{"id":180,"date":"2018-09-06T18:19:25","date_gmt":"2018-09-06T13:49:25","guid":{"rendered":"http:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/?p=180"},"modified":"2021-01-20T21:32:13","modified_gmt":"2021-01-20T18:02:13","slug":"me-lini-te-takoj-vajzen-time","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/posts\/180","title":{"rendered":"M\u00eb lini t\u00eb takoj vajz\u00ebn time"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pasi 38 vje\u00e7arja Somayeh Mohammad, an\u00ebtare e grupit MEK q\u00eb kund\u00ebrshton t\u00eb ashtuquajturin regjim iranian dhe akuzoi publikisht t\u00eb atin se \u00ebsht\u00eb spiun i Teheranit, ka reaguar ky i fundit. P\u00ebrmes nj\u00eb nj\u00eb letre d\u00ebrguar redaksis\u00eb s\u00eb Balkanweb, Mostafa Mohammady deklaron se vajza e tij mbahet peng nga drejtuesit e grupit MEK n\u00eb Tiran\u00eb. Ai e drejton gishtin te nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve te grupit MEK n\u00eb Tiran\u00eb i cili quhet Farid Toutonchi. Nd\u00ebr t\u00eb tjera ai shkruan:<\/p>\n<blockquote class=\"quote-light\"><p>\u201cPo t\u00eb drejtojem me emrin q\u00eb je regjistruar n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi emri yt origjinal \u00ebsht\u00eb Farid Mahoutchi. N\u00eb Shqip\u00ebri ju njiheni si nj\u00eb nga krye drejtuesit e zyr\u00ebs s\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb Muxhahedin\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00eb Irak keni qen\u00eb komandanti i divizionit 4 t\u00eb tankeve, i njohur p\u00ebrndryshe si divizioni Karun detyr\u00eb e t\u00eb cilit ishin luftimet kund\u00ebr Iranit, arab\u00ebve dhe kurd\u00ebve rebel\u00eb kund\u00ebr regjimit t\u00eb Sadam Huseinit. N\u00eb Irak ju jeni i k\u00ebrkuar p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, por n\u00eb Shqip\u00ebri me emrin dhe identitetin e ri q\u00eb keni marr\u00eb, shfaqeni si njeri i medias.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj letre n\u00eb duam t\u00eb t\u00eb falenderojm\u00eb p\u00ebr shfaqjen q\u00eb ju i b\u00ebt\u00eb vajz\u00ebs son\u00eb Somayehs dje n\u00eb median News 24. Duam t\u00eb t\u00eb falenderojm\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund nuk p\u00ebrdor\u00ebt m\u00eb z. Namik Kopliku dhe as avokaten Margarita Kola p\u00ebr t\u00eb nxjerr vajz\u00ebn ton\u00eb para mediave. Fatmir\u00ebsisht tani q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e pengmarrjes s\u00eb Somayehs po b\u00ebhet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, m\u00eb n\u00eb fund ju vendos\u00ebt q\u00eb t\u00eb hiqni mask\u00ebn dhe t\u00eb dilni vet\u00eb para televizionit.<\/p><\/blockquote>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-187 size-full\" src=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/Totounchi_Somaye_1.jpg\" alt=\"\" width=\"700\" height=\"374\" srcset=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/Totounchi_Somaye_1.jpg 700w, https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/Totounchi_Somaye_1-300x160.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><\/p>\n<p><strong>LETRA<\/strong><\/p>\n<p>Komandant Farid Toutonchi<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e fundit q\u00eb organizata juaj ka b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr Channel 4 britanik, nd\u00ebr t\u00eb tjera ju sulmoni edhe qeverin\u00eb e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe. Sulmoni Ministrin e Zyr\u00ebs s\u00eb Jashtme Britanike p\u00ebr Lindjen e Mesme dhe Afrik\u00ebn e Veriut, z. Alistair Burt, sikur sulmoni edhe shum\u00eb gazetar\u00eb, avokat\u00eb dhe persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb interes n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Somayehs. Me marr\u00ebzit\u00eb q\u00eb vet\u00ebm ju dini t\u00eb sajoni, ju implikoni qeverin\u00eb britanike me qeverin\u00eb e Iranit n\u00eb nj\u00eb konspiraci kund\u00ebr sektit tuaj terrorist. Pasi keni rrahur dhe k\u00ebrc\u00ebnuar gazetar\u00eb e avokat\u00eb, pasi keni klithur q\u00eb qeveria shqiptare t\u2019u mbroj nga \u201cterrorist\u00ebt\u201d e Iranit, pasi keni bindur qeverin\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb mbylli kufijt\u00eb p\u00ebr familjet iraniane q\u00eb duan t\u00eb takojn\u00eb dhe shp\u00ebtojn\u00eb f\u00ebmit\u00eb e tyre nga xhihadi juaj, pasi keni paguar shqiptar\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb traktet dhe mashtrimet tuaja n\u00ebp\u00ebr media, m\u00eb n\u00eb fund ju keni dal\u00eb vet\u00eb para televizionit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e madhe.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr media q\u00eb vajza jon\u00eb Somayeh lexoi n\u00eb prezenc\u00ebn t\u00ebnde, ajo p\u00ebrs\u00ebriti akuzat dhe shpifjet q\u00eb ju thoni kund\u00ebr familjes son\u00eb prej disa vitesh. Vajza jon\u00eb e trembur dhe radikalizuar na akuzoi si agjent\u00eb iranian\u00eb, si t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Shqip\u00ebri nga Irani dhe idiot\u00ebsi q\u00eb vet\u00ebm mendja terroriste dhe e s\u00ebmur\u00eb e Maryam Rajavit di t\u00eb krijoj\u00eb. K\u00ebt\u00eb parad\u00eb turpi ju b\u00ebt\u00eb me vajz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ju e mbani peng prej 21 vitesh. Vajz\u00ebn ton\u00eb ju e larguat nga Kanadaja, e lat\u00eb pa familje, pa burr\u00eb dhe f\u00ebmij\u00eb, pa shkoll\u00eb dhe pa t\u00eb ardhme, dhe e mbani si terroriste rezerv\u00eb p\u00ebr Marjam Rajavin dhe luft\u00ebn q\u00eb ajo do t\u00eb b\u00ebj kund\u00ebr Iranit.<\/p>\n<p>Komandant Farid Mahoutchi, n\u00eb shfaqjen para mediave t\u00eb vajz\u00ebs son\u00eb t\u00eb radikalizuar, trushp\u00eblar\u00eb dhe t\u00eb trembur, para mediave q\u00eb kan\u00eb pranuar t\u00eb luajn\u00eb loj\u00ebn tuaj dhe t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb pyetjet q\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb, ju v\u00ebrtetuat edhe nj\u00ebher\u00eb q\u00eb vajza jon\u00eb mbahet peng nga organizata juaj ish-terroriste. Sikur kan\u00eb d\u00ebshmuar edhe ekspert\u00eb t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb merren me t\u00eb drejtat e njeriut, por edhe mediat kanadeze, n\u00eb organizat\u00ebn tuaj ka disa qindra persona sikur Somayeh, t\u00eb cil\u00ebt mbahen peng. K\u00ebta persona t\u00eb cil\u00ebt ju i trushp\u00eblani dhe u thoni q\u00eb prind\u00ebrit i kan\u00eb armiq dhe agjent\u00eb t\u00eb Iranit q\u00eb duhen vrar\u00eb, jetojn\u00eb n\u00eb izolim total. Ata nuk lejohen t\u00eb komunikojn\u00eb me familjet e tyre, dhe trushp\u00eblahen me idet\u00eb radikale t\u00eb xhihadit dhe ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Leximi i tekstit t\u00eb shkruar nga komanda muxhahedine nga vajza jon\u00eb, i cili u b\u00eb n\u00ebn mbikqyrjen tuaj, e b\u00ebri situat\u00ebn shum\u00eb t\u00eb frikshme. Konfesioni i vajz\u00ebs son\u00eb q\u00eb ne prind\u00ebrit e saj jemi agjent\u00eb t\u00eb Iranit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ajo nuk do t\u00eb flas\u00eb me ne, i ngjan konfesimeve q\u00eb pengjet e ISIS-it b\u00ebnin para kamerave n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb komandant\u00ebve xhihadist\u00eb q\u00eb vrisnin dhe ekzekutonin pengje. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb b\u00ebt\u00eb edhe ju z. Mahoutchi \/ Toutonchi. N\u00eb Siri pati shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb radikalizuar nga ISIS-i q\u00eb vran\u00eb prind\u00ebrit e tyre. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb synoni edhe ju z. Mahoutchi \/ Toutonchi. Ju keni radikalizuar, armiq\u00ebsuar vajz\u00ebn ton\u00eb me ne familjen e saj dhe e keni b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb na shohi si armiq. Ju keni larguar vajz\u00ebn ton\u00eb nga qytet\u00ebrimi dhe demokracia kanadeze dhe e mbani si ushtarake n\u00eb kampin tuaj xhihadist t\u00eb Manz\u00ebs n\u00eb pritje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb xhihad me Iranin. Me idet\u00eb tuaja radikale dhe ekstremiste t\u00eb dhunshme, ju e keni kthyer vajz\u00ebn ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb robot t\u00eb kontrolluar dhe frik\u00ebsuar, e cila nuk guxon t\u00eb doj\u00eb n\u00ebn\u00ebn dhe bab\u00ebn e saj, e cila refuzon Kanadan\u00eb dhe demokracin\u00eb dhe pranon t\u00eb jetoj\u00eb si nj\u00eb kamikaze n\u00eb duart e Maryam Rajavis\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00eb dhe xhihad kund\u00ebr Iranit.<\/p>\n<p>Komandant Farid Mahoutchi, Duke qen\u00eb se ju jeni pengmarr\u00ebsi kryesor i vajz\u00ebs son\u00eb dhe s\u00ebbashku me komandantin e friksh\u00ebm dhe torturuesin Behzad Saffari, jeni dy personat ky\u00e7 q\u00eb kontrolloni vajz\u00ebn ton\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoni dhe dhunoni gazetar\u00ebt, dhe q\u00eb m\u00eb rrah\u00ebt edhe mua n\u00eb Tiran\u00eb para disa jav\u00ebsh, un\u00eb po u k\u00ebrkoj burr\u00ebrisht nj\u00eb favor.<\/p>\n<p>A ka mund\u00ebsi q\u00eb ta nxirrni vajz\u00ebn ton\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb q\u00eb t\u00eb takohet me maman\u00eb e saj, Mahbuben\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, meq\u00eb un\u00eb sipas jush jam agjent i Iranit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb vritem nga MEK-u? E gjith\u00eb sherrnaja q\u00eb ju po krijoni duke sulmuar dhe k\u00ebrc\u00ebnuar gazetar\u00ebt shqiptar\u00eb, avokat\u00ebt, duke m\u00eb rrahur mua dhe b\u00ebr\u00eb agjent t\u00eb Iranit, duke shpikur agjent\u00eb dhe armiq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb me Iranin, duke akuzuar qeverin\u00eb britanike se po b\u00ebn konspiraci me Iranin kund\u00ebr jush, duke shantazhuar opinionin publik shqiptar sikur Irani do u vras\u00eb etj, mund t\u00eb zgjidhet shum\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Nxirreni Somayen n\u00eb publik. L\u00ebreni Somayen q\u00eb t\u00eb takohet p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm me maman\u00eb e saj pa prezenc\u00ebn t\u00ebnde dhe t\u00eb xhihadist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e rrethojn\u00eb. Besojini Somayes q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb nj\u00eb or\u00eb pa prezenc\u00ebn e komandanteve tuaja xhihadiste, q\u00eb edhe ajo, sikur t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmit\u00eb e tjer\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb takoj prind\u00ebrit e saj. Ne nuk do e ham\u00eb Somayen. Ne nuk do e \u00e7ojm\u00eb Somayen n\u00eb Iran. Ne nuk do ta b\u00ebjm\u00eb agjente kund\u00ebr MEK-ut. Ne thjesht\u00eb do i apelojm\u00eb vajz\u00ebs son\u00eb q\u00eb t\u00eb braktis\u00eb xhihadin dhe terrorizmin dhe t\u00eb vij\u00eb me ne n\u00eb Kanada. Ne e dim\u00eb q\u00eb kjo do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr ju nj\u00eb kamikaze me pak, por ju duhet ta lejoni k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00ebse doni q\u00eb bota demokratike t\u2019u respektoj\u00eb dhe t\u2019u shoh\u00eb si opozit\u00eb demokratike dhe jo si pengmarr\u00ebs xhihadist\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebni dot kaq pak Komandant Farid Mahoutchi? Ne e dim\u00eb q\u00eb vajz\u00ebn ton\u00eb q\u00eb na e rr\u00ebmbyet t\u00eb mitur nga Torontoja ju e mbani si kamikaze t\u00eb fjetur p\u00ebr xhihadin e tmerrsh\u00ebm q\u00eb ju \u00ebnd\u00ebrroni t\u00eb b\u00ebni kund\u00ebr Iranit nj\u00eb dit\u00eb. Ju si komandant tankesh q\u00eb jeni, i keni duart e p\u00ebrlyera me gjak dhe Somayen e shikoni si nj\u00eb kamikaze m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn q\u00eb ju \u00ebnd\u00ebrroni t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Por ne si prind\u00ebr q\u00eb jemi n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga data 5 korrik 2018, q\u00eb po shkojm\u00eb gjyqeve e policive p\u00ebr ju, q\u00eb po na rrihni e po na shani, q\u00eb po na b\u00ebni agjent\u00eb dhe terrorist\u00eb, duam vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: t\u00eb takojm\u00eb vajz\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Komandant Farid Mahoutchi, Ju duhet ta dini q\u00eb nd\u00ebrsa shteti shqiptar po u toleron q\u00eb t\u00eb mbani t\u00eb izoluar dhe radikalizuar me qindra pengje n\u00eb kampin tuaj t\u00eb Manz\u00ebs, q\u00eb t\u00eb rrihni dhe k\u00ebrc\u00ebnoni gazetar\u00eb dhe avokat\u00eb, t\u00eb shani e shpifni kund\u00ebr qeverive t\u00eb huaja etj, komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar her\u00ebt apo von\u00eb do u d\u00ebnoj p\u00ebr k\u00ebto q\u00eb po b\u00ebni. Somayeh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb uragan q\u00eb do u d\u00ebmtoj shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs. Ju nuk mund t\u00eb mbani dot pengje n\u00eb Evrop\u00eb. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb Iraku i Sadam Huseinit dhe ju k\u00ebtu nuk silleni dot si tankist\u00eb dhe xhihadist\u00eb. K\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb ju dhe komandant Behzad Saffari dhe t\u00eb tjer\u00eb po i b\u00ebni gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj, nuk do harrohen kollaj. Evropa nuk intimidohet dot nga terrorizmi dhe k\u00ebrc\u00ebnimet tuaja, dhe nuk pranon n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pengmarrjen dhe xhihadin.<\/p>\n<p>Ne prind\u00ebrit e Somayehs q\u00eb ju i keni rr\u00ebmbyer vajz\u00ebn prej 21 vitesh, kemi vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Na lini ta takojm\u00eb vajz\u00ebn ton\u00eb! N\u00ebse kuptoni minimumin e qytet\u00ebrimit dhe demokracis\u00eb ju duhet ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb! Mos u sillni si xhihadist\u00eb dhe kriminel\u00eb!<\/p>\n<p>Mostafa Mohammady dhe Mahbube Hamza<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pasi 38 vje\u00e7arja Somayeh Mohammad, an\u00ebtare e grupit MEK q\u00eb kund\u00ebrshton t\u00eb ashtuquajturin regjim iranian dhe akuzoi publikisht t\u00eb atin se \u00ebsht\u00eb spiun i Teheranit, ka reaguar ky i fundit. P\u00ebrmes nj\u00eb nj\u00eb letre d\u00ebrguar redaksis\u00eb s\u00eb Balkanweb, Mostafa Mohammady deklaron se vajza e tij mbahet peng nga drejtuesit e grupit MEK n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":184,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"ctype":[],"module":[30],"class_list":["post-180","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-familjet-e-anetareve-te-organizates-moxhahedin-e-khalm","blog-balkan-web","module-letra"],"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=180"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/180\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=180"},{"taxonomy":"ctype","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/ctype?post=180"},{"taxonomy":"module","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/module?post=180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}