{"id":125,"date":"2018-08-07T11:26:23","date_gmt":"2018-08-07T06:56:23","guid":{"rendered":"http:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/?p=125"},"modified":"2021-01-20T21:32:09","modified_gmt":"2021-01-20T18:02:09","slug":"instituti-shqiptar-per-studime-nderkombetare-tregohet-i-njeanshem-ne-ceshtjen-e-radikalizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/posts\/125","title":{"rendered":"Instituti Shqiptar p\u00ebr Studime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregohet i njeanshem ne \u00e7eshtjen e radikalizmit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb samitit t\u00eb NATO-s n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb Tiran\u00eb u organizua edhe nj\u00eb shkoll\u00eb verore nga Instituti Shqiptar p\u00ebr Studime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, AIIS, n\u00eb lidhje me mjedisin e siguris\u00eb n\u00eb Ballkanin Perendimor, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs isha edhe un\u00eb. Q\u00ebllimi i shkoll\u00ebs ishte informimi mbi strategjin\u00eb q\u00eb Aleanca e Atlantikut (NATO) ka n\u00eb rajonin e Ballkanit vecan\u00ebrisht Shqip\u00ebrin\u00eb si dhe nd\u00ebrtimi i nj\u00eb realiteti t\u00eb tendosur nga \u201crreziku\u201d i ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu gjerat jan\u00eb n\u00eb rregull. Mir\u00ebpo kur sheh artikulimet e personazheve referuese ne kete shkolle vere, t\u00eb nd\u00ebrtohen n\u00eb kok\u00eb dy ide. E para se Aleanca e Atlantikut p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb brendshme nuk ka nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb unifikuar p\u00ebr trajtimin e Ballkanit Per\u00ebndimor. S\u00eb dyti k\u00ebto problematika t\u00eb brendshme k\u00ebrkojn\u00eb t`i motivojn\u00eb me nj\u00eb radikaliz\u00ebm ekstrem i cili po b\u00ebn tentativa t\u00eb prish\u00eb rendin n\u00eb Ballkan. Kjo i ngjan diktatur\u00ebs e cila sa her\u00eb d\u00ebshtonte n\u00eb ideologjin\u00eb e saj, fajin i`a mvishte kapitalizmit vecse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast rreziku vjen nga \u201cdiktator\u00ebt\u201d dhe \u201cimperialist\u00ebt\u201d e Lindjes s\u00eb af\u00ebrt, t\u00eb mesme e t\u00eb larg\u00ebt. Th\u00ebn\u00eb shkurtimisht Shqip\u00ebria NATO-iste dhe rajoni po p\u00ebrballen me tre rreziqe konkrete: Ekspansioni ekonomik rus, neo-otomanizmi turk si dhe \u201cradikalizmi\u201d i vendeve t\u00eb gjirit. Her\u00eb pas here n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn linj\u00eb q\u00ebndron edhe Kina e cila vazhdimisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb deteve t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb akoma edhe m\u00eb shum\u00eb krah\u00ebt e ekonomis\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb sesionin hap\u00ebs t\u00eb shkoll\u00ebs referuese ishte ish-ministrja e mbrojtjes katolikja Mimi Kodheli e cila parashtroi n\u00eb mendimin e saj iden\u00eb se Rusia \u00ebsht\u00eb rrezik real p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb pasiq\u00eb gjeo-politika e saj ofensive ka mund\u00ebsuar edhe ndryshimin e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb favor t\u00eb presidentit aktual Trump. K\u00ebshtu, n\u00ebse SHBA q\u00eb \u00ebsht\u00eb superfuqi \u00ebsht\u00eb vulnerab\u00ebl ndaj Rusis\u00eb, kjo duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb ne Shqiptar\u00ebve m\u00eb vigjilent dhe m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm ndaj raporteve q\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb n\u00eb rrafsh shtet\u00ebror, por edhe n\u00eb kuad\u00ebr ideologjik me vende t\u00eb tilla. T\u00eb qenit vigjilent dhe t\u00eb kujdess\u00ebshm do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit aktual n\u00eb Ballkan thoshte znj. Kodheli. K\u00ebt\u00eb ne mund ta b\u00ebjm\u00eb duke biseduar me nj\u00ebri-tjetrin, duke shk\u00ebmbyer mendimet, duke i trajtuar k\u00ebto gj\u00ebra s\u00eb bashku. Pra t\u00eb bashkuar t`i b\u00ebjm\u00eb ball\u00eb rrezikut. Ajo e mbylli bised\u00ebn e saj me nj\u00eb shprehje t\u00eb