{"id":1264,"date":"2021-09-15T14:12:00","date_gmt":"2021-09-15T09:42:00","guid":{"rendered":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/?p=1264"},"modified":"2021-09-15T14:12:00","modified_gmt":"2021-09-15T09:42:00","slug":"muxhahedinia-maryam-rajavi-shantazhon-shqiperine-per-tu-bere-regjimi-i-ri-i-sadam-huseinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/posts\/1264","title":{"rendered":"Muxhahedinia Maryam Rajavi shantazhon Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb \u201cregjimi i ri i Sadam\u201d Huseinit"},"content":{"rendered":"<p>Zhvendosja e detyruar e organizat\u00ebs MEK nga Iraku n\u00eb Shqip\u00ebri solli ndryshime drastike brenda grupit. Ata nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb durojn\u00eb ekstremet e nxeht\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb ftohtit n\u00eb Bagdad, jetojn\u00eb s\u00eb bashku me fqinj\u00ebt e zakonsh\u00ebm p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb dy dekada, dhe kan\u00eb humbur udh\u00ebheq\u00ebsin e tyre, Massoud Rajavin; t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb ndikuar thell\u00ebsisht te an\u00ebtar\u00ebt. Ata tani kan\u00eb \u201cluksin\u201d p\u00ebr t\u00eb menduar, dhe mjedisi dhe rrethanat e ndryshuara kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb sfidojn\u00eb udh\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Dezertimet filluan pothuajse menj\u00ebher\u00eb, dhe tani MEK \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kthetrat e kriz\u00ebs s\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb. Problemi u p\u00ebrkeq\u00ebsua kur Fondacioni Familja Sahar e zhvendosi pun\u00ebn e tij nga Bagdadi n\u00eb Tiran\u00eb. Sahari u krijua p\u00ebr t\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje dhe ndihm\u00eb p\u00ebr familjet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb MEK-ut q\u00eb po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb lidheshin me t\u00eb dashurit e tyre t\u00eb izoluar n\u00eb MEK, nd\u00ebrsa ndodheshin n\u00eb Irak. Udh\u00ebheq\u00ebsit e MEK-ut i konsiderojn\u00eb familjet dhe marr\u00ebdh\u00ebniet familjare si \u201chelm\u201d, dhe kan\u00eb provuar \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u2019i ndaluar k\u00ebto familje q\u00eb t\u00eb kontaktojn\u00eb me t\u00eb dashurit e tyre n\u00eb grup.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb Sahari ka filluar pun\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, liderja e re e MEK, Maryam Rajavi \u00ebsht\u00eb n\u00eb panik. Sahari filloi duke i kujtuar UNHCR-s\u00eb dhe autoriteteve shqiptare ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr refugjat\u00ebt, n\u00eb ve\u00e7anti konventat dhe nenet e OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si MEK i refuzon k\u00ebto norma.<\/p>\n<p>Maryam Rajavi reagoi duke e b\u00ebr\u00eb situat\u00ebn edhe m\u00eb keq: https:\/\/www.mojahedin.org\/news\/197420<\/p>\n<p>Kund\u00ebr-fushata e Maryamit bazohet n\u00eb taktikat e p\u00ebrdorura nga Massoud Rajavi n\u00eb Irak \u2013 shantazh dhe detyrim \u2013 por \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr von\u00eb dhe ato e kan\u00eb humbur potencialin e tyre.<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb pasi Sahari filloi fushat\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb informuar autoritetet shqiptare mbi sjelljet e paligjshme dhe skandaloze t\u00eb MEK-ut, Rajavi njoftoi se tre individ\u00eb jobesnik\u00eb, Hadi Sanikhani, Gholamreza Shokri dhe Sarfaraz Rahimi kishin kontaktuar me familjet e tyre n\u00eb Iran dhe k\u00ebshtu jan\u00eb deklaruar si \u2018agjent\u00eb t\u00eb regjimit\u2019. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, tha ajo, \u201cnga tani, ne do t\u2019u nd\u00ebrpresim ndihmat financiare t\u00eb refugjat\u00ebve\u201d. MEK tha m\u00eb pas se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebtyre individ\u00ebve t\u2019u riktheheshin parat\u00eb e tyre t\u00eb UNHCR-s\u00eb, ishte q\u00eb ata (dhe t\u00eb tjer\u00eb) t\u00eb shkruanin ato q\u00eb do u diktonte MEK. Edhe n\u00eb burgjet e Sadamit, MEK-u p\u00ebrdorte taktika t\u00eb tilla shtr\u00ebnguese p\u00ebr t\u00eb detyruar pajtueshm\u00ebrin\u00eb dhe heshtjen.<\/p>\n<p>T\u00eb tre individ\u00ebt shkuan n\u00eb zyr\u00ebn e UNHCR-s\u00eb dhe shpjeguan se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur. UNHCR-ja i k\u00ebshilloi ata q\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb selin\u00eb qendrore t\u00eb MEK-ut dhe t\u00eb bisedonin me ta. Atje ata u k\u00ebrc\u00ebnuan dhe u sulmuan nga operativ\u00ebt e MEK-ut. Dy prej tyre kan\u00eb publikuar raportin e tyre t\u00eb ngjarjeve, por Sarfaraz Rahimi \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar dhe ka pranuar t\u00eb shkruaj\u00eb p\u00ebr ta. Ai shkruan at\u00eb q\u00eb ata diktojn\u00eb kund\u00ebr dy t\u00eb tjer\u00ebve \u2013 t\u00eb cil\u00ebt me sa duket ankohen se nuk kan\u00eb ushqim apo para n\u00eb Tiran\u00eb, duke i d\u00ebnuar ata si agjent\u00eb t\u00eb regjimit iranian.<\/p>\n<p>Pastaj Rajavi i boton k\u00ebto letra t\u00eb Rahimit s\u00eb bashku me letrat e n\u00ebnshkruara nga personalitetet amerikane n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb MEK-ut.<\/p>\n<p>Letrat e amerikan\u00ebve i drejtohen Kryeministrit shqiptar dhe mbajn\u00eb vul\u00ebn e njohur t\u00eb autor\u00ebsis\u00eb s\u00eb MEK-ut. (Nj\u00eb let\u00ebr e botuar nga MEK \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar me ngjyr\u00eb t\u00eb kalt\u00ebr. Mund t\u00eb spekulojm\u00eb se si MEK mori letr\u00ebn origjinale q\u00eb duhet t\u00eb ishte d\u00ebrguar direkt nga amerikan\u00ebt tek kryeministri shqiptar!)<\/p>\n<p>Ky kombinim letrash (rr\u00ebfimet e detyruara s\u00eb bashku me letrat e amerikan\u00ebve drejtuar kryeministrit shqiptar q\u00eb pretendojn\u00eb se Irani po vepron kund\u00ebr MEK-ut n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebn mask\u00ebn e qendrave kulturore etj.), kishte dy synime. Nj\u00ebri ishte t\u00eb paralajm\u00ebronte disident\u00ebt brenda MEK-ut se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse ata largoheshin apo n\u00ebse nuk u bindeshin urdhrave. Q\u00ebllimi tjet\u00ebr ishte q\u00eb qeveria shqiptare t\u00eb mb\u00ebshteste MEK-un dhe t\u00eb kopjonte rolin e Sadam Huseinit n\u00eb mbijetes\u00ebn e grupit duke d\u00ebnuar mospajtimin, vet\u00ebm se k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Reagimet nuk ishin ashtu si Rajavi donte apo parashikonte. Brenda MEK-ut dhe n\u00eb mesin e ish-an\u00ebtar\u00ebve ka pasur zem\u00ebrim. Duket se pas tre dekadave t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb papaguar p\u00ebr MEK-un dhe Sadam Huseinin, n\u00eb dit\u00ebn kur dikush largohet, t\u00eb gjith\u00eb menj\u00ebher\u00eb rr\u00ebfejn\u00eb n\u00eb shkrimet e tyre se jan\u00eb agjent\u00eb t\u00eb regjimit iranian. Ka vet\u00ebm dy mund\u00ebsi: ose organizata g\u00ebnjen dhe merr rr\u00ebfime t\u00eb detyruara, ose organizata \u00ebsht\u00eb nj\u00eb terren trajnimi p\u00ebr agjent\u00ebt e regjimit.