{"id":458,"date":"2020-06-27T10:22:05","date_gmt":"2020-06-27T05:52:05","guid":{"rendered":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/?p=458"},"modified":"2021-01-20T21:32:37","modified_gmt":"2021-01-20T18:02:37","slug":"raporti-i-dash-shqiperia-e-rrezikuar-nga-muxhahedinet-korrupsioni-dhe-gjyqesori-i-dobet-pengojne-zbatimin-e-ligjit-ne-te-gjitha-nivelet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/posts\/458","title":{"rendered":"Raporti i DASH: Shqip\u00ebria e rrezikuar nga muxhahedin\u00ebt! Korrupsioni dhe gjyq\u00ebsori i dob\u00ebt pengojn\u00eb zbatimin e ligjit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet!"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn raportin vjetor p\u00ebr terrorizmin n\u00eb bot\u00eb, ku thuhet se n\u00eb vitin 2019 Shtetet e Bashkuara arrit\u00ebn suksese t\u00eb konsiderueshme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit, por megjithat\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb rrezikshte t\u00eb terrorizmit vazhduan n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se n\u00eb mars Shtetet e Bashkuara s\u00eb bashku me Koalicionin Global p\u00ebr t\u00eb Mposhtur ISIS-in, p\u00ebrfunduan \u201cshkat\u00ebrrimin e t\u00eb ashtuquajturit \u2018kalifat\u2019 n\u00eb Irak dhe Siri\u201d, si edhe p\u00ebrmendet operacioni ushtarak q\u00eb solli si rezultat vdekjen e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-459 size-full\" src=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/US_Depatment_State_1.jpg\" alt=\"us Departement of state\" width=\"560\" height=\"328\" srcset=\"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/US_Depatment_State_1.jpg 560w, https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-content\/uploads\/US_Depatment_State_1-300x176.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 560px) 100vw, 560px\" \/><\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb raport thuhet se si pjes\u00eb e fushat\u00ebs me presion maksimal ndaj regjimit Iranian \u2013 t\u00eb konsideruar mb\u00ebshtet\u00ebsin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb shtet\u00ebror t\u00eb terrorizmit \u2013 Shtetet e Bashkuara dhe partner\u00ebt e tyre vendos\u00ebn sanskione t\u00eb reja ndaj Teheranit dhe atyre q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre. Shtetet e Bashkuara gjithashtu e fut\u00ebn Gard\u00ebn Revolucionare t\u00eb Iranit, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e saj Kuds si Organizat\u00eb t\u00eb Huaj Terroriste, hera e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb p\u00ebrcaktim i till\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb qeverie tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se me gjith\u00eb k\u00ebto suksese, k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb rrezikshme terroriste vazhduan n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00ebse ISIS-i humbi udh\u00ebheq\u00ebsin e vet dhe territor, ky grup u p\u00ebrshtat dhe vazhdoi t\u00eb luftojn\u00eb nga deg\u00ebt e veta kudo n\u00eb bot\u00eb dhe duke nxitur pasuesit e vet t\u00eb nd\u00ebrmarrin sulme\u201d, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrpjekje masive n\u00eb vitin 2019 ishte ajo p\u00ebr riatdhesimin dhe rehabilitimin e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ISIS-it dhe familjeve t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u2019i parandaluar q\u00eb t\u00eb rikthehen n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs. Q\u00eb nga viti 2011, mbi 40,000 luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj terrorist\u00eb nga afro 100 vende kishin hyr\u00eb n\u00eb Siri dhe Irak dhe rreth 2,000 prej tyre, ishin kapur dhe ndaluar nga Forcat Demokratike Siriane.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara vazhduan t\u2019u b\u00ebjn\u00eb thirrje vendeve t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb ndjekin shembullin e tyre dhe t\u2019i riatdhesojn\u00eb qytetar\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>\u201cNe ndihmuam nj\u00eb s\u00ebr\u00eb partner\u00ebsh ta b\u00ebnin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Departamenti i Shtetit, dislokoi ekspert\u00eb teknik\u00eb n\u00eb Jordani, Kazakistan, Kosov\u00eb, Kirgistan, Maldive, Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Trinidad dhe Tobago p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zhvillimin e protokolleve dhe programeve