{"id":1349,"date":"2022-01-03T13:40:11","date_gmt":"2022-01-03T10:10:11","guid":{"rendered":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/?p=1349"},"modified":"2022-01-03T13:40:11","modified_gmt":"2022-01-03T10:10:11","slug":"keshilli-i-lidershipit-te-organizates-muxhahidinet-halk-ose-haremi-i-mek","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/posts\/1349","title":{"rendered":"K\u00ebshilli i lidershipit t\u00eb Organizat\u00ebs Muxhahidin\u00ebt Halk ose haremi i MEK"},"content":{"rendered":"<p>Shpesh femra t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e MEK apo femra an\u00ebtare t\u00eb shoqat\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe personalitete t\u00eb ndryshme m\u00eb kan\u00eb pyetur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte ose me email q\u00eb t\u00eb tregoj p\u00ebr tem\u00ebn e haremit t\u00eb Rajavi dhe p\u00ebr shtypjen e madhe q\u00eb kryhej n\u00eb t\u00eb. M\u00eb kan\u00eb pyetur p\u00ebr tradh\u00ebtit\u00eb mes burrave dhe grave, ndjenjat e shtypura dhe p\u00ebr s\u00ebndukun q\u00eb ndodhej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Maryam Rajavi.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb pasi u shk\u00ebputa nga organizmat e k\u00ebsaj organizate ishte mjaft e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua t\u00eb kujtoja ato an\u00eb t\u00eb err\u00ebta p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs fetare t\u00eb familjes sime dhe gjithashtu p\u00ebr shkak t\u00eb 20 viteve tortur\u00eb psikologjike dhe lavazh truri n\u00ebn ideologjin\u00eb shpellare t\u00eb MEK ku gjithsecili duhet t\u2019i shmangej \u00e7do debati me t\u00eb huajt. N\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb revolucionit ideologjik femrat u detyruan nga Mas\u2019udi t\u00eb divorcoheshin dhe t\u00eb mos ndaheshin dhe t\u00eb gjitha ato u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb band\u00ebn \u201cA\u201d, m\u00eb pas ato u riseleksionuan dhe disa prej tyre u rradhit\u00ebn n\u00eb band\u00ebn \u201cB\u201d e cila ishte mjaft e af\u00ebrt me Rajavi.<\/p>\n<figure id=\"attachment_1353\" aria-describedby=\"caption-attachment-1353\" style=\"width: 650px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-1353 size-full\" src=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/Rajavi_Massoud_34-1.jpg\" alt=\"Massoud Rajavi\" width=\"650\" height=\"519\" srcset=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/Rajavi_Massoud_34-1.jpg 650w, https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/Rajavi_Massoud_34-1-300x240.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 650px) 100vw, 650px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1353\" class=\"wp-caption-text\">K\u00ebshilli i lidershipit t\u00eb Organizat\u00ebs Muxhahidin\u00ebt Halk ose haremi i MEK<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb band\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb t\u00eb gjitha ato gra q\u00eb i kishin harruar bashk\u00ebshort\u00ebt e tyre p\u00ebr hir t\u00eb revolucionit ideologjik dhe q\u00eb e ofronin veten si gra t\u00eb Mas\u2019ud Rajavi. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera ato duhet ta njihnin veten si pjes\u00eb t\u00eb haremit dhe prona personale t\u00eb Mas\u2019udit. Por \u00e7\u00ebshtja e femrave ishte mjaft e nd\u00ebrlikuar dhe e thell\u00eb dhe ato ishin urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb merrnin shembull Maryam Rajavi dhe t\u00eb silleshin si ajo. Ndoshta do t\u00eb keni d\u00ebgjuar dhe ju faktin q\u00eb ai (Mas\u2019udi) e prezantonte Maryam Rajavi si z\u00ebvend\u00ebsen e tij n\u00eb prani t\u00eb grave dhe q\u00eb ajo do ishte personi q\u00eb do i afronte grat\u00eb me liderin dhe do t\u00eb ishte nd\u00ebrmjet\u00ebsja.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb p\u00ebrmend emrin e disa burrave q\u00eb u ngrit\u00ebn kund\u00ebr g\u00ebnjeshtr\u00ebs s\u00eb ashtuquajtur \u201crevolucioni Maryam\u201d si \u201ckomandanti Afshar\u201d Z. Hadi Afshar i ashtuquajtur Sejid Xhemali, ose komandant Fetollah q\u00eb quhej ndryshe Mehdi Eftekhari t\u00eb cil\u00ebt u posht\u00ebruan nga Rajavi. Un\u00eb do t\u2019ju shkruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb di se si u shkat\u00ebrruan shum\u00eb persona nga duart e Mas\u2019ud dhe Maryam Rajavi. Sigurisht q\u00eb shum\u00eb persona kan\u00eb shkruar rret k\u00ebtyre historive t\u00eb hidhura dhe mund t\u2019i gjeni ato n\u00eb faqe t\u00eb ndryshme n\u00eb internet por m\u00eb e hidhura nga t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb historia e Mehdi Eftekhariut i cili nuk mundi t\u00eb \u00e7lirohej nga ata dhe madje u p\u00ebrdor edhe n\u00eb \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs kur organizata donte ta vriste p\u00ebr interes t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ai i komandantit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm Alinaki Hadadi p\u00ebr t\u00eb cilin Rajavi nuk dha leje t\u00eb varrosej n\u00eb varrez\u00ebn e d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb MEK dhe e braktis\u00ebn n\u00eb po at\u00eb vend pran\u00eb kampit ku e vran\u00eb me cianur.