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb ankohen se edhe pse amerikan\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u2019i rekrutojn\u00eb njer\u00ebzit si mercenar\u00eb, ata nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mos i paguajn\u00eb dhe t\u2019i detyrojn\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb gladiator\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Vet\u00eb shqiptar\u00ebt e shohin k\u00ebt\u00eb prani t\u00eb MEK-ut si nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshmi q\u00eb Amerika po e p\u00ebrdor vendin e tyre p\u00ebr \u00e7do lloj korrupsioni dhe veprimtarie t\u00eb paligjshme. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ende e njohur si nj\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr narkotik\u00eb, kontraband\u00eb arm\u00ebsh dhe trafikim njer\u00ebzish, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb pastruar vendin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb bashkohet me BE-n\u00eb. Shqiptar\u00ebt ankohen se vendi i tyre po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb kontrabanduar arm\u00ebt amerikane n\u00eb Siri dhe vende t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturit rebel\u00eb t\u00eb moderuar, se NATO p\u00ebrdor Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer aktivitete q\u00eb nuk mund t\u2019i kryej\u00eb n\u00eb SHBA apo BE, dhe se CIA dhe Pentagoni e kan\u00eb kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb jasht\u00eb-gjyq\u00ebsore p\u00ebr veprimtari t\u00eb poshtra. Dhe tani John Bolton dhe Senatori John McCain, s\u00eb bashku me t\u00eb tjer\u00ebt, e p\u00ebrdorin Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb trampolin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur axhenda t\u00eb paqarta politike t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb trajnimin e terrorist\u00ebve dhe sigurimin e tok\u00ebs dhe logjistik\u00ebs p\u00ebr grupet q\u00eb do t\u00eb vendosen n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me hedhjen e mbetjeve radioaktive dhe me t\u00eb burgosurit e Guantanamos, Shqip\u00ebris\u00eb tani i \u00ebsht\u00eb ngecur edhe MEK-u. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb marr\u00eb k\u00ebshilla dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u2019i deradikalizuar k\u00ebta fanatik\u00eb, qeveria po shantatohet dhe po korruptohet n\u00eb kryerjen e t\u00eb nj\u00ebjtit rol si Sadam Huseini p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe instaluar MEK-un.<\/p>\n<p>Massoud.khodabandeh<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zhvendosja e detyruar e organizat\u00ebs MEK nga Iraku n\u00eb Shqip\u00ebri solli ndryshime drastike brenda grupit. Ata nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb durojn\u00eb ekstremet e nxeht\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb ftohtit n\u00eb Bagdad, jetojn\u00eb s\u00eb bashku me fqinj\u00ebt e zakonsh\u00ebm p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb dy dekada, dhe kan\u00eb humbur udh\u00ebheq\u00ebsin e tyre, Massoud Rajavin; t\u00eb gjitha &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":1170,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[61],"tags":[54,108],"ctype":[38],"module":[17],"class_list":["post-1264","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muxhahedinet","tag-maryam-rajavit","tag-te-larguarit-nga-mek-ne-shqiperi","blog-gazeta-impakt","ctype-tekst","module-artikuj"],"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1264"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1264\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1170"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1264"},{"taxonomy":"ctype","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/ctype?post=1264"},{"taxonomy":"module","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/module?post=1264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}