{"id":141,"date":"2018-08-20T13:31:44","date_gmt":"2018-08-20T09:01:44","guid":{"rendered":"http:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/?p=141"},"modified":"2021-03-10T11:08:32","modified_gmt":"2021-03-10T07:38:32","slug":"skandali-i-fshehur-muxhahedinet-ne-shqiperi-rrahin-gazetaren-britanike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/posts\/141","title":{"rendered":"SKANDALI i fshehur! Muxhahedin\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri rrahin gazetaren britanike"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb incident n\u00eb kampin e Muxhahidin\u00ebve iranian\u00eb n\u00eb Manz\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit nga ku \u00ebsht\u00eb goditur nj\u00eb gazetare e mirnjohur britanike dhe ekipi i saj i xhirimit, \u00ebsht\u00eb tentuar t\u00eb mbahet sekret.<\/p>\n<p>Por Shqiptarja.com ka mundur e zbuloje t\u00eb gjitha detajet e k\u00ebtij incidenti.<\/p>\n<p>Burime nga Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror dhe Antiterrori, n\u00eb kushtet e anonimatit, tregojn\u00eb se incidenti ka ndodhur m\u00eb 10 gusht. E gjith\u00eb ngjarja nuk \u00ebsht\u00eb raportuar n\u00eb komunikatat ditore t\u00eb ngjarjeve kriminale nga policia, ndon\u00ebse p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb skandal jo t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p><strong>Ngjarja<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb gushtit ka mb\u00ebrritur n\u00eb Shqip\u00ebri nje ekip i televizionit britanik Channel 4 s\u00ebbashku me gazetaren e mir\u00ebnjohur t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr Lindjen e Mesme, Lindsey Hilsum. Q\u00ebllimi i ardhjes s\u00eb tyre lidhej me nj\u00eb investigim mbi jet\u00ebn e muxhahedin\u00ebve iranian\u00eb q\u00eb strehohen tashm\u00eb prej vitesh n\u00eb vendin ton\u00eb dhe misterin q\u00eb mbart br\u00ebnda tij kampi &#8211; gjigand dhe i fortifikuar &#8211; nd\u00ebrtuar rishtazi, ku strehohen 3.000 disident\u00ebt e regjimit t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>Shqiptarja.com m\u00ebson se gazetarja Lindsey Hilsum, e shoq\u00ebruar nga producenti i saj, Darius Bazargan, kan\u00eb udh\u00ebtuar m\u00ebngjesin e 10 gushtit n\u00eb drejtim t\u00eb Manz\u00ebs, n\u00eb Qarkun e Durr\u00ebsit, p\u00ebr t\u00eb filmuar kampin. Ata kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar nga nj\u00eb p\u00ebrkthyes shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin kur gazetarja Lindsey Hilsum ka q\u00ebndruar jasht\u00eb rrethimit t\u00eb kampit, n\u00eb pjes\u00ebn e prapme t\u00eb tij, duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb shikonte brenda kampit, ajo \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb, madje ndaj saj \u00ebsht\u00eb ushtruar forc\u00eb nga policia private q\u00eb merret me ruajtjen, si dhe nga disa iranian\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb d\u00ebshmitar okular i tha Shqiptarja.com se sulmi ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm dhe se gazetarja ishte e friksuar. &#8220;Ata tentuan t\u2019i merrnin kamer\u00ebn dhe t\u2019ia thyenin. Gazetaren e kapi paniku dhe nisi t\u00eb ul\u00ebrinte, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb djal\u00eb me shtat t\u00eb shkurt\u00ebr, q\u00eb i shoq\u00ebronte, e kap\u00ebn nga fyti&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>Pas disa minutave ka mb\u00ebrritur me urgjenc\u00eb nj\u00eb patrull\u00eb policie, q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb mbrojtje gazetaren dhe ekipin e saj. Ata jan\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb rajonin e policis\u00eb, ku kan\u00eb treguar incidentin dhe kan\u00eb shpjeguar se ishin duke b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tyre. Pasi kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Incidenti<\/strong><\/p>\n<p>I gjith\u00eb incidenti \u00ebsht\u00eb fiksuar nga operatori britanik dhe do t\u00eb transmetohet n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim n\u00eb Channel 4. Nj\u00eb burim n\u00eb dijeni t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb investigimit i tha Shqiptarja.com se