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se e keni v\u00ebn\u00eb re n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel Rajavi i braktisi t\u00eb gjith\u00eb burrat dhe n\u00eb reklamat e tij thonte se k\u00ebshilli i lidershipit p\u00ebrb\u00ebhej vet\u00ebm nga grat\u00eb. Ai i vendosi n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ul\u00ebt burrat dhe n\u00eb \u00e7do formacion t\u00eb mundsh\u00ebm i vendosi ata n\u00ebn kontrollin e grave. Rajavi vendosi linj\u00ebn e kuqe e cila nuk duhej t\u00eb kalohej kurr\u00eb dhe thonte se anj\u00eb burr\u00eb nuk duhet t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb nj\u00eb grua n\u00eb MEK sepse t\u00eb gjitha grat\u00eb ishin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vet\u00eb atij.<\/p>\n<p>N\u00eb fillimim nuk e mendoja kurr\u00eb q\u00eb vet\u00eb Maryam do hiqte shamin\u00eb e saj p\u00ebrball\u00eb Rajavi dhe revolucionin e shikoja n\u00eb nivel ideologjik jo n\u00eb krijimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve seksuale.<\/p>\n<p>M\u00eb pas e pash\u00eb q\u00eb ishte organizuar nj\u00eb ceremoni e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr tu martuar me Mas\u2019ud Rajavi. \u00c7do ngjarje q\u00eb ndodhi ishte mjaft shokuese p\u00ebr mua. Un\u00eb jua kam shpjeguar m\u00eb par\u00eb q\u00eb mbaheshin ceremoni martese me Mas\u2019udin dhe t\u00eb gjitha grat\u00eb duhet t\u00eb thonin po . Nj\u00ebra nga d\u00ebshmitaret ndodhet k\u00ebtu n\u00eb shoqat\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb grave, por m\u00eb pas pash\u00eb se nuk p\u00ebrfundonte gjith\u00e7ka me aktin e martes\u00ebs dhe shfryt\u00ebzimi seksual i grave vazhdonte n\u00ebn kujdesin e Maryam Rajavi e cila kishte rol ky\u00e7 n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pro\u00e7esin.<\/p>\n<p>Maryam e cila ishte gruaja e tret\u00eb dhe kukulla e Mas\u2019udit organizonte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh t\u00eb gjata me ne dhe thonte se ju n\u00eb \u00e7do aspekt jeni gra t\u00eb Mas\u2019udit. Seksi juaj me liderin o organizat\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndryshe mga seksi me t\u00eb tjer\u00eb burra. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj, n\u00eb momentet kur Maryam p\u00ebrballej me situata ku duhet t\u00eb jepte shpjegime dhe argumenta, na drejtohej menj\u00ebher\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb prera dhe t\u00eb qarta se ne ishim grat\u00eb legjitime t\u00eb Mas\u2019udit dhe se ai ishte burri yn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dim\u00ebr t\u00eb vitit 1998 u ftuam n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb cil\u00ebn e kishte organizuar Maryam Rajavi dhe na than\u00eb se duhet t\u00eb laheshim q\u00eb t\u00eb ishim komplet t\u00eb pastra dhe se t\u00eb gjith\u00eb rrobat dhe shamit\u00eb tona duhet t\u00eb ishin t\u00eb reja dhe t\u00eb pastra sepse kjo mbledhje \u00ebsht\u00eb \u201cdoku\u201d i k\u00ebshillit t\u00eb lidershipit dhe n\u00eb ato dok duhet t\u00eb b\u00ebhet k\u00ebrcim i lir\u00eb!<\/p>\n<p>M\u00eb kaploi nj\u00eb frik\u00eb dhe nj\u00eb ndjenj\u00eb e \u00e7uditshme dhe m\u00eb luhatej tensioni saq\u00eb e humba kontrollin dhe pyesja veten se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb k\u00ebrcim i lir\u00eb?! U b\u00ebra kurioze p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb dhe u p\u00ebrpoqa shum\u00eb t\u00eb takohesha me p\u00ebrgjegj\u00ebsen time zonj\u00ebn Faezeh Mohabetkar e cila ishte komandante e rajonit kat\u00ebr t\u00eb kampit Ashraf.<\/p>\n<p>N\u00eb fund kishte mb\u00ebrritur koha e premtuar. Un\u00eb s\u00ebbashku me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh femrash an\u00ebtare t\u00eb organizat\u00ebs u d\u00ebrguam n\u00eb kampim Badizadegan pran\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Ebu Garib n\u00eb Bagdad ku ndodhej dhe vendi ku jetonte lideri i asaj kohe Mas\u2019ud Rajavi. Pasi prit\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsi administrativ dhe i sh\u00ebrbimit t\u00eb Mas\u2019udit dhe Maryam Rajavi erdhi pran\u00eb nesh , na shp\u00ebrndau nga nj\u00eb kuti q\u00eb p\u00ebrmbante peshqir\u00eb dhe produkte kozmetike dhe na tha se \u00e7dokush q\u00eb kishte ardhur k\u00ebtu pa u lar\u00eb dhe parfumosur duhet t\u00eb lahej dhe t\u00eb arrinte maksimumin e past\u00ebrtis\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb pyesja veten se cili ishte q\u00ebllimi e gjith\u00eb k\u00ebtyre gj\u00ebrave?! A k\u00ebrkon Mas\u2019udi t\u00eb na shoh\u00eb nudo?! P\u00ebrse t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dhe na nxisin t\u00eb lahemi dhe pastrohemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp n\u00eb t\u00eb cilin banon Mas\u2019udi me Maryam Rajavi?!