Muhamed Riza Turabi – Shoqata Nexhat

Ku është Masud Raxhevi? Një rrëfim nga Muhamed Riza Turabi, adoloshenti ish-ushtar (i MEK-ut)
Shumë veta më pyesin rreth Masud Raxheviut nëse ai është ende gjallë apo jo.   Së pari, më duhet të theksoj se shkrimet e mia për Muxhahidinët bazohen në vëzhgimet dhe përvojat e mia personale. Nëse diçka nuk e kam parë apo nuk e kam dëgjuar, nuk do ta shpreh atë nën titullin e dëshmive të perjetimeve dhe përvojave personale.

Në organizatën Muxhahedinëve, ishte e ndaluar të flitej mbi vendndodhjen e Raxhevisë. Ata na thonin se Shërbimet Informative janë  në kërkim të këtij informacioni dhe kushdo që do flasë për këtë çështje, do t’i ndihmonte ata. Kjo çështje ishte “vija e kuqe” dhe ne nuk duhej t’i afroheshim asaj. Shkrimi im rreth kësaj çështje me siguri që do t’i tërbojë qentë e Raxhevisë.

Në fillim, dua të tregoj një kujtim nga fëmijëria ime, që tregon një pjesë nga lavazhi i trurit që u bëhej fëmijëve në atë kohë. Kur isha 8 vjeç dhe isha së bashku me prindërit e mi në kampin Ashraf, nëna ime një herë më pyeti:

Djali im, kë do më shumë, mamin dhe babin apo xhaxha Masudin dhe teze Merjemin (çiftin Raxhevi)? Dhe unë iu përgjigja, xhaxhain dhe tezen.

Nëna ime u gëzua kur e dëgjoi këtë dhe më thonte, të lumtë biri im, të lumtë! Në vitet e mëvonshme, kur u ktheva në Ashraf si adoleshent, ajo më rrëfente shpeshherë këtë kujtim dhe më thonte se e kisha bërë krenare atë. Po, Zehraja që i ishte bërë lavazh truri, dëshironte që edhe mua të më pëlqente lidershipi i besimit të saj më shumë se çdo gjë dhe çdo kush tjetër.

Kontakti im e parë me Raxheviun ishte në vitin 1999 kur shkova në Ashraf dhe kur nëna ime tha se babai im kishte vdekur dhe se që tani e tutje, duhet ta konsideroja Raxhevinë si babain tim dhe ti dhuroja atij një orë dore prej ari gjë të cilën unë e bëra. Një muaj më vonë, kur isha në seksionin e pritjes të kampit, Raxheviu më dërgoi një dhuratë si përgjigje ndaj dhuratës që i pata bërë unë.

Ishte një xham me ngjyra me vargjet e Sures El-Kewther të Kuranit të gdhendur në të. Nëse e dini historinë dhe shkakun e zbritjes së kësaj Sureje, do të kuptoni thellësinë e djallëzisë së Raxheviut. Ai e kishte torturuar dhe vrarë babanë tim dhe më pas me këtë varg nga KUR’ANI fisnik, sikur donte të më thonte se s’ka gjë që e  humbe babanë sepse unë në vend të tij po të lë Merjemin dhe Revolucionin e saj ideologjik.

Mallkuar qoftë Raxheviu!

Postimet në Twitter të Muhamed Riza Turabit, mbi lëndimet fizike dhe mendore të fëmijës së një ushtari të Organizatës së MEK-ut
Këto ditë po diskutohet shumë për fatin e afro 1000 fëmijëve të anëtarëve të Muxhahidinëve/MEK-ut, që u ndanë nga prindërit (pasi këta të fundit u bënë ose u robëruan si anëtar të kësaj organizate) gjatë luftës në Gjirin Persik dhe u dërguan në vendet evropiane dhe amerikane. Unë, si një nga ata fëmijë, e ndjeva të nevojshme të sqaroja disa fakte në këtë drejtim.

Këta fëmijë patën ardhur në Irak me prindërit e tyre gjatë viteve 80, veçanërisht pas krijimit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (krahu ushtarak i Muxhahidinëve) në 1987.Pasi prindërit e tyre iu bashkuan Muxhahidinëve dhe radhëve të ushtrisë së tyre, fëmijët u mbajtën në konvikte dhe kopshte në kampin Ashraf të Organizatës së tyre/MEK-ut.

