 1998 ndoshta, s’e mbaj mend mirë. Unë isha në një operacion në Kurdish. Në këtë operacion unë isha shuter dhe ai që ngiste tankun. Dhe në këtë operacion unë isha urdhëruar të vrisja njerëz, të bëja një masakër atje.

Jeni urdhëruar nga Mek për të kryer akte terroriste?

Po ka qenë në MEK, isha pjesë e një grupi që do të shkonin në Iran dhe duhet të bënin akt terrorist. Të shpërthenim një bombë dhe të vrisnim njerëz, terroristë.

Unë isha pjesë e grupit dhe kishte mjaft grupe që shkonin në Iran, për të bërë të njëjtën gjë, për të vrarë njerëz.

Një grup i vogël përbëhej nga 3 ose 5 persona dhe shkuam në Iran, pasi kaluan kufirin shkuan në disa qytete te Iranit dhe vranë disa civilë.

Unë isha në atë grup, por për fatin tim të mirë nuk veprova duke mos e pranuar pasi unë nuk isha gati të bëja një gjë të tillë, fizikisht, trupi im nuk ishte gati për të bërë një gjë të tillë.

Dhe ky mision iu dha një tjetër personi të skuadrës.

Qeveria të na japë një letër rezidenti, ose një tjetër dokument për të pasur një situatë më të mirë. Ne kemi nevojë për punë, të bëjmë para. Kemi nevojë për ndihmë.

Disa nga shokët e mi, po përpiqen të bëjnë biznes për para. Në këtë kohë ne kemi shpenzuar paratë në paketë. Nëna ime, vëllai na sollën para që ne të bëjmë jetën time këtu.

Jetoja me familjen time 40 vite më parë. Kur isha ushtar, në frontin e luftës, i armatosur. Kam qenë në burg për 9 vite, gjatë luftës. Më pas u bashkova me muxhahedinët për 20 vite. Për 40 vite kam parë askënd nga familja ime.

Për 30 vite nuk pata kontakt me ta, sepse ne MEK kishte rregulla, askush, me askënd nuk duhej të telefononte familjen.

Kolam Rezah Shekari

20 vite kam shpenzuar nga jeta ime pas kësaj jetoj një jetë civile sot. Kam qenë për një kohë të gjatë dhe kam kuptuar sa gënjeshtër e madhe ishte. 5 muaj i shpenzova në burg dhe pata një presion fizik dhe psikologjik të madh. Vendosa ta lë këtë organizatë. Pse unë akuzohem terrorist kur unë po jetoj një jetë të lirë? Unë kam dhënë edhe një intervistë për median gjermane

Unë këtu punoj në Tiranë, punoj në duralumin, bëj punë elektrike, lyej shtëpi. Punoj për të jetuar. Punoj nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes.

Si mund të jem unë një terrorist. Ja duart e mia, si mund të kryej unë akte terroriste, sapo jam kthyer nga puna.

Gholam Mirzai

Për 30 vite kam qenë pjesë dhe kam një vit e gjysmë që nuk jam më pjesë. U fol për një lajm kur ne akuzoheshim për terrorizëm. Në këtë organizatë na limituan në gjithçka. Edhe në Mek abuzuan lidhur me këtë lajm, se ne jemi terrorist dhe se duhej që ne të arrestoheshim.

Vëllai i Somayeh Mohammad i bashkohet asaj në Kampin Ashraf
Shkrimi i dytë i gazetarit kanadez për çështjen e muxhahidinëve me titullin “Humbja e një djali”.

Somayeh Mohammad dhe i vëllai, kampi i Ashraf

National Post nëpërmjet një hetimi ka zbuluar se grupi terrorist Mujahedin-e Khalq rekrutoi adoleshentët në Kanada dhe i dërgoi ata jashtë vendit për të përmbysur me forcë qeverinë iraniane. Në pjesën e dytë të tregimit do të flasim për një familje kanadeze, e cila u përfshi thellësisht në këtë organizatë.

Nervoz dhe shumë i menduar, Mohammad Mohammady edhe pse shumë i ri në moshë ka pamjen e dikujt, që ka kaluar shumë. Pesë vjet në një kamp guerilësh do të thonë shumë për një person.

Në moshën 16 vjeçare, Mohammadi u largua nga Toronto dhe u kthye në kampin Ashraf, selia e armatosur që luftonte për të përmbysur qeverinë shtypëse të Iranit.

Prindërit e tij, Mostafa dhe Robabe, ishin refugjatë nga Irani dhe mbështetësit e militantëve, të njohur si Organizata e Luftëtarëve të Lirisë të Popullit iranian. Nëpër intervistat e tij të para, kur u kthye në Kanada, Mohammad tha se shkoi i vetëm në kampin Ashraf për një arsye: të sjellë në shtëpi motrën e tij, Somayeh.

Somayeh kishte braktisur klasën e 10-të në Etobicoke Collegiate Institute në vitin 1998 dhe kishte udhëtuar në kampin Ashraf. Guerilët i kishin thënë prindërve se vajza do të rrinte vetëm katër javë.

Por kaloi një muaj e pas tij edhe shumë të tjerë. Megjithatë, nuk kishte asnjë shenjë të Somayeh; nuk ka letra, as telefonata. Familja Mohammady filloi të thërrasë zyrën e fshehtë të guerilasve në Virxhinia, por nuk mundën të merrnin një përgjigje të drejtë.

“Ajo e pëlqen kampin dhe do të qëndrojë aty”, u tha njëri nga komandantët më në fund prindërve të Somayeh.

Luftëtarët e Lirisë ose siç quhen shkurt MEK, gëzonin mbështetje të gjerë mes refugjatëve iranianë në Kanada dhe Mostafa ishte njëri prej këtyre mbështetësve. Somayeh kishte shkuar në kampin Ashraf me lejen e tij, por ai tha se kurrë nuk kishte për qëllim që ajo të bashkohej me këtë organizatë guerilase.

“Ajo nuk shkoi atje për t’u bashkuar me ta. E dërgova atje për të parë kampin për pushime… Ky ishte gabimi më i madh që kam bërë ndonjëherë në jetën time”, tha Mostafa.

Ndjenja e frikës për të lajmëruar qeverinë kanadeze, i bëri që ti thonë miqve dhe fqinjëve se vajza e tyre ishte në një program shkëmbimi në Francë. Pas kësaj familja Mohammady menduan të dërgonin djalin e tyre Mohammed në Irak për të kërkuar Somayeh dhe për ta sjellë në shtëpi.