<\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb duke luftuar me veten dhe p\u00ebrpiqesha q\u00eb t\u00eb bindesha se k\u00ebto gj\u00ebra na k\u00ebrkoheshin p\u00ebr t\u00eb testuar besnik\u00ebrin\u00eb ton\u00eb ndaj lidershipit. Pasi u p\u00ebrgatit\u00ebn t\u00eb gjitha, na dhan\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb futemi te salloni \u201cX\u201d. N\u00eb qilim ishin shp\u00ebrndar\u00eb flet\u00eb t\u00eb bardha. I gjith\u00eb salloni ishte i veshur me ngjyr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. N\u00eb mes ndodheshin dy kolltuk\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe p\u00ebrball\u00eb tyre nj\u00eb tavolin\u00eb me nj\u00eb Ku\u2019ran, pasqyr\u00eb, s\u00ebnduk dhe nj\u00eb tort\u00eb t\u00eb madhe disa kat\u00ebshe. M\u00eb von\u00eb e kuptuam se n\u00eb s\u00ebnduk ndodheshin byzylyk\u00eb dhe var\u00ebse ari.Pas disa minutash filloi shfaqja dhe Mas\u2019udi s\u00eb bashku me Maryam hyn\u00eb n\u00eb sallon. Mas\u2019udi ishte veshur me rroba sht\u00ebpie dhe madje as \u00e7orapet nuk i kishte veshur nd\u00ebrsa Maryam Rajavi erdhi pa shami dhe me flok\u00eb t\u00eb zbukuruara. T\u00eb dy u ul\u00ebn te kolltuqet q\u00eb ndodheshin n\u00eb mes. M\u00eb pas Maryam u ngrit dhe q\u00ebndroi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb mbrapa kok\u00ebs s\u00eb Mas\u2019udit. Nj\u00ebra nga grat\u00eb i tha se p\u00ebrse nuk ulej?! Maryam iu p\u00ebrgjigj me buz\u00ebqeshje: \u201cUn\u00eb e lash\u00eb k\u00ebt\u00eb kolltuk t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr ty dhe grat\u00eb e tjera t\u00eb Mas\u2019udit!\u201d<\/p>\n<p>Un\u00eb u shokova nga fjala \u201cgrat\u00eb e tjera t\u00eb Mas\u2019udit\u201d dhe u habita shum\u00eb kur grat\u00eb e tjera t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb udh\u00ebheqjes i hoq\u00ebn shamit\u00eb e tyre. N\u00eb ato momente zemra m\u00eb rrihte fort dhe nuk e dija se cili ishte plani dhe faza tjet\u00ebr e tij. Mendoja se p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkushtimit dhe bes\u00eblidhjes son\u00eb me udh\u00ebheq\u00ebsin duhet t\u00eb p\u00ebrgatiteshim t\u00eb pranonim nj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr tu martuar me t\u00eb. M\u00eb pas me nj\u00eb veprim t\u00eb paracaktuar Mas\u2019udi pyet Maryam: \u201cMaryam \u00e7far\u00eb duan k\u00ebto dhe p\u00ebrse i ke sjell\u00eb k\u00ebtu?!\u201d<\/p>\n<p>Maryam Rajavi i p\u00ebrgjigjet: \u201cKan\u00eb ardhur k\u00ebtu q\u00eb ti t\u00eb kryesh ceremonin\u00eb martesore mes vetes dhe tyre&#8230; A nuk t\u00eb thash\u00eb q\u00eb \u00e7\u2019do grua duhet t\u00eb mar\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb?!&#8230;Un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb se femrat e Muxhahidin\u00ebt Halk jan\u00eb grat\u00eb e tua dhe nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb poezi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje serioze.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb pas ajo na tha: \u201cT\u00eb gjitha ju duhet t\u00eb vini t\u00eb uleni nj\u00eb e nga nj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kolltuk q\u00eb Mas\u2019udi t\u00eb lexoj\u00eb aktin e martes\u00ebs dhe t\u00eb gjitha ju duhet t\u00eb shprehni p\u00eblqimin tuaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pasi Mas\u2019ud Rajavi lexoonte aktin e martes\u00ebs, merte nj\u00eb var\u00ebse nga s\u00ebnduku, na e vendoste n\u00eb qaf\u00eb, na p\u00ebrqafonte dhe na puthte.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb ato momente Maryam Rajavi na tha: \u201cNga sot e tutje ju jeni grat\u00eb e Mas\u2019udit.\u201d<\/p>\n<p>Papritur pas nj\u00eb shenje t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Shehrezad Sadr, vendos\u00ebn nj\u00eb muzik\u00eb melodike t\u00eb Mortazaviut dhe m\u00eb pas nj\u00eb t\u00eb Mansoorit . Grat\u00eb dhe an\u00ebtaret e vjetra t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb lidershipit me urdh\u00ebrin e tij u zhvesh\u00ebn dhe filluan t\u00eb k\u00ebrcenin mbi qilimin me flet\u00eb t\u00eb bardha mbi t\u00eb duke buz\u00ebqeshur \u00ebmb\u00ebl dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb provokuese p\u00ebt t\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se sonte duam t\u00eb shkrihemi, etj.Mas\u2019udi i puthte ose i ledhatonte trupin. Aty Mas\u2019ud Rajavi tha: \u201cKy \u00ebsht\u00eb vall\u00ebzimi i lir\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb pas na tha me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: \u201cJu jeni p\u00ebr mua su grat\u00eb e profetit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb e keni t\u00eb ndaluar t\u00eb martoheni me dik\u00eb tjet\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai lexoi ajetin 32 t\u00eb sures Ahzab n\u00eb Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb : \u201c\u064a\u064e\u0627 \u0646\u0650\u0633\u064e\u0627\u0621\u064e \u0627\u0644\u0646\u0651\u064e\u0628\u0650\u064a\u0651\u0650 \u0644\u064e\u0633\u0652\u062a\u064f\u0646\u0651\u064e \u0643\u064e\u0623\u064e\u062d\u064e\u062f\u064d \u0645\u0651\u0650\u0646\u064e \u0627\u0644\u0646\u0651\u0650\u0633\u064e\u0627\u0621\u0650 \u0625\u0650\u0646\u0650 \u0627\u062a\u0651\u064e\u0642\u064e\u064a\u0652\u062a\u064f\u0646\u0651\u064e \u0641\u064e\u0644\u064e\u0627 \u062a\u064e\u062e\u0652\u0636\u064e\u0639\u0652\u0646\u064e \u0628\u0650\u0627\u0644\u0652\u0642\u064e\u0648\u0652\u0644\u0650 \u0641\u064e\u064a\u064e\u0637\u0652\u0645\u064e\u0639\u064e \u0627\u0644\u0651\u064e\u0630\u0650\u064a \u0641\u0650\u064a \u0642\u064e\u0644\u0652\u0628\u0650\u0647\u0650 \u0645\u064e\u0631\u064e\u0636\u064c \u0648\u064e\u0642\u064f\u0644\u0652\u0646\u064e \u0642\u064e\u0648\u0652\u0644\u064b\u0627 \u0645\u0651\u064e\u0639\u0652\u0631\u064f\u0648\u0641\u064b\u0627 ,O grat\u00eb e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnj\u00eb grua tjet\u00ebr, n\u00ebse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni n\u00eb t\u00eb folur e t\u00eb lakmoj\u00eb ai q\u00eb ka s\u00ebmundje n\u00eb zemr\u00ebn e tij, po thoni fjal\u00eb t\u00eb matura.