John Lennon \u201cGive peace a chance\u201d (Jepini paqes nj\u00eb mund\u00ebsi). Mir\u00ebpo kam p\u00ebrshtypjen se nj\u00eb rrezik i till\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr i stisur sesa real dhe e gjith\u00eb kjo histori nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se justifikim p\u00ebr t\u00eb justifikuar saknsionet ndaj Rusis\u00eb. Kreu i diplomacis\u00eb ruse Lavrov tha para disa koh\u00ebsh se Rusia n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb armik, por mik i Evrop\u00ebs dhe kjo e fundit duhet t`i largohet frym\u00ebs e cila ka mbetur prej Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrt\u00ebt\u00eb se paqes duhet t`i jepet nj\u00eb mund\u00ebsi, por duhet trajtuar me objektivitet se kush po pengon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb vecant\u00eb ne shkollen e veres ishte edhe fjala e ambasadorit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm amerikan ne Shqiperi, David Muniz, i cili z\u00ebv\u00ebnd\u00ebson ambasadorin n\u00eb ikje LU deri n\u00eb momentin e em\u00ebrimit t\u00eb ambasadorit t\u00eb ri. Muniz tha se ardhja n\u00eb pushtet e presidentit Trump ka shkaktuar pak frik\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb deklaratave dhe sjelljeve kontraverse q\u00eb ky i fundit ka pasur n\u00eb politikat e tij t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme. Ai tha se pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre deklaratave t\u00eb forta q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Trump n\u00eb lidhje me t\u00ebrheqjen e SHBA nga NATO, \u00ebsht\u00eb e sigurt se roli i SHBA n\u00eb aleanc\u00eb \u00ebsht\u00eb definitivisht i pandryshuesh\u00ebm dhe nuk diskutohet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Brexit. Krahas k\u00ebsaj ambasadori tha se dy prej faktor\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrvec Rusis\u00eb po shtrijn\u00eb ndikimin e tyre n\u00eb Ballkan jan\u00eb Turqia dhe Irani. Turqia, tha Muniz, po ndjek nj\u00eb politik\u00eb kontraverse p\u00ebr sa i p\u00ebrket Aleanc\u00ebs dhe zemra e saj duket sikur nuk rreh m\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb NATO-s. Nuk ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s t\u00eb blej\u00eb arm\u00eb t\u00eb sofistikuara nga nj\u00eb vend jo an\u00ebtar dhe kjo ka shkaktuar nj\u00eb debat t\u00eb madh brenda shteteve an\u00ebtare se Turqis\u00eb nuk i duhet shitur m\u00eb armatim i NATO-s. C\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr blerjen e sistemit antiraketor rus S-400. Mir\u00ebpo mendoj se fjala e ambasadorit rreh diku tjet\u00ebr. SHBA e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranoj\u00eb Turqin\u00eb si faktor vet-vendos\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn e brendshme dhe n\u00eb rajon pasi q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Turqia ka trokitur n\u00eb portat e BE dhe \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb me inferioritet ndaj supremacis\u00eb amerikane n\u00eb rajon. E them k\u00ebt\u00eb sepse nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtar i aleanc\u00ebs, Greqia, e ka n\u00eb arsenalin e saj sistemin antiraketor S-300 i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb version m\u00eb i vjet\u00ebr i k\u00ebtyre arm\u00ebve q\u00eb Turqia k\u00ebrkon t\u00eb blej\u00eb. Fuqit\u00eb per\u00ebndimore e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb se Turqia e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjithmon\u00eb si mish p\u00ebr top n\u00eb konfliktet n\u00eb Lindjen e Mesme po ju ik\u00ebn nga duart dhe po ndjek nj\u00eb politik\u00eb e cila i shkon p\u00ebr shtat interesave t\u00eb saj t\u00eb brendshme n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr rrit ndikimin dhe dominimin e faktorit musliman n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket Iranit, Z. Muniz tha se t\u00ebrheqja e administrat\u00ebs Trump nga pakti b\u00ebrthamor me Iranin ishte l\u00ebvizje n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase e nevojshme, megjith\u00ebse