“Dhe ky ishte gabimi im i dytë”, thotë Mostafa.

Mohammadi ishte shumë i lidhur me Somayeh dhe ai donte që ajo të kthehej në Kanada. Ai udhëtoi në Pirayesh, në organizatën e MEK pranë Uashington D.C.

Krerët e MEK-ut i thanë Mohammedit se mund të shkonte në Kampin Ashraf. Ai mund të shihte motrën e tij, të shihte kampin dhe të kthehej. Muxhahedinët ia paguan edhe bileta e avionit.

Ai u nis dhe ndoqi të njejtën rrugë, që e motra e kishte ndjekur vitin e kaluar. MEK e shoqëroi atë nga Amani dhe e dërgoi në kampin Ashraf, një kamp që shtrihet gjashtë kilometra mbi fushat në veri të Bagdatit.

Katër mijë anëtarë të MEK-ut kanë jetuar në kamp, të gjithë të veshur me kostum të gjelbër. Ata kishin ardhur nga e gjithë bota; shumë prej tyre ishin emigrantë iranianë nga Perëndimi. Mohammadi beson se rreth 100 prej tyre ishin nga Kanadaja.

Jeta e kampit ishte shumë e rreptë

Burrat dhe gratë ndaheshin rreptësisht në sektorë të ndryshëm të kampit. Edhe buka kishte orare të veçanta për burrat dhe gratë.

Zgjimi ishte në orën 4 të mëngjesit. Burrat duhet të rruheshin dhe bënin dush para mëngjesit që hahej në orën 4:30. Në orën 5:30 duhej të punonin, pastronin rezervuarë apo punonin në ara.

Dreka shtrohej nga ora 10 deri në orën 11:30. Pas saj flinin ose lexonin.

Pasditet u kushtoheshin seancave të indoktrinimit politik. Në orën 7:30 ishte koha e ushtrimeve. Ata luanin futboll ose garonin me njëri-tjetrin. Darka ishte në orën 9:30. Më pas bënin një dush dhe shtriheshin.

Sipas Canadian Security Intelligence Service, MEK përdor “propagandën e brendshme” për të indoktrinuar anëtarët e saj. Rekrutët duhet të jenë besnikë ndaj shefit të tyre të MEK-ut, Maryam Rajavi. Duhet të shqiptojnë besnikërinë e tyre ndaj shefit të MEK-ut Maryam Rajavi, e cila sëbashku me bashkëshortin e saj Massoudin kërkojnë që ata gjatë betimit të tyre të thonë: “Irani është Rajavi, Rajavi është Irani, Maryam është Irani”.

Një raport i klasifikuar si CSIS i marrë nga National Post  thotë se, “Kjo propagandë e brendshme ka shërbyer për të nxitur një atmosferë të ngjashme me kultin, sa që shumë anëtarë të MEK-ut e shohin Rajavinë sikur të jetë vetë Zoti”.

Dy javë pasi mbërriti në kampin Ashraf, Muhammedi ende nuk e kishte parë motrën e tij.  “Ajo është e zënë”, “Nuk është këtu”, “Duhet kohë”, “Sot është e sëmurë”, këto ishin justifikimet e anëtarëve të MEK, thotë Muhammedi.

Ata u takuan së bashku vetëm pas një muaji, nën vëzhgimin e dy komandantëve të MEK-ut. Somayeh pyeti për prindërit e saj, por gjithashtu shprehu edhe mbështetjen e saj për krerët e MEK-ut, Masoud dhe Maryam Rajavinë.

“Ajo nuk ishte e lumtur,” thotë ai.

Muhammedi u përpoq të bindte motrën e tij të largohet nga kampi, por nuk ia arriti qëllimit dhe kështu ai shprehu dëshirën për t’u larguar nga kampi. Ai nuk kishte as pasaportë dhe as biletë avioni sepse MEK ia kishte marrë të dyja. Edhe nëse arratisej nga kampi ai nuk kishte mundësi tjetër për të shkuar vecse në Irak.

Gjatë qëndrimit në kamp ai iu nënshtrua trajnimit të armëve të vogla si AK-47 (kallashnikov) dhe punonte me motorët e makinave të kampit, por kurrë nuk kishte marrë pjesë në operacionet ushtarake. “Unë isha me Muxhahidinët, por nuk isha anëtar”, thotë ai.

Vizitat e tij në kamp me të motrën ishin shumë të rralla, takoheshin vetëm njëherë në vit në festimet e Vitit të Ri persian.

Ndërkohë familja Mohammady priste që Mohammadi të sillte në shtëpi të motrën, por kur javët kalonin prindërit e tyre kuptonin se ata kanë patur të njejtin fat.

“Ai u rekrutua nga MEK-u” tha Mostafa.

Familjarët Mohammady u bënë qytetarë kanadezë më 23 qershor 2000. Morën certifikatat e nënshkruara nga ministri i emigracionit, Elinor Caplan, i cili tha: “Mirësevini në familjen kanadeze”.

Por familja e tyre ishte në hall të madh. Mostafa vazhdonte të ishte ende aktiv në rrjetin e MEK-ut në Kanada, duke marrë pjesë në demonstratat e tyre, por vetëm sepse mendonte se vetëm kështu do të arrinte të shpëtonte vajzën dhe djalin e tij.

Ndërsa MEK-u rriti sulmet e tij në 2001, rojet revolucionare të Iranit luftuan ndaj tyre me raketa që synonin gjashtë kampet e MEK-ut në Irak. Një duzinë raketash goditën kampin Ashraf.

Mohammadi edhe një herë kërkoi të largohej nga kampi në vitin 2001, por ai tha se MEK-u nuk toleronte “dëbimet”. Muhammedi u vendos përballë një grupi njerëzish, që e denonconin dhe e shanin. Para këtij presioni ai uli kokën, duke pranuar të qëndronte në kamp.

Në një intervistë ai tregon se gjatë një vizite në kampin e tij, Massoud Rajavi mbajti një fjalim, në të cilin ai kishte thënë se kushdo që la MEK-un do të vritet. (Mohammadi ka frikë për jetën e tij dhe nuk pranon që as të fotografohet për këtë artikull).

Mostafa shumë i shqetësuar për fëmijët e tij vendosi t’i shkruante një letër Rajavit duke iu drejtuar si “vëllai Massoud dhe motra Maryam”.