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb ato momente Maryam Rajavi i nxiste grat\u00eb e tjera t\u00eb hiqnin rrobat dhe t\u00eb k\u00ebrcenin lakuriq p\u00ebrball\u00eb burrit t\u00eb saj Mas\u2019udit dhe thonte: \u201cP\u00ebrse nuk mundoheni t\u00eb konkuroni me nj\u00ebra tjetr\u00ebn q\u00eb ti merni leje Mas\u2019udit q\u00eb t\u00eb futeni te dhoma private e tij dhe t\u00eb flini bashk\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb \u00e7asht e kuptova se Maryam Rajavi dhe disa t\u00eb tjera si Gita Givechi dhe Faezeh Mohabetkar i kontrollonin me kujdes t\u00eb gjitha grat\u00eb e tjera dhe pjesa tjet\u00ebr ishin t\u00eb z\u00ebna duke biseduar dhe duke i nxitur ato q\u00eb akoma nuk i kishin hequr rrobat nga turpi.<\/p>\n<p>P\u00ebrshembull n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb ku q\u00ebndronin vet\u00ebm an\u00ebtaret e para t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb lidershipit, p\u00ebrgjegj\u00ebse si Faezeh Mohabetkar, Gita Kivechi dhe Masumeh Melekmmuhamedi kishin rrethuar Mino Fathaliun , e cila u vra m\u00eb von\u00eb, dhe po e shpjegonin dhe m\u00eb pas atyre iu bashkangjit edhe vet\u00eb Maryam Rajavi. Un\u00eb shkova pran\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb shihja \u00e7\u2019po ndodhte dhe pash\u00eb Maryam t\u2019i thonte se duhet t\u2019i hiqte rrobat e politeizmit dhe hipokrizis\u00eb dhe m\u00eb pas Gita m\u00eb tha t\u00eb largohesha dhe Mino do vinte pas meje. M\u00eb shko se k\u00ebto jan\u00eb vlera t\u00eb imam Khomeinit t\u00eb cilat duhet t\u00eb shkulen nga Mino n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb e papar\u00eb dhe e pashoq.<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb Mas\u2019udi merte pamje serioze dhe b\u00ebrtiste duke th\u00ebn\u00eb ti hiqnim rrobat e politeizmit dhe injoranc\u00ebs dhe t\u00eb d\u00ebfreheshim n\u00eb dokun ton\u00eb. Ai na thonte t\u00eb ishim t\u00eb lira n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronim si mali n\u00eb detyrat tona dhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr armikut dhe se a do t\u00eb fitonte ai me ne grat\u00eb?<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb ai qeshte dhe duke p\u00ebrqafuar nj\u00ebr\u00ebn nga femrat , pasi e puthte n\u00eb buz\u00eb na thonte t\u00eb largoheshim te vendet tona dhe t\u00eb fiknim dritat sepse ata t\u00eb dy duhet t\u00eb flinin ose duhet t\u00eb b\u00ebheshin me f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu do rilindte nj\u00eb ndjenj\u00eb dashurie dhe ndjenje q\u00eb ndoshta ishte fshir\u00eb nga ne gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve sh\u00ebrbim pa patur burr\u00eb dhe pa dashuruar ndonk\u00ebnd dhe Maryam Rajavi na shtynte t\u2019ia ofronim veten Mas\u2019udit . Ai e prezantonte Maryam Rajavi si gruan m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebr nga xhelozia sepse ajo e lejonte t\u00eb shkonte me t\u00eb gjitha grat\u00eb e tjera nd\u00ebrsa Maryam Rajavi thonte: \u201cUn\u00eb jam m\u00eb e dashuruara.\u201d<\/p>\n<p>Neve na inkurajonte t\u00eb ishin grat\u00eb e tjera t\u00eb dashuruara pas Mas\u2019udit dhe t\u00eb mos e donim at\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr veten. Vet\u00eb Maryam Rajavi i kishte th\u00ebn\u00eb Shejda Taheriut e cila ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsja e femrave t\u00eb vogla n\u00eb mosh\u00eb madje dhe e vajz\u00ebs s\u00eb Maryam, se talenti i saj dhe i t\u00eb tjerave ishte t\u00eb krijonin programe seksi sepse ia thonin asaj pune p\u00ebrndryshe do quheshin xheloze dhe se ajo do kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fliste aq flok\u00eb sa kishte mbi kok\u00eb sepse i kishin mbetur n\u00eb mendje buz\u00ebt e Shejdas. Ajo thonte se i sidhte nd\u00ebrmend vajzat e vogla 15-vje\u00e7are dhe Shejda thonte: \u201cSi urdh\u00ebron , mot\u00ebr Maryam.\u201d<\/p>\n<p>Ajo nuk ishte festa dhe banketi i fundit dhe k\u00ebshtu bazhduan nj\u00eb ose dy her\u00eb n\u00eb muaj deri n\u00eb r\u00ebnien e Sadam Huseinit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas grat\u00eb viheshin n\u00eb rresht dhe mernin rradh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fjetur nj\u00eb nat\u00eb me Mas\u2019ud Rajavi.