{"id":2011,"date":"2024-01-15T15:09:40","date_gmt":"2024-01-15T11:39:40","guid":{"rendered":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/?p=2011"},"modified":"2024-01-15T15:09:40","modified_gmt":"2024-01-15T11:39:40","slug":"gjyqi-per-hetimin-e-dosjes-se-mek","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/posts\/2011","title":{"rendered":"Gjyqi p\u00ebr hetimin e dosjes s\u00eb MEK"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore ku u d\u00ebgjuan akuzat ndaj 104 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Organizat\u00ebs Muxhahedine Khalk t\u00eb njohur si MEK, dhe ndaj natyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj organizate si person juridik, u zbulua nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt i krimeve t\u00eb k\u00ebtij grupi terrorist t\u00eb ngjash\u00ebm me grupin ISIS.<\/p>\n<p>Agjencia e lajmeve Fars njoftoi seanca gjyq\u00ebsore ku u d\u00ebgjuan akuzat ndaj 104 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Organizat\u00ebs Muxhahedine Khalk t\u00eb njohur si MEK, dhe ndaj natyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj organizate si person juridik, p\u00ebrfundoi pas kat\u00ebr pauzave t\u00eb gjyqit. Kjo seanc\u00eb gjyq\u00ebsore u zhvillua sot, t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 9 janar 2024, n\u00eb deg\u00ebn e 11-t\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Penale nr. 1 t\u00eb provinc\u00ebs s\u00eb Teheranit. Kjo seanc\u00eb gjyq\u00ebsore u kryesua nga gjykat\u00ebsi Hoxhetul-Islam Dehghani dhe asistent\u00ebt e gjykat\u00ebs Morteza Turak dhe Amin Naseri n\u00eb kompleksin gjyq\u00ebsor &#8220;Imam Khomejni (ra)&#8221;. Gjithashtu kjo seanc\u00eb gjyq\u00ebsore u zhvillua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore ishin t\u00eb pranish\u00ebm bashk\u00ebshortja e d\u00ebshmorit Hoxhetul-Islam Aghamiri, djali i d\u00ebshmorit Gholamreza Samarkandi, vajza e d\u00ebshmorit Gholamali Haxhi Hashem, motrat e d\u00ebshmorit Sejed Resul Musavi Aberkuh, vajza d\u00ebshmorit Muhamed Farshi Moghadam, gruaja e d\u00ebshmorit Muhamed Ebrahimi, invalidi Muhamed Mahdi \u00c7izari, djali i d\u00ebshmorit Ali Sajad Shirazi, bashk\u00ebshortja e d\u00ebshmorit Muhamedali Agharaxhabi dhe v\u00ebllai i d\u00ebshmorit Ahmed Shafi&#8217;i.<\/p>\n<figure id=\"attachment_2013\" aria-describedby=\"caption-attachment-2013\" style=\"width: 700px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-2013 size-full\" src=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/Court-MEK-20231212-4.jpg\" alt=\"Gjyqi p\u00ebr hetimin e dosjes s\u00eb MEK\" width=\"700\" height=\"487\" srcset=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/\/Court-MEK-20231212-4.jpg 700w, https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/\/Court-MEK-20231212-4-300x209.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-2013\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqi p\u00ebr hetimin e dosjes s\u00eb MEK<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb sotshme gjykat\u00ebsi Hoxhetul-Islam Dehghani e hapi seanc\u00ebn duke lexuar disa ajete kur&#8217;anore dhe deklaroi: &#8220;Sot, m\u00eb dat\u00eb 9 janar t\u00eb vitit 2024, po vazhdojm\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb hetimit dhe shqyrtimit t\u00eb aktakuz\u00ebs t\u00eb pranuar nga gjykata e p\u00ebrgjithshme e Teheranit n\u00eb lidhje me grupin &#8220;Muxhahedine Khalk&#8221; dhe 104 personave t\u00eb akuzuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm trupi gjykues q\u00eb kryesohet nga un\u00eb si kryetar dhe nga asistent\u00ebt e gjykat\u00ebs, si dhe n\u00eb prani t\u00eb familjeve padit\u00ebse dhe avokat\u00ebve t\u00eb padit\u00ebsve, t\u00eb akuzuarve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb prokurorit. Un\u00eb deklaroi se kjo seanc\u00eb gjyq\u00ebsore zhvillohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur&#8221;.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi Dehghan n\u00eb vazhdim k\u00ebrkoi nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit q\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00eb foltore dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb leximin e aktakuz\u00ebs. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit pasi doli n\u00eb foltore, para se t\u00eb lexoj\u00eb aktakuz\u00ebn duke p\u00ebrkujtuar d\u00ebshmor\u00ebt e sulmit terrorist n\u00eb Kerman n\u00eb kat\u00ebrvjetorin e martirizimit t\u00eb gjeneral Kasem Sulejmani, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje karakteristik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb grupeve terroriste MEK dhe ISIS, deklaroj: &#8220;T\u00eb dy k\u00ebto grupe p\u00ebrdorin veprimet terroriste dhe vrasjet verbale p\u00ebr t\u00eb shkaktuar sa m\u00eb shum\u00eb viktima. K\u00ebtyre grupeve terroriste q\u00eb kryejn\u00eb akte t\u00eb verb\u00ebra terroriste, nuk u intereson n\u00ebse n\u00eb mesin e njer\u00ebzve ka gra apo f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb moshuar e t\u00eb rinj. Q\u00ebllimi i k\u00ebtyre grupeve terroriste \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkaktojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb viktima&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokuroris\u00eb tha: &#8220;P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ky grup cil\u00ebsohet si grup terrorist sepse v\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb dhe civil\u00ebt. T\u00eb dy grupet p\u00ebrdorin mjeteve shp\u00ebrthyese me karakteristika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Grupi terrorist ISIS p\u00ebrdor brez me l\u00ebnd\u00eb shp\u00ebrthyese dhe i mbush k\u00ebto breza me plumba ose gozhd\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkaktuar sa m\u00eb shum\u00eb viktima, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pas shp\u00ebrthimit t\u00eb vras\u00eb ose plagos\u00eb nj\u00eb num\u00ebr sa m\u00eb t\u00eb madh njer\u00ebzish. P\u00ebrve\u00e7 arm\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb preferuar, e cila \u00ebsht\u00eb bomba, gj\u00eb q\u00eb e ka pranuar edhe Amerika, grupi terrorist MEK, p\u00ebrve\u00e7 goditjes s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, p\u00ebrdor edhe mjete t\u00eb tjera si gypa t\u00eb mbushur me eksploziv dhe mjete shp\u00ebrthyese t\u00eb improvizuara&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-2014 size-full\" src=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/Court-MEK-20231212-16-S.jpg\" alt=\"\" width=\"700\" height=\"394\" srcset=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/\/Court-MEK-20231212-16-S.jpg 700w, https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/\/Court-MEK-20231212-16-S-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/\/Court-MEK-20231212-16-S-390x220.jpg 390w\" sizes=\"auto, (max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><\/p>\n<p>Ai n\u00eb vazhdim paraqiti pamje filmike t\u00eb publikuar n\u00eb media t\u00eb grupit terrorist MEK n\u00eb t\u00eb cilat m\u00ebsohej nd\u00ebrtimi i mjeteve shp\u00ebrthyese me gypa dhe shpjegoi se n\u00eb momentin e shp\u00ebrthimit edhe struktura e gypave shnd\u00ebrrohet n\u00eb cop\u00ebza granate.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokuroris\u00eb n\u00eb lidhje me karakteristik\u00ebn e k\u00ebtij mjeti shp\u00ebrthyes, tha: &#8220;N\u00eb mediat e grupit terrorist MEK m\u00ebsohet se si nd\u00ebrtohet ky mjet, se si kjo pajisje kthehet n\u00eb cop\u00ebza kur trupi i saj shp\u00ebrthen dhe shkakton m\u00eb shum\u00eb viktima&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore ka paraqitur d\u00ebmin\u00eb e saj bija e d\u00ebshmorit Haxh Muhamed Moghadam, nj\u00eb shit\u00ebs frutave t\u00eb thara, i cili u k\u00ebrc\u00ebnua me vdekje p\u00ebr shkak t\u00eb vendosjes s\u00eb fotografis\u00eb s\u00eb Imam Khomejnit (ra), nd\u00ebrsa edhe pas martirizimit t\u00eb tij, familja e tij ishte k\u00ebrc\u00ebnuar vazhdimisht me vrasje me letra q\u00eb u hodh\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre. Duke mbajtur letra t\u00eb shkruara nga an\u00ebtar\u00ebt e grupit terrorist MEK, t\u00eb cilat i hodh\u00ebn n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre, bija e k\u00ebtij d\u00ebshmori n\u00eb lidhje me frik\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn ishte p\u00ebrballur gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e stresuar, madje edhe gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb ndjente frik\u00eb gjithmon\u00eb me zhurm\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb d\u00ebgjonte.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi i k\u00ebtij gjyqi n\u00eb vazhdim i tha k\u00ebsaj vajze t\u00eb d\u00ebshmorit se n\u00eb koh\u00ebn e duhur asaj do t&#8217;i jap\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb paraqitur deklaratat dhe d\u00ebshmit\u00eb e veta n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokuroris\u00eb lexoi aktakuz\u00ebn ndaj t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>Prezantimi i kandidatit t\u00eb MEK n\u00eb zgjedhjet parlamentare<\/p>\n<p>Ai n\u00eb fjal\u00ebn e tij prezantoi t\u00eb akuzuarin e 34-t\u00eb dhe tha: &#8220;Azra Alavi Taleghani \u00ebsht\u00eb e akuzuara num\u00ebr 34 n\u00eb gjyqin p\u00ebr t\u00eb hetuar krimet e grupit terrorist MEK. E akuzuara \u00ebsht\u00eb njohur me grupin terrorist MEK n\u00eb vitin 1975 dhe qysh at\u00ebher\u00eb ka filluar veprimtarin\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij grupi. Ajo n\u00eb mars t\u00eb vitit 1981, u transferua n\u00eb strukturat kryesore t\u00eb grupit terrorist MEK dhe m\u00eb pas nga ana e k\u00ebtij grupi, ka paraqitur kandidatur\u00ebn p\u00ebr zgjedhje t\u00eb Parlamentit Islamik t\u00eb Iranit. Azra Alavi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs terroriste MEK, e cila pas operacionit ushtarako-terrorist t\u00eb ashtuquajtur &#8220;Foroughe Xhavidan&#8221;, u b\u00eb shefe e operacioneve t\u00eb deg\u00ebs ushtarake dhe ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr operacionet brenda vendit n\u00eb Iran. N\u00eb vitin 1993, pas zgjedhjes s\u00eb Fahima Ervanit si p\u00ebrgjegj\u00ebse e par\u00eb e grupit, Azra Alavi Taleghani em\u00ebrohet z\u00ebvend\u00ebse e shefes s\u00eb deg\u00ebs ushtarake. Mir\u00ebpo, p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb periudhe, e akuzuara ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr trajnimin e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj organizate terroriste. P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e m\u00ebparshme t\u00eb Azra Alavi ishin kryesisht t\u00eb lidhura me \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb s\u00eb grupit terrorist MEK. Ky person tani ka vdekur&#8221;.