“Ju uroj shëndet dhe mirëqenie të mirë nën kujdesin e Imam Mehdiut dhe shpresojmë që nën udhëheqjen tuaj të heqim nga vendi ynë pushtetin çnjerëzor të mullahëve në Iran,” shkroi ai.

“Vëlla dhe motër e nderuar, ne, Mustafa dhe Mahboobeh Mohammadi, me përulësi ju kërkojmë të lehtësoni takimin tonë me fëmijët tanë, Somayeh dhe Mohammed gjatë Festës së Krishtlindjeve.

Me dëshirat më të zjarrta për ju dhe fitore për lëvizjen në Vitin e Ri, ne e vlerësojmë ndihmën tuaj në këtë çështje”, vazhdon shkrimin e tij më tej.

Ai kurrë nuk mori një përgjigje.

Letra e babait për të birin

Në emër të Zotit,

Me përshëndetje të zjarrta për të gjithë pjesëtarët e “Ushtrisë së Lirisë” të cilët po përpiqen për largimin e regjimit çnjerëzor në Iran dhe për ju, djali im i dashur.

Unë dëshiroj që ju të jeni mirë dhe kudo që jeni të mbroheni nga i Plotfuqishmi dhe Imam Mehdiu.

I dashur Mohammed nëse je i shqetësuar për ne të siguroj që jemi mirë dhe dhimbja jonë e vetme është fakti që ti dhe Somayeh jeni larg nesh.

I dashur Mohammad nënës tuaj i mungoni shumë dhe ne e ngushëllojmë veten duke parë disa filma që i kemi nga ju. Motra juaj e vogël, Hurieh, po rritet shpejt dhe vazhdon të pyesë gjithmonë për ty dhe motrën e saj të madhe. Ajo lutet për të dy ju, cdo natë.

Vëllai juaj i vogël është rritur gjithashtu dhe vazhdimisht shpreh ndjenjat dhe shqetësimet për ju.

I dashur Mohammad unë e di se nuk keni kohë të lirë për të na shkruar, sepse në kurrë nuk kemi marrë ndonjë letër nga ju.

Megjithëse do të ishim të lumtur të dëgjonim për ju, pasi është e vështirë të besohet se jeni kaq të zënë për të shkruar një letër dhe kjo na shqetëson. Ju e dini që shkrimi juaj i dorës na bën të lumtur.

Shqetësimet tona vijnë pas faktit që ne kemi provuar të marrim cdo informacion të mundshëm për dhe nuk kemi mundur. Ju lutem na shkruani me shkrimin tuaj ose na telefononi sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse nuk dëgjojmë sa më shpejt për ju, nuk kemi zgjidhje tjetër përvecse të shtyjmë cdo buton të mundshëm për të marrë një informacion.

Pra, të lutem, ose ti ose motra jote të kontaktoni me ne dhe të na konfirmoni shëndetin dhe sigurinë tuaj.

Me shpresën që t’ju shoh sa më parë që të jetë e mundur dhe për të parë rënien e regjimit ç’njerëzor në Iran,

Zoti ju bekoftë

Babai yt Mustafa dhe Mahboobeh!

Të Martën në Shqiptarja.com

Në pjesën e tretë të serialit, “Fëmijët e ‘Rezistencës’ gazetari kanadez Stewart Bell tregon se si një baba merr masa ekstreme për të nxjerrë djalin dhe vajzën nga kthetrat e guerrilasve.

Gazetari kanadez Stewart Bell

ke.mu./b.ha.

Stewart Bell, National Post/ E hënë, 25 shtator 2006

Prindërit e muxhahedines: Vajza po mbahet me forcë në kamp, pasi di shumë sekrete të MEK, ndihmë të lirohet
Sipas tyre, komanda muxhahedine ka frikë ta lërë vajzën të lirë, pasi ajo di ‘shumë sekrete të përdhunimeve dhe krimeve që organizata ish-terroriste MEK ka bërë kundër anëtarëve të saj’.

TIRANE-Pas intervistës që Somaieh Mohammadi, anëtare e rezistencës iraniane MEK e vendosur në Shqipëri dha për kreun e shoqatës së Miqësisë shqiptaro-muxhahedine, Namik Kopliku dhe që u publikua në Report Tv, prindërit e vajzës kanë reaguar sërish duke i kërkuar këtij të fundit ndihmë që të ndërhyjë dhe të lirojë vajzën. Ata shprehen në letër, që MEK i mban anëtarët e saj si skllevër, ndërsa vajza e tyre e ka dhënë intervistën në kushtet e presionit dhe kërcënimeve. Sipas tyre, komanda muxhahedine ka frikë ta lërë vajzën të lirë, pasi ajo di ‘shumë sekrete të përdhunimeve dhe krimeve që organizata ish-terroriste MEK ka bërë kundër anëtarëve të saj’.

‘Ju lutemi, kërkojini gestapos muxhahedine që të na e lërë vajzën tonë të lirë. Ne vajzën tonë duam ta nxjerrim nga kampi xhihadist i Manzës ku muxhahedinët aty jetojnë si skllevër modern, apo të burgosur, që rrinë e presin momentin kur Marjam Rajavi tu japi urdhër që të marshojnë dhe bëjnë xhihad në Iran. Për këtë arsye, ne u kërkojmë në mënyrë publike që të përdorni aksesin që ju keni në organizatën ish-terroriste muxhahedine, dhe të na ndihmoni që të takojmë vajzën tonë’ thuhet ndër të tjera në letër.

Në intervistën e publikuar nga Report Tv, 38 vjeçarja sqaron historinë e saj 15 vjeçare dhe shprehet se pranë MEK ajo qëndron me dëshirë dhe askush se pengon të largohet nëse ajo do të vendos një ditë. Babai i 38-vjeçares i është drejtuar institucioneve shqiptare duke denoncuar rrëmbimin e vajzës së tij nga MEK, ndërsa e bija shprehet se babai i saj gënjen.

LETRA E PLOTE

Namik Kopliku, na e lironi vajzën tonë nga organizata MEK

Z. Namik Kopliku, sot ne prindërit e Somejes pamë intervistën tuaj në gazetën Shqiptarja ku ju nxorrët videon e datës 3 gusht që ju bëtë në kampin moxhahedin të Manzës me vajzën tonë. Videoja e transmetuar nga Shqiptarja jep disa fragmente të intervistës që ju dhe gruaja juaj, në prezencë të 3 komandantëve moxhahedinë i keni bërë vajzës sonë. Intervista me vajzën tonë ka ardhur pas disa ditësh kërcënimesh dhe trushpëlarje që komanda moxhahedine i ka bërë vajzës sonë, së cilës i kërkoi që të dalë para jush dhe të thotë që nuk do të takohet me prindërit e saj, pasi komanda moxhahedine i thotë që ne familja e saj jemi armiq dhe agjentë të Iranit.

