Guardian zbulon lidhjet e afërta të hallës së ngushtë të Trump me MEK

Gazeta angleze “The Guardian” në një raport të saj ka zbuluar lidhjen e afërt të hallkës së ngushtë që rrethon presidentin amerikan Donald Trump me grupin terrorist MEK dhe ka shkruar se në tubimin që ka organizuar ky grup terrorist javën e kaluar, ka marrë pjesë edhe Rudi Giuliani, avokati personal i Trump.

Sipas raportit të “The Guardian”, ish-senatori Joe Lieberman dhe Matio Aford, përfaqësuesi konservator në Parlamentin e Anglisë, gjithashtu ishin prej pjesëmarrësve në këtë takim.

Rudi Giuliani e ka quajtur grupin terrorist MEK si “qeveri në ekzil” dhe ka propozuar se pas ndryshimit të regjimit në Iran, ky grup të zëvendësojë qeverinë aktuale të Iranit.

Sipas “The Guardian”, ai ka thënë: “Është e sigurt se nëse përpjekjet për rrëzimin e regjimit në Iranit bëhen më shpejtë, ne jo vetëm se do të shpëtojmë jetën e njerëzve, por edhe do të kemi mundësi të dorëzojmë përgjegjësinë për qeverisjen e Iranit te një grup që është shumë i përgjegjshëm”.

Grupi terrorist Muxhahedine Khalk (MEK) është përgjegjës për kryerjen e shumë veprimeve terroriste dhe për vrasjen e mijëra personave nga mesi i funksionarëve shtetëror dhe civilëve iranianë që nga fillimi i Revolucionit Islamik e deri më tani. Grupi terrorist MEK gjithashtu edhe gjatë luftës tetë vjeçare të Sadam Husejnit kundër Iranit, ka qenë aleat dhe bashkëpunëtor i ish-diktatorit irakian.

The Guardian gjithashtu në një pjesë të raportit të saj shkruan: “Shumë prej individëve që kanë arritur të ndahen dhe të arratisen nga grupi terrorist Muxhahedine Khalk, e kanë quajtur atë një grup sektarist shumë enigmatik i cili nuk ka mbështetje brenda në Iran”.

Sipas kësaj gazete, Rudi Giuliani ashtu si John Bolton, këshilltari për siguri kombëtar i Trump, përgjatë shumë viteve me radhë kanë marrë pjesë në programet e këtij grupi terrorist.

Amerika në vitin 2012, hoqi emrin e këtij grupi terrorist nga lista e organizatave terroriste të saj dhe qeveria e ish-presidentit amerikan Barak Obama, ka ndihmuar që pas dëbimit të Muxhahedinëve nga Iraku, ata të vendosën në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Ky grup terrorist aktualisht ka ndërtuar një kamp të madh në rajonin Manzë, 30 kilometra larg Tiranës, në të cilin grat dhe burrat jetojnë në mënyrë të ndarë.

Nga trajnimi ideologjik deri te zbulimi i ndjenjave seksuale

Gazeta britaneze “The Guardian” gjatë muajit të kaluar ka zhvilluar intervista me mbi 10 anëtarë të cilët janë ndarë nga ky grup terrorist gjatë dy viteve të fundit. Këta persona pa poseduar pasaportë dhe dokumente të tjera përkatëse, po jetojnë një gjendje shumë të paqartë dhe as nuk kanë të drejtë të punojnë dhe as nuk kanë të drejtë të largohen nga Shqipëria. Imazhi të cilin këta persona e prezantojnë nga ai kamp, është tërësisht i ngjashëm me atmosferën e një grupi sektarist ku është e ndaluar edhe posedimi i telefonit dhe kontakti me familjet e tyre. Burrat dhe grat janë ndaluar nga çfarëdo lloj marrëdhënie dhe ata me orë të tëra kalojnë në sferën virtuale duke mbështetur grupin terrorist Muxhahedine Khalk nëpërmjet llogarive false.

Sipas “The Guardian”, për çdo ditë në mbrëmje burrat duhet të mblidhen në grupe të vogla dhe të ulen me komandantin e tyre dhe të marrin trajnime ideologjike dhe ose të pohojnë haptazi se nëse në atë ditë kanë pasur ndonjë mendim seksual apo jo.

Hasan Hejrani të cilin e “The Guardian” e quan një prej të arratisurve nga grupi terrorist MEK, thotë: “Për shembull, duhet të tregonim se a kemi parë ndonjë femër në televizion dhe a janë ngacmuar ndjenjat tona seksuale apo jo! Ose sot në mëngjes kemi masturbuar apo jo. Nëse të shumë herë të pranoni se keni kryer këto veprime, ata irritohen shumë dhe thonë: nëse për çdo ditë përjetoni ndjenja seksuale, si dëshironi të sillni lirinë për popullin e Iranit?!”.

Faqja informative “Interspect” së fundi ka publikuar rezultatet e një hulumtimi të saj të cilat tregojnë se një aktivist opozitar i qeverisë së Iranit i cili publikonte materiale në këtë revistë në lidhje me Iranin, është një person i iluzionuar të cilin e kanë shpikur “xhinët” e grupit terrorist MEK.

Hejrani thotë: “Kur figurat e dalluara politike vinin të na vizitonin neve, pjesëtarëve të thjeshtë të grupit u thuhej që të mos kursejnë kurrfarë përpjekje në mënyrë mysafirët e dalluar të ndjejnë se ata po vlerësohen në mënyrë nivelin e duhur”.

Sipas raportit të “The Guardian”, atij i kujtohet shumë mirë se kur McKaen, ish-senatori republikan i Amerikës, në vitin 2017, kishte shkuar të takohet me pjesëtarët e këtij grupi, një numër i madh i pjesëtarëve të këtij grupi e duartrokisnin atë. Ai thotë: “Ishin të detyruar të qeshnim dhe të duartrokisnim për atë. Njëri prej komandantëve na tha neve: “Ti fol në gjuhën angleze. Të lutem thuaj atij që ai është lloji më i mirë i demokracisë”.

“The Guardian” shkruan: “Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ishte një dhuratë e madhe për grupin terrorist MEK. Individët të cilët janë arratisur nga ky grup terrorist, thonë se në prag të zgjedhjeve presidenciale të Amerikës, Muxhahedinët luteshin dhe bënin dua për fitoren e Trump dhe humbjen e Hillary Clinton.

Një prej ish-pjesëtarëve të MEK i cili në vitin 2018 është larguar nga kampi dhe është ndarë grupi terrorist MEK, thotë: “Me shkuarjen e Obamas dhe me ardhjen e Trump, ka ndryshuar çdo gjë. Liderët francezë kanë ardhur të na vizitojnë neve dhe patën thënë se ju duhet të duroni për disa muaj problemet dhe vështirësitë në këtë vend dhe pastaj Trump do të marrë pushtetin në Amerikë”.

Guardian- përkthyer nga Pars Online

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button