Letër e hapur nga Shoqata “Irani i Lirë” për Komisionerin e lartë të OKB-së për refugjatët në Shqipëri

Aktualisht, mbi 240 anëtarë të Moxhahedin-e Khalk të cilët janë ndarë nga kjo organizatë, banojnë në Tiranë, ku policia dhe Ministria e brendshme e Shqipërisë janë në kontakt me ta, ata gjithashtu kanë konfirmuar shpëlarjen e trurit të të burgosurve në selitë e Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri, që janë në përputhje me raportet e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Tani shtrohet pyetja, se si Komisioneri i Lartë i UNHCR-së një pjesë të përgjegjësive të tij formale dhe organizative ia beson një organizate sektare dhe të dhunshme? A nuk janë zyrtarët e zyrës së UNHCR-së në Shqipëri të vetëdijshëm se organizata Moxhahedin i trajton anëtarët e saj si skllevër dhe nuk i lejon ata të takohen dhe të bisedojnë me familjet e tyre?

Ju njoftojmë se autorët e kësaj letre janë aktivistë të të drejtave të njeriut të cilët kanë pasur një histori të bashkëpunimit organizativ me Organizatën Moxhahedin-e Khalk nën udhëheqjen e Masud Raxhavi dhe Marjam Raxhavi  në Irak dhe Shqipëri, por për shkak të dallimeve politike dhe qasjes terroriste dhe sektare të kësaj organizate, janë ndarë nga kjo organizatë.

Ne, përveçse i vlerësojmë përpjekjet e Komisionerit të Lartë të OKB-së për refugjatët në Shqipëri, e konsiderojmë të nevojshme për t’a ndihmuar dhe informuar edhe më tej për punën me refugjatët dhe pjesëtarët e Moxhahedin-e Khalk, të cilët dëshirojnë të ndahen nga kjo organizatë ose ata të cilët tashmë janë ndarë nga kjo organizatë.

Sipas njohurive dhe përvojës së afërt të anëtarësimit dhe bashkëpunimit tonë të gjatë (10-30 vite) me organizatën Moxhahedin-e Khalk dhe po ashtu raportet e publikuara nga policia dhe Ministria e brendshme e Shqipërisëdhe anëtarët e rinj që e kanë braktisur organizatën Moxhahedine, besojmë se procesi i lavazhit të trurit dhe izolimi i personave dhe të arrestuarve brenda organizatës vazhdon edhe më tej në selinë e Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri.

Por, përkundër kushteve çnjerëzore dhe të paligjshme, anëtarët e Moxhahedin-e Khalk kanë qenë në gjendjet të ndahen nga okupimi mendor dhe fizik i këtij kulti. Për fat të keq, UNHCR në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me dispozitat themelore të të drejtave të njeriut, ka devijuar nga një pjesë e përgjegjësive të saj, duke iu besuar kulti Moxhahedin-e Khalk dhe i ka lejuar kësaj organizate për t’i bërë presion çnjerëzor anëtarëve të saj që sipas ligjit ndërkombëtar njihen si refugjatë dhe nuk i ka kushtuar rëndësi problemeve që këta persona i kanë raportuar në zyrat e UNHCR-së në Shqipëri, duke mos qenë në gjendje të realizojnë të drejtat e tyre themelore.

Sipas dispozitave të së drejtës ndërkombëtare dhe obligimeve themelore që ka Komisioneri i Lartë i UNHCR-së për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve, ne kemi pritur nga ju që të ndihmoni këta refugjatë që janë ndarë nga kulti Moxhahedin-e Khalk. Por raportet tona tregojnë se nuk është kështu dhe se procesi i qëndrimit dhe çështjet juridike dhe ligjore të tyre në Shqipëri po hasin në pengesa serioze.

Komisioneri i Lartë i UNHCR-së duhet t’i japë ndihmë të drejtpërdrejt financiare çdo refugjati, pavarësisht nëse ai është shkëputur nga organizata Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri apo është ende prezent aty. Sipas juve, a mundet Komisioneri i Lartë i UNHCR-së t’ia besojë përgjegjësitë e tij një kulti terrorist që ka kryer mijëra operacione terroriste dhe shkelje të të drejtave të njeriut në historinë e tij?

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë bërë raporte të ndryshme mbi ecurinë negative të organizatës, ku mund të vërehet nga raporti i Human Rights Watch për shkeljet e përhapura të të drejtave të njeriut në kampet e kësaj organizate.

Aktualisht, mbi 240 anëtarë të Moxhahedin-e Khalk të cilët janë ndarë nga kjo organizatë, banojnë në Tiranë, ku policia dhe Ministria e brendshme e Shqipërisë janë në kontakt me ta, ata gjithashtu kanë konfirmuar shpëlarjen e trurit të të burgosurve në selitë e Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri, që janë në përputhje me raportet e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Tani shtrohet pyetja, se si Komisioneri i Lartë i UNHCR-së një pjesë të përgjegjësive të tij formale dhe organizative ia beson një organizate sektare dhe të dhunshme?

A nuk janë zyrtarët e zyrës së UNHCR-së në Shqipëri të vetëdijshëm se organizata Moxhahedin i trajton anëtarët e saj si skllevër dhe nuk i lejon ata të takohen dhe të bisedojnë me familjet e tyre?

Ne shpresojmë që UNHCR në Shqipëri ndjek me vëmendje punën dhe përgjegjësitë e personelit të vetë, me qëllim që t’i ofrojë kushte më të mira refugjatëve të ndarë nga Organizata Moxhahedin-se Khalk.

Me respekt,

Shoqata “Irani i lirë-të mbijetuarit nga Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri”

Nga një kopje dedikuar:

–         Ministrisë së brendshme të Shqipërisë

–         Përfaqësuesve shqiptarë në Parlamentin Evropian

iranazadiadminShqipëri, Të drejtat e njeriut, Uncategorized @sq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button