Në intervistën tuaj në Report TV ju mbroni grupin totalitarist të moxhahedinëve të cilët i trajtoni si demokratë. Unë si një ish-moxhahedin deklaroj që moxhahedinët janë një grup totalitarist, kult-stalinist i cili nuk pranon demokraci, nuk lejon zgjedhje demokratike, mban të izoluar anëtarët e tij, i radikalizon me idenë e çmendur sikur Marjam Rajavi është një njeri i shenjtë e cila një ditë do të çliroj Iranin, duke vrarë hoxhallarët, shkatërruar xhamitë dhe ndërtuar një regjim utopik Stalinist me Marjam Rajavin si udhëheqëse supreme. Ky grup që ndodhet prej 3 vitesh në Shqipëri, jeton ende në gjendje lufte. Ai nuk pranon asnjë program deradikalizimi nga qeveria shqiptare apo struktura të tjera, dhe këta refugjatë nuk pranojnë të integrohen në shoqërinë shqiptare dhe zbatojnë ligjet e Shqipërisë.

Shumë dezertorë që kanë braktisur organizatën moxhahedine dhe jetojnë në Tiranë, tregojnë dhe dëshmojnë sesi në kampin e MEK-ut, komanda ushtaraka i mban anëtarët e saj si skllevër. U ka konfiskuar dokumentet, pasaportat dhe nuk i pajis me dokumente udhëtimi, fakt i cili e klasifikon këtë organizatë si një organizatë që praktikon skllavëri moderne. MEK-u nuk i lejon anëtarët e tij të shohin televizor, të kenë telefona, të hyjnë në internet, të flasin me familjet e tyre, të martohen, të bëjnë seks, të bëjnë fëmi, të flasin me miq dhe shokë, dhe të jetojnë një jetë të lirë dhe civile. Moxhahedinët, term i cili në njëjës në gjuhën arabe është xhihadist, indoktrinohen që të luftojnë dhe vdesin në luftë kundër Iranit, për të vendosur Massoud dhe Marjam Rajavin si diktator suprem të Iranit. MEK-u është një organizatë me të kaluar terroriste, që ka vrarë shumë qytetarë në Iran dhe Irak. MEK-u nuk beson në demokraci, por në vendosjen e një rendi totalitarist sipas versionit të Pol Potit apo Khmer Ruxhit në Kamboxhia.

Sikur edhe ju pranoni në intervistën tuaj, MEK-u në kampin paramilitar të Manzës i indoktrinon ushtarët e tij me idenë për të bërë xhihad kundër Iranit. Këto fakte të cilat shkojnë kundër ligjeve shqiptare, dhe neneve 231 dhe 265 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, klasifikohen si akte, thirrje dhe nxitje për terrorizëm, të cilat janë të dënueshme në Shqipëri. E gjithë veprimtaria e kësaj organizate me ligje ushtarake dhe rregulla totalitare që është në kundërshtim me ligjet shqiptare e bën këtë organizatë anti-kushtetuese dhe të dënueshme sipas ligjeve shqiptare dhe konventave ndërkombëtare që Shqipëria është palë. Por sikur edhe ju pranoni në intervistën tuaj, MEK-u sot, sikur Al-Qaeda dhe Talebanët më herët, mbështeten nga pushtetarë amerikanë dhe për këtë arsye ata nuk persekutohen sipas ligjit.

Z. Kopliku,

Dëshmimtarë moxhahedinë brenda kampit të Manzës më kanë treguar që intervista e vajzës sime me ju, është bërë nën presion nga komanda moxhahedine, e cila nuk do të lejoj në asnjë mënyrë që vajza ime të dali nga kampi dhe takohet me ne, prindërit e saj. Komanda moxhahedine ka frikë se nëse vajza jonë takohet me ne, dhe lejohet të dalë nga kampi ku ajo mbahet peng, ajo do të braktisë xhihadin dhe do bashkohet me familjen e saj në Kanada. Shoqe të Somejes të cilat kanë braktisur MEK-un dhe tani janë trafikuar në Gjermani, Greqi dhe SHBA na tregojnë që Someja është e dëshpëruar dhe do të bashkohet me familjen e saj. Por komanda moxhahedine e tremb, i thotë që nëse del jashtë do ta vrasin agjentët e Iranit, dhe se unë babai i saj jam agjent i Ministrisë së Inteligjencës Iraniane dhe do e çoj si skllave për mullahët e Teheranit. Komanda moxhahedine ka frikë ta lërë vajzën tonë të lirë, pasi Someja di shumë sekrete të përdhunimeve dhe krimeve që organizata ish-terroriste MEK ka bërë kundër anëtarëve të saj.

Për këtë arsye MEK-u pa fakte shpif dhe akuzon publikisht mua dhe familjen time dhe mbështetësit e mi, që edhe sikur akuzat e tyre të ishin të vërteta, këto nuk na heqin ne të drejtën e prindërimit. MEK-u ka nisur një fushatë demonizuese kundër meje, gazetarëve shqiptarë dhe të huaj, avokatëve dhe analistëve të ndryshëm që më mbështesin mua. Ju besoj keni parë edhe vetë sesi xhihadisti Humayun Deyhim dhe shtatë moxhahedinë të tjerë më rrahën mua në Tiranë në datë 27 korrik 2018 dhe më pas, sesi 50 moxhahedinë nën udhëheqjen e komandantëve Behzad Saffari, Jila Deyhim dhe Ahmad Taba rrethuan stacionin e policisë nr. 4 në Tiranë duke i bërë presion policisë dhe avokatëve tanë, për të liruar rrahësit xhihadistë. Komandantët moxhahedinë dhunuan gazetarë të Kanalit 4 britanik dhe ofenduan gazetarët e The Guardian kur ata shkuan në Kampin e Manzës që të gjejnë vajzën time, Somejen.

Sikur mund të shikoni nga aktet e tyre, moxhahedinët nuk kuptojnë dhe nuk pranojnë dot lirinë e medias, lirinë e individit, demokracinë, fjalën e lirë dhe rregullaj e lojës demokratike. Ata thonë o me ne, o me Iranin. Ose do bësh xhihad me ne, ose je me mullahët e Teheranit. Ata nuk pranojnë një botë të lirë dhe pa luftë.