marr\u00ebveshja ka qen\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb. Kjo p\u00ebr arsye se Irani vazhdimisht ka shkelur pika t\u00eb caktuara t\u00eb marr\u00ebveshjes duke e zgjeruar aktivitetin e tij b\u00ebrthamor dhe duke prodhuar arm\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr stabilitetin e rajonit. Ai gjithashtu tha se Irani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i cili po eksporton radikaliz\u00ebm dhe kjo e tremb shum\u00eb Evrop\u00ebn, por edhe Ballkanin t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00ebn rrezen e tij t\u00eb veprimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye politika shqiptare por edhe qytetar\u00ebt duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet me vende t\u00eb tilla t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Ambasadori ka t\u00eb drejt\u00eb kur thot\u00eb se Irani eksporton radikaliz\u00ebm, por k\u00ebt\u00eb jo me vullnetin e tij t\u00eb lir\u00eb. Ambasadori duhet ta dij\u00eb mjaft mir\u00eb se politika e jashtme e vendit t\u00eb tij \u201cdetyroi\u201d shtetin shqiptar t\u00eb importonte mbi 3000 muxhahedin\u00eb iranian\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs terroriste MEK. Pra Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e rrezikuar nga radikalizmi iranian, por kjo jo p\u00ebr faj t\u00eb politikave t\u00eb Republik\u00ebs Islamike t\u00eb Iranit n\u00eb Ballkan, por si pasoj\u00eb e interesave afatmesme t\u00eb SHBA-ve dhe si pasoj\u00eb e mefsht\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb Shqiptare n\u00eb trajtimin e c\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb. Mbase duhet t`i jepet t\u00eb drejt\u00eb ndonj\u00eb interesi t\u00eb kushtuar vendit ton\u00eb nga Republika Islamike e Iranit pasiq\u00eb ky grup ushtarak (MEK) i vendosur n\u00eb Shqip\u00ebri rrezikon drejtp\u00ebrdrejt sigurin\u00eb e vendit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb seminare u diskutua gjithashtu edhe p\u00ebr kriz\u00ebn e refugjat\u00ebve sirian\u00eb. Koordinatori komb\u00ebtar i zyr\u00ebs p\u00ebr ekstremizmin e dhunsh\u00ebm Agron Sojati e nisi kumtes\u00ebn e tij duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u201cqarkullon nj\u00eb thashethem sikur n\u00eb Shqip\u00ebri pritet t\u00eb vijn\u00eb 600.000 terrorist\u00eb\u201d dhe menj\u00ebher\u00eb pas saj b\u00ebri interpretim t\u00eb k\u00ebtij thashethemi duke th\u00ebn\u00eb se numrat n\u00eb fakt jan\u00eb pak t\u00eb hiperbolizuar, sespse numri i tyre do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i reduktuar. Sipas fjal\u00ebs s\u00eb Agron Sojatit ne duhet t\u00eb p\u00ebrgatitetemi q\u00eb t\u00eb strehojm\u00eb terrorist\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga lufta n\u00eb Siri n\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebhen shkak p\u00ebr destabilizim n\u00eb vend. Por kjo fjali e z. Sojati ne njefare menyre na konfuzoi ne pjesemarresit ne shkollen e veres. Ne nje ane Shqiperia kerkon te luftoje radikalizmin e dhunshem, por ne anen tjeter ne strehojme radikale? Si do sillet Shqiperia me radikalet e ISIS-it qe do vine ne Shqiperi? Do i leme ne kampe sikur kemi lene radikalet e MEK-ut?<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element t\u00eb cilin d\u00ebshiroj ta p\u00ebrmend nga diskutimet e shkoll\u00ebs verore \u00ebsht\u00eb biseda e drejtorit ekzekutiv t\u00eb Institutit Shqiptar t\u00eb Medias , Remzi Lanit. Nd\u00ebr t\u00eb tjera z. Lani tha se Rusia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej faktor\u00ebve t\u00eb tret\u00eb t\u00eb cil\u00ebt po synojn\u00eb ndikim n\u00eb Ballkan jo p\u00ebr q\u00ebllime gjeo-strategjike, por me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb alarmuar dhe prishur qet\u00ebsin\u00eb e BE dhe NATO, nd\u00ebrsa Kina ka vet\u00ebm synime ekonomike nga ana e saj. Ai u shpreh se n\u00eb Samitin e fundit t\u00eb BE u v\u00ebrejt nj\u00eb vullnet i dob\u00ebt p\u00ebr zgjerimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb unionit dhe se procesi i Berlinit \u00ebsht\u00eb af\u00ebr fundit. N\u00eb lidhje me Turqin\u00eb z. Lani p\u00ebrdori tone m\u00eb t\u00eb ashpra dhe ekstremiste. Ai thoshte se Turqia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend prej t\u00eb cilit duhet t\u00eb marrim shembull t\u00eb demokracis\u00eb apo t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb drejtimit t\u00eb shtetit pasi n\u00eb Turqi demokracia ka vdekur. Erdogani me politik\u00ebn e tij bart nj\u00eb axhend\u00eb t\u00eb rrezikshme Islamike e cila c\u00ebnon sigurin\u00eb e vendit ton\u00eb. Megjithat\u00eb investimet turke dhe suksesin e tyre n\u00eb ekonomi duhet ta mir\u00ebpresim dhe t\u00eb marrim shembull-shprehet ai. Me pak fjal\u00eb z. Lani thot\u00eb q\u00eb buk\u00ebn t`ia ham\u00eb turkut, kurse duan\u00eb kaurit. Nuk e di pse z. Lani thot\u00eb se Turqia nuk ka demokraci kur n\u00eb zgjedhjet e fundit pjesmarrja n\u00eb zgjedhje ishte shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb sesa n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb BE apo edhe e SHBA. Krahas k\u00ebsaj nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb vend diktatorial q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen zgjedhje demokratike dhe kryetari i opozit\u00ebs t\u00eb pranoj\u00eb humbjen dhe t\u00eb uroj\u00eb fituesin, sic b\u00ebri Muharrem Ince para nj\u00eb muaji. Krahas k\u00ebsaj Z. Lani duhet ta dij\u00eb mir\u00eb se n\u00eb ambjektin per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat i madh q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb lidhje me demokracin\u00eb liberale si model qeverisjeje, pasi q\u00eb ka treguar munges\u00eb t\u00eb stabilitetit dhe siguris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Kjo v\u00ebrehet edhe n\u00eb zgjedhjet elektorale t\u00eb vendeve t\u00eb BE t\u00eb cilat po shohin rritje t\u00eb elektoratit t\u00eb ekstremeve t\u00eb majta dhe t\u00eb djathta. Hungaria dhe Austria po aplikojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb politik\u00eb t\u00eb fort\u00eb, ku i pari refuzon refugjat\u00ebt sepse jan\u00eb musliman\u00eb dhe i dyti mbyll xhamia me justifikimin se rrezikojn\u00eb stabilitetin n\u00eb vend. Nga ana tjet\u00ebr Trump ngre mure me vendet fqinje dhe ndalon hyrjen e qytetar\u00ebve t\u00eb disa vendeve muslimane dhe kjo nuk shihet si c\u00ebnim i parimeve demokratike, por si c\u00ebshtje sigurie. Gjithashtu Z. Lani duhet t\u00eb ket\u00eb parasysh se ne shqiptar\u00ebt jemi popullsi me shumic\u00eb muslimane dhe stabiliteti q\u00eb Turqia ka treguar n\u00eb modelin e saj t\u00eb rregullimit t\u00eb jet\u00ebs fetare duhet t\u00eb merret shembull edhe t\u00eb ne, gj\u00eb kjo e cila u theksua edhe nga Ergys Muzhaqi- ekspert p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb vend. Qeveria shqiptare dhe shoq\u00ebria civile duhet ta kuptojn\u00eb q\u00eb feja (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Islami) jan\u00eb ndihm\u00ebse dhe kontribuese n\u00eb laicitetit e vendit dhe t\u00eb hiqet dor\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga nj\u00eb mend\u00ebsi ateiste e cila e sheh fen\u00eb si rrezik.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi d\u00ebshiroj ta mbyll me nj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb lidhur me nj\u00eb studim t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga AIIS n\u00eb lidhje me radikalizmin fetar. N\u00eb studimin q\u00eb u paraqit n\u00eb seminar u v\u00ebrejt se pavar\u00ebsisht se tema kishte t\u00eb b\u00ebnte me problemet q\u00eb sjell ekstremizmi dhe radikalizmi me baza fetare, studimi paraqiste vet\u00ebm \u201cradikalizmin islamik\u201d dhe metodat p\u00ebr ta parandaluar ose kuruar at\u00eb. Pas nj\u00eb replike t\u00eb b\u00ebr\u00eb me p\u00ebrgatit\u00ebsit e studimit ku ju b\u00ebra me dije se k\u00ebtu te ne rreziqet nga ekstremist\u00ebt katolik\u00eb apo t\u00eb misionar\u00ebve t\u00eb feve t\u00eb tjera jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkalle m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, kuptova se studimet e b\u00ebra nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb informacioneve t\u00eb tyre i mbajn\u00eb konfidenciale dhe paraqiten vet\u00ebm pjes\u00eb t\u00eb vecanta t\u00eb studimeve.