Gjatë javës, fëmijët mbaheshin në një konvikt dhe prindërit merrnin trajnime ushtarake në njësi të veçanta. Zakonisht prindërit i merrnin fëmijët nga konvikti të premten në mbrëmje dhe qëndronin me ta deri të dielën në mëngjes në ndërtesa të vogla të quajtura “shtëpi”.

Të dielën në mëngjes, ata i dorëzuan përsëri në konvikt. Me fillimin e “revolucionit ideologjik” të brendshëm dhe pas fillimit të divorceve të detyruara në kampin e Muxhahedinëve, familjet nuk ekzistonin më në formën e mëparshme. Një fundjavë, babai e merrte fëmijët pranë vetes ndërsa fundjavën tjetë, e merrte nëna.

Pas fillimit të Luftës së Gjirit Persik dhe me urdhër të Masud Raxhevisë, fëmijët u ndanë plotësisht nga prindërit e tyre dhe u transferuan në Jordani. Ne na mbajtën në hotele dhe shtëpi të ndryshme derisa gjetën familje të përkohshme dhe të përhershme për secilin prej nesh në vende të huaja.

Shumica e fëmijëve u transferuan në shtëpitë e mbështetësve të Muxhahedinëve ose në konviktet e krijuara nga Muxhahedinët në disa vende evropiane. Kushtet e këtyre konvikteve ishin shumë të këqija në vitet e para. Fëmijët përballeshin me mungesë të ushqimit. Shumica e fëmijëve, kishin hyrë ilegalisht dhe kontrabandë në këto vende.

Për shumë prej tyre duke përfshirë edhe mua, na lindën shumë probleme ligjore më vonë. Duhet të theksohet se ngaqë nuk kishte kontroll dhe mbikqyrje të këtyre fëmijëve nga muxhahidinët, shumë prej tyre iu nënshtruan abuzimeve fizike, mendore dhe madje edhe seksuale në familjet që dërgoheshin.

Në disa raste, muxhahidinët u përpoqën t’i mbulonin këto krime dhe t’i shuanin zërat e fëmijëve. Në fund të viteve 90-91, disa nga këta fëmijë duke përfshirë edhe mua, u transportuan në Irak me premtime boshe dhe të rreme dhe abuzim të emocioneve njerëzore dhe familjare për të qenë sërish me prindërit tanë.

Arsyeja pse nuk dëgjoni asgjë për këto ngjarje nga këta fëmijë sot, është se nuk është e lehtë të flasësh për to si dhe për dhimbjen dhe vuajtjet që pësuam. Shumica e fëmijëve kanë filluar një kapitull të ri të jetës së tyre dhe kanë harruar ose përpiqen të harrojnë të kaluarën e hidhur të tyre. Shumica prej tyre, as nuk duan që dikush ta dijë dhe të mësojë se ata janë nga mesi i fëmijëve të muxhahidinëve.

A e dini dhe a mundeni ta merrni me mend se sa e vështirë është për mua të them publikisht se në moshën e fëmijërisë, jam abuzuar seksualisht në kampin Ashraf dhe më vonë edhe në bazën e Muxhahedinëve në Kanada nga një anëtar dhe përkrahës i Muxhahedinëve? Fëmijët e tjerë, nuk janë të gatshëm t’i thonë apo ti pohojnë këto gjëra. Dhe ata kanë të drejtë dhe e drejta e tyre duhet respektuar.

Ne që flasim publikisht, jemi shumë të pakët. Unë, e kam lënë pas krahëve të kaluarën time. Nuk e fajësoj veten për incidentet dhe fatkeqësitë që më kanë ndodhur. Unë fajësoj Muxhahidinët. Me besim tek vetja dhe duke u bazuar tek e vërteta, gjeta forcën të flas publikisht për të kaluarën time.

Populli i Iranit duhet të kuptojë krimet, mashtrimet dhe tradhtitë e muxhahedinëve. Eksperienca e 7 viteve të fundit të jetës sime, pra pas largimit tim nga Muxhahedinët, tregon se njerëzit kanë njohuri shumë të përcipta të Muxhahedinëve. Unë do të bëj çmos për të ekspozuar fytyrën e tyre të vërtetë dhe natyrën e tyre të ligë dhe nuk kam frikë nga askush për këto që them. Nëse dikush apo ndonjëri nga ata (muxhahidinëve) pretendojnë të kundërtën, le të urdhërojë në gjygjë.

Muhamed Riza Turabi