Megjithatë, ne prindërit e Somejes që jemi në Tiranë, dhe këto javë jemi përballur me shpifje si agjentë iranianë, rrahje nga moxhahedinët, kërcënime të lloj llojtat kërkojmë nga ju që të na bëni një nder. Ju lutemi, kërkojini gestapos moxhahedine që të na e lërë vajzën tonë të lirë. Ne vajzën tonë duam ta nxjerrim nga kampi xhihadist i Manzës ku moxhahedinët aty jetojnë si skllevër modern, apo të burgosur, që rrinë e presin momentin kur Marjam Rajavi tu japi urdhër që të marshojnë dhe bëjnë xhihad në Iran.

Ne nuk duam që vajza jonë të shkoj në xhihad në Iran dhe të sakrifikohet për Marjam Rajavin e cila do të përmbysi me dhunë qeverinë iraniane, pasi ne besojmë në demokraci, paqe dhe nuk pranojmë luftën, dhunën dhe xhihadin. Marrja pjesë në konflikte xhihadiste është krim si në Shqipëri ashtu edhe në Kanada. Ne nuk duam që vajza jonë të përfshihet në organizata terroriste, por duam që ajo të jetë një qytetare që i bindet ligjit. Ne duam që vajza jonë, të lihet e lirë nga burgu ku ajo mbahet nga moxhahedinët. Fillimisht duam që ajo të dali në Tiranë dhe të takohet me ne, pa prezencën dhe kërcënimet e komandës xhihadiste. Më pas, nëse ajo do, ne duam që ajo të jetojë e lirë në Shqipëri, të martohet, krijoj familje, punoj, braktisi aktivitetet xhihadiste dhe jetojë si një qytetare e lirë. Por nëse ajo do që ti bashkohet familjes sonë në Kanada, ne do ta marrim atë me qejf në vendin tonë. Por ne duam ta këshillojmë vajzën tonë që të largohet sa më parë nga organizata ish-terroriste moxhahedine dhe nga kampi ushtarak ku ajo mbahet peng prej 21 vitesh.

Ne nuk do e ndalojmë vajzën tonë në asnjë moment nga aktivitet e saj politike. Nëse ajo mendon me vullnet të lirë që MEK-u duhet mbështetur, ne nuk do ta ndalojmë. Por çfarë ne duam është që ju, ti komunikoni komandës moxhahedine që të na lejoj të takojmë vajzën tonë. Ashtu sikur ju nuk do pranonit kurrë që MEK-u tu rrëmbente vajzën, dhe tu përdhunonte djalin, ju duhet të kuptoni që këtë duam edhe ne.

Për këtë arsye, ne u kërkojmë në mënyrë publike që të përdorni aksesin që ju keni në organizatën ish-terroriste moxhahedine, dhe të na ndihmoni që të takojmë vajzën tonë. Vajza jonë nuk ka nevojë për strehim humanitar në Shqipëri, pasi atdheu i familjes së saj, Kanadaja është vend i sigurtë origjine. Prandaj ajo nuk ka asnjë arsye të rrijë e mbyllur në burgun moxhahedin të Manzës dhe të presi ditën kur Marjam Rajavi të nisë xhihadin e saj kundër Iranit.

Na ndihmoni ju lutem.

Prindërit e Somejes

Mostafa Mohammadi dhe Mahbube Hamza

d.ba./b.ha.

shqiptarja.com

Ekskluzive/ Babai i iranianes letër Ramës
Pas ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, iraniani Mostafa Mohammadi i shkruan edhe kryeministrit Rama, ku kërkon lirimin e së bijës. Sipas tij ajo mbahet peng nga muxhahedinët nç kampin e Manzës në Durrës

Redaksia e Shqiptarja.com dhe Report Tv ka siguruar një tjetër letër ekskluzive të dërguar nga babai i vajzës 38-vjeç Sommayeh Mohammadi, iraniani Mostafa Mohammadi kundrejt organeve më të larta shtetërore. Pas ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Mohammadi i shkruan edhe kryeministrit Rama, dhe kërkon lirimin e së bijës. Letra i është drejtuar Z. Agron Sojatit, këshilltarit të kryeministrit mbi anti-terrorizmin.

Mostafa thotë se është shtetas kanadez dhe se organizata MEK në Manzë të Durrësit i mban peng vajzën e tij prej 21 vitesh. Ai thotë madje se është dhunuar nga anëtarë të kësaj organizate, më 27 korrik 2018. Sipas tij, rreth 50 muxhahedinë po atë ditë kanë rrethuar stacionin e policisë nr. 4, si dhe kanë terrorizuar avokatët dhe policët e rajonit dhe na quanin terroristë.

“Ju besoj keni parë në media sesi moxhahedinët më rrahën mua në datë 27 korrik 2018 pranë medresesë në Tiranë. Moxhahedini Humayun Deyhim, një person që ka kryer krime në Irak më ndaloi në rrugë dhe sëbashku me 7 moxhahedinë të tjerë, më shtyu, goditi dhe më quajti terrorist. Si pasojë e goditjeve të tyre unë përfundova në spital. Më pas kur shkuam në stacionin e policisë nr. 4 komanda moxhahedine e përbërë nga Behzad Saffari, Jila Deyhim dhe Ahmad Taba (persona që kanë bërë krime në Irak) solli me vete rreth 50 moxhahedinë që rrethuan stacionin e policisë nr. 4 dhe terrorizuan avokatët dhe policët e rajonit dhe na quanin terroristë”,- shprehet ai.

Mostafa Mohammadi dhe e bija Sommayeh Mohammadi

Iraniani përmend edhe rastin e gazetarëve të kanalit 4 britanik të kryesuar nga zonja Lindsey Hilsum e cila siç thotë e ka intervistuar në lidhje me këtë çështje.