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra nga p\u00ebrgjegj\u00ebset e larta t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb lidershipit m\u00eb tha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb private se kishte par\u00eb me syt\u00eb e saj Mas\u2019ud Rajavi t\u00eb kryente orgji me disa an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb lidershipit dhe me disa punonj\u00ebse t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen \u00ebsht\u00eb ruajtur shum\u00eb informacioni mbi k\u00ebto festa dhe shum\u00eb prej tyre dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr shkak se kan\u00eb folur p\u00ebr programin e fsheht\u00eb t\u00eb dokut t\u00eb lidershipit(programin seksual) dhe k\u00ebtu dua t\u00eb p\u00ebrmend emrat e dy personave t\u00eb cilat jan\u00eb zhdukur p\u00ebr shkak se nuk e ruajt\u00ebn sekretin dhe ato jan\u00eb Mino Fethali dhe Mehri Musavi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb plan tjet\u00ebr q\u00eb ishte planifikuar ishte kjo q\u00eb t\u00eb gjitha ne duhet t\u00eb ishim t\u00eb gatshme t\u00eb digjnim veten kolektivisht n\u00ebse forcat amerikane do t\u00eb sulmonin qendr\u00ebn ton\u00eb organizative n\u00eb kampin Ashraf por fatmir\u00ebsisht ata nuk e sulmuan nga brenda por thjesht\u00eb e ruajt\u00ebn nga jasht\u00eb. Ata nd\u00ebrtuan nj\u00eb baz\u00eb ushtarake pran\u00eb nesh dhe na rrethuan me tel me gjemba n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb tre kilometrash nga qendra e kampit Ashraf.Kjo na mbronte maksimalisht nga kureshtja q\u00eb \u00e7dokush nga ne mund t\u00eb kishte dhe na mbante t\u00eb izoluar brenda. Bashk\u00ebpunimi amerikan me k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb p\u00ebr trafikun e qenieve njer\u00ebzore kishte arritur deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb saq\u00eb n\u00eb momentin kur un\u00eb u arratisa u thash\u00eb amerikan\u00ebve t\u00eb mos i tregonin organizat\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb sepse ata supozohej t\u00eb ishin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e liris\u00eb dhe se nuk duhet t\u00eb bashk\u00ebpunonin dhe t\u2019u jepnin llogari nj\u00eb organizate q\u00eb shteti i tyre e kishte klasifikuar si terroriste, por ata nuk d\u00ebgjuan dhe i njoftuan muxhahidin\u00ebt p\u00ebr arratisjen time. Ata d\u00ebrguan motr\u00ebn e tyre Mozhganin q\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse e lart\u00eb e k\u00ebshillit t\u00eb lidershipit dhe Fahijeh Arvanin q\u00eb t\u00eb m\u00eb kthenin n\u00eb kamp. Ata vrapuan me pandofla veshur drejt kampit t\u00eb amerikan\u00ebve q\u00eb t\u00eb m\u00eb kthenin pas.<\/p>\n<figure id=\"attachment_1351\" aria-describedby=\"caption-attachment-1351\" style=\"width: 209px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-1351 size-full\" src=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/Rajavi_Necklace.jpg\" alt=\"Rajavi\" width=\"209\" height=\"278\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1351\" class=\"wp-caption-text\">Rajavi gdhendte foton e tij mbi pllaka ari t\u00eb varseve dhe ua vendoste femrave q\u00eb zgjidhte<\/figcaption><\/figure>\n<p>Rajavi gdhendte foton e tij mbi pllaka ari t\u00eb varseve dhe ua vendoste femrave q\u00eb zgjidhte.<\/p>\n<p>Neve na than\u00eb q\u00eb grat\u00eb e tjera q\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb n\u00eb klasa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nuk duhet t\u00eb kuptonin q\u00eb k\u00ebto var\u00ebse ekzistonin, por m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb mbledhje , Mas\u2019udi ishte i nevrikosur dhe shkruajti mbi nj\u00eb tabel\u00eb \u201cmos na t\u00ebrhiqni zvarr\u00eb dhe mos na shisni\u201d dhe tha se kjo tem\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me var\u00ebset dhe Maryam tha se p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb tema e var\u00ebses t\u00eb mos p\u00ebrhapet dhe t\u00eb mos b\u00ebhet problem duhet mbajtur e fsheht\u00eb nga grat\u00eb e tjera t\u00eb organizat\u00ebs q\u00eb ishin t\u00eb nj\u00eb niveli m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Duhej b\u00ebr\u00eb kujdes q\u00eb ato gra t\u00eb mos e mernin vesh q\u00eb grat\u00eb e k\u00ebshillit t\u00eb lidershipit kryenin marr\u00ebdh\u00ebnie me Mas\u2019udin dhe q\u00eb ai u kishte dhuruar nj\u00eb var\u00ebse ari me fytyr\u00ebn e tij t\u00eb gdhendur n\u00eb t\u00eb. M\u00eb pas Gita b\u00ebrtit duke th\u00ebn\u00eb se \u00e7do p\u00ebrhapje informacion duhet t\u00eb mbytet q\u00eb n\u00eb djep dhe nuk pranohet t\u00eb shfaqen dhe nuk duhet t\u00eb zbulohet asnj\u00eb informacion qoft\u00eb edhe sa nj\u00eb maj\u00eb gjilp\u00ebre.<\/p>\n<p>N\u00eb po k\u00ebt\u00eb takim u tha se dhurata p\u00ebr ata q\u00eb do t\u00eb tradh\u00ebtojn\u00eb lidershipin apo nuk do t\u00eb ruajn\u00eb t\u00eb fshehtat e Rajavi, apo t\u00eb mos jen\u00eb dakort me pik\u00ebpamjet e tyre do t\u00eb jet\u00eb vdekja. Kjo gj\u00eb e angazhoi t\u00eb gjith\u00eb personelin dhe mua m\u00eb plasi zemra si nj\u00eb bomb\u00eb kund\u00ebr sistemit t\u00eb \u00e7uditshm\u00ebm dhe shtyp\u00ebs. Un\u00eb kam qen\u00eb d\u00ebshmitare e t\u00eb gjitha padrejt\u00ebsive n\u00eb k\u00ebshillin e lidershipit sidomos nga viti 1998 e pas. Vendosa q\u00eb kur t\u00eb vinte momenti i duhur t\u00eb veproja me 100% pajtueshm\u00ebri dhe k\u00ebt\u00eb faqe jo vet\u00ebm q\u00eb e firmosa por vendosa edhe shenjat e gisht\u00ebrinjve t\u00eb mi n\u00eb t\u00eb. Me pak fjal\u00eb, pas k\u00ebsaj ne jemi takuar disa her\u00eb me Maryam dhe jemi munduar t\u00eb flasim apo t\u00eb shkruajm\u00eb reagimet tona t\u00eb brendshme dhe ajo justifikonte kalimin e \u00e7donj\u00ebr\u00ebs nga ne n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe n\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe sigurisht q\u00eb kishte dhe persona t\u00eb tjer\u00eb si Mino Fethali, Mehri Musawi dhe shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb gjall\u00eb tani, t\u00eb cilat u zhduk\u00ebn dhe nuk i pam\u00eb m\u00eb. Mino Fethali dhe Mehri Musawi kan\u00eb nj\u00eb histori tjet\u00ebr dhe un\u00eb do ju tregoj p\u00ebr k\u00ebto dy viktima.