materiali filmik i siguruar nga televizioni britanik dhe intervistat e marra tregojn\u00eb at\u00eb \u00e7ka ndodh br\u00ebnda n\u00eb kamp dhe q\u00eb ruhet me fanatiz\u00ebm mos t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb mureve masive t\u00eb k\u00ebtij kampi, t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb 26 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb incident jan\u00eb v\u00ebn\u00eb m\u00eb dijeni ministri Fatmir Xhafaj, autoritetet m\u00eb t\u00eb larta policore, si dhe Ambasada Britanike n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb SHISH i ka d\u00ebrguar kryeministrit Rama nj\u00eb memo t\u00eb detajuar p\u00ebr ngjarjen. Shqiptarja.com i d\u00ebrgoi nj\u00eb email producentit Darius Bazargan, duke i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb komentoj\u00eb ngjarjen, t\u00eb cilit ai u p\u00ebrgjigj se duhet t\u00eb kontaktoj\u00eb me drejtuesit e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarata publike m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Shqiptarja.com p\u00ebr k\u00ebt\u00eb incident k\u00ebrkoi nj\u00eb prononcim nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i muxhahidin\u00ebve n\u00eb kampin e Manz\u00ebs, i cili deklaroi se kan\u00eb dyshime se trupa e TV \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb policis\u00eb s\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb i MEK:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb premten, m\u00eb 10 gusht, 2018, nj\u00eb ekip televiziv me tre persona, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb e pa njoftim paraprak, filmoi dhe fotografoi brenda vendbanimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Organizat\u00ebs Muxhahedine t\u00eb Popullit t\u00eb Iranit (PMOI-MEK), refugjat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nga nj\u00eb vend ngjitur. Agjent\u00eb vendas shqiptar\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e pikas\u00ebn k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb dyshimt\u00eb e t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm i k\u00ebrkuan t\u00eb mos filmonin dhe t\u2019ua dor\u00ebzonin filmimet. Por an\u00ebtar\u00ebt e ekipit, t\u00eb cil\u00ebt u prezantuan si britanik\u00eb q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr televizionin britanik Channel 4 TV, e shp\u00ebrfill\u00ebn k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe vazhduan pun\u00ebn derisa erdhi policia shqiptare dhe i shoq\u00ebroi p\u00ebr n\u00eb rajonin e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn tjet\u00ebr, lajmi i vizit\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb vendbanimin e PMOI dhe fotografit\u00eb e b\u00ebra atje u shfaq\u00ebn n\u00eb faqen e Facebook-ut t\u00eb Massoud Khodabandeh, nj\u00eb agjent fam\u00ebkeq i Ministris\u00eb s\u00eb Inteligjenc\u00ebs s\u00eb regjimit iranian (MOIS), si dhe n\u00eb faqen e internetit Iran-Interlink q\u00eb drejtohet nga MOIS. K\u00ebshtu, u b\u00eb e qart\u00eb se ky ekip audio-vizual nga Channel 4 \u00ebsht\u00eb n\u00eb komunikim aktiv me k\u00ebt\u00eb agjent inteligjence t\u00eb regjimit iranian dhe ka marr\u00eb detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb program p\u00ebr t\u00eb denigruar PMOI. Por kur MOIS e kuptoi se publikimi i lajmit dhe fotove e kishte njollosur komplotin e saj kund\u00ebr Muxhahedin\u00ebve, dha urdh\u00ebr q\u00eb ato t\u00eb hiqen m\u00eb 12 gusht.<\/p>\n<p>M\u00eb 10 gusht, menj\u00ebher\u00eb pas ardhjes s\u00eb ekipit t\u00eb filmimit t\u00eb Channel 4, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr shtyp i\u00a0 PMOI i shkroi nj\u00eb let\u00ebr urgjente redaktorit t\u00eb kanalit televiziv, ku tregonte historin\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnimet me t\u00eb cilat p\u00ebrballen Muxhahedin\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri: &#8220;Jemi shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar se videot e filmuara do t\u00eb bien n\u00eb duart e Ministris\u00eb iraniane t\u00eb Inteligjenc\u00ebs,\u201d por nuk mori asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. Ai i d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr tjet\u00ebr redaktorit m\u00eb 13 gusht rreth publikimit t\u00eb fotografive, ku p\u00ebrshkruante historin\u00eb e agjentit t\u00eb MOIS, Khodabandeh, dhe bashkangjitur kishte dy raporte nga nj\u00eb grup parlamentar i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe nga Divizioni Federal Amerikan i K\u00ebrkimit t\u00eb Bibliotek\u00ebs s\u00eb Kongresit rreth var\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij nga MOIS, si dhe k\u00ebrkonte nj\u00eb shpjegim nga redaktori. Letra mbetet pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Pretendimet se reporteri \u00ebsht\u00eb rrahur jan\u00eb plot\u00ebsisht g\u00ebnjeshtra. P\u00ebr informacionin tuaj, personi i par\u00eb q\u00eb pretendoi se reporteri \u00ebsht\u00eb rrahur ishte Massoud Khodabandeh, agjenti iranian i inteligjenc\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb origjina e k\u00ebtij pretendimi \u00ebsht\u00eb ministria iraniane e inteligjenc\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00ebse personat e siguris\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, bazuar n\u00eb k\u00ebshill\u00ebn e qeveris\u00eb shqiptare, jan\u00eb atje p\u00ebr mbrojtje, do t\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb gabim, policia do t\u2019i kishte ndaluar ata, dhe jo reporter\u00ebt. G\u00ebnjeshtrat dhe mbledhja e informatave rreth kompleksit t\u00eb MeK jan\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgatitjes s\u00eb terrenit p\u00ebr sulmet terroriste kund\u00ebr refugjat\u00ebve iranian\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, n\u00eb mars nj\u00eb komplot terrorist kund\u00ebr kompleksit t\u00eb tyre rezidencial u parandalua dhe dy \u201creporter\u00eb\u201d iranian\u00eb u arrestuan.<\/p>\n<p>Nuk dihet ende n\u00ebse policia dhe prokuroria e Durr\u00ebsit kan\u00eb zhvilluar hetime p\u00ebr incidentin e r\u00ebnd\u00eb pas marrjes s\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb gazetares britanike dhe ekipit t\u00eb saj, apo t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje rojet e siguris\u00eb n\u00eb kamp, protagonist\u00eb n\u00eb goditjen e njer\u00ebzve t\u00eb medias angleze.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb incident i izoluar mes muxhahidin\u00ebve q\u00eb strehohen n\u00eb kamp dhe medias nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e interesuar t\u00eb raportoj\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tyre. Shqiptarja.com m\u00ebson se disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ka patur nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrplasje me nj\u00eb gazetar, po anglez, t\u00eb gazet\u00ebs \u201cThe Guardian\u201d, i quajtur Arron Merat.<\/p>\n<p><strong>Profili\/ Lindsey Hilsum, kush \u00ebsht\u00eb gazetarja e Channel 4<\/strong><\/p>\n<p>Lindsey Hilsum \u00ebsht\u00eb redaktore e lajmeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb kanalin prestigjioz britanik Channel 4. Ajo ka mbuluar, gjat\u00eb karrier\u00ebs si gazetare, konfliktet kryesore t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb dy dekadat e fundit, duke p\u00ebrfshir\u00eb luft\u00ebrat n\u00eb Irak, Afganistan dhe Kosov\u00eb, si dhe konfliktin izraelito-palestinez. N\u00eb vitin 2011 ajo raportoi nga terreni p\u00ebr trazirat n\u00eb Egjipt, Bahrein dhe Libi. Ka b\u00ebr\u00eb reportazhe t\u00eb shumta nga Irani dhe Zimbabveja, si dhe ka qen\u00eb korrespondente p\u00ebr Channel 4 n\u00eb Kin\u00eb nga viti 2006 deri n\u00eb vitin 2008. Gjat\u00eb sulmit amerikan t\u00eb vitit 2004 n\u00eb Falluxha t\u00eb Irakut, ajo ishte n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb sulmit s\u00ebbashku me marinsat amerikan\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte e vetmja gazetare e huaj q\u00eb fliste anglisht n\u00eb Ruanda kur nisi genocidi. Para se t\u00eb angazhohej n\u00eb gazetari, ka punuar me misionet e ndihmave n\u00eb Amerik\u00ebn Latine dhe n\u00eb Afrik\u00eb.