{"id":159,"date":"2018-09-01T13:21:42","date_gmt":"2018-09-01T08:51:42","guid":{"rendered":"http:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/?p=159"},"modified":"2021-01-20T21:32:12","modified_gmt":"2021-01-20T18:02:12","slug":"vellai-i-somayeh-mohammad-i-bashkohet-asaj-ne-kampin-ashraf","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/posts\/159","title":{"rendered":"V\u00ebllai i Somayeh Mohammad i bashkohet asaj n\u00eb Kampin Ashraf"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><em>Shkrimi i dyt\u00eb i gazetarit kanadez p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e muxhahidin\u00ebve me titullin \u201cHumbja e nj\u00eb djali\u201d.<\/em><\/p>\n<figure id=\"attachment_174\" aria-describedby=\"caption-attachment-174\" style=\"width: 500px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-174\" src=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/Rajavis_Poster.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"325\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-174\" class=\"wp-caption-text\">Somayeh Mohammad dhe i v\u00ebllai, kampi i Ashraf<\/figcaption><\/figure>\n<p>National Post n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb hetimi ka zbuluar se grupi terrorist Mujahedin-e Khalq rekrutoi adoleshent\u00ebt n\u00eb Kanada dhe i d\u00ebrgoi ata jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur me forc\u00eb qeverin\u00eb iraniane. N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb tregimit do t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb familje kanadeze, e cila u p\u00ebrfshi thell\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb.<\/p>\n<p>Nervoz dhe shum\u00eb i menduar, Mohammad Mohammady edhe pse shum\u00eb i ri n\u00eb mosh\u00eb ka pamjen e dikujt, q\u00eb ka kaluar shum\u00eb. Pes\u00eb vjet n\u00eb nj\u00eb kamp gueril\u00ebsh do t\u00eb thon\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb person.<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are, Mohammadi u largua nga Toronto dhe u kthye n\u00eb kampin Ashraf, selia e armatosur q\u00eb luftonte p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur qeverin\u00eb shtyp\u00ebse t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit e tij, Mostafa dhe Robabe, ishin refugjat\u00eb nga Irani dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e militant\u00ebve, t\u00eb njohur si Organizata e Luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Liris\u00eb t\u00eb Popullit iranian. N\u00ebp\u00ebr intervistat e tij t\u00eb para, kur u kthye n\u00eb Kanada, Mohammad tha se shkoi i vet\u00ebm n\u00eb kampin Ashraf p\u00ebr nj\u00eb arsye: t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi motr\u00ebn e tij, Somayeh.<\/p>\n<p>Somayeh kishte braktisur klas\u00ebn e 10-t\u00eb n\u00eb Etobicoke Collegiate Institute n\u00eb vitin 1998 dhe kishte udh\u00ebtuar n\u00eb kampin Ashraf. Gueril\u00ebt i kishin th\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve se vajza do t\u00eb rrinte vet\u00ebm kat\u00ebr jav\u00eb.<\/p>\n<p>Por kaloi nj\u00eb muaj e pas tij edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Megjithat\u00eb, nuk kishte asnj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb Somayeh; nuk ka letra, as telefonata. Familja Mohammady filloi t\u00eb th\u00ebrras\u00eb zyr\u00ebn e fsheht\u00eb t\u00eb guerilasve n\u00eb Virxhinia, por nuk mund\u00ebn t\u00eb merrnin nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Ajo e p\u00eblqen kampin dhe do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb aty&#8221;, u tha nj\u00ebri nga komandant\u00ebt m\u00eb n\u00eb fund prind\u00ebrve t\u00eb Somayeh.