<\/p>\n<p>Maryam na pyeste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur se \u00e7far\u00eb b\u00ebnim dhe \u00e7far\u00eb mendonim dhe p\u00ebrse nuk kishim k\u00ebrkuar t\u00eb flinim me Mas\u2019ud pas k\u00ebrcimit t\u00eb lir\u00eb ? P\u00ebrse akoma nuk e njihnim veten si gra t\u00eb tij dhe p\u00ebrse nuk ndiqnin hapat e mija? Gijthashtu thonte se duhet t\u00eb hidhnin hapat ton\u00eb mbi t\u00eb sajat. Shpesh na thonte se n\u00eb qoft\u00eb se tavani i udh\u00ebheqjes ideologjike \u00ebsht\u00eb kjo dhom\u00eb , k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb tavolin\u00eb \u00ebsht\u00eb kulmi i martes\u00ebs dhe seksit dhe ju nuk e keni hedhur mar\u00eb gurin e varrit tuaj. Ajo e p\u00ebrdorte shum\u00eb shembullin e gurit t\u00eb varrit me ne dhe thonte se ai gur\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta jon\u00eb e mallkuar me ish-bashk\u00ebshort\u00ebt. Nj\u00eb jet\u00eb e cila akoma na mban peng dhe t\u00eb ndar\u00eb nga Rajavi. Sigurisht q\u00eb na vjen keq p\u00ebr k\u00ebto fjal\u00eb dhe fraza t\u00eb p\u00ebrdorura nga Rajavi p\u00ebr t\u00eb na larguar dhe p\u00ebr t\u00eb na larguar nga dashurit\u00eb tona n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb na afroj\u00eb me Mas\u2019udin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb un\u00eb u treta me veten ashtu si\u00e7 u tret vall\u00ebzimi&#8230; Ndoshta k\u00ebto takime jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nevojshme dhe nuk mendoja se do t\u00eb arrinte deri n\u00eb kontakte seksuale. Nuk na than\u00eb q\u00eb pas k\u00ebtyre mbledhje duhet t\u00eb kryenim marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me personin q\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb tilla gj\u00ebra. Kjo gj\u00eb nuk p\u00ebrfundoi me kaq, por un\u00eb nuk mendoja se fillimi do t\u00eb ishte i till\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam folur me tre persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb lidershipit me inicialet Sh.H, Z.Sh dhe B.R rreth k\u00ebtyre mbledhjeve dhe nj\u00ebra nga ato q\u00eb kishte dhe nivel t\u00eb lart\u00eb n\u00eb organizat\u00eb na tha se kishte par\u00eb liderin t\u00eb flinte me disa nga p\u00ebrgjegj\u00ebset duke kryer orgji.Un\u00eb nuk mund ta besoja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb pa e par\u00eb me syt\u00eb e mi dhe m\u00eb tha se po t\u00eb duroja dhe t\u00eb tregohesha m\u00eb e interesuar dhe e t\u00ebrhequr p\u00ebr ta kryer me t\u00eb , do t\u00eb vinte dita q\u00eb do t\u00eb afrohesha m\u00eb shum\u00eb em t\u00eb dhe do ta shihja dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb tha se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb do t\u00eb shihja q\u00eb kur ti tekej Ravaji-ut do vinte t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte ashtu si\u00e7 k\u00ebrkonte t\u00eb tjerat me t\u00eb cilat ka shkuar. Madje ato i kishte vendosur n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb kampit dhe nga shenjat dhe faktet q\u00eb mund t\u00eb shihja fillova t\u00eb m\u00eb dukej e v\u00ebrtet\u00eb dhe e besoja.<\/p>\n<p>Kur un\u00eb i thash Sh. H se n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb nuk do t\u00eb rrija asnj\u00eb dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb organizat\u00eb ajo m\u00eb tha se nuk ka mund\u00ebsi q\u00eb Rajavi t\u00eb kryej\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Tani meq\u00eb e sheh q\u00eb ai poe b\u00ebn k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ti duhet t\u00eb q\u00ebndrosh m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb par\u00eb n\u00eb organizat\u00eb sepse nuk ke rrug\u00eb tjet\u00ebr. Kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb revolucionare. A mos e more p\u00ebr shaka kur Maryam t\u00eb tha q\u00eb t\u00eb ndaheshe nga burri si\u00e7 u nda ajo nga Abrishamchi dhe fjeti me Mas\u2019udin? Ti the po dhe tani duhet t\u2019i shkosh deri n\u00eb fund k\u00ebsaj pune. Po ta them si nj\u00eb mikesh\u00eb ,mos kund\u00ebrshto sepse do t\u00eb shkat\u00ebrrohesh. A nuk e ke kuptuar se p\u00ebrse vdiq Nagmeh Hakemi menj\u00ebher\u00eb pasi foli?&#8230;P\u00ebrse vdiq Sejideh Zahra Fizbaksh? N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Mino Fethali dhe Mehsi Musawi ishin ende gjall\u00eb dhe un\u00eb e pyeta se p\u00ebrse kishin vdekur ato q\u00eb m\u00eb p\u00ebrmendi? Ajo m\u00eb tha q\u00eb ta lija k\u00ebt\u00eb tem\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebja at\u00eb q\u00eb m\u00eb thonte sepse nuk kishte rrug\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb erdhi rradha mua. Maryam m\u00eb thirri dhe m\u00eb tha: \u201cSot \u00ebsht\u00eb nata jote e martes\u00ebs dhe nata e fluturimit.