{"id":1185,"date":"2021-06-13T14:23:18","date_gmt":"2021-06-13T09:53:18","guid":{"rendered":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/?p=1185"},"modified":"2021-06-13T14:23:18","modified_gmt":"2021-06-13T09:53:18","slug":"feto-mek-dhe-daesh-shqiperia-ka-standarte-te-dyfishta-ne-luften-kunder-terrorizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/posts\/1185","title":{"rendered":"FETO, MEK dhe DAESH: Shqip\u00ebria ka standarte t\u00eb dyfishta n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 7 n\u00ebntor 2017, Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Shqip\u00ebri ndryshoi mas\u00ebn e ndalimit ndaj dy besimtar\u00ebve mysliman\u00eb shqiptar\u00eb, nga burgim n\u00eb arrest sht\u00ebpiak. T\u00eb burgosurit, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb besimtar\u00eb selefij, u arrestuan n\u00eb n\u00ebntor 2016 nga nj\u00ebsite shqiptare t\u00eb antiterrorit me dyshimin se po planifikonin nj\u00eb sulm kund\u00ebr ekipit t\u00eb futbollit t\u00eb Izraelit i cili kishte ne plan t\u00eb luante me ekipin komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 12 n\u00ebntor 2016.<\/p>\n<p>K\u00ebta besimtar\u00eb selefij ishin dy nga ata 150 besimtar\u00eb mysliman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt policia shqiptare arrestoi n\u00eb n\u00ebntor 2016, kur ekipi i Izraelit erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri. Autoritetet shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt i shohin mysliman\u00ebt me dyshim, burgos\u00ebn masivisht besimtar\u00ebt dhe mbyll\u00ebn kufijt\u00eb me Kosov\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb asnj\u00eb tifoz musliman shqiptar t\u00eb mos udh\u00ebtonte p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ndeshjen e futbollit midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Izraelit dhe brohoritur sllogane anti-izraelite dhe pro-palestineze gjat\u00eb ndeshjes.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga 150 personat q\u00eb u ndaluan, kat\u00ebr u ve\u00e7uan si t\u00eb dyshuar p\u00ebr terroriz\u00ebm dhe u akuzuan p\u00ebr komplot p\u00ebr t\u00eb sulmuar ekipin e Izraelit. Ky operacion \u201ckund\u00ebr terrorizmit\u201d u koordinua me policin\u00eb kosovare, e cila arrestoi nga ana tjet\u00ebr edhe 19 besimtar\u00eb musliman\u00eb n\u00ebn justifikimin e komplotit p\u00ebr t\u00eb sulmuar izraelit\u00ebt. Sot nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka mundur t\u00eb gjej\u00eb asnj\u00eb d\u00ebshmi inkriminuese kund\u00ebr t\u00eb arrestuar\u00ebve dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb detyruar ti liroj\u00eb nga burgu dhe t\u2019i vendosi besimtar\u00ebt n\u00eb arrest sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-431 size-full\" src=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/MEK_Terrorists_Albania_1.jpg\" alt=\"MEK in Albania\" width=\"1000\" height=\"602\" srcset=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/MEK_Terrorists_Albania_1.jpg 1000w, https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/MEK_Terrorists_Albania_1-300x181.jpg 300w, https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/MEK_Terrorists_Albania_1-768x462.jpg 768w, https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/MEK_Terrorists_Albania_1-780x470.jpg 780w\" sizes=\"auto, (max-width: 1000px) 100vw, 1000px\" \/><\/p>\n<p>Ndalimi nga autoritetet shqiptare i kat\u00ebr besimtar\u00ebve mysliman\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb vitin 2016 duket se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pretendimeve t\u00eb rreme t\u00eb mediave izraelite, pasi ende sot, nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, asnj\u00eb prov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar kund\u00ebr t\u00eb burgosurve.