Kampi Ashraf 3 virus dhe varre disidentët në Tiranë festojnë “Yalda-n”

Fatkeqësisht Kampi Ashraf 3 i muxhahedinëve në Manzë gjithnjë e më shumë po i ngjan një “Lazzaretto” (spitali infektiv) sui generis. Përvec krerëve të Kultit Rajavi, askush nuk e di realisht sa nga MEK-sat e Manzës janë të sëmurë me Covid-19 (asimptomatikë, por edhe me simptoma të qarta të sëmundjes), sa janë në gjendje të rëndë, me pajisje oksigjeni apo të intubuar, sa janë shëruar tashmë nga Covid-19 dhe sa kanë vdekur ?!?!?!?!?!? Një gjë është e sigurtë: Në kamp, në rradhët e MEK-save mbretëron një gjëndje e rëndë emocionale. Vendin e optimizmit për “regime change” në Iran para 40 vjetorit të Revolucionit Islamik Iranian (shkurt 2019) e ka zënë dëshpërimi për shkak të numrit të kufomave në rritje dhe numrit të të sëmurve me Covid-19 po në rritje!

Në Tiranë, ku jeton një grup disidentësh të Kultit Rajavi, mbretëron një situatë mëse optimiste. Për lexuesit po publikojmë disa foto të tyre gjatë festimit të YALDA-s.

MEK defectors Yalda in Albania

Shab- e YALDA

Kjo festë është një nga më të rëndësishmet ndër festat e kalendarit iranian. Festa e ka origjinën në të shkuarën paraislamike të Iranit, kur feja kryesore e Perandorisë Perse ish Zoroastrizmi. Praktikisht Festa Yalda është festimi i ditës më të gjatë të vitit, dmth festohet mbërritja e dimrit dhe “ringjallja” e diellit. Në mënyrë më të stilizuar kjo festë ka të bëjë me fitoren e Dritës (së mirës) ndaj Errësirës (së keqes).

MEK defectors Yalda in Albania

Në lashtësi kjo festë kishte të bënte me festimet për lindjen e MITHRA-s, perëndeshës së Dritës. Në ditët tona kjo festë për iranianët është ditë gëzimi, ditë ngrënje darke me të afërm dhe miq, darkë që me patjetër duhet të përmbajë shalqi, shegë, arra të shoqëruara me pije dhe hare. Disidentët e Kultit Rajavi po e shoqërojnë darkën speciale me rastin e festës së tyre të Shab-e Chelleh edhe me recitim poezish të tipit Divan-e Hafez.

Drita e disidentëve vs. errësirës së Kultit Rajavi

MEK defectors Yalda in Albania

Si ilustrim për këtë shkrim kemi vënën foto nga festa e disidentëve të Kultit Rajavi me fruta, ëmbëlsira, pije e poezi nga njera anë në Tiranë dhe varre e “Lazzaretto” nga ana tjetër, në Kampin Ashraf 3 në Manëz. Jeta e këtyre disidentëve sigurisht nuk është vec fruta, pije e poezi.

Ata për të jetuar në Tiranë e për tu bërë sa më pak barrë, për të afërmit e tyre jashtë Shqipërisë, punojnë madje punojnë fort. Ata bëjnë bojaxhiun dhe kamerierin, punojnë në ndërtim, përpiqen të hapin një biznes të vogël në një vend të huaj (Shqipëri).

Ata kanë fatin e madh të jenë të lirë të përpiqen, të punojnë, të jetojnë sa më mië, pse jo edhe të dashurojnë!!!! I vetmi kufizim i lirisë së tyre vjen nga segmente kuislinge të shtetit e politikës shqiptare, që nuk i lejon të takojnë, të puthin e të përqafojnë të afërmit e tyre, që janë të gatshëm të vinë nga Irani i largët direkt e në Shqipëri

MEK defectors Yalda in Albania

Nga ana tjetër në Kampin Ahsraf 3, disa mijëra njerëz janë “bujrobër”, që për një tas pilaf, një gotë caj, një krah pule braziliane OMGJ, detyrohen të punojnë si “bolts” njerëzorë. Detyrohen para kamerës të shajnë ish miqtë e shokët e tyre tashmë disidëentë, detyrohen të shajnë e të shpifin kundra gazetarëve dhe intelektualve shqiptarë.

Të mjerët ata!!!!!! Për ta jeta brenda gardhit rrethues të Kampit Ashraf 3 nuk është vecse një 21 dhjetor, që zgjat pambarim.

Cdo ditë e vitit për ta është realisht një 21 dhjetor me natën më të gjatë të vitit, gjithsesi ka shpresë. Njëlloj si në mitologjinë iraniane pas natës më të gjatë të vitit, pas 21 hjetorit vjen 22 dhjetori dita e lindjes e AHURA MAZDA-s, Zotit të Mencurisë.

Si i krishterë, që jam, unë do të shkoj në Kishën e Shën Astit këtu në Durrës. Do ndez një qiri e do lutem, që edhe për “bukërobërit” e mbyllur në Kampin Ashraf 3 të vinë ditë të bardha. Unë do lutem, që edhe për ata pas këtij 21 dhjetori natëgjatë, që po vazhdon me dekada të vijë edhe 22 dhjetori dita e lindjes së Zotit të mencurisë, Ahura Mazda-s. Jo më kot thelbi i Festës së Yalda-s është fitorja e dritës ndaj errësirë s dmth fitore ndaj ligësisë së mishëruar në një plakë duarpërgjakur të quajtur Miriam Rajavi.

Prisni dhe shpresoni o “bujkrobër” të mjerë!

Drita do ta mundë errësirën një ditë prej ditësh. Pas 21 dhjetorit padyshim do mbërrijë më në fund 22 dhjetori, dita e lindjes e Zotit Ahura Mazda!!!!!!!

Ekskluzive për Ashraf News _ GJERGJI THANASI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button