\u201d<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb shoq\u00ebroi deri te zyrat e Mas\u2019udit dhe pasi futi te dhoma e tij iku. At\u00eb nat\u00eb un\u00eb fjeta dhe kryeva marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me t\u00eb. Para se t\u00eb kryenim marr\u00ebdh\u00ebnie ai m\u00eb tha t\u00eb lexonim vargjet e aktit martesor dhe e pyeta p\u00ebrse. M\u00eb tha se ndoshta mund ta kisha tradh\u00ebtuar me mend dhe se ndoshta nuk kisha pranuar t\u00eb isha gruaja e tij dhe me leximine vargjeve do t\u00eb isha p\u00ebrs\u00ebri gruaja e tij.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk mund ta besoja kurr\u00eb q\u00eb Mas\u2019ud Rajavi do b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe u shokova. Ai e kuptoi hutimin tim dhe m\u00eb tha: \u201cZoti n\u00eb Kur\u2019an ka th\u00ebn\u00eb \u201c\u0644\u0645 \u062a\u0631\u0622\u0646\u06cc\u201d<\/p>\n<p>q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se un\u00eb nuk shihem nga syt\u00eb e ty sip\u00ebrfaq\u00ebsor dhe mos u mundo kurr\u00eb t\u00eb m\u00eb shoh\u00ebs mua me syt\u00eb njer\u00ebzor\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Un\u00eb ngeca plot\u00ebsisht, por mund t\u00eb them me guxim q\u00eb po n\u00eb at\u00eb vend mora vendimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb nga kjo organizat\u00eb dhe thjesht\u00eb po prisja nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u2019u arratisur dhe jo t\u00eb kapesha gjat\u00eb arratis\u00eb dhe t\u00eb vritesha ashtu si Mino Fethali.<\/p>\n<p>K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale shfryt\u00ebzuese vazhduan p\u00ebr disa vjet dhe grindja ime me Rajavi rritej dit\u00eb pas dite. Me vete mendoja se a nuk ishte nj\u00eb tradh\u00ebti ndaj shok\u00ebve fakti q\u00eb ai flinte me grat\u00eb e tyre? N\u00eb qoft\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse ai e b\u00ebn at\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb fsheht\u00ebsi?&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebrsenuk isha e denj\u00eb p\u00ebr burrin q\u00eb e doja dhe m\u00eb donte shum\u00eb? P\u00ebrse duhet t\u00eb hiqte ai dor\u00eb nga jeta e tij personale p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e lidershipit? P\u00ebrse duhet t\u00eb vuaja un\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00ebt\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb v\u00ebshtira? Kush \u00ebsht\u00eb Rajavi dhe si mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb ai k\u00ebto gj\u00ebra? \u00c7far\u00eb barazie \u00ebsht\u00eb kjo? Un\u00eb isha mjaft e m\u00ebrzitur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata persona q\u00eb u vran\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb familjet q\u00eb duke patur besim dhe shpres\u00eb i lan\u00eb vajzat e tyre n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Rajavi dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha ato vajza q\u00eb u vran\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Me vete mendoja se n\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra kan\u00eb ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb Maryam at\u00ebher\u00eb po ai q\u00eb ishte lider p\u00ebrse b\u00ebri si i tha ajo? Ajo \u00e7far\u00eb un\u00eb shikova te Mas\u2019udi ishte nj\u00eb diktator, mizor, arrogant,egoist dhe nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb i dashuruar me veten.<\/p>\n<p>Po medoja se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb lider i cili ndalon di\u00e7ka p\u00ebr shok\u00ebt dhe ndjek\u00ebsit e tij me pretest se \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme, m\u00eb pas t\u2019i kryej\u00eb vet\u00eb ato gj\u00ebra q\u00eb ua ndaloi t\u00eb tjer\u00ebve dhe t\u2019ia hedh\u00eb fajin nj\u00eb gruaje fat\u00ebkeqe dhe t\u2019i thot\u00eb q\u00eb problemi ishte me te ajo?!<\/p>\n<p>Kishte ardhur koha kur un\u00eb nuk kisha m\u00eb fuqi t\u00eb p\u00ebrshtatesha dhe nuk mund ta duroja dot m\u00eb at\u00eb pabarazi dhe shtypje q\u00eb ndodhte \u00e7do dit\u00eb n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e Rajavi dhe at\u00eb \u00e7far\u00eb po u ndodhte an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb MEK . Si p\u00ebrfundim n\u00eb fund t\u00eb takimeve Maryam Rajavi m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi edhe mua dhe duke u dridhur nga nervozizmi m\u00eb tha se p\u00ebrse nuk e merrja p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Batool Raxhai ? Un\u00eb e refuzoja duke u larguar dhe ajo thonte se do t\u00eb m\u00eb vriste dhe do t\u00eb m\u00eb varroste n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Me vete po mendoja se sa net\u00eb pa gjum\u00eb kemi kaluar dhe sa vuajtje p\u00ebr shkak t\u00eb organizat\u00ebs. Ata nuk na linin asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb qet\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb vuanin dhe sipas fjal\u00ebve t\u00eb Mas\u2019udit n\u00eb mendjet e tyre duhet t\u00eb kishte vet\u00ebm tre fjal\u00eb, thik\u00eb , s\u00ebpat\u00eb dhe pistolet\u00eb. Kur i shikoja burrat se si jepnin shpirt e kuptoja se Rajavi nuk ngjasonte as me diktatorin m\u00eb t\u00eb \u201cbut\u00eb\u201d t\u00eb mundsh\u00ebm sepse ai ecte me parime dhe parimi i tij ishte kjo se but\u00ebsia nuk t\u00eb d\u00ebrgon drejt fitores.