<br \/>\nQ\u00eb prej vitit 2014, qeveria shqiptare ka qen\u00eb shum\u00eb agresive n\u00eb arrestimin e musliman\u00ebve sunit\u00eb, mbik\u00ebqyrjen e xhamive dhe organizatave t\u00eb tyre t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. K\u00ebto sulme kund\u00ebr fes\u00eb Islame jan\u00eb b\u00ebr\u00eb si pjes\u00eb e politikave t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb \u201cluftuar terrorizmin\u201d apo me thjesht\u00eb, p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb qejfin sundimtar\u00ebve tan\u00eb amerikan\u00eb. Me presion nga administrata amerikane dhe ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, qeveria shqiptare ka ndryshuar shum\u00eb nga ligjet e saj, ka arrestuar dhe burgosur dhjet\u00ebra besimtar\u00eb dhe imam\u00eb q\u00eb simpatizonin xhihadin sirian, ka konfiskuar prona q\u00eb i p\u00ebrkisnin t\u00eb dyshuarve si terrorist\u00eb dhe me ndihm\u00ebn e administrat\u00ebs amerikane ka ushtruar presion mbi musliman\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb duke spiunuar besimtar\u00ebt dhe imam\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb par\u00eb si mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb terrorizmit t\u00eb ISIS-it apo Daesh-it.<br \/>\nN\u00eb luft\u00ebn e saj kund\u00ebr terrorizmit qeveria shqiptare \u00ebsht\u00eb ndihmuar shum\u00eb nga Turqia e cila ka ekstraduar t\u00eb dyshuarit si xhihadist\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kur qeveria ka k\u00ebrkuar ekstradimin e tyre.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse qeveria shqiptare ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se e zellshme p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur amerikan\u00ebt gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb tyre kund\u00ebr terrorizmit dhe duke sakrifikuar si koka turku besimtar\u00ebt selefij n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo nuk ka treguar t\u00eb nj\u00ebjtin zell p\u00ebr t\u00eb luftuar organizatat e tjera terroriste q\u00eb aktualisht funksionojn\u00eb ose kan\u00eb t\u00eb fshehur an\u00ebtar\u00ebt e tyre n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Dy qeveri t\u00eb huaja kan\u00eb akuzuar Shqip\u00ebrin\u00eb se strehon organizata terroriste n\u00eb vendin ton\u00eb. E para \u00ebsht\u00eb Turqia e cila i ka k\u00ebrkuar Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb arrestoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e FETO-s (Organizata Terroriste e Fetullahut) dhe t\u00eb mbyll\u00eb organizatat e tyre n\u00eb vend. E dyta \u00ebsht\u00eb Irani i cili ka k\u00ebrkuar q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos pres\u00eb dhe t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb frenoj\u00eb aktivitetet e MEK-ut apo organizat\u00ebs Moxhahedin-e Khalq, nj\u00eb organizat\u00eb terroriste iraniane e cila k\u00ebrkon p\u00ebrmbysjen e dhunshme t\u00eb qeveris\u00eb aktuale t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>FETO dhe MEK jan\u00eb organizata terroriste po aq sa \u00ebsht\u00eb edhe DAESH-i apo ISIS-i. K\u00ebto organizata terroriste p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrmbysin me luft\u00eb, dhun\u00eb dhe terror qeverit\u00eb e Turqis\u00eb, Siris\u00eb, Irakut dhe Iranit. Kodi Penal i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nenet 231 dhe 265 d\u00ebnon pjes\u00ebmarrjen, nxitjen, rekrutimin, organizimin, udh\u00ebheqjen dhe trajnimin n\u00eb terroriz\u00ebm si edhe thirrjet p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e regjimeve n\u00eb vendet e tjera. DAESH, FETO dhe MEK i b\u00ebjn\u00eb apo i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit kund\u00ebr shum\u00eb qeverive n\u00eb bot\u00ebn muslimane.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nd\u00ebrsa qeverit\u00eb e Turqis\u00eb dhe Iranit kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb Shqip\u00ebria t\u2019i ndihmoj\u00eb vendet n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit, autoritetet shqiptare kan\u00eb d\u00ebshtuar vazhdimisht t\u2019i p\u00ebrmbahen ligjeve t\u00eb tyre dhe t\u00eb luftojn\u00eb terrorizmin me paanshm\u00ebri dhe pa paragjykime.