<\/p>\n<p>Ai shtoi: &#8220;Xhamila Abrisham\u00e7i \u00ebsht\u00eb e akuzuara num\u00ebr 35 e gjyqit q\u00eb heton krimet e grupit terrorist t\u00eb MEK. Ajo \u00ebsht\u00eb motra e Mahdi Abrisham\u00e7i dhe p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb saj, ajo u b\u00eb simpatizuese e grupit MEK para fitores s\u00eb Revolucionit Islamik. M\u00eb pas, pas fitores s\u00eb Revolucionit Islamik, kjo e akuzuar vazhdoi t\u00eb bashk\u00ebpunonte me strukturat e MEK dhe n\u00eb vitin 1982 u largua nga vendi me f\u00ebmij\u00ebt e vet (Meryem dhe Ali Akbarzadegan) p\u00ebr t&#8217;u bashkuar me organizat\u00ebn terroriste MEK jasht\u00eb vendit. Pasi u vendos n\u00eb Paris, duke qen\u00eb an\u00ebtare e k\u00ebshillit terrorist t\u00eb njohur si &#8220;Rezistenca Komb\u00ebtare&#8221;, ajo bashk\u00ebpunon me sektorin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb jashtme t\u00eb k\u00ebtij grupi terrorist. Aktualisht ajo \u00ebsht\u00eb e vendosur n\u00eb Paris dhe udh\u00ebton shpesh drejt Shqip\u00ebris\u00eb. An\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb t\u00eb akuzuar\u00ebs Xhamila Abrisham\u00e7i ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit terrorist MEK, duke p\u00ebrfshir\u00eb Muhamed Akbarzadegan (bashk\u00ebshorti i t\u00eb akuzuar\u00ebs). Muhamed Akbarzadegan pra ishte nj\u00eb prej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit terrorist MEK i cili n\u00eb vitin 1988, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb operacion terrorist-ushtarak &#8220;Farughe Xhavedan&#8221;. Ali Akbarzadegan (djali i t\u00eb akuzuar\u00ebs) \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i grupit terrorist MEK me baz\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili punon n\u00eb sektorin e inteligjenc\u00ebs dhe sigurimit t\u00eb Masoud dhe Maryam Rajavi. Maryam Akbarzadegan (vajza e t\u00eb akuzuar\u00ebs) gjithashtu, ishte nj\u00eb an\u00ebtare e grupit terrorist MEK me baz\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila ka nj\u00eb histori t\u00eb t\u00eb qenit an\u00ebtar e shtabit t\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb grupit terrorist MEK, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb operacionin ushtarako-terrorist &#8220;Forough Xhavidan&#8221; si z\u00ebvend\u00ebs e komandantit t\u00eb batalionit 32 dhe ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse e qendrave 6 dhe 21t\u00eb grupit terrorist MEK, dhe p\u00ebr disa koh\u00eb ka qen\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr personelin e selive t\u00eb grupit terrorist MEK&#8221;.<\/p>\n<p>Kush ishte drejtues i ekipit t\u00eb atentatit terrorist ndaj gjeneral-major Ali Sajad Shirazi?<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokuroris\u00eb n\u00eb vazhdim tha: &#8220;I akuzuari num\u00ebr 36 t\u00eb gjyqit p\u00ebr hetimin e krimeve t\u00eb grupit terrorist MEK \u00ebsht\u00eb Mahmoud Ghaxhar Ezdanlou, ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i Maryam Rajavi dhe bashk\u00ebshorti i Shahrazad Sadr Haxh Sejed Xhavadi (p\u00ebrgjegj\u00ebse e zyr\u00ebs s\u00eb Maryam Rajavi). Mahmoud Ghaxhar Ezdanlou iu bashkua grupit terrorist MEK n\u00eb vitin 1973 dhe me fitoren e Revolucionit Islamik, ai vazhdoi bashk\u00ebpunimin me organizat\u00ebn MEK dhe p\u00ebrfundimisht u arratiset nga vendi n\u00eb vitin 1981. N\u00eb Irak, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb kurseve t\u00eb trajnimit duke p\u00ebrfshir\u00eb leximin e hartave, ai vjen n\u00eb Iran ilegalisht dhe shfaqet n\u00eb form\u00ebn e pastruesit pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb d\u00ebshmorit Sajad Shirazi. Ai aktualisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga element\u00ebt e kuadrit qendror t\u00eb grupit terrorist MEK dhe an\u00ebtar i t\u00eb ashtuquajturit &#8220;K\u00ebshilli i Rezistenc\u00ebs Komb\u00ebtare&#8221;. Mahmoud Ghaxhar Ezdanlou, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Mozhgan Parsaei, nj\u00eb tjet\u00ebr faktor kryesor dhe ky\u00e7 n\u00eb formimin, hartimin, organizimin dhe udh\u00ebheqjen e ekipit t\u00eb vrasjes s\u00eb gjeneral-major Ali Sajad Shirazi (ekip ky q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga Kamaluddin Hejdari \u00c7amani i njohur me nofk\u00ebn &#8220;Xhalal Mousavi&#8221; dhe Reza Naderi i njohur me nofk\u00ebn &#8220;Ata&#8217;ullah&#8221;), si rrjedhoj\u00eb ata martirizuan dhe, n\u00eb aspektin juridik, kryen vrasja me q\u00ebllim t\u00eb k\u00ebtij d\u00ebshmori t\u00eb rangut t\u00eb lart\u00eb. I akuzuari n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn p\u00ebrndjekje nga Interpoli dhe ka nj\u00eb njoftim t\u00eb kuq&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokuroris\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb duke zhvilluar nj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore jo t\u00eb hapur, t\u00eb d\u00ebgjohen deklaratat dhe d\u00ebshmit\u00eb e ish-an\u00ebtar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb nga grupi terrorist MEK n\u00eb lidhje me operacionin e terrorit dhe vrasjes s\u00eb d\u00ebshmorit Sajad Shirazi, p\u00ebr arsye se k\u00ebta persona kan\u00eb frik\u00eb se m\u00eb pas do t\u00eb p\u00ebrballen me k\u00ebrc\u00ebnim dhe sulme t\u00eb ndryshme nga grupi terrorist MEK.