MEK-u sjell në Shqipëri bombardierin amerikan L. Todd Wood për të treguar që nuk është organizatë xhihadiste, por është organizatë bukëpjekësish

Organizata xhihadiste e MEK-ut e cila në kohët e fundit po përballet me një seri akuzash kombëtare dhe ndërkombëtare mbi mënyrat totalitare që ajo mban të izoluar anëtarët e saj, së fundmi po shpenzon shumë para për të treguar që nuk është një organizatë xhihadiste, por është një organizatë bukëpjekësish.
Së fundmi MEK-u ka vënë në lëvizje komandantin e saj suprem në Amerikë, Ali Safavi i cili është kryelobisti i MEK-ut pranë administratës Trump për të treguar që MEK-u është një organizatë njerëzore dhe jo xhihadiste. Komandant Ali Safavi i cili ka drejtuar operacionet ushtarake të Sadam Huseinit kundër kurdëve në Irak ku janë vrarë me mijëra kurdë, së fundmi solli në Shqipëri kambistin dhe ish-bombarduesin amerikan L. Todd Wood. Amerikani Wood i cili mban portalin neokon dhe luftënxitës anti-rus Tsarizm dhe shkruan në portalin fundamentalist kristjan Washingtontimes.com, portal i themeluar nga mesia i rremë korean apo themeluesi i fesë Mooniste, Sun Myung Moon, u fut në kampin xhihadist të Manzës për të inspektuar “demokratët” që administrata Trump ka strehuar në Shqipëri.Si njeri i besuar nga MEK-u, L. Todd Woodi në një video që ka prodhuar në internet, e quan kampin e Manzës një kompleks rezidencial – sikur është fjala bier Kodra e Diellit apo pallatet e malajzianëve në Tiranë. Përndryshe nga gazetarët e tjerë të cilët janë rrahur, dëbuar, trajtuar si agjentë të Iranit dhe sulmuar nga policia e armatosur private Argon, L. Tood Woodi të jep përshtypjen sikur kampi xhihadist i Manzës është një resort me pesë yje ku flejnë disa engjëj dhe jo shejtanër të xhihadit. Të jepet ideja sikur kampi është i hapur dhe aty mund të hyjë kushdo.
Në filmin e bërë nën mbikqyrjen e komandantit Ali Safavi xhihadistët pleq iranianë tregohen si bukëpjekës, pilafbërës, që luajnë me kompjutera, luajnë muzikë, rregullojnë dhëmbët dhe janë totalisht paqësorë. Në video shihet edhe komandanti i frikshëm Behzad Saffari i cili drejtoi bandat e muxhahedinëve në Tiranë disa javë më parë të rrahin shtetasin kanadez Mostafa Mohammady. Në video tregohet edhe vajza e Mostafait, Sommayeh e cila i tregon bombarduesit amerikan L. Todd Wood dokumentet që MEK-u ka vjedhur e sajuar kundër babait të saj dhe ideja të jepet sikur Sommayeh është e lirë të takohet me këdo dhe kudo.
Për të dhënë ndjenjën e normalitet, xhihadistët iranianë kanë ftuar në kampin e tyre për të ngrënë disa fshatarë nga Manza, të cilët hanë ëmbëlsira, pinë fanta dhe në sfond shohin e dëgjojnë këngë e vallë popullore. Katundarët e Manzës që hanë ëmbëlsira qyl janë të ndarë në tavolina veç e veç ku gratë ulen me plakat xhihadiste, ndërsa burrat ulen me burrat xhihadistë. Bombardieri L. Todd Wood duket i lumtur ndërsa provon ushqimet dhe sheh kusitë ushtarake më të cilat xhihadistët e zinj të MEK-ut gatuajnë. L. Todd Woodi duket i lumtur kur sëbashku me komandantin e frikshëm Behzad Saffari ha simite muxhahedinësh.
Megjithatë, videoja e L. Todd Woodi tregon një nga shumë dhoma ku xhihadistët iranianë prodhojnë përditë fake news dhe trolls për të përhapur lajme të rreme kundër Iranit. Në sallën e sulmit internetik xhihadist qëndrojnë fotot e diktatorëve suprem të MEK-ut, Marjam Rajavit dhe burrit të saj të vrarë nga amerikanët Massoud Rajavi. Muxhahedinët i tregojnë Woodit sesi ata merren me spiunazh nga sallat e tyre të internetit dhe sesi përdorin app-e sekrete për tu marrë me aktivitet xhihadist nëpër botë.
Që të tregojnë se nuk janë një kult xhihadistësh dhe terroristësh, muxhahedinët i tregojnë Woodit disa video muzikore që MEK-sat bëjnë. Ideja të jepet sikur nuk je në një kamp xhihadi ku femrat ndahen nga meshkujt dhe jetojnë të izoluar e piqen nën diellin e Manzës dhe rrojnë të izoluar në kamp me shpresën për të bërë xhihad kundër Iranit një ditë, por sikur je në një disko kullerash iranianë. Videoja mbyllet me një xhihadist që duket sikur të jetë anëtar i komunitetit rom, i cili i bie një sazeje iraniane ndërsa mbi kokën e tij qëndron luani me shpatën e xhihadit – emblema e MEK-ut.
Vizita e L. Todd Woodit është një nga lëvizjet e fundit që MEK-u po bën nga dëshpërimi për të rregulluar imazhin e tij në Shqipëri dhe në botë. Në javët e fundit komanda e lartë e MEK-ut po viziton shumë gazeta dhe media në Shqipëri ku nën udhëheqjen e komandantes Zhilla, gazetarë dhe pronarë të ndryshëm “po respektohen” nga MEK-u në mënyrë që të heshtin dhe të mos flasin më për ata. Fushata e frikshme e vizitave nga komanda e lartë xhihadiste, po hesht shumë media shqiptare të cilat nuk flasin dhe nuk po raportojnë më për zullumet e MEK-ut të cilat mediat ndërkombëtare po i tregojnë. Komandante Zhilla kontrollon paratë e MEK-ut dhe paraja hedh shurrën përpjetë, thotë populli shqiptar.
Sikur MEK-u të ishte një organizatë bukëpjekësish e cila jeton në një kompleks rezidencial ku xhihadistët iranianë hanë pilaf, rregullojnë dhëmbët dhe dëgjojnë muzikë, babai i Sommayeh Mohammadyt dhe të gjithë shqiptarët do të vërshonin drejt Manzës dhe do takonin Sommayehn dhe qindra xhihadistë të cilët nuk lejohen të takojnë familjet e tyre. Ata do takonin anëtarët e thjeshtë të MEK-ut dhe do i pyesnin pse nuk janë të lirë dhe pse jetojnë brenda këtij kampi idiot ushtarak ku Marjam Rajavi i ushqen si lepuj me bukë dhe me pilaf, i sterilizon që të mos bëjnë seks dhe i mban si kavie për ti hedhur në vdekje dhe xhihad një ditë? Por MEK-u nuk e lejon një gjë të këtillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button