<\/p>\n<p>Luft\u00ebtar\u00ebt e Liris\u00eb ose si\u00e7 quhen shkurt MEK, g\u00ebzonin mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb mes refugjat\u00ebve iranian\u00eb n\u00eb Kanada dhe Mostafa ishte nj\u00ebri prej k\u00ebtyre mb\u00ebshtet\u00ebsve. Somayeh kishte shkuar n\u00eb kampin Ashraf me lejen e tij, por ai tha se kurr\u00eb nuk kishte p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb ajo t\u00eb bashkohej me k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb guerilase.<\/p>\n<p>&#8220;Ajo nuk shkoi atje p\u00ebr t&#8217;u bashkuar me ta. E d\u00ebrgova atje p\u00ebr t\u00eb par\u00eb kampin p\u00ebr pushime&#8230; Ky ishte gabimi m\u00eb i madh q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time&#8221;, tha Mostafa.<\/p>\n<p>Ndjenja e frik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb lajm\u00ebruar qeverin\u00eb kanadeze, i b\u00ebri q\u00eb ti thon\u00eb miqve dhe fqinj\u00ebve se vajza e tyre ishte n\u00eb nj\u00eb program shk\u00ebmbimi n\u00eb Franc\u00eb. Pas k\u00ebsaj familja Mohammady menduan t\u00eb d\u00ebrgonin djalin e tyre Mohammed n\u00eb Irak p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar Somayeh dhe p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>&#8220;Dhe ky ishte gabimi im i dyt\u00eb&#8221;, thot\u00eb Mostafa.<\/p>\n<p>Mohammadi ishte shum\u00eb i lidhur me Somayeh dhe ai donte q\u00eb ajo t\u00eb kthehej n\u00eb Kanada. Ai udh\u00ebtoi n\u00eb Pirayesh, n\u00eb organizat\u00ebn e MEK pran\u00eb Uashington D.C.<\/p>\n<p>Krer\u00ebt e MEK-ut i than\u00eb Mohammedit se mund t\u00eb shkonte n\u00eb Kampin Ashraf. Ai mund t\u00eb shihte motr\u00ebn e tij, t\u00eb shihte kampin dhe t\u00eb kthehej. Muxhahedin\u00ebt ia paguan edhe bileta e avionit.<\/p>\n<p>Ai u nis dhe ndoqi t\u00eb njejt\u00ebn rrug\u00eb, q\u00eb e motra e kishte ndjekur vitin e kaluar. MEK e shoq\u00ebroi at\u00eb nga Amani dhe e d\u00ebrgoi n\u00eb kampin Ashraf, nj\u00eb kamp q\u00eb shtrihet gjasht\u00eb kilometra mbi fushat n\u00eb veri t\u00eb Bagdatit.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb MEK-ut kan\u00eb jetuar n\u00eb kamp, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb veshur me kostum t\u00eb gjelb\u00ebr. Ata kishin ardhur nga e gjith\u00eb bota; shum\u00eb prej tyre ishin emigrant\u00eb iranian\u00eb nga Per\u00ebndimi. Mohammadi beson se rreth 100 prej tyre ishin nga Kanadaja.<\/p>\n<h3>Jeta e kampit ishte shum\u00eb e rrept\u00eb<\/h3>\n<p>Burrat dhe grat\u00eb ndaheshin rrept\u00ebsisht n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb kampit. Edhe buka kishte orare t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr burrat dhe grat\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjimi ishte n\u00eb or\u00ebn 4 t\u00eb m\u00ebngjesit. Burrat duhet t\u00eb rruheshin dhe b\u00ebnin dush para m\u00ebngjesit q\u00eb hahej n\u00eb or\u00ebn 4:30. N\u00eb or\u00ebn 5:30 duhej t\u00eb punonin, pastronin rezervuar\u00eb apo punonin n\u00eb ara.<\/p>\n<p>Dreka shtrohej nga ora 10 deri n\u00eb or\u00ebn 11:30. Pas saj flinin ose lexonin.<\/p>\n<p>Pasditet u kushtoheshin seancave t\u00eb indoktrinimit politik. N\u00eb or\u00ebn 7:30 ishte koha e ushtrimeve. Ata luanin futboll ose garonin me nj\u00ebri-tjetrin. Darka ishte n\u00eb or\u00ebn 9:30. M\u00eb pas b\u00ebnin nj\u00eb dush dhe shtriheshin.<\/p>\n<p>Sipas Canadian Security Intelligence Service, MEK p\u00ebrdor &#8220;propagand\u00ebn e brendshme&#8221; p\u00ebr t\u00eb indoktrinuar an\u00ebtar\u00ebt e saj. Rekrut\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb besnik\u00eb ndaj shefit t\u00eb tyre t\u00eb MEK-ut, Maryam Rajavi. Duhet t\u00eb shqiptojn\u00eb besnik\u00ebrin\u00eb e tyre ndaj shefit t\u00eb MEK-ut Maryam Rajavi, e cila s\u00ebbashku me bashk\u00ebshortin e saj Massoudin k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb ata gjat\u00eb betimit t\u00eb tyre t\u00eb thon\u00eb: &#8220;Irani \u00ebsht\u00eb Rajavi, Rajavi \u00ebsht\u00eb Irani, Maryam \u00ebsht\u00eb Irani&#8221;.