<\/p>\n<p>Kryetari i seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore e urdh\u00ebroi sekretarin e gjykat\u00ebs q\u00eb ta regjistroj\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb gojore t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb prokurorit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur t\u00eb zhvillohet nj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore me pjes\u00ebmarrjen e k\u00ebtyre personave ish-an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit terrorist MEK dhe t\u00eb avokat\u00ebve t\u00eb t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>Roli i ish-regjimit Ba&#8217;th t\u00eb Irakut n\u00eb prapasken\u00ebn e vrasjes s\u00eb d\u00ebshmorit Sajad Shirazi<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit tha: &#8220;Pas vrasjes s\u00eb d\u00ebshmorit Sajad Shirazi dhe marrjes s\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb prera t\u00eb autoriteteve iraniane, k\u00ebshilli terrorist i njohur si &#8220;Rezistenca&#8221; reagoi shum\u00eb shpejt dhe njoftoi se komanda e operacionit t\u00eb vrasjes s\u00eb d\u00ebshmorit Sajad Shirazi ishte n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Organizat\u00ebs Muxhahidine Khalk, madje ky k\u00ebshill gjithashtu n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara deklaroi se ky veprim nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte fare me Irakun. Tani pyetja \u00ebsht\u00eb kjo se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye ky k\u00ebshill, i cili pretendon se \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb politike, duhet t\u00eb tregoj\u00eb k\u00ebt\u00eb reagim? Pse grupi terrorist MEK nuk e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb? Ata reaguan kur Irani zbuloi pranin\u00eb e ish-regjimit Ba&#8217;ath t\u00eb Irakut n\u00eb prapasken\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ata u p\u00ebrpoq\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos zbulohej padroni i tyre dhe i cili i kishte paguar ata&#8221;.<\/p>\n<p>Duke iu referuar rolit t\u00eb ish-regjimit Ba&#8217;ath t\u00eb Irakut n\u00eb ekzekutimin e k\u00ebtij atentati n\u00eb form\u00ebn e operacioneve &#8220;rug\u00ebzgjidh\u00ebse&#8221; dhe t\u00eb brendshme, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit vuri n\u00eb dukje deklaratat e nj\u00eb pjes\u00ebtari t\u00eb ndar\u00eb nga grupi terrorist MEK dhe tha: &#8220;Ky person tha se n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1998, Masoud Rajavi publikoi nj\u00eb fjalim n\u00eb form\u00eb filmi n\u00eb p\u00ebrvjetorin e operacionit &#8220;Forough Xhavidan&#8221; dhe tha p\u00ebr d\u00ebshmorit Sajad Shirazi se ne duhet ta nd\u00ebshkojm\u00eb at\u00eb p\u00ebr veprimet e tij dhe kjo \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebrkesa e &#8220;t\u00eb zotit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb&#8221; Sadam Husejnit dhe do ta marrim shp\u00ebrblimin e tij dhe komand\u00ebn ia besoi Mojgan Parsait&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit vuri n\u00eb dukje vazhdimin e deklaratave t\u00eb k\u00ebtij pjes\u00ebtari t\u00eb ndar\u00eb nga grupi terrorist MEK dhe shtoi: &#8220;Edhe pas k\u00ebsaj, Masoud Rajavi vazhdoi t\u00eb ndiqte procesin e kryerjes s\u00eb k\u00ebtij operaciono terrorist, kur Mozhgan Parsaei njoftoi se grupi i atentatit ishte duke u p\u00ebrgatitur dhe pas vrasjes s\u00eb k\u00ebtij gjenerali t\u00eb lart\u00eb ushtarak t\u00eb Iranit, u mbajt nj\u00eb fest\u00eb n\u00eb kampin &#8220;Ashraf&#8221; n\u00eb Irak dhe Mozhgan Parsai, duke lexuar mesazhin e shkurt\u00ebr t\u00eb Masoud Rajavi, tha se do t&#8217;i jepte nj\u00eb dhurat\u00eb ekipit t\u00eb terrorit&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit deklaroi: &#8220;Gjat\u00eb k\u00ebtij procesi gjyq\u00ebsor do t\u00eb paraqiten dokumente t\u00eb shumta t\u00eb veprimeve t\u00eb k\u00ebshillit terrorist t\u00eb njohur si &#8220;Rezistenc\u00eb&#8221;, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill duhet th\u00ebn\u00eb se ata pretendonin veprime politike, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb gjitha q\u00ebndrimet e tyre besonin n\u00eb veprime t\u00eb armatosura dhe veprime t\u00eb dhunshme&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto \u00e7aste t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore, me urdh\u00ebr t\u00eb gjykat\u00ebsit Dehghani, u paraqiten d\u00ebshmi dhe pamje filmike n\u00eb lidhje me veprimet e k\u00ebshillit terrorist t\u00eb ashtuquajtur &#8220;Rezistenc\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit vazhdoi: &#8220;K\u00ebshilli terrorist i ashtuquajtur &#8220;Rezistenca&#8221; pretendon se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e pavarur, nd\u00ebrsa an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij k\u00ebshilli kryesisht jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit terrorist MEK dhe veprojn\u00eb n\u00eb deg\u00ebn ushtarake dhe pretendimi p\u00ebr pavar\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ironi historike, sepse vendimet e tyre jan\u00eb marr\u00eb nga Masoud Rajavi dhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij k\u00ebshilli jan\u00eb persona t\u00eb paguar nga grupi terrorist MEK. Gjithashtu edhe financimin e k\u00ebtij k\u00ebshilli e ka b\u00ebr\u00eb grupi terrorist MEK, madje SHBA-ja e shpalli k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill si n\u00ebn deg\u00ebn e grupit terrorist MEK dhe nj\u00eb front luftarak&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit shtoi: &#8220;N\u00eb dokumentin e Policis\u00eb Federale t\u00eb Amerik\u00ebs (FBI) n\u00eb vitin 2004, thuhet se ky grup vepron me \u00e7do em\u00ebr dhe titull mbulues, duke p\u00ebrfshir\u00eb &#8220;Muxhahedin\u00ebt e Popullit t\u00eb Iranit, Shoqata e Muxhahedin\u00ebve t\u00eb Popullit t\u00eb Iranit&#8221;, &#8220;K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Rezistenc\u00ebs&#8221;, &#8220;Ushtria Nacional\u00e7lirimtare&#8221; dhe \u00e7do titull tjet\u00ebr, n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb konsiderohet organizat\u00eb terroriste sepse konsiderohen si n\u00ebndeg\u00eb t\u00eb grupit terrorist MEK&#8221;.