<\/p>\n<p>Libri i saj i par\u00eb \u201cStuhia e r\u00ebr\u00ebs: Libia n\u00eb koh\u00ebn e revolucionit\u201d u botua n\u00eb Britani n\u00eb prill t\u00eb vitit 2012 dhe n\u00eb maj t\u00eb po atij viti n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Hilsum \u00ebsht\u00eb nderuar me nj\u00eb doktorat\u00eb nderi nga Univeriteti anglez i Esseksit n\u00eb vitin 2004 dhe ka marr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr \u00e7mimesh si psh gazetarja televizive e vitit, etj dhe medalje nga Shoqata Mbret\u00ebrore e Gjeografis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Disident\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Si u vendos\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri 3 mij\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e regjimit t\u00eb Teheranit<\/p>\n<p>Q\u00eb prej vitit 1986 n\u00eb tok\u00eb irakiane, n\u00eb kufirin mes Irakut dhe Iranit, ishte nd\u00ebrtuar nga amerikan\u00ebt kampi Ashraf, ku strehoheshin disident\u00ebt e regjimit t\u00eb Iranit. Vendosja e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri filloi kur qeveria Berisha pranoi t\u00eb strehonte 210 muxhahedin\u00ebt e par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb maj 2013. T\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e kampit Ashraf erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri pas nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb kryeministrit Rama me ish-sekretarin e Shtetit amerikan Xhon Kerri n\u00eb vitin 2016. Organizata e Muxhahedin\u00ebve Popullor\u00eb t\u00eb Iranit (MEK) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb vepron n\u00eb emigrim p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit aktual n\u00eb Iran.<\/p>\n<p>3.000 muxhahidin\u00ebt iranian\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb par\u00eb kishin jetuar n\u00eb banesa t\u00eb marra me qira, nd\u00ebrsa tani strehohen n\u00eb zon\u00ebn e Manz\u00ebs, disa kilometra larg qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit. M\u00ebsohet se parat\u00eb p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs dhe nd\u00ebrtimin e banesave t\u00eb reja n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb kampi jan\u00eb financuar nga komuniteti i disident\u00ebve iranian\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb kryesisht n\u00eb Europ\u00eb. Banesat e reja rrethohen nga nj\u00eb perimet\u00ebr sigurie p\u00ebr t\u00eb evituar \u00e7do rrezik t\u00eb mundsh\u00ebm. Mbrojtja e disident\u00ebve iranian\u00eb t\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri garantohet nga agjent\u00ebt e Sh\u00ebrbimit Informativ. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kampi ruhet me roje private.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb Manz\u00eb deri n\u00eb momentin kur n\u00eb Iran t\u00eb marr\u00eb fund regjimi diktatorial. \u00cbndrra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kthehemi pran\u00eb familjeve tona n\u00eb nj\u00eb Iran t\u00eb lir\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur jasht\u00eb kamer\u00ebs p\u00ebr Report TV nj\u00ebri prej tyre.<\/p>\n<p>a.me.\/ke.mu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb incident n\u00eb kampin e Muxhahidin\u00ebve iranian\u00eb n\u00eb Manz\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit nga ku \u00ebsht\u00eb goditur nj\u00eb gazetare e mirnjohur britanike dhe ekipi i saj i xhirimit, \u00ebsht\u00eb tentuar t\u00eb mbahet sekret. Por Shqiptarja.com ka mundur e zbuloje t\u00eb gjitha detajet e k\u00ebtij incidenti. Burime nga Sh\u00ebrbimi Informativ Shtet\u00ebror dhe Antiterrori, n\u00eb kushtet e anonimatit, tregojn\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":143,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[78],"ctype":[],"module":[17],"class_list":["post-141","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulti-terrorist-moxhahedin-e-khalk","tag-edi-rama","blog-gazeta-express","module-artikuj"],"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/143"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141"},{"taxonomy":"ctype","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/ctype?post=141"},{"taxonomy":"module","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/module?post=141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}