<\/p>\n<p>Edhe pse ambasada e Turqis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe shum\u00eb autoritete turke i kan\u00eb k\u00ebrkuar vazhdimisht qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb marr\u00eb masa ndaj FETO-s dhe t\u00eb arrestoj\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Turqia dyshon se jan\u00eb terrorist\u00eb q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur grushtin e shtetit m\u00eb 15 korrik 2016, pala shqiptare ka l\u00ebn\u00eb pas dore detyrat e saj. Shembulli m\u00eb i fundit i k\u00ebtij standardi t\u00eb dyfisht\u00eb u pa n\u00eb 7 tetor 2017 kur policia kufitare shqiptare arrestoi Muhamed Aydogmus, nj\u00eb t\u00eb dyshuar si FETO-ist t\u00eb cilin Turqia e kishte vendosur n\u00eb list\u00ebn e k\u00ebrkuar t\u00eb Interpolit. Muhammed Aydogmus, i cili u ndalua gjat\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga Shqip\u00ebria me dokumente t\u00eb rreme, pasi u m\u00ebsua q\u00eb ishte an\u00ebtar i l\u00ebvizjes Guleniste u lirua dhe nuk u ndalua sic k\u00ebrkohet nga ligjet shqiptare dhe turke.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 krimeve t\u00eb tij n\u00eb Turqi, Muhammedi Aydogmus kishte kryer dy krime sipas kodit penal shqiptar. Nenet 189 dhe 297 bartin d\u00ebnimin me burg prej tre deri n\u00eb shtat\u00eb vjet, p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb falsifikojn\u00eb dokumentet dhe p\u00ebrpiqen t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme kufirin. Megjithat\u00eb, Muhammedi Aydogmus mori nj\u00eb trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga autoritetet shqiptare. UNHCR dhe disa zyrtar\u00eb per\u00ebndimor\u00eb k\u00ebrkuan nga Shqip\u00ebria q\u00eb t\u00eb liroj\u00eb t\u00eb dyshuarin FETO-ist me arsyetimin se arrestimi i tij ishte politik. Qeveria shqiptare dhe gjykatat e saj refuzuan k\u00ebrkesat nga ambasada e Turqis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr ekstradimin e tij dhe m\u00eb pas u shpall q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb arratisur dhe nuk dihet se ku \u00ebsht\u00eb. Ai nuk u mbajt n\u00eb paraburgim p\u00ebr krimet e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si\u00e7 mbahet \u00e7do person tjet\u00ebr q\u00eb thyen ligjin.<\/p>\n<p>Standardet e dyfishta q\u00eb Shqip\u00ebria shfaq n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit mund t\u00eb shihen edhe n\u00eb rastin e Mojahedin-e Khalq (MEK) apo Organizat\u00ebs Popullore t\u00eb Xhihadit t\u00eb Iranit q\u00eb Shqip\u00ebria strehon n\u00eb vendin ton\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 me k\u00ebrkes\u00ebn e amerikan\u00ebve. Kjo organizat\u00eb e zhvendosur nga Iraku n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 2016, tani ka disa kampe n\u00eb Tiran\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb aktive n\u00eb rekrutimin e politikan\u00ebve dhe rinis\u00eb shqiptare n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Muxhahedin\u00ebt iranian\u00eb drejtojn\u00eb operacione t\u00eb ndryshme kund\u00ebr Iranit nga k\u00ebto kampe dhe udh\u00ebheq\u00ebsja e tyre Maryam Rajavi (Marjam Raxhavi) dhe komandant\u00ebt e saj vazhdimisht b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e dhunshme t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Iranit. Senator\u00eb dhe zyrtar\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb nga John McCain te John Bolton, kan\u00eb vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit dhe s\u00eb bashku me Rajavin dhe nj\u00eb num\u00ebr politikan\u00ebsh shqiptar\u00eb si Pandeli Majko dhe Fatmir Mediu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr Iranit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb Maryam Rajavi dhe MEK b\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb q\u00eb shum\u00eb xhihadist\u00eb selefist\u00eb b\u00ebnin n\u00eb vitet 2013-2014. Selefist\u00ebt xhihadist\u00eb b\u00ebnin thirrje p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e dhunshme t\u00eb regjimit t\u00eb \u201cdiktatorit sirian\u201d Bashar al-Assad dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e regjimit t\u00eb tij me kalifatin e tyre xhihadist. Imam Genci Balla, nj\u00eb nga imam\u00ebt selefist\u00eb q\u00eb b\u00ebnte thirrje p\u00ebr xhihad kund\u00ebr Siris\u00eb n\u00eb vitin 2013, \u00ebsht\u00eb burgosur nga Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 17 vite burg. Ai u arrestua n\u00eb vitin 2014 dhe u akuzua sipas neneve 231 dhe 265 t\u00eb kodit penal shqiptar. Ai