<\/p>\n<p>Rajavi thonte se po t\u00eb t\u00eb vinte keq p\u00ebr ata q\u00eb i kishe n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u00eb flije me ta dhe na m\u00ebsonte t\u00eb ishim mizor\u00eb dhe zem\u00ebrgur\u00eb.<\/p>\n<p>Jeta seksuale ishte ana tjet\u00ebr e medaljes s\u00eb pushtetit t\u00eb Mas\u2019ud Rajavi dhe ishulli i tij personal. Un\u00eb mund t\u00eb them me plot bindjen se Rajavi shkoi drejt \u00e7do rruge t\u00eb gabuar t\u00eb mundshme dhe b\u00ebri \u00e7do veprim t\u00eb gabuar t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Un\u00eb si nj\u00eb budallaqe mendoja se gjith\u00e7ka ishte nj\u00eb test, ishte nj\u00eb test p\u00ebr t\u00eb testuar besnik\u00ebrin\u00eb ton\u00eb ndaj Rajavi, por m\u00eb von\u00eb u preka personalisht nga k\u00ebto ngjarje dhe e kuptova se kishte dhe nj\u00eb paramet\u00ebr tjet\u00ebr q\u00eb ishte totalitarizmi dhe iluzioni qiellor i Rajavi. Ndjehem keq q\u00eb po shkruaj p\u00ebr k\u00ebto ngjarje t\u00eb hidhura q\u00eb m\u00eb ngecin n\u00eb gryk\u00eb kur i them , por dua t\u00eb di se \u00e7far\u00eb ndodhi me besimin q\u00eb kishte brezi yn\u00eb?<\/p>\n<p>Rajavi thonte se askush nuk mund t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb lidershipit dhe ishte mjaft i sigurt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb ai shkroi mbi tabel\u00eb : \u201cCili \u00ebsht\u00eb d\u00ebnimi p\u00ebr krimin e kryer n\u00eb k\u00ebshillin e lidershipit?\u201d<\/p>\n<p>B\u00ebrtiti me t\u00eb madhe duke e p\u00ebrs\u00ebritur dhe duke na urdh\u00ebruar dhe ne ta thonin nj\u00ebz\u00ebri: \u201cVdekja, vdekja!\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb pas e fshiu dhe na tha : \u201cA e shihni o budallenj, keni nj\u00eb hendek p\u00ebrpara. K\u00ebshilli i lidershipit nuk duhet t\u00eb ket\u00eb antivlera dhe tradh\u00ebtar\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e tij. Cila \u00ebsht\u00eb garancia?\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb pas n\u00eb tabel\u00eb shkroi nderimi total, q\u00eb do t\u00eb thonte, ju.<\/p>\n<p>Nuk ishte vet\u00ebm kjo, m\u00eb pas me preteksin se kishte ndikime t\u00eb jashtme brenda n\u00eb kamp na k\u00ebrc\u00ebnoi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb lidershipit. Ai tha se nuk duhet t\u00eb mb\u00ebshtetemi tek asnj\u00eb organiz\u00ebm apo k\u00ebshill lidershipi t\u00eb jasht\u00ebm dhe e ndaloi k\u00ebt\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit t\u00eb lidershipit mbaheshin n\u00ebn kontroll t\u00eb ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>Si mundi q\u00eb me mashtrim dhe smir\u00eb t\u2019i divorcoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb burrat dhe vet\u00eb t\u00eb martohet me Firuzeh Benisadr pa mbushur viti i nd\u00ebrtimit t\u00eb kampit Ashraf ? Si mundi ai t\u00eb martohej me Maryam Rajavi, gruan e shokut t\u00eb tij e cila krijon nj\u00eb harem p\u00ebr t\u00eb?<\/p>\n<p>Me vete mendoja se ndoshta Rajavi nuk e mendonte se kjo gj\u00eb do t\u00eb ishte ishulli i personalitetit t\u00eb tij. Me izolimin e t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre burrave dhe grave na vijn\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb gjitha ndjenjat dhe d\u00ebshp\u00ebrimet e tyre me divorcimine grave nga burrat dhe m\u00eb pas fjetja e tyre me liderin. Gjith\u00e7ka filloi me Maryam Rajavi, ish-gruaja e shokut t\u00eb Mas\u2019udit ,Abrishamchiut. Ai i mori t\u00eb gjitha p\u00ebr vete dhe madje ua kishte v\u00ebn\u00eb syun edhe vajzave tona ,por ndoshta Zoti nuk ia dha mund\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shpesh femra t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e MEK apo femra an\u00ebtare t\u00eb shoqat\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe personalitete t\u00eb ndryshme m\u00eb kan\u00eb pyetur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte ose me email q\u00eb t\u00eb tregoj p\u00ebr tem\u00ebn e haremit t\u00eb Rajavi dhe p\u00ebr shtypjen e madhe q\u00eb kryhej n\u00eb t\u00eb. M\u00eb kan\u00eb pyetur p\u00ebr tradh\u00ebtit\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":1352,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[100],"tags":[103,90,125,126],"ctype":[38],"module":[17],"class_list":["post-1349","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lideri-i-mek","tag-massoud-rajavit","tag-rajavit","tag-revolucionit-ideologjik","tag-te-drejtat-e-grave","blog-habilian","ctype-tekst","module-artikuj"],"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1349","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1349"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1349\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1352"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1349"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1349"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1349"},{"taxonomy":"ctype","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/ctype?post=1349"},{"taxonomy":"module","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/module?post=1349"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}