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i klasifikuar si CSIS i marr\u00eb nga National Post\u00a0 thot\u00eb se, &#8220;Kjo propagand\u00eb e brendshme ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb nxitur nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb ngjashme me kultin, sa q\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb MEK-ut e shohin Rajavin\u00eb sikur t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb Zoti&#8221;.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb pasi mb\u00ebrriti n\u00eb kampin Ashraf, Muhammedi ende nuk e kishte par\u00eb motr\u00ebn e tij.\u00a0 &#8220;Ajo \u00ebsht\u00eb e z\u00ebn\u00eb&#8221;, &#8220;Nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu&#8221;, &#8220;Duhet koh\u00eb&#8221;, &#8220;Sot \u00ebsht\u00eb e s\u00ebmur\u00eb&#8221;, k\u00ebto ishin justifikimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb MEK, thot\u00eb Muhammedi.<\/p>\n<p>Ata u takuan s\u00eb bashku vet\u00ebm pas nj\u00eb muaji, n\u00ebn v\u00ebzhgimin e dy komandant\u00ebve t\u00eb MEK-ut. Somayeh pyeti p\u00ebr prind\u00ebrit e saj, por gjithashtu shprehu edhe mb\u00ebshtetjen e saj p\u00ebr krer\u00ebt e MEK-ut, Masoud dhe Maryam Rajavin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Ajo nuk ishte e lumtur,&#8221; thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Muhammedi u p\u00ebrpoq t\u00eb bindte motr\u00ebn e tij t\u00eb largohet nga kampi, por nuk ia arriti q\u00ebllimit dhe k\u00ebshtu ai shprehu d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u larguar nga kampi. Ai nuk kishte as pasaport\u00eb dhe as bilet\u00eb avioni sepse MEK ia kishte marr\u00eb t\u00eb dyja. Edhe n\u00ebse arratisej nga kampi ai nuk kishte mund\u00ebsi tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shkuar vecse n\u00eb Irak.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb kamp ai iu n\u00ebnshtrua trajnimit t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb vogla si AK-47 (kallashnikov) dhe punonte me motor\u00ebt e makinave t\u00eb kampit, por kurr\u00eb nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb operacionet ushtarake. &#8220;Un\u00eb isha me Muxhahidin\u00ebt, por nuk isha an\u00ebtar&#8221;, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Vizitat e tij n\u00eb kamp me t\u00eb motr\u00ebn ishin shum\u00eb t\u00eb rralla, takoheshin vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb n\u00eb vit n\u00eb festimet e Vitit t\u00eb Ri persian.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb familja Mohammady priste q\u00eb Mohammadi t\u00eb sillte n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb motr\u00ebn, por kur jav\u00ebt kalonin prind\u00ebrit e tyre kuptonin se ata kan\u00eb patur t\u00eb njejtin fat.<\/p>\n<p>&#8220;Ai u rekrutua nga MEK-u&#8221; tha Mostafa.<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt Mohammady u b\u00ebn\u00eb qytetar\u00eb kanadez\u00eb m\u00eb 23 qershor 2000. Mor\u00ebn certifikatat e n\u00ebnshkruara nga ministri i emigracionit, Elinor Caplan, i cili tha: &#8220;Mir\u00ebsevini n\u00eb familjen kanadeze&#8221;.<\/p>\n<p>Por familja e tyre ishte n\u00eb hall t\u00eb madh. Mostafa vazhdonte t\u00eb ishte ende aktiv n\u00eb rrjetin e MEK-ut n\u00eb Kanada, duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb demonstratat e tyre, por vet\u00ebm sepse mendonte se vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb arrinte t\u00eb shp\u00ebtonte vajz\u00ebn dhe djalin e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa MEK-u rriti sulmet e tij n\u00eb 2001, rojet revolucionare t\u00eb Iranit luftuan ndaj tyre me raketa q\u00eb synonin gjasht\u00eb kampet e MEK-ut n\u00eb Irak. Nj\u00eb duzin\u00eb raketash godit\u00ebn kampin Ashraf.<\/p>\n<p>Mohammadi edhe nj\u00eb her\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb largohej nga kampi n\u00eb vitin 2001, por ai tha se MEK-u nuk toleronte &#8220;d\u00ebbimet&#8221;. Muhammedi u vendos p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb grupi njer\u00ebzish, q\u00eb e denonconin dhe e shanin. Para k\u00ebtij presioni ai uli kok\u00ebn, duke pranuar t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb kamp.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ai tregon se gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb kampin e tij, Massoud Rajavi mbajti nj\u00eb fjalim, n\u00eb t\u00eb cilin ai kishte th\u00ebn\u00eb se kushdo q\u00eb la MEK-un do t\u00eb vritet. (Mohammadi ka frik\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tij dhe nuk pranon q\u00eb as t\u00eb fotografohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb artikull).<\/p>\n<p>Mostafa shum\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tij vendosi t&#8217;i shkruante nj\u00eb let\u00ebr Rajavit duke iu drejtuar si &#8220;v\u00ebllai Massoud dhe motra Maryam&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Ju uroj sh\u00ebndet dhe mir\u00ebqenie t\u00eb mir\u00eb n\u00ebn kujdesin e Imam Mehdiut dhe shpresojm\u00eb q\u00eb n\u00ebn udh\u00ebheqjen tuaj t\u00eb heqim nga vendi yn\u00eb pushtetin \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb mullah\u00ebve n\u00eb Iran,&#8221; shkroi ai.<\/p>\n<p>&#8220;V\u00eblla dhe mot\u00ebr e nderuar, ne, Mustafa dhe Mahboobeh Mohammadi, me p\u00ebrul\u00ebsi ju k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb leht\u00ebsoni takimin ton\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, Somayeh dhe Mohammed gjat\u00eb Fest\u00ebs s\u00eb Krishtlindjeve.<\/p>\n<p>Me d\u00ebshirat m\u00eb t\u00eb zjarrta p\u00ebr ju dhe fitore p\u00ebr l\u00ebvizjen n\u00eb Vitin e Ri, ne e vler\u00ebsojm\u00eb ndihm\u00ebn tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje&#8221;, vazhdon shkrimin e tij m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Ai kurr\u00eb nuk mori nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-176 size-full\" src=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/National_Post_Mohammadi_2006.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"808\" srcset=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/National_Post_Mohammadi_2006.jpg 500w, https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/National_Post_Mohammadi_2006-186x300.jpg 186w\" sizes=\"auto, (max-width: 500px) 100vw, 500px\" \/><\/p>\n<h3>Letra e babait p\u00ebr t\u00eb birin<\/h3>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit,<\/p>\n<p>Me p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb zjarrta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e &#8220;Ushtris\u00eb s\u00eb Liris\u00eb&#8221; t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrpiqen p\u00ebr largimin e regjimit \u00e7njer\u00ebzor n\u00eb Iran dhe p\u00ebr ju, djali im i dashur.<\/p>\n<p>Un\u00eb d\u00ebshiroj q\u00eb ju t\u00eb jeni mir\u00eb dhe kudo q\u00eb jeni t\u00eb mbroheni nga i Plotfuqishmi dhe Imam Mehdiu.<\/p>\n<p>I dashur Mohammed n\u00ebse je i shqet\u00ebsuar p\u00ebr ne t\u00eb siguroj q\u00eb jemi mir\u00eb dhe dhimbja jon\u00eb e vetme \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ti dhe Somayeh jeni larg nesh.<\/p>\n<p>I dashur Mohammad n\u00ebn\u00ebs tuaj i mungoni shum\u00eb dhe ne e ngush\u00ebllojm\u00eb veten duke par\u00eb disa filma q\u00eb i kemi nga ju. Motra juaj e vog\u00ebl, Hurieh, po rritet shpejt dhe vazhdon t\u00eb pyes\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebr ty dhe motr\u00ebn e saj t\u00eb madhe. Ajo lutet p\u00ebr t\u00eb dy ju, cdo nat\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebllai juaj i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb rritur gjithashtu dhe vazhdimisht shpreh ndjenjat dhe shqet\u00ebsimet p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>I dashur Mohammad un\u00eb e di se nuk keni koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb na shkruar, sepse n\u00eb kurr\u00eb nuk kemi marr\u00eb ndonj\u00eb let\u00ebr nga ju.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse do t\u00eb ishim t\u00eb lumtur t\u00eb d\u00ebgjonim p\u00ebr ju, pasi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se jeni kaq t\u00eb z\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb let\u00ebr dhe kjo na shqet\u00ebson. Ju e dini q\u00eb shkrimi juaj i dor\u00ebs na b\u00ebn t\u00eb lumtur.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet tona vijn\u00eb pas faktit q\u00eb ne kemi provuar t\u00eb marrim cdo informacion t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr dhe nuk kemi mundur. Ju lutem na shkruani me shkrimin tuaj ose na telefononi sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur. N\u00ebse nuk d\u00ebgjojm\u00eb sa m\u00eb shpejt p\u00ebr ju, nuk kemi zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebrvecse t\u00eb shtyjm\u00eb cdo buton t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb informacion.<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb lutem, ose ti ose motra jote t\u00eb kontaktoni me ne dhe t\u00eb na konfirmoni sh\u00ebndetin dhe sigurin\u00eb tuaj.<\/p>\n<p>Me shpres\u00ebn q\u00eb t&#8217;ju shoh sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb r\u00ebnien e regjimit \u00e7\u2019njer\u00ebzor n\u00eb Iran,<\/p>\n<p>Zoti ju bekoft\u00eb<\/p>\n<p>Babai yt Mustafa dhe Mahboobeh!<\/p>\n<p>T\u00eb Mart\u00ebn n\u00eb Shqiptarja.com<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb serialit, \u201cF\u00ebmij\u00ebt e &#8216;Rezistenc\u00ebs&#8217; gazetari kanadez Stewart Bell tregon se si nj\u00eb baba merr masa ekstreme p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb djalin dhe vajz\u00ebn nga kthetrat e guerrilasve.<\/p>\n<figure id=\"attachment_175\" aria-describedby=\"caption-attachment-175\" style=\"width: 700px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-175 size-full\" src=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/Stewart_Bell.jpg\" alt=\"\" width=\"700\" height=\"502\" srcset=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/Stewart_Bell.jpg 700w, https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/Stewart_Bell-300x215.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-175\" class=\"wp-caption-text\">Gazetari kanadez Stewart Bell<\/figcaption><\/figure>\n<p>ke.mu.\/b.ha.<\/p>\n<p><strong>Stewart Bell, National Post\/ E h\u00ebn\u00eb, 25 shtator 2006<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimi i dyt\u00eb i gazetarit kanadez p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e muxhahidin\u00ebve me titullin \u201cHumbja e nj\u00eb djali\u201d. National Post n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb hetimi ka zbuluar se grupi terrorist Mujahedin-e Khalq rekrutoi adoleshent\u00ebt n\u00eb Kanada dhe i d\u00ebrgoi ata jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur me forc\u00eb qeverin\u00eb iraniane. N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb tregimit do t\u00eb flasim p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":175,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"ctype":[],"module":[17],"class_list":["post-159","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-i-pakategorizuar","blog-shqiptarja","module-artikuj"],"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159"},{"taxonomy":"ctype","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/ctype?post=159"},{"taxonomy":"module","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/module?post=159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}