dhe shum\u00eb nga miqt\u00eb e tij u akuzuan p\u00ebr nxitje t\u00eb terrorizmit dhe thirrje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aksione ushtarake kund\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Shum\u00eb musliman\u00eb selefist\u00eb q\u00eb ndoq\u00ebn imamin Genci Balla, pyesin n\u00eb postimet e tyre n\u00eb Facebook pse imami yn\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg, por muxhahidin\u00ebt iranian\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat thirrje si imami yn\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn nuk jan\u00eb akuzuar apo d\u00ebnuar kurr\u00eb, por n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj nderohen nga politikan\u00ebt amerikan\u00eb dhe shqiptar\u00eb? Njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb pyesin pse Shqip\u00ebria nuk i ekstradon t\u00eb dyshuarit e FETO-s n\u00eb Turqi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Turqia ekstradoi t\u00eb dyshuarit e DAESH n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2013?<\/p>\n<p>Lirimi i Muhammed Aidogmus, i cili u kap duke thyer ligjin dhe ndalimi me akuza t\u00eb rreme i Xhezair Fishtit dhe Medat Hasanit nga autoritetet shqiptare tregon se Shqip\u00ebria ka standarde t\u00eb ndryshme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit. N\u00ebse ndodh q\u00eb t\u00eb jesh mysliman selefi shqiptar, shanset jan\u00eb q\u00eb ju mund t\u00eb burgoseni shum\u00eb kollaj n\u00ebn akuza t\u00eb rreme dhe me dyshime t\u00eb pabaza si terrorist. Por n\u00ebse jeni an\u00ebtar i FETO-s apo MEK-ut dhe jeni kapur duke thyer ligjin ose duke b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb hapur p\u00ebr luft\u00eb terroriste kund\u00ebr Turqis\u00eb apo Iranit, pre\u00e7edenti shqiptar tregon se ju nuk do t\u00eb p\u00ebrballeni me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr aktivitetet tuaja n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb terrorizmit. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb politika e jashtme amerikane \u00ebsht\u00eb armiq\u00ebsore kund\u00ebr vendit ku ju d\u00ebshironi t\u00eb ushtroni terror, Shqip\u00ebria do t\u00eb bindet dhe nuk do u d\u00ebnoj\u00eb n\u00ebse p\u00ebrfshiheni hapur dhe dit\u00ebn n\u00eb diell n\u00eb aktivitete terroriste.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ashtu sikur edhe Amerika ka standarte t\u00eb dyfishta n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit. Disa terrorist\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqij, por disa jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu na dikton t\u00eb besojm\u00eb aleatja jon\u00eb e madhe, Amerika!<\/p>\n<p><strong>Gazeta Impakt\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 7 n\u00ebntor 2017, Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Shqip\u00ebri ndryshoi mas\u00ebn e ndalimit ndaj dy besimtar\u00ebve mysliman\u00eb shqiptar\u00eb, nga burgim n\u00eb arrest sht\u00ebpiak. T\u00eb burgosurit, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb besimtar\u00eb selefij, u arrestuan n\u00eb n\u00ebntor 2016 nga nj\u00ebsite shqiptare t\u00eb antiterrorit me dyshimin se po planifikonin nj\u00eb sulm kund\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":47,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[61],"tags":[55,70,83,62],"ctype":[38],"module":[17],"class_list":["post-1185","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muxhahedinet","tag-ashraf-3","tag-kulti-terrorist-mek","tag-shqiperi","tag-terrorizmi","blog-olsi-jazexhi","ctype-tekst","module-artikuj"],"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1185","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1185"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1185\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1185"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1185"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1185"},{"taxonomy":"ctype","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/ctype?post=1185"},{"taxonomy":"module","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/module?post=1185"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}