Familja e cila u shkatërrua nga njohja me Organizatën Moxhahedin-e Khalk

Rrëfimi jetësor i Mahdi Khoshhal dhe Marzie Hoseini

Takimi me familjen e Zahra Hoseini në zyrën e Shoqatës “Nexhat” në Gilan
Në këtë javë veçanërisht më 8 tetor, ishte Dita Botërore e Fëmijëve, të cilën UNICEF e ka emëruar kështu me qëllim përmirësimin e situatës së fëmijëve të shtypur dhe çdo vit shënon përvjetorin e kësaj dite. Me pretekstin e kësaj dite, m’u kujtuan ditët që sekti Raxhavi kundër familjeve moxhahide në fillimet e dekadës 1370 (hixhri shamsi), ndanw mbi 900 foshnje dhe fëmijë nga prindërit moxhahidë dhe me bombardimet e fuqishme nw Irak, u krijua pasiguri dhe u shfaq një rrezik vdekjeprurës për Jordaninë dhe pavarësisht nga përgjegjësia humane, përfundimisht u dërguan në Evropë dhe ishte një marrëveshje që ata bën një tradhti dhe krim të madh, duke shkelur të drejtat e fëmijëve dhe prindërve të tyre, që as historia nuk njeh gjëra më të hidhura së këto.
Për të kapur thellësinë e tragjedisë së bashku me fatin e papërfunduar, një çift i pasuksesshëm me një djalë me emrin Said, është dëmtuar nga kulti shkatërrues i familjeve Raxhavi i ashtuquajtur Organizata Moxhahedin-e Khalk.
– Çifti i pasuksesshëm quhet Mahdi Khoshhal dhe Zahra Hoseini.
– Shtëpia e babait të këtij çifti gjendet në rajonin me emrin Hasan Rud (rreth zonës së lirë Anzali-Kaspik) nga qyteti Rasht, ku që të dy kanë lindur dhe janë rritur aty.
– Mahdi Khoshhal pas Revolucionit anti-mbretëror të vitit 1979 ishte shumë i pasionuar dhe duke marrë imazhin e pretenduar të qëllimeve politike mashtruese të Organizatës Moxhahedin-e Khalk, i shërben këtij kulti deri në vdekje.
– Zahra Hoseini, duke injoruar çështjet politike, i kushton rëndësi jetës së saj normale.
– Mahdi Khoshhal në kundërshtim me fqinjët e tij shkon për t’a kërkuar dorën e Zahra Hoseini.
– Martesa bëhet me pëlqimin e dy familjeve dhe si rezultat lind Saidi në një të ardhme të pasigurt.
– Mahdi Khoshhal hyn në mënyrë të verbër në kultin terrorist Moxhahedin në fazën e dhunës dhe terrorit.
– Zahra Hoseini me beben e saj shkon në shtëpinë e babait të saj dhe ajo mbështetet nga familja e saj derisa bashkëshorti i saj qëndron larg saj.
– Pas një kohe, kulti Raxhavi duke paralajmëruar në mënyrë të rrejshme për rrezik, e paralajmëron Mahdiun që të largohet nga vendi për në Kurdistanin e Irakut, sepse ai do të arrestohet nga Republika Islamike dhe do të përjetojë tortura dhe ekzekutim.
– Lajmi për ikje nga vendi bie në vesh të Zahra Hoseinit dhe ajo me vete thotë se unë nuk jam e kyçur në politikë dhe nuk ka ndonjë rrezik për mua ose djalin tim!
– Me insistimin e Mahdiut dhe përfundimisht për shkak të ruajtjes së familjes dhe për të ardhmen e Saidit, duke rrezikuar, ata lëshojnë vendin e tyre dhe vendosen në bazat e kultit Raxhavi në Irak.
– Në fillim, Mahdi Khoshhal ia arrin qëllimit, por Zahra Hoseini e ndjente veten të huaj në organizatë dhe fillon të bie në depresion, ku më pas ajo kërkon që të dërgohet në Evropë.
– Ky çift, sipas rregullave kontradiktore të kultit, mund të qëndronte së bashku vetëm një mbrëmje dhe një ditë gjatë javës (të enjten në mbrëmje dhe ditën e premte) në një kompleks të quajtur “Eskan”.
– Zahra Hoseini lodhet nga këto rregulla dhe interesohet që të qëndrojë së bashku gjatë gjithë javës me burrin dhe djalin e saj.
– Dita-ditës Zahra-s ju shtuan vështirësitë dhe vjen urdhri nga organizata që fëmija 4 vjeçar duhet të qëndrojë në konvikt derisa Zahra të bëhet më aktive dhe të mësohet më shpejt me idealet udhëheqëse të kultit.
– Zahra fillon të vuaj rëndë nga krizat dhe depresioni si rezultat i tragjedive dhe problemeve.
– Koha gradualisht kalonte dhe tragjeditë në kultin Raxhavi sa vinin e shtoheshin dhe anëtarët e kësaj organizate përballeshin me sfida të mëdha.
