Moxhahedin-e Khalk, kulti i skuadrës së vdekjes

Natyra e dhunshme e organizatës Moxhahedin-e Khalk, gjithmonë ka qenë subjekt i polemikave ndërmjet kritikëve dhe gazetarëve të paanshëm dhe politikanëve përkrahës të këtij grupi. Paul Pillar, gazetar dhe analist politik, i cili ka qenë punonjës i Shërbimit sekret amerikan, deri më tani ka shkruar disa artikuj në lidhje me Moxhahedin-e Khalk dhe natyrën e dhunshme të këtij grupi. Ai në artikullin e tij të fundit në “National Interset”, shkruan: “Përpjekjet e Moxhanedin-e Khalk në dy dekadat e fundit për të prezantuar fytyrën e vetë si të pëlqyeshme, janë tërësisht në kundërshtim me realitetin e brendshëm të kësaj organizate, sepse ky grup gjithmonë ka qenë i fokusuar në blerjen e mbështetjes publike nga politikanë të njohur dhe për këtë veprimtari, ka paguar shuma të mëdha deri në pesë shifrore. Anëtarët e këtij kulti për çdo ligjërues në favor të tyre nëpër konferenca të ndryshme, paguajnë shuma të mëdha. Faturat e zbuluara që janë paguar për John Bolton, tregojnë se ky funksionar amerikan ka marrë 40 mijë dollarë vetëm gjatë një fjalimi të vitit të kaluar në një ceremoni të organizuar nga Moxhahedin-e Khalk në Paris”. Analistët perëndimorë janë të mendimit se organizata Moxhahedin-e Khalk ka mungesë pëlqyeshmërie në Iran dhe nuk është e aftë për të përmbysur qeverinë iraniane. Në artikullin e Paul Pillar që është botuar muajin e kaluar në “Guardian”, thuhet se mbështetësit e Moxhahedin-e Khalk në SHBA ndoshta janë aq të mençur për të ditur se ky grup nuk është ithtar i demokracisë dhe se nuk ka aspak popullaritet në Iran. Ai shton: “Trump dhe mbështetësit e tij kundër Iranit nuk janë aq të preokupuar për ndryshimin e qeverisë në Iran sa për rrëzimin e saj”. Ata kërkojnë gjithçka që mund të thyejë rendin politik në Iran, në mënyrë që ta konsiderojnë këtë si një fitore hipotetike, pavarësisht se çfarë do të ndodhë më pas”. Pilar beson se Moxhahedin-e Khalk pavarësisht se pretendon se është një forcë demokratike, posedon kapacitete të larta për të kryer dhunë. “Duket se ata janë më pak të interesuar për demokracinë dhe më shumë synojnë ndjekjen e dhunës, shkatërrimit, vrasjeve në Iran, kapacitete që karakterizojnë Moxhahedin-e Khalk, pavarësisht pretendimeve për braktisje të dhunës.
Julia (Samar) Kasem, në uebsajtin “Geopolitic Alert”, konfirmon se tërheqja e Uashingtonit nga Marrëveshja bërthamore me Iranin është bërë njëkohësisht me emërimin e John Bolton në postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA dhe John Bolton është personi i cili si synim kryesor ka shkatërrimin e Iranit në çfarëdo forme të mundshme, duke mos përjashtuar as shfrytëzimin e skuadrës vdekjeprurëse të kultit”.
Ai beson se administrata e Donald Trump ka investuar shumë në grupet opozitare iraniane, duke shtuar: “Pas akuzave ndaj programit bërthamor të Iranit, Kongresi amerikan ka ndarë 20 milionë dollarë për të çuar “përpara demokracinë” në Iran. Dhe në këtë mes bën pjesë edhe Moxhahedin-e Khalk, që në vitin 2002 i kishte dhënë informacione të rreme Shërbimit sekret amerikan për posedimin e armëve bërthamore në Irak dhe një vit më pas, Amerika pushtoi Irakun nën akuzat për posedimin e “armëve të shkatërrimit në masë”, ndërsa më pas doli se këto akuza ishin të paqëndrueshme. Këto pretendime të rreme frymëzuan ish-presidentin amerikan Xhorxh W. Bush, i cili mbajti një fjalim me titull “Boshti i së keqes”, ndërsa udhëheqësja e organizatës Moxhahedin-e Khalk, hartoi një plan prej 10 pikash. Në pikën e fundit të këtij plani, bëhet thirrje për një “Iran pa armë bërthamore” dhe RII “duhet të jetë e lirë nga armët e shkatërrimit në masë”.
Julia Kasem thotë se anëtarët e NATO-s veprojnë me standarde të dyfishta sa i përket grupeve terroriste, të tilla si Moxhahedin-e Khalk. Ajo thotë: “Fuqitë e NATO-s mirëpresin grupet separatiste dhe kanë mbuluar përpjekjet e këtyre grupeve për forcimin e mbështetjes dhe marrëdhënieve të tyre me Amerikën. Në mesin e këtyre vendeve bëjnë pjesë edhe Franca, që është një ombrellë për grupin Moxhahedin-e Khalk, sepse në këtë vend ekziston selia e Këshillit Kombëtar të Rezistencës, pastaj Danimarka dhe Holanda fshehin “Lëvizjen arabe për Çlirimin e Ahvazit” dhe Shqipëria që ka pranuar ngritjen e kampit për strehimin e anëtarëve të organizatës Moxhahedin-e Khalk, ku ky kamp konsiderohet si kamp i trajnimit dhe bazë e terrorizimit virtual të kësaj organizate, duke publikuar një numër të madh të postimeve në Twiter kundër sistemit dhe duke përhapur propagandën Raxhaviste.
Paul Pilar po ashtu në një intervistë me “Tehran Times” e pranon këtë standard të dyfishtë të politikës amerikane, duke thënë: “Moxhahedin-e Khalk është kundër sistemit politik aktual në Teheran dhe kjo është gjëja e vetme e rëndësishme për administratën e Trump”.
Ai është i bindur se largimi i Moxhahedin-e Khalk nga lista e grupeve terroriste të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka qenë pjesë e politikave amerikane kundër Iranit dhe në lidhje me këtë, Pilar në “Tehran Times”, thotë: “Logjika e heqjes së Moxhahedin-e Khalk nga lista e grupeve terroriste është kjo që ky grup në vitet e fundit nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen e amerikanëve. Ligji që rregullon listën e grupeve terroriste mund të interpretohet në këtë mënyrë, por në shumicën e rasteve vendimet për futjen apo largimin nga lista të grupeve terroriste, nuk mund të merren në një rrugë të shkurtër. Grupi terrorist është grup terrorist, edhe nëse gjaku që është derdhur nuk është gjak amerikan. Organizata Moxhahedin-e Khalk që nga viti 2009 ka qenë e përfshirë në dhunë politike vdekjeprurëse”. Pika e fundit që duhet përmendur sa i përket mashtrimeve dhe politikave të dyfishta të Perëndimit, është përsëritja e tyre, pavarësisht paralajmërimeve të shumta. Ndërsa mbështetësit perëndimorë të Moxhahedin-e Khalk përpiqen të injorojnë natyrën e dhunshme të këtij grupi, ata duhet të jenë të vetëdijshëm që partneriteti me Moxhahedin-e Khalk do t’i bëjë ata më të urryer për popullin iranian dhe iranianët nuk do t’i harrojnë sjelljet e dhunshme të këtij grupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button