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb problem e kam ndjer\u00eb edhe n\u00eb seminare t\u00eb organizuar nga institute t\u00eb tjera t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb me cdo kusht t\u00eb paraqesin rrezikun q\u00eb vjen nga \u201cradikalizmi islamik\u201d dhe ta paraqesin si fakt prezent n\u00eb mesin e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Evropian\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb standard p\u00ebrsa i p\u00ebrket ekstremizmit dhe radikalizmit n\u00ebse duan t\u00eb krijojn\u00eb stabilitet. N\u00eb koh\u00ebn kur flitet p\u00ebr masat kund\u00ebr ekstremizmit duhen pasur parasysh t\u00eb gjith\u00eb llojet e ekstremizmit duke nisur nga ai katolik q\u00eb po p\u00ebrhapet n\u00eb mas\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb e deri te t\u00eb gjitha llojet e tjera. Kur Turqia si an\u00ebtar kyc i NATO-s thot\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri operojn\u00eb organizata terroriste si FETO, apo kur qeveria jone strehon MEK-un, kjo duhet shikuar me seriozitet dhe duhet punuar p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebto c\u00ebshtje, ndryshe nga m\u00ebnyra si \u00ebsht\u00eb vepruar ku fjala e shtetit turk ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr kjo gje te beson se kemi me standarte dyfishe. Kur radikalizmi katolik c\u00ebnon sfer\u00ebn publike, duhen marr\u00eb masa serioze p\u00ebr ta kuruar k\u00ebt\u00eb problem. N\u00ebse do t\u00eb vazhdohet me politika t\u00eb dyfishta balancat do t\u00eb prishen k\u00ebtu n\u00eb rajon dhe besueshm\u00ebria ndaj faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb vij\u00eb duke r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoj se kjo politik\u00eb do t\u00eb ket\u00eb efekt bumerang, e cila n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb do t\u00eb krijoj\u00eb probleme t\u00eb paqena n\u00eb sfer\u00ebn ton\u00eb publike. T\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb ambjent t\u00eb tendosur t\u00eb cilin e ushqen frik\u00eb, ksenofobi, islamofobi dhe radikaliz\u00ebm fetar e b\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb t\u00eb ndjehet m\u00eb pak e sigurt dhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb panik. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend evropian me kultur\u00eb dhe trash\u00ebgimi osmane dhe kjo duhet pasur parasysh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruhen balancat dhe paqja e brisht\u00eb aktuale.<br \/>\nNga: Samet Vata<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb samitit t\u00eb NATO-s n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb Tiran\u00eb u organizua edhe nj\u00eb shkoll\u00eb verore nga Instituti Shqiptar p\u00ebr Studime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, AIIS, n\u00eb lidhje me mjedisin e siguris\u00eb n\u00eb Ballkanin Perendimor, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs isha edhe un\u00eb. Q\u00ebllimi i shkoll\u00ebs ishte informimi mbi strategjin\u00eb q\u00eb Aleanca e Atlantikut (NATO) ka n\u00eb rajonin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":47,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"ctype":[],"module":[17],"class_list":["post-125","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-i-pakategorizuar","blog-gazeta-impakt","module-artikuj"],"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=125"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/125\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=125"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=125"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=125"},{"taxonomy":"ctype","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/ctype?post=125"},{"taxonomy":"module","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/module?post=125"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}