“Përpara pak ditësh ata ofenduan si agjentë iranianë edhe dy gazetarë nga gazeta britanike The Guardian, të cilëve nuk u dhanë akses brenda kampit të tyre për të parë Sommayen. Sjellja e dhunshme e moxhahedinëve kundër gazetarëve dhe prindërve të personave që ata mbajnë peng në organizatën e tyre është e vjetër. Mua më kanë sulmuar me bomba në hotelin Mansur në Bagdad në Irak në vitin 2006 kur kërkoja të takoja vajzën time dhe kanë dërguar vrasës me pagesë që të më vrasin. Unë jam gjallë falë marinsave amerikanë që më shpëtuan në Irak. Këto fakte tregohen në dokumentarin që kam prodhuar për vajzën time i cili gjendet këtu:

https://dlb.nejatngo.org/Media/Documentary/Unfinished-Doc-Somaye-1.mp4

to download the video file click here

Denoncimi i vajzës

Nga ana tjetër vajza e tij, Znj. Sommayeh Mohammadi, pak kohë më parë shkoi personalisht në stacionin e policisë së Manzës për të dhënë një padi kundër tij. Më herët, Sommayeh i ka shkruar një letër Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, në të cilën ajo shpjegon se i ati ndodhet në këtë vend me një mision në emër të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit.

Shqiptarja.com

ma.nd./b.ha.

Muxhahedinët/ Refuzoi të atin, nëna letër vajzës
Vijon telenovela e çiftit iranian që kërkojnë të takohen me vajzën e tyre që është pjesë e grupit të MEK, muxhahedinëve që janë të strehuar në Shqipëri.

Prindërit e vajzës iraniane Sommeyes që ndodhet në kapin e MEK-ut në Shqipëri

TIRANE-Vijon telenovela e çiftit iranian që kërkojnë të takohen me vajzën e tyre që është pjesë e grupit të MEK, muxhahedinëve që janë të strehuar në Shqipëri. Pak ditë më parë vajza Sommeyes, akuzonte të atin si agjent të Iranit, ndërsa përmes një letre i kërkonte ministrit Xhafaj largimin e tij nga Shqipëria, pasi sipas saj përbënte rrezik.

Mustafa Muhammady, babai i iranianes, thotë se vajza e tij mbahet pa dëshirën e saj brenda kapit të muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, ndërsa ka bërë kallzim në policinë e këtij qyteti. Report TV siguroi sot denoncimin e plotë të 62-vjeçarit ku thotë se vajza e tij është mbajtur në Irak me forcë në organizata MEK.

Muhammady zbulon gjithashtu se MEK i ka mbajtur edhe djalin në kampin “Liria” në Irak, aty ku ndodheshin të strehuar përfaqësuesit e opozitës iraniane që përndiqeshin nga regjimi. Përballë situatës ku vajza akuzon të atin si agjent të Iranit, sot nëna Mahbube (Rubabe) Hamza i ka drejtuar një letër duke i kërkuar, që të pranojë që të takohet ajo me të dhe jo me të atin, meqë e akuzon.

O radikalë të çmendur? Ju MEK-u ma keni cmendur vajzёn, e keni radikalizuar dhe shtyrё drejt ekstremizmit tё dhunshëm, e keni bёrё tё mohojё prindёrit, sepse njё njeri normal qё ka 20 vjet pa i parё prindёrit nuk ka mundёsi logjike tё mos dojё t’i takojё tё paktёn, t’i thotё vetё qё unё nuk dua tё dal nga ky kamp famkeq, nuk dua të jetoj e lirë në Kanada por dua të bëj xhihad për Marjam Rajavin në Iran. Djalin ma morёt 15 vjec dhe e shpёtuam kur ishte 20 vjec. Djalin ma keni çmendur dhe pёr dy vjet ёshtё trajtuar me psikiatёr nё Kanada sepse ju e kishit luajtur mendsh, e kishit terrorizuar. Megjithatë, tani publikisht unë po të ftoj që të më takosh mua.  Nëse me të vërtetë ti beson që babai yt është agjent iranian – edhe pse ti je e izoluar që prej 20 vitesh dhe nuk e di se ku ka qenë e çfarë ka bërë yt atë në këto 20 vite – a mund të takohemi bashkë?

Hajde hamë një drekë bashkë, që të shoh sytë e tu dhe të të puth, e më pas le të më vrasë MEK-u e të vdes. Nëse nuk të lënë të dalësh nga kampi, gje një mundësi! Kap një telefon dhe merr numrin 112 dhe thërrit policinë që të vijë të të shpëtojë! Hajde o bijë dhe më tako. Zbutu për hir të nënës tënde. Bëhu trime dhe dil nga kampi i MEK-ut. Në Tiranë nuk ka agjentë iranianë që duan të të vrasin. Shqiptarët janë njerëz të mirë. Mua më ndalojnë përditë në rrugë dhe u vjen keq për ne dhe duan që ty të të shohin të lirë. Profeti Muhamed thotë që xheneti është nën këmbët e nënës. A do të të lënë shejtanët e MEK-ut që të më takosh vallë?

Pjesë nga letra e nënës së Sommeyes

Letra e plotë e nënës së Sommeyes për MEK-un dhe vajzën e saj

Organizata MEK!

Unë që po shkruaj këtë letër jam Mahbube (Robabe) Hamza, mamaja e Sommeyes. Po ua çoj këtë letër publike që tu kërkoj mirësisht që të lini vajzën time të lirë. Sikur edhe ju e dini kёtu ne jemi nё Shqipёri dhe jo nё Irakun e Sadam Huseinit! Shqipëria ёshtё njё vend i lirё europian, ku punët zgjidhen me ligj dhe jo me plumba, dhunë dhe luftë sikur në Irakun e Sadamit! Kёtu tё gjithё ju keni status refugjati humanitar dhe jeni azilkёrkues, nuk jeni organizatё paramilitare qё trajtoni si ushtarё anёtarёt tuaj!

Ju lutem shumё, stop!

Stop, mjaft shkruajtёt letra nё emёr tё vajzёs sonё!

Mjaft na akuzuat padrejtёsisht kudo si agjentё iranianё, si komplotistё etj, pasi ne nuk kemi asnjё qёllim tё atillё, pёrvec se tё bashkojmё familjen e ndarё padrejtёsisht nga ju qё nё 1997!

Mjaft pёrdorёt agjenturat tuaja pёr tё aksesuar çdo zyrё shteti nё Shqipёri, pёr tё mё penguar mua nёnёn e Somayehs pёr tё takuar vajzёn time!

Mjat na sulmoni nё çdo cep tё Tiranёs me vartёsit tuaj, me akuza si terroristё e deri nё sulme fizike vetёm pse dua tё shoh qё vajza ime ёshtё mirё, se po digjem nga malli!

Cfarё i keni bёrё vajzёs sime o radikalë të çmendur?

Pse e kёrcёnoni vajzёn time qё do tё tё vrasim prindёrit e tu? Dёshmitarё nga kampi juaj i Manzёs, njerëz që kanë braktisur xhihadin tuaj dhe jetojnë të lirë në Tiranë, na tregojnё qё ju po keqtrajtoni vajzёn time. Po i bёni presion qё tё na akuzojё ne familjen e saj si agjentё. Unё e kam takuar vajzёn time nё 2004 nё Irak, kur marinsat amerikanё mё dhanё leje pёr kёtё dhe ajo ishte e dёshpёruar dhe donte tё ikte nga ajo luftё e mallkuar dhe nga ajo organizatё ushtarake qё keqtrajtonte dhe vazhdon tё keqtrajtojё anёtarёt e saj para syve tё gjithё botёs. Ajo dridhej nga frika dhe unë nëna e saj e përqafoja pafund që të qetësohej. Vajza ime mё ka shkruar letra nёpёrmjet marinsave amerikan ku na kёrkonte ndihmё qё ta shpёtonim nga organizata juaj e mallkuar që do vetëm luftë, xhihad dhe gjak.

Ju MEK-u ma keni cmendur vajzёn, e keni radikalizuar dhe shtyrё drejt ekstremizmit tё dhunshëm, e keni bёrё tё mohojё prindёrit, sepse njё njeri normal qё ka 20 vjet pa i parё prindёrit nuk ka mundёsi logjike tё mos dojё t’i takojё tё paktёn, t’i thotё vetё qё unё nuk dua tё dal nga ky kamp famkeq, nuk dua të jetoj e lirë në Kanada por dua të bëj xhihad për Marjam Rajavin në Iran.

Pse e izoloni vajzёn time, pse askush nuk mund ta takojё, as ne si prindёr, as avokatёt tanё, as gazetarёt e as opinioni publik shqiptar qё janё tё interesuar tё dinё cfarё pёrbindёshash jeni ju qё shkatёrroni njё familje, që e mbani vajzën tonë peng dhe doni ta hidhni si kamikaze në erë në Iran apo Irak? Sinqerisht, pse ma keni radikalizuar vajzën e cila – të paktën në letrat që ju lëshoni – flet vetëm për agjentë, luftë, vrasës, Iran, mullahë etj? A kaq të çmendur jeni? A kaq keq u ka bërë urdhëri i Massoud Rajavit që të mos martoheni, të mos njihni dashuri, saqë ëndërroni vetëm luftë dhe gjak?

Djalin ma morёt 15 vjec dhe e shpёtuam kur ishte 20 vjec. Djalin ma keni çmendur dhe pёr dy vjet ёshtё trajtuar me psikiatёr nё Kanada sepse ju e kishit luajtur mendsh, e kishit terrorizuar. Tani ai ka familje, ka shkollё, ka profesion nё Kanada. Po vajza ime? Pse nuk mund tё vijё nё Kanada me familjen e saj? Pse ma radikalizoni vajzën dhe ma mbani peng në kampin tuaj, ndërsa udhëheqësja juaj Marjam Rajavi dhe familja e saj jetojnë si princa në Paris? Pse të mos jetoj edhe vajza ime e lirë në Toronto sikur Marjam Rajavia në Paris? Pse Marjam Rajavia dhe familja e saj të jetojnë në lluks, ndërsa vajza ime të jetoj në burgun e kampit nё fshatin Manzё tё Durrёsit? Nëse vajza ime me të vërteë do të bëj xhihad në Iran, pse nuk ma lini të paktën që jetoj e lirë në Tiranë? Kaq shumë inat e keni?

Kush jeni ju qё e privoni vajzën tonë nga kjo e drejtё ? Pse na e shkatërroni familjen dhe pse nuk e lini bijën tonë që tё ketё njё familje e njё jetё normale si gjithё tё tjerёt? Kёtu jemi nё Shqipёri e jo nё Irak. Pse e nxisni vajzёn time tё kryejё veprimtari politike dhe terroriste ndaj njё shteti tё huaj pёr tё? Vajza ime nuk ka lidhje me Iranin! Atdheu i saj është Kanadaja. Pse nuk e lini të ndjekë ëndrrën kanadeze por doni të ma çoni si xhihadiste të bëj luftë në Iran? Pse nuk shkon Marjam Rajavia të bëj xhihad në Iran por do të çojë vajzën time?

Ne familja e saj dhe ajo vetё jemi larguar nga Irani pёr arsye politike dhe kemi njё jetё shumё tё mirё nё Kanada dhe as nuk na intereson mё se cfarё bёhet me politikёn askund. Cdo pёrpjekje e jona ёshtё vetёm pёr tё shpёtuar vajzёn tonё dhe kjo ёshtё e drejta jonё legjitime. Na ёshtё mohuar e drejta e prindёrimit padrejtёsisht nga ju, MEK-u qё kur vajza ime ishte 17 vjec. Ju ma latё vajzёn pa shkollё, pa pasaportё kanadeze, pa familje, pa fëmijë, pa ёndёrra, pa gёzuar jetёn si tё gjithё moshatarёt e saj. Nuk e lini vajzën time të martohet, të ketë të dashur apo jetё si tё gjithё femrat, të vishet me rroba të bukura sikur shoqet e saj, por ma mbani skllave të veshur me rroba ushtarake uniformё gjithё ditën. Ma mbani të izoluar në burgun tuaj famëkeq tё Manzёs.

Ju ma keni lёnё vajzёn pa internet, pa TV, pa shkollë dhe të pa lexuar sepse e keni tё burgosur edhe nё njё vend tё lirё si Shqipёria. A nuk u vjen pak keq për këtë që i bëni bijës sonë që na e keni rrëmbyer që fëmijë? A e kuptoni që Allahu i madh do u dënoj për këtë një ditë, edhe nëse padronët tuaj u mbrojnë nga ligji? Le qё ku kuptoni ju çfarё ёshtё familja, çfarё ёshtё jeta, kur ju si slogan keni: “Familjet janё agjentёt e regjimit iranian” dhe kёtё e thoni nё grup disa herё nё ditё si formё bindjeje ndaj organizatёs suaj.

Nga miqtё e saj qё sot janё jashtё grupit tuaj, kam mёsuar sesi ju e kёrcёnoni vajzёn nёse ajo nuk bёn atё qё ju i kёrkoni. Ju nuk e lini tё dalё jashtё kampit, tё bёjё jetёn e saj e lirё por e mbani aty tё burgosur brenda mureve tё ruajtur nga roje tё armatosura nё mes tё njё vendi europian? Pse e bёni kёtё? Pse nuk e lini të dalë nga kampi? Pse unё, nëna e saj nuk mund ta takoj bijën time o kriminelë e vrasës! Pse na fusni politikёn nё mes kur prindёrimi ёshtё e drejtё legjitime e kujtdo dhe s’mundet as politika askush ta mohojё?

Summeyeh!

Bija ime! Drita e syve të mi! Pengu i jetës sime!

Tani po të shkruaj ty, meqё nuk kam mundёsi tjetёr si tё komunikoj me ty, megjithёse e di qё edhe kёtё letёr MEK-u ndoshta nuk do të ta tregoj. Por megjithatë, po e bëj publike dhe po ja çoj mediave, pse ndoshta dikush e gjen dhe ta kalon!

Zemra ime Somayeh,

unё jam nёna jote Mahbube Robabe Hamza qё dua tё takoj. Jam gruaja që të kam dhënë të pish sisë, të kam mbajtur në krah. Je mishi dhe trupi im.

Kam ardhur në Shqipëri. Jam në Tiranë, pak kilometra larg teje dhe dua tё tё shoh. Dua tё tё puth. Tё tё marr erё. Dua tё tё kem pranё. Të dua mё shumё se jetёn time qё ti tё jesh e lumtur, tё jesh mirё, tё shijosh jetёn, tё jesh pranё familjes tёnde, motrёs dhe vёllezёrve, qё tё ndajmё me ty momentet e jetёs sonё. Kurrё nuk kemi reshtur sё kёrkuari pёr ty, kurrё nuk do tё rresht, nuk mё tret dheu pa tё parё. Unё po plakem, po lodhem por prap pa tё parё ty nuk mund tё jetoj.

E di, letrat që ke shkruar kundër babit, nuk i shkruan ti por komandantёt e tu xhihadistë që të trembin me agjentë, Ministrinë e Informacionit, regjimin iranian, mullahët etj. E di o bija ime që je e trembur dhe nuk kupton se çfarë po ndodh, pasi ke 20 vite që nuk ke parë dritë dielli me sy – e lirë dhe jashtë kampit ushtarak tё MEK. E di që të trushpëlajnë përditë komandantët xhihadistë me përrallat e tyre.

Megjithatë, tani publikisht unë po të ftoj që të më takosh mua.

Nëse me të vërtetë ti beson që babai yt është agjent iranian – edhe pse ti je e izoluar që prej 20 vitesh dhe nuk e di se ku ka qenë e çfarë ka bërë yt atë në këto 20 vite – a mund të takohemi bashkë?

Unë nuk jam agjente iraniane dhe as që marr vesh fare nga politika. Si thua? Ta lëmë babin mënjanë dhe Iranin, Marjam Rajavinë, luftën dhe gjithë botën dhe të takohemi si mëmë e bijë? Si thua?

Ti e mban mirë mend sesi unё nёna jote, tё rrita me sakrifica e qё mё plaste zemra kur tё pash e kur dridheshe nё Irak nga frika se organizata jote do tё vrisnin vetёm pse ishe takuar me ne, prindёrit e tu.

Unё nuk besoj nё akuzat qё nё emrin tёnd i bëhen babait tënd. Nuk besoj qё je ti qё i shkruan, por nё ato pseudo letra thuhen akuza tё frikshme pёr babain tёnd. Grupi qё tё pengon tё na takosh e sulmoi babain tёnd para 2 ditёsh, a tё kanё treguar vallё? E rrahën moxhahedinët!

Pas sulmit nё mes tё ditёs, nё mes tё Tiranёs unё dhe babai yt pёrfunduam nё spital e mё pas rajon. Në rajon, nën komandën e komandantit Behzad Saffari moxhahedinët sulmuan rajonin e policisë numër 4 dhe ne na quanin terroristë dhe donin të na burgosin. A e di këtë?

Dhe ditёn e dytё pas sulmit ata çuan në media një letër të dytë nё emrin tёnd.

Bija ime, le të supozojmë që ti nuk e do babain tënd. Që babai yt është maskara, agjent, kriminel vrasës etj. Shpifje qё thuhen nё atё letёr tё stisur. Megjithatё, hajde ta bëjmë hasha! (Inshallah nuk na e vret MEK-u!)

Po nёnёn tёnde nuk do ta takosh? Kam ardhur që nga Kanadaja për ty dhe kam lënë një thes me para për të të parë. Mira, Mortezai dhe Mohammedi më pyesin natë e ditë për ty nga Kanadaja. I ka marrë malli dhe duan të luajnë me ty, sikur ishim të vegjël. Edhe shoqet e tua nga Etobicoke Collegiate Institute pyesin për ty dhe duan të të takojnë. Si thua, do të të lërë MEK-u që të më takosh mua dhe të flasësh ne telefon me vëllezërit e tu në Kanada?

Të lutem, nëse je ti që i shkruan ato letra dhe nëse MEK-u do të lejoj të dalësh e lirë nga kampi, pa mbikqyrjen e komandantit të frikshëm Behzat Saffarit, hajde dhe më tako. Unë jetoj pranë parlamentit në Tiranë. Do të na ruaj policia shqiptare! Nuk do ketë agjentë iranianë që të të vrasin sepse nё kёtё vend nuk ka vrasës, sepse policia shqiptare na ruan, sepse kёtu ka paqe dhe siguri!

Hajde hamë një drekë bashkë, që të shoh sytë e tu dhe të të puth, e më pas le të më vrasë MEK-u e të vdes. Nëse nuk të lënë të dalësh nga kampi, gje një mundësi! Kap një telefon dhe merr numrin 112 dhe thërrit policinë që të vijë të të shpëtojë!

Hajde o bijë dhe më tako. Zbutu për hir të nënës tënde. Bëhu trime dhe dil nga kampi i MEK-ut. Në Tiranë nuk ka agjentë iranianë që duan të të vrasin. Shqiptarët janë njerëz të mirë. Mua më ndalojnë përditë në rrugë dhe u vjen keq për ne dhe duan që ty të të shohin të lirë.

Profeti Muhamed thotë që xheneti është nën këmbët e nënës. A do të të lënë shejtanët e MEK-ut që të më takosh vallë?

Allahu të ruajtë o bijë!

Nëna jote prej gjaku dhe mishi,

Mahbube (Rubabe) Hamza