– Sipas urdhrit të organizatës për divorc të detyrueshëm, Mahdi Khoshhal i rezistonte këtij urdhri dhe nuk pranonte që të divorcohej.
– Zahra Hoseini, e cila në masë të madhe i ishte nënshtruar shpëlarjes së trurit, për të marrë autoritet në kalimin nga përqeshja e Revolucionit, pranon të divorcohet nga burri i saj.
– Mahdi e përjeton shumë rëndë këtë situatë dhe përballet shumë ashpër me bashkëshorten e tij dhe i thotë asaj se kjo gjendje nuk është aspak në rregull dhe tani ka marrë një letër nga organizata dhe Raxhavi dhe do të largohet për në Evropë dhe dëshironte që me të të shkonte në një rrugë të përbashkët.
– Zahra Hoseini më nuk pranon që të takohet me Mahdi Khoshhal dhe të ulet të flasë me të, sepse sipas urdhrit të Raxhavi, nuk është hallall dhe tani Zahra shkon në intimitet me udhëheqjen e organizatës!
– Mahdi Khoshhal për shkak të refuzimit të pranimit të Revolucionit (divorcit të detyrueshëm) futet në burgun e Raxhavi, ndoshta me qëllimin se do të tërhiqet nga vendimi i tij.
– Papritmas jeta bashkëshortore e çiftit të pasuksesshëm u dëmtua në prag të sulmeve ajrore të Amerikës bashkë me 32 vende kundër Irakut në vitin 1370 (h.sh), Raxhavi shfrytëzoi momentin për shkatërrimin e familjeve dhe ndau nga nënat 900 fëmijë, ku në këtë mes bën pjesë edhe Saidi 6 vjeçar dhe i dërgon ata drejt Evropës pa pasur kujdesin e nënave të tyre.
– Mahdi Khoshhal vendos të braktisë dhe të ndahet nga kulti Raxhavi dhe në mënyrë të guximshme, natyrisht duke pranuar vuajtjet, shkon në Evropë, ndërsa shndërrohet në një aktivist të shquar të të drejtave të njeriut dhe ndriçues i lidhjeve të kultit Raxhavi.
– Zahra Hoseini humb edhe bashkëshortin e saj edhe fëmijën e saj dhe presioni mendor dhe emocional asaj shtohet edhe më shumë.
– Saidi i besohet një familjeje iraniane me qëndrim të Gjermani dhe ai rritet pa shijuar dashurinë e nënës dhe babait të tij, ndërsa ai kryen fakultetin juridik dhe martohet dhe tani ka dy fëmijë.
– Mahdi Khoshhal pas ndarjes nga kulti Raxhavi, tani është aktiv kundër lidhjeve të këtij kulti dhe bën përpjekje të sinqerta për të çliruar të burgosurit e tjerë që mbahen peng brenda këtij kulti dhe i bashkohet djalit të tij Saidit në Gjermani.
– Tragjedia e trishtuar e çifteve të pasuksesshme nuk kufizohet vetëm me këtë familje, por ka edhe shumë familje tjera iraniane që vuajnë nga kulti Raxhavi.
Në takimin e ri, ne nga zonja Marzie Hoseini e cila bashkë me burrin e saj ka qëndruar në zyrën e shoqatës tonë, dëgjojmë: “Motra ime Zahra akoma nuk ka informacione në lidhje me djalin e saj Saidin. Sepse raxhavitët nuk e lejojnë Zahran të kontaktojë me djalin e saj Saidin, ose të paktën të zhvillojë një bisedë telefonike, apo të flasë me nipat e saj, të gëzohej dhe t’i bashkohet më të dashurve të saj në Gjermani”.
Zonja Marzie Hoseini e përmalluar tejmase, vazhdon të thotë: “Natyrisht, unë dhe familja ime nuk do të ndalemi derisa të nxjerrim motrën tonë të dashur nga ai tmerr për të jetuar e lirë dhe ne kemi dëshirë shumë të madhe t’a takojmë atë, edhe pse ne kishim shkuar një herë në Irak bashkë me babain tim për t’a takuar atë, por pastaj e kuptuam që Zahra nuk vendoste për këtë por ishin udhëheqësit e grupit ata që vendosnin dhe problemi tani është se prindërit e moshuar dhe unë me padurim presim që të përqafojmë Zahran”.
Znj. Marzie Hoseini me sytë e mbushur me lot, në këtë takim nga z. Pur Mohamedi, ka kërkuar: “Në cilësinë e motrës së vogël, dua që ju të punoni në mënyrë humane dhe paqësore dhe unë e di shumë saktë që motra ime Zahra është në kërkim të Saidit dhe dy nipave të saj dhe ju lutem juve që t’i bashkoni ata në mënyrë që të jetojnë të lumtur së bashku në Gjermani dhe unë nuk kam informacione për Saidin dhe djemtë e tij dhe ju lutem që të na mundësoni të kemi lidhje me ta dhe unë dhe anëtarët e familjes sime presim që të na gëzoni dhe të presim këtë moment”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button