<\/p>\n<p>Ai vazhdoi: &#8220;N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument t\u00eb FBI thuhet se rreth 85% e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit &#8220;K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Rezistenc\u00ebs&#8221; jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit terrorist MEK, dhe pjesa tjet\u00ebr pes\u00eb deri n\u00eb 15% jan\u00eb gjithashtu an\u00ebtar\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr veprimet e grupit terrorist MEK. Ky raport i FBI m\u00eb pas i referohet edhe financimit t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit &#8220;K\u00ebshilli i Rezistenc\u00ebs&#8221; dhe thot\u00eb se financimi i k\u00ebsaj organizate b\u00ebhet p\u00ebrmes grupit terrorist MEK. Gjithashtu, sipas k\u00ebtij raporti, an\u00ebtar\u00ebt e grupit terrorist MEK kan\u00eb tentuar t\u00eb lobojn\u00eb te an\u00ebtar\u00ebt e Kongresit t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur t\u00eb ashtuquajturin &#8220;K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Rezistenc\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>E akuzuara num\u00ebr 37, p\u00ebrgjegj\u00ebse e strukturave t\u00eb grupit terrorist MEK n\u00eb Holand\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit vazhdoi duke lexuar akuzat e t\u00eb akuzuar\u00ebs num\u00ebr 37 t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, n\u00eb lidhje me Badrie Purtabakh tha: &#8220;Pas fitores s\u00eb Revolucionit Islamik n\u00eb Iran, ajo u t\u00ebrhoq drejt organizat\u00ebs MEK n\u00ebn ndikimin e mendimeve t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb saj dhe n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1980, ajo filloi bashk\u00ebpunimin me organizat\u00ebn terroriste MEK n\u00eb qytetin e Esfahanit. N\u00eb vitin 1982, pas nj\u00eb martese t\u00eb rregulluar sipas strukturave organizative, ajo u martua me nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb grupit MEK t\u00eb quajtur Mahdi Ghurbanpour Moghadam, nd\u00ebrsa ajo u arratis nga vendi me t\u00eb dhe u vendos n\u00eb Kurdistanin e Irakut.<\/p>\n<p>Ai vazhdoi: &#8220;E akuzuara num\u00ebr 37 ishte nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt qendror\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs terroriste MEK dhe an\u00ebtare e k\u00ebshillit terrorist t\u00eb ashtuquajtur &#8220;Rezistenca Komb\u00ebtare&#8221;, e cila pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs e kaloi n\u00eb Evrop\u00eb dhe Amerik\u00eb dhe ishte n\u00eb krye t\u00eb strukturave t\u00eb grupit terrorist MEK n\u00eb Holand\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, dhe q\u00eb nga viti 1999, ajo ka qen\u00eb aktive n\u00eb selin\u00eb e brendshme t\u00eb grupit terrorist MEK.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit m\u00eb tej vuri n\u00eb dukje aktivitetet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb t\u00eb akuzuar\u00ebs num\u00ebr 37 n\u00eb strukturat e grupit terrorist MEK dhe shpjegoi: &#8220;An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb seksionin e Mahalat-it n\u00eb vitin 1979, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb seksionin e pranimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ri n\u00eb Kurdistanin e Irakut n\u00eb vitin 1983, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb bordin ekzekutiv n\u00eb Irak n\u00eb vitin 1986, pjes\u00ebmarrja n\u00eb operacionin terrorist ushtarak &#8220;Forough Xhavidan&#8221; n\u00eb vitin 1988, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr organizimin e strukturave t\u00eb grupit terrorist MEK n\u00eb Gjermani dhe m\u00eb pas n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb 1989, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb bordin ekzekutiv dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin grup politik n\u00eb Evrop\u00eb nd\u00ebrmjet viteve 1989 dhe 1992, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr shtabin e &#8220;Bagherzade&#8221; dhe an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb k\u00ebshillin udh\u00ebheq\u00ebs. N\u00eb vitin 1993, ajo ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr organizimin e strukturave t\u00eb grupit terrorist MEK n\u00eb Holand\u00eb nd\u00ebrmjet viteve 1997 dhe 1999, ajo ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse e shtabit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb drejtonte dhe udh\u00ebzonte ekipet terroriste t\u00eb d\u00ebrguara brenda n\u00eb Iran n\u00eb vitin 1999, ajo ka qen\u00eb an\u00ebtare e shtabit financiare (financim i terrorizmit) t\u00eb grupit n\u00eb vitin 2005 dhe p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ngritjen e rrjetit t\u00eb grave n\u00eb zon\u00ebn e Evrop\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr financimin e tubimeve n\u00eb Franc\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Ai shtoi: &#8220;Aktualisht, e akuzuara \u00ebsht\u00eb aktive n\u00eb sektorin e ashtuquajtur politik t\u00eb shtabit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebse e takimeve dhe mbledhjeve ideologjike t\u00eb forcave t\u00eb reja q\u00eb sapo jan\u00eb futur n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb.<\/p>\n<p>Si vepron rrjeti financiar i grupit terrorist MEK?<\/p>\n<p>Ai shpjegoi prapaskenat e rrjetit mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb gjykat\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb grupit terrorist MEK dhe tha: &#8220;N\u00eb dokumentet e FBI-s\u00eb n\u00eb vitin 2004 thuhet se &#8220;K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Rezistenc\u00ebs&#8221;, &#8220;Ushtria e Rezistenc\u00ebs&#8221; dhe &#8220;rrjeti sponsorizues&#8221; funksionojn\u00eb si nj\u00eb rrjet mbulues p\u00ebr grupin terrorist MEK. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport thuhet se &#8220;rrjeti sponsorizues&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrjet kompleks dhe i nd\u00ebrthurur q\u00eb vepron n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, i cili p\u00ebrve\u00e7 mbajtjes s\u00eb demonstratave n\u00eb disa vende \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe p\u00ebr financimin e disident\u00ebve. Grupi terrorist MEK n\u00eb rrjetin sponzorizues vepron duke vjedhur bankat; duke krijuar kompani financiare fitimprur\u00ebse nga tifoz\u00ebt dhe kontrabanda e mallrave n\u00eb Gjirin Persik&#8221;.<\/p>\n<p>Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se mashtrimi i qytetar\u00ebve evropian\u00eb dhe amerikan\u00eb, madje edhe lypja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr metod\u00eb e mbledhjes s\u00eb fondeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup terrorist, ai theksoi se m\u00ebnyra m\u00eb e zakonshme e financimit t\u00eb grupit terrorist MEK \u00ebsht\u00eb krijimi i shoqatave bamir\u00ebse, ve\u00e7an\u00ebrisht shoqatave bamir\u00ebse p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Parat\u00eb e mbledhura nga grupi terrorist MEK n\u00ebp\u00ebrmjet operacioneve p\u00ebr pastrimin e parave n\u00eb vende t\u00eb ndryshme si Gjermania, Belgjika, Suedia, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia etj., arrijn\u00eb n\u00eb duart e grupit MEK. Parat\u00eb e mbledhura nga grupi terrorist MEK p\u00ebrdoren p\u00ebr blerjen e arm\u00ebve, kamerave t\u00eb shikimit t\u00eb nat\u00ebs dhe GPS. Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mblidhen edhe mjetet financiare p\u00ebr t\u00eb paguar koston e ftes\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve si Pompeo dhe John Bolton p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb tubimet e tyre. T\u00eb nj\u00ebjtat burime financiare p\u00ebrdoren edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e propagand\u00ebs dhe grumbullimin e njer\u00ebzve me autobus nga mesi i refugjat\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb tubimet e k\u00ebtij grupi terrorist&#8221;.<\/p>\n<p>Shoqata bamir\u00ebse e MEK gjuan me predha hedh\u00ebs!<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit tha: &#8220;Nj\u00eb hetim i p\u00ebrbashk\u00ebt mes policis\u00eb s\u00eb Los Anxhelosit dhe Parisit tregon se shum\u00eb kamera p\u00ebr shikimin e nat\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrdorur nga grupi terrorist MEK n\u00eb k\u00ebto qytete. K\u00ebto mjete financiare u mblodh\u00ebn nga Organizata Bamir\u00ebse e F\u00ebmij\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij raporti u zbuluan veprimet e rreme t\u00eb k\u00ebtij grupi terrorist dhe thuhej se muxhahid\u00ebt i paraqitnin an\u00ebtar\u00ebt dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e tyre si mjek\u00eb dhe grumbullonin para n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb uritur n\u00eb shtetin Mali dhe m\u00eb pas ato para ishin transferuar n\u00eb Turqi. K\u00ebto para kan\u00eb shkuar nga Turqia n\u00eb Irak dhe jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr operacione terroriste si hedhjen e predhave n\u00eb Iran!&#8221;<\/p>\n<p>I akuzuari num\u00ebr 38, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn sektor i artileris\u00eb s\u00eb deg\u00ebs ushtarake t\u00eb organizat\u00ebs terroriste MEK<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit vazhdoi duke lexuar akuzat ndaj Muhamed Xhavad Ghadiri Modaresi, i pandehuri num\u00ebr 38 n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, dhe shtoi: &#8220;Ai ishte bashk\u00ebshorti i Zohra Atrianfar dhe nj\u00eb element infiltruar n\u00eb Komitetin e Revolucionit Islamik, i cili, para fitores s\u00eb Revolucionit Islamik, ishte njohur me grupin terrorist MEK dhe u rekrutua n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup. N\u00eb vitin 1981 ai ka punuar n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e inteligjenc\u00ebs s\u00eb MEK dhe m\u00eb pas, n\u00eb qershor t\u00eb po atij viti, \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb sektorin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Ai foli p\u00ebr aktivitetet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb kryesore t\u00eb t\u00eb pandehurit num\u00ebr 38 dhe deklaroi: &#8220;I pandehuri ka vepruar n\u00eb departamentin e deg\u00ebs ushtarake t\u00eb grupit terrorist MEK, ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs nj\u00ebsi e artileris\u00eb s\u00eb deg\u00ebs ushtarake t\u00eb organizat\u00ebs MEK, udh\u00ebheq\u00ebs i ekipeve operative dhe terroriste t\u00eb MEK brenda n\u00eb Iran, dhe ai ishte n\u00eb krye t\u00eb deg\u00ebs ushtarake dhe industris\u00eb t\u00eb kampit &#8220;Ashraf&#8221; n\u00eb 2004&#8243;.