p\u00ebr rehabilitimin dhe ri-integrimin e familjar\u00ebve t\u00eb luft\u00ebtarve t\u00eb huaj\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kapitullin e raportit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb thuhet se vendi \u201cvazhdoi mb\u00ebshtetjen e forte p\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e kund\u00ebrterrorizmit n\u00eb 2019 dhe kontribuoi tek Koalicioni Global p\u00ebr t\u00eb Mposhtur ISIS-in\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrc\u00ebnimi nga terririzmi n\u00eb Shqip\u00ebri konsiston tek luft\u00ebtar\u00ebt t\u00eb huaj q\u00eb kthehen nga Iraku dhe Siria, radikalizimi nga terrorizim i t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb dhe komplotet e Iranit kund\u00ebr grupit opozitar Mujahedeen-e-Khalq (MEK), an\u00ebtar\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit strehohen n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Po ashtu raporti thot\u00eb se organet e rendit i rrit\u00ebn p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrvepruar ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve terroriste dhe se Nj\u00ebsia Kund\u00ebr Terrorizmit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit mori pjes\u00eb n\u00eb disa operacione t\u00eb suksesshme p\u00ebr kapjen e terrorist\u00ebve ose t\u00eb dyshuarve p\u00ebr terroriz\u00ebm. Raporti p\u00ebrmend faktin q\u00eb n\u00eb tetor policia njoftoi p\u00ebr parandalimin e sulmeve t\u00eb planifikuara n\u00eb vitin 2018 nga agjent\u00eb iranian\u00eb kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve MEK, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni dhe pengesat p\u00ebr ndarjen e informacionit mes agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftuesh\u00ebm mes asgjencive dhe nj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor i dob\u00ebt, vazhduan t\u00eb pengojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e zbatimit t\u00eb ligjitt dhe rendit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Zbatimi i reformave n\u00eb sektorin e drejt\u00ebsis\u00eb vazhdon, duke filluar me vetingun e 800 gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve p\u00ebr korrupsion, paaft\u00ebsi dhe lidhje me krimin e organizuar, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit thot\u00eb se n\u00eb 2019, Shqip\u00ebria miratoi legjislacion p\u00ebr t\u00eb adresuar shqet\u00ebsimet lidhur me \u201cefektivitetin e ul\u00ebt\u201d n\u00eb drejtim t\u00eb konfiskimit, hetimit dhe ndjekjen ligjore p\u00ebr financat nga terrorizmi dhe sanksionet financiare (t\u00eb ngritura nga Komisioni i Ekspert\u00ebve p\u00ebr Vler\u00ebsimin e Masave kund\u00ebr Pastrimit t\u00eb Parave).<\/p>\n<p>\u201cPor zbatimi varet nga masa rregullatore t\u00eb m\u00ebtejshme dhe veprime t\u00eb qeveris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se qeveria vazhdon t\u00eb jet\u00eb aktive n\u00eb programet p\u00ebr t\u00eb luftuar terrorizmin e dhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Kosova<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kapitullin p\u00ebr Kosov\u00ebn thuhet se vendi vazhdoi t\u00eb luftoj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin e terrorizmit p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb me Shtetet e Bashkuara. Kosova \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Koalicionit Global p\u00ebr t\u00eb Luftuar ISIS-in.<\/p>\n<p>N\u00eb raport p\u00ebrmendet fakti q\u00eb n\u00eb prill 2019, me ndihm\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara, Kosova riatdhesoi kat\u00ebr t\u00eb dyshuar si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj dhe 106 familjar\u00eb t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj nga Siria, \u201cduke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga vendet e para q\u00eb kthente nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh civil\u00ebsh nga zona e konfliktit.<\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00ebse qeveria ka nj\u00eb Divizion Parandalimi dhe Ri-Integrimi n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme, burime dhe aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, vazhdojn\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar sh\u00ebrbimet dhe ndihm\u00ebn e nevojshme\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Raporti v\u00eb n\u00eb dukje se kuadri ligjor i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndