Grupi terrorist MEK në bazën e tij në Shqipëri po krijon gënjeshtra dhe lajme të rrejshme

Ambasadori i Iranit në Londër deklaroi se pjesëtarët e grupit terrorist MEK në Shqipëri me një numër të madh në uniforma civile, tani kanë rrokur në dorë armë të reja.

Hamid Baeidinezhad

Hamid Baidinezhad ambasadori i Iranit në Angli, në rrjete sociale ka shkruar: “Pjesëtarët e grupit terrorist MEK në bazën e tyre “Ashraf” në Shqipëri, me një numër të madh në uniforma civile tani kanë rrokur armë të reja në duar që përfshinë edhe sistemet kompjuterike super-moderne të cilat po i përdorin për të helmuar opinionin publik duke publikuar në nivel të gjerë gënjeshtra dhe lajmeve të rrejshme.
Organizata terroriste Muxhahedine Khalk (MEK) që është bërë drita e syve të konservatorëve amerikanë, brenda në territorin e Shqipërisë, ka ndërtuar një shtet në vete dhe me ligjet e vetë atyre. Ky grup terrorist në një hapësirë rreth 34 hektar në Shqipëri, ka krijuar një zonë me masa shumë të ashpra të sigurisë dhe me shpenzimin e parave të mëdha, ka instaluar një rrjet për telekomunikim dhe po kryen operacione informative devijuese për të ushtruar ndikim negativ në çështjet përkatëse me Iranin në nivel ndërkombëtar.
Në lidhje me praninë e terroristëve në Shqipëri dhe në Evropë, ekzistojnë dy çështje të rëndësishme. E para është kjo që prania e terroristëve të MEK në Shqipëri dhe në Evropë në formën e një organizate dhe strukture, në realitet është shkelje e sigurisë së evropianëve. Ky grup terrorist edhe më parë ka vërtetuar se në çdo vend ku ka qenë i pranishëm, ka kryer veprime sipas interesave të tij dhe që kanë shkaktuar prishjen e sigurisë së atij vendi dhe kjo çështje herët e po vonë, do të shkaktojë probleme edhe për fqinjët e tyre. Ndërsa çështja e dytë lidhet me shkeljen e të drejtave të njeriut në Evropë. Veprimet e grupit terrorist MEK si torturat, burgimi dhe vrasja e pjesëtarëve të vetë sot më nuk po bëhet në shkretëtirën e kampit Ashraf në Irak, por në një ambient evropian që pretendon mbrojtjen e të drejtave të njeriut, prandaj pritet që organizatat e të drejtave të njeriut në Evropë dhe shtete pretenduese në këtë drejtim duke lënë anash interesat e tyre politike, të marrin masa për t’i dhënë fund kësaj shkelje të gjerë të drejtave të njeriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button