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit shtoi: &#8220;Tashm\u00eb Mohamed Xhavad Ghadiri Madaresi, i akuzuari num\u00ebr 38 n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb kampin e Manz\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin sektor\u00eb arsimor, politik dhe arab, dhe personi i p\u00ebrmendur \u00ebsht\u00eb me njoftim t\u00eb kuq dhe k\u00ebrkohet nga Interpoli&#8221;.<\/p>\n<p>Zbulimi i dokumenteve t\u00eb tjera t\u00eb krimeve t\u00eb MEK<\/p>\n<p>Duke iu referuar zbulimit t\u00eb nj\u00eb dokumenti tjet\u00ebr t\u00eb krimeve t\u00eb grupit terrorist MEK, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit tha: &#8220;Regjimi Ba&#8217;ath i Irakut kishte p\u00ebrdorur arm\u00eb kimike dhe kishte kryer vrasje masive gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb imponuar, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb vrasjen e njer\u00ebzve t\u00eb zellsh\u00ebm n\u00eb rajonet per\u00ebndimore t\u00eb Iranit dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto krime. K\u00ebto arm\u00eb t\u00eb ndaluara dhe arm\u00ebt kimike dhe biologjike t\u00eb Irakut mbaheshin n\u00eb kampin e grupit terrorist MEK p\u00ebr t\u00eb mbetur t\u00eb fshehur nga syt\u00eb e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe n\u00eb fakt grupi terrorist i MEK ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ruajtjen dhe mbrojtjen e arm\u00ebve t\u00eb shkat\u00ebrrimit n\u00eb mas\u00eb t\u00eb Irakut&#8221;.<\/p>\n<p>I akuzuari num\u00ebr 39, p\u00ebrgjegj\u00ebs i burgjeve t\u00eb grupit terrorist MEK n\u00eb kampin Ashraf<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit lexoi akuzat ndaj Farhad Olfat, i akuzuari num\u00ebr 39 n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor q\u00eb heton dosjen e krimeve t\u00eb grupit terrorist MEK dhe shtoi: &#8220;Ky i akuzuar i njohur me pseudonimin &#8220;Manouchehr&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zyrtar\u00ebt e rangut t\u00eb lart\u00eb dhe nj\u00eb prej kuadrove t\u00eb vjetra t\u00eb grupit terrorist MEK, i cili n\u00eb vitin 1989 ishte z\u00ebvend\u00ebs i shefit t\u00eb deg\u00ebs ushtarake n\u00eb &#8220;Boshtin e Par\u00eb&#8221; dhe m\u00eb pas u b\u00eb shef i boshtit dhe m\u00eb pas shef i shtabit t\u00eb boshtit. Olfat hyri n\u00eb Shtabin Qendror n\u00eb vitet 1994-1995 dhe m\u00eb pas u transferua n\u00eb shtabin e personelit t\u00eb organizat\u00ebs terroriste MEK dhe p\u00ebr disa koh\u00eb ka vepruar n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin &#8220;sistem ligjor-juridik&#8221; i organizat\u00ebs terroriste MEK, dhe n\u00eb vitin 1998 e tutje, ai ishte n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb burgjeve t\u00eb MEK n\u00eb kampin &#8220;Ashraf&#8221; dhe u b\u00eb instruktor trajnimi organizativ dhe ideologjik i grupit terrorist MEK dhe tani ai vepron n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb sektorin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje arabe t\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs pjes\u00eb politike t\u00eb organizat\u00ebs terroriste MEK. N\u00eb hetimin e dosjes s\u00eb vrasjeve dhe hedhjeve t\u00eb predhave t\u00eb kryera nga terrorist\u00ebt e MEK n\u00eb qytetin Safashehr t\u00eb provinc\u00ebs Fars, vendimi i t\u00eb cil\u00ebs u dha n\u00eb vitin 2009, n\u00eb mesin e t\u00eb d\u00ebnuarve \u00ebsht\u00eb edhe emri i Farhad Olfatit. Disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb tij gjithashtu kan\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb grupin terrorist MEK. P\u00ebr shembull, Farzad Olfat ishte nj\u00eb mjek dhe nj\u00eb nga njer\u00ebzit e besuar t\u00eb Masoud Rajavit&#8221;.<\/p>\n<p>E akuzuara num\u00ebr 40, e vetmja pjes\u00ebtare e grupit terrorist MEK e cila pas operacionit terrorist &#8220;Fourughe Xhavedan&#8221; arriti n\u00eb Teheran<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit n\u00eb lidhje me t\u00eb akuzuar\u00ebn num\u00ebr 40 me emrin Roya Ahmadi Mousavi, tha: &#8220;Pasi mori pjes\u00eb n\u00eb disa faza t\u00eb provimit pranues p\u00ebr universitet, n\u00eb vitin 1985, ajo u largua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legale nga Irani me pretekstin e studimeve dhe shkoi n\u00eb Gjermani, ku u takua me nj\u00eb nga pjes\u00ebtar\u00ebt e grupit terrorist MEK me emrin Musa Faiz Marzoughi i njohur me pseudonimin &#8220;Xhelal&#8221; dhe me at\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb martes\u00eb t\u00eb rregulluar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb struktur\u00ebs organizative t\u00eb MEK dhe mori pjes\u00eb n\u00eb operacionin &#8220;Forough Xhavidan&#8221; n\u00eb vitin 1988 dhe pas disfat\u00ebs posht\u00ebruese t\u00eb forcave t\u00eb MEK, ajo u arratis dhe arriti n\u00eb Kermanshah. Ajo m\u00eb pas arriti fshehurazi n\u00eb Teheran dhe u fsheh n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb prej t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb saj p\u00ebr 20 dit\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb fund u arratis ilegalisht nga Irani dhe iu bashkua organizat\u00ebs terroriste MEK. Kur lajmi p\u00ebr veprimin e saj u p\u00ebrhap n\u00eb mesin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit terrorist MEK, Masoud Rajavi tha se ajo ishte e vetmja q\u00eb pas operacionit &#8220;Forough Xhavidan&#8221; mundi t\u00eb shkonte n\u00eb Teheran dhe t\u00eb kthehej dhe kjo e b\u00ebri at\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb mesin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit terrorist MEK. Roya Ahmadi ka pasur p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ndryshme n\u00eb kampin &#8220;Ashraf&#8221; dhe n\u00eb K\u00ebln t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, gjithashtu bashk\u00ebshorti i tij i quajtur Musa Faiz Marzooghi, i biri i Xhaferit, pas largimit nga Irani u d\u00ebrgua n\u00eb Irak si oficer operativ n\u00eb deg\u00ebn ushtarake t\u00eb grupit terrorist MEK dhe m\u00eb pas u b\u00eb shef i qendr\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit theksoi: &#8220;I akuzuari num\u00ebr 40 \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nga policia e Interpolit dhe me njoftim t\u00eb kuq&#8221;.<\/p>\n<p>I akuzuari num\u00ebr 41; nj\u00eb an\u00ebtar i grupit terrorist MEK q\u00eb e p\u00ebrdori zyr\u00ebn e AFP n\u00eb Teheran si mbules p\u00ebr MEK<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i prokurorit m\u00eb tej vuri n\u00eb dukje akuzat ndaj Behzad Naziri, i akuzuari num\u00ebr 41n\u00eb dosjen e krimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit terrorist MEK dhe shtoi: &#8220;Ai \u00ebsht\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Ministrin\u00eb e Edukimit Islamik n\u00eb vitin 1981, p\u00ebr t\u00eb mashtruar forcat e Revolucionit Islamik, n\u00ebn mask\u00ebn e nj\u00eb p\u00ebrkthyesi p\u00ebr zyr\u00ebn e AFP-s\u00eb n\u00eb Teheran, praktikisht ai punoi dhe bashk\u00ebpunoi me grupin terrorist t\u00eb MEK. Natyra e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij kryesore u zbulua shpejt dhe ai u arrestua n\u00eb vitin 1982 dhe u d\u00ebnua me tet\u00eb vjet burg, por n\u00eb vitin 1985, gjat\u00eb koh\u00ebs kur kishte marr\u00eb pushim nga burgu, ai u arratis ilegalisht nga Irani. Ky i akuzuar ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qendr\u00ebs 13 t\u00eb deg\u00ebs ushtarake t\u00eb grupit terrorist MEK n\u00eb Irak dhe ka qen\u00eb aktivisht i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb planifikimin e operacioneve me hedhjen e predhave t\u00eb quajtura &#8220;hapje rrug\u00ebsh&#8221;. Ai gjithashtu n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tij ka qen\u00eb an\u00ebtar n\u00eb komisionin e ashtuquajtur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie me jasht\u00eb t\u00eb grupit terrorist MEK. Nd\u00ebr veprimet e k\u00ebtij komisioni jan\u00eb organizimi i demonstratave t\u00eb improvizuara n\u00eb vendet per\u00ebndimore, sulmi ndaj ambasadave zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs Islamike t\u00eb Iranit dhe rekrutimi i forcave t\u00eb reja. I akuzuari num\u00ebr 41 i ishte nd\u00ebr personat aktiv\u00eb n\u00eb operacionin terrorist &#8220;Forough Xhavidan&#8221; dhe tani ai \u00ebsht\u00eb gjithashtu an\u00ebtar i komisionit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit &#8220;K\u00ebshilli i Rezistenc\u00ebs Komb\u00ebtare&#8221;, si dhe gjat\u00eb operacioneve terroriste t\u00eb ashtuquajtura &#8220;hapje rrug\u00ebsh&#8221; t\u00eb cilat u b\u00ebn shkak p\u00ebr vrasjen dhe plagosjen e nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve iranian\u00eb si dhe shkaktimin e shum\u00eb d\u00ebmeve financiare dhe materiale ndaj pronave private dhe publike, ai ka luajtur edhe rolin e projektuesit dhe drejtuesit t\u00eb ekipit terrorist&#8221;.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar: &#8220;I akuzuari num\u00ebr 41 \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nga Interpoli dhe me njoftim t\u00eb kuq&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore, gjykat\u00ebsi Dehghani shpalli p\u00ebrfundimin e k\u00ebsaj seanc\u00ebs dhe deklaroi se seanca e ardhshme do t\u00eb mbahet t\u00eb mart\u00ebn e jav\u00ebs s\u00eb ardhshme.<br \/>\nGjyqi p\u00ebr hetimin e dosjes s\u00eb MEK\/Karakteristik\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e ISIS dhe MEK &#8211; Pars Today<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore ku u d\u00ebgjuan akuzat ndaj 104 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Organizat\u00ebs Muxhahedine Khalk t\u00eb njohur si MEK, dhe ndaj natyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj organizate si person juridik, u zbulua nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt i krimeve t\u00eb k\u00ebtij grupi terrorist t\u00eb ngjash\u00ebm me grupin ISIS. Agjencia e lajmeve Fars njoftoi seanca gjyq\u00ebsore ku u d\u00ebgjuan akuzat ndaj &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":2012,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"ctype":[38],"module":[19],"class_list":["post-2011","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-i-pakategorizuar","blog-pars-today","ctype-tekst","module-lajme"],"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2011"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2011\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2011"},{"taxonomy":"ctype","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/ctype?post=2011"},{"taxonomy":"module","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/module?post=2011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}