Video – Shoqata Nexhat

Ilir Murra: Angazhim për një Shoqëri më të Drejtë
Avokati Ilir Murra mbajti një fjalim të fuqishëm dhe të qartë mbi rëndësinë e drejtësisë sociale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ai theksoi nevojën për barazi, mundësi të barabarta dhe solidaritet në shoqëri, duke frymëzuar pjesëmarrësit të angazhohen aktivisht për ndërtimin e një komuniteti më të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Mesazhi i tij u prit me interes dhe inkurajoi reflektim dhe veprim konkret në drejtim të drejtësisë sociale.

https://dld.nejatngo.org/Media/Meeting/Ilir-Murra-202602.mp4

Pse prania e MEK-ut ngre shqetësime serioze për të drejtat e njeriut
Prania e organizatës MEK (Muxhahedinët e Popullit) në Shqipëri vazhdon të ngrejë pyetje serioze lidhur me transparencën, llogaridhënien dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ndërsa organizata paraqitet publikisht si një lëvizje politike, dëshmi të shumta nga ish-anëtarë dhe vëzhgues të pavarur përshkruajnë një realitet krejt tjetër brenda saj.

Ish-anëtarë të MEK-ut kanë folur për kontroll të rreptë të brendshëm, akses të kufizuar ndaj botës së jashtme dhe pasoja të rënda për ata që vënë në dyshim udhëheqjen ose përpiqen të largohen. Kontakti me familjarët thuhet se është i kufizuar ose i dekurajuar, ndërsa qasja e mediave të pavarura kontrollohet rreptësisht. Praktika të tilla janë thellësisht shqetësuese në çdo shoqëri demokratike.

Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është izolimi i anëtarëve aktualë. Kur individët shkëputen nga shoqëria, këshillimi ligjor, gazetarët dhe organizatat humanitare, të drejtat e tyre themelore vihen seriozisht në rrezik. Asnjë organizatë nuk duhet të funksionojë në një mënyrë që i pengon të rriturit të largohen lirshëm, të komunikojnë ose të kërkojnë ndihmë.

https://dld.nejatngo.org/Media/Report/MEK-202602.mp4

Po aq shqetësuese janë edhe raportimet për presion dhe intimidim jo vetëm ndaj anëtarëve, por edhe ndaj qytetarëve shqiptarë që shprehin shqetësime ose ofrojnë ndihmë. Gazetarë, studiues dhe aktivistë kanë përshkruar ngacmime dhe fushata shpifjeje me qëllim heshtjen e kritikave. Kjo krijon një efekt frikësues që dëmton lirinë e shprehjes dhe shoqërinë civile në Shqipëri.

Të drejtat e njeriut janë universale. Ato nuk zhduken pas mureve, gardheve apo etiketave politike. Shqipëria ka përgjegjësinë të sigurojë që çdo person në territorin e saj — pavarësisht kush janë apo nga vijnë — të gëzojë liritë themelore, mbrojtjen ligjore dhe aksesin ndaj mbikëqyrjes së pavarur.

Lëvizjet e vërteta politike e mirëpresin transparencën. Ato nuk i frikësohen pyetjeve, gazetarëve, familjeve apo organizatave për të drejtat e njeriut. Kur fshehtësia zëvendëson hapjen dhe frika zëvendëson zgjedhjen, çështja nuk është më politike — është njerëzore.

Mbrojtja e Krenarisë Shqiptare
“Deklarata të papranueshme e fyese janë bërë kundër popullit shqiptar, duke i paraqitur si të varfër dhe të lehtë për t’u mashtruar me gjëra të vogla. Këto fjalë bien ndesh me dinjitetin dhe vlerat e një kombi që ka qëndruar gjithmonë krenar. Ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj një padrejtësie të tillë. Ftojmë çdo qytetar, çdo zë të lirë, të bashkohet në këtë thirrje për respekt e dinjitet. Përdorni hashtagun #KrenariaKombëtare për të treguar se Shqipëria nuk përkulet para fyerjeve.”

Reagim ndaj fjalëve fyese të Mehdi Baraei “Ahmed Vakëf
Së fundmi, një nga komandantët kryesorë të organizatës së Muxhahedinëve, Mehdi Baraiu“Ahmed Vakëf” ka bërë një deklaratë absurde dhe poshtëruese, duke thënë se “ Shqipëria janë të varfër dhe mund të rekrutohen lehtësisht” dhe të tjera fyerje të ngjashme.

Kjo nuk është thjesht një shprehje e paditurisë, por është fyese për një komb të tërë dhe tregon arrogancën, racizmin dhe mendësinë e rrezikshme që ushqehet në këtë sekt.

Njerëz të tillë nuk respektojnë asnjë vlerë njerëzore – për ta, çdo popull është thjesht një mjet për qëllimet e tyre politike.

Ftojmë të gjithë qytetarët, aktivistët dhe miqtë e vërtetë të lirisë të reagojnë, të dënojnë publikisht këtë qëndrim dhe të shkruajnë mendimin e tyre. Le të mos e lëmë propagandën e tyre të kalojë pa përgjigje.

Mos harroni të përdorni hashtag-et:

#KrenariaKombëtare #Fushata

Shqiptarët protestojnë në Durres për të ngritur zërin e nënave të të burgosurve në kampin Manz
Shqiptarët protestojnë në Durres për të ngritur zërin e nënave të të burgosurve në kampin Manz

Konferenca 11 Maj – Fjala e Kryetarit Nejat Aldo Sulollari
Konferenca 11 Maj – Fjala e Kryetarit Nejat Aldo Sulollari – Thirrje Qeverise kunder MEK

Erisa dhe historia e saj romantike
Erisa dhe historia e saj romantike, si u dashurova me iranianin 17 vite më të vjetër

E reja shqiptare tregon historinë e dashurisë me bashkëshortin iranian
E reja shqiptare tregon historinë e dashurisë me bashkëshortin iranian, roli i babait në lidhjen e tyre

Erisa Idrizi dhe bashkëshorti i saj iranian Sarfaraz Rahimy tregojnë historinë e tyre të dashurisë.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Erisa rrëfeu se fillimisht flisnin anglisht dhe më pas ajo mësoi persisht, ndërsa Sarafaraz mësoi më vonë shqip.

Ajo tregon se i shoqi ishte rritur me frymën se nuk mund të dashurosh, nuk mund të ndihesh i dashuruar dhe të mendohesh për dashurinë.

Në Iran është rritur në një familje deri sa vdekja të na ndajë, derisa u bë pjesë e organizatës muxhahedine dhe aty kushti kryesor është të ndahesh nga familja, nga gruaja.

Nuk lejohet dashuria, dashuria është vetëm për drejtuesit e organizatës dhe organizatën. Ka ndenjur 21 vjet atje.

Momenti i parë ka qenë në një stacion autobusi. Im atë në atë kohë jepte shtëpi me qira dhe im atë më thotë kam një njeri fol anglisht me të dhe binde për shtëpinë.

Kur fola në telefon e kuptova që kishte vështirësi me anglishten. Kur u takuam ky reagoi direkt. Im atë nga mënyra si reagoi tha më duket se do i jap gocën këtij, jo shtëpinë.

Ky e shfrytëzoi atë moment, u njoh shumë mirë me tim atë. Pastaj vinte çdo ditë te shtëpia ime.

Në fillim babi i thoshte më vjen keq, ime bijë nuk është për tu martuar, ti ke një kombësi ndryshe, shteti yt mos është akoma në luftë.

Kishte merakun e tij, por ky u bë aq shok i mirë me tim atë, sa im atë arriti të ndryshoi mendje.

U miqësuan aq shumë sa im atë si tropojan, arriti të thoshte dil me të njihuni më mirë. Më befasoi mënyra si u soll ndaj meje, se kisha parë shumë dhunë ndaj grave në Shqipëri.

Isha 17 vjeç kur u njohëm, ne kemi 17 vite diferencë, por për mua nuk ka problem. Thoja më mirë një njeri të matur, me të cilin të kem fëmijë dhe mos të ndahem më vonë.

Momenti i parë që u binda ishte kur pashë tim atë në vështirësi, i vetmi person ishte ky që iu gjet. Aty thashë ky më dashka dhe do ia jap mundësinë.

Nuk jam pishman që i dhashë mundësinë. Kemi 9 vite bashkë. Familja e tij ishin shumë të lumtur që do martohej me mua.

Por kur mësuan se isha e krishterë, hezituan pak se ky është mysliman. Më kërkuan të kthehem në myslimane për hatrin tonë.

Por iu thashë që unë fenë time e dua dhe nuk e ndërroj, më kanë pranuar, unë i kam takuar, më kanë takuar.

Që në fillim pavarësisht se janë nga Irani dhe janë myslimanë, e pranuan idenë, më pranuan siç jam.

Sarafarazi mësoi se në Shqipëri festohej festa e dashurisë, ky erdhi me një surprizë për Shën Valentin për herë të parë dhe ngela.

Më çoi në qytetin e tij të preferuar në Shkodër, rezervoi tre netë, shkuam në liqenin e Komanit, në Tamarë dhe shumë vende.

Pastaj erdhi me dhurata, po një javë më parë po bënte ca zënka pa lidhje, por ishte e gjitha një lojë.

Lulet mi dhuron gjithmonë, i kemi të përhershme, vjet kur festuam 8 vjetorin së bashku, më bëri një surprizë që më befasoi.

Kemi një shoqëri në Shkodër dhe duke qenë se thoshte se ishim në krizë financiare, pashë një tavolinë plot me lule në restorant, ndërkohë që tavolina ishte për mua.

Ftesat ishin si ftesa dasme me foto, ajo torta me foto. Është shumë romantik, edhe nëse nuk kemi një arsye për të festuar, do vijë me lule me një dhuratë të vogël, me diçka.

Isha në vitin e fundit në gjimnaz, kur mora vesh që jam shtatzënë. Kisha hallën në shtëpi dhe i them hallës shikoje çik testin, se nuk po marr vesh.

Unë po ia tregoja si fshehurazi, ajo u gëzua aq shumë sa ma prishi surprizën. Një muaj mbas ky kishte ditëlindjen dhe doja t’ia bëja surprizë.

Surprizat për Shën Valentin i ka filluar, por dje më mori në telefon, kam dy orë që po kërkoj për diçka në dyqane dhe s’po e gjej atë që do.

Po kërkonte një telefon që nuk është në çdo dyqan se është i ri. I thashë që e gjen në X vend. Akoma s’ma ka dhënë.

Unë ia kam bërë surprizën gati, nesër më vjen porosia nga jashtë.

Së bashku kemi krijuar një shoqatë që njerëzit si Sarafarazi ti bindin të martohen dhe të krijojnë një jetë normale.

Ndërsa Sarafarazi tregon se si i lindi dashuria që me shikim të parë për Erisën.

Kur e pashë Erisën për herë të parë i thoja Zotit a do bëhet kjo gruaja ime.

Në organizatë nuk mendoja kurrë se një ditë do dashurohesha dhe martohesha ose që do festosh Shën Valentinin, asnjëherë, sepse që kur hymë na thanë që duhet të ndaheni nga gratë.

Nëse do mendoja për dashurinë, u detyrohesha ta shkruaja dhe ta thoja dhe do më bënin moral, ndaj më mirë nuk mendoja për dashurinë.

Përjetimin e shkruanim që të bëheshim të barabartë të gjithë në një mendje që kjo dashuri nuk duhet të ekzistojë.

Kur erdhi organizata në Shqipëri, pamë që qenka një jetë ndryshe në Shqipëri, se u njohëm me shqiptarë, pamë çifte.

Në Kashar para se të shkonin në Manzë, jetonim nëpër pallate kur hynin dhe dilnin shqiptarë.

Në Shqipëri jam rilindur, është vendlindja ime e dytë. Unë kam fëmijë gjysmë shqiptar dhe gjysmë iranian, nuk e kisha menduar kurrë se do bëhesha baba.

Që kam arritur ëndrrën time që kam një fëmijë dhe një grua, jam i plotësuar.

Unë nga momenti që jam martuar me Erisën asnjëherë nuk jam ndjerë vetëm, se familjen e kam në Iran.

Edhe kur kemi patur probleme, ka qenë si ai mali mbas meje, mbështetja e madhe.

Edhe shqiptarët janë njerëz shumë të mirë, unë asnjëherë nuk e ndjej veten të huaj.

Nëna,Dashuria ,Ndarja trajton temën e nënave që janë të ndara nga fëmijët e tyre
Pasi u prezantua në qytetet e mëdha filmi me metrazh të shkurtër  Nëna,Dashuria ,Ndarja  u shfaq së fundmi në qytetin e Roskovecit.Ky film  dokumentar i bazuar në histori e ngjarje reale dhe është xhiruar në tre destinacione të ndryshme .

Filmi trajton temën e nënave që janë të ndara nga fëmijët e tyre, të cilët janë bërë pjesë e organizatës MEK, duke pasqyruar sfidat dhe dhimbjen e këtyre marrëdhënieve të ndara.

“Nëna, Dashuria, Ndarja”: Një dokumentar prekës mbi pasojat e emigracionit për familjet
“Nena, Dashuria, Ndarja” është një film dokumentar i realizuar në Dubai dhe në Gjirin Persik, që tregon historinë prekëse të pasojave që ka emigracioni për nënat dhe familjet që vuajnë nga distanca dhe ndarja.

I prodhuar nga gazetari dhe aktori Aldo Sulollari, ky dokumentar përfshin aktorë shqiptarë dhe persë dhe përshkruan realitetin e dhimbshëm të familjeve të ndara për shkak të emigrimit, duke shpalosur një histori të ngarkuar emocionale dhe plot tension.

Ky projekt dokumentar sjell në vëmendje pasojat e një fenomeni që ka prekur miliona njerëz, ku për shumë familje, ndarja është kthyer në një plagë të pashërueshme. Personazhet që shfaqen në këtë film janë ata që kanë jetuar dhe përjetuar një distancë të gjatë nga fëmijët dhe të dashurit e tyre, duke u përballur me ndjenja të thella dashurie, por edhe dhimbje të papërshkrueshme për humbjen e pranisë fizike të njëri-tjetrit.

“Nena, Dashuria, Ndarja” është një histori e ndarë, një “western” modern që tregon përballjen me realitetin e një jete të shpërndarë dhe të ndarë nga kufijtë, ku çdo ditë e kaluar larg familjes është një përpjekje për të mbijetuar, por gjithashtu një sakrificë e dhimbshme. Aldo Sulollari, një figurë e njohur në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, ka sjellë një histori të pasur dhe autentike që pasqyron një dhimbje kolektive të shumë individëve që janë të detyruar të jetojnë larg atdheut dhe familjeve të tyre për shkak të emigrimit.

Ky dokumentar thekson edhe çmimin e lirisë dhe mundësive që vijnë me vendimin për të lënë vendin dhe të përballesh me pasojat e këtij vendimi. Ajo që e bën këtë film kaq të fuqishëm është aftësia për të treguar si ndikon emigrimi në marrëdhëniet familjare dhe në jetën e individëve që duhet të përballen me ndarjen, si dhe mungesën e pranishmërisë fizike të të dashurve të tyre.

Sipas producentit dhe aktorit, ky projekt ka një mesazh të rëndësishëm për shoqërinë, duke nxjerrë në pah realitetin e shumë familjeve që nuk kanë mundësinë të jenë të bashkuar dhe të jetojnë një jetesë të plotë për shkak të emigracionit. “Nena, Dashuria, Ndarja” është një reflektim i thellë mbi atë që mbetet pas vendimit për të ikur, mbi sakrificat që bëhen dhe mbi vuajtjet e përjetuara nga ata që janë të detyruar të jetojnë larg njerëzve të dashur.

Ky dokumentar është një kujtesë e rëndësishme për të gjithë ata që janë prekur nga emigrimi dhe për ata që nuk kanë mundësinë të rikthehen, duke i ftuar ata të reflektojnë mbi çmimin e lirisë dhe mundësive që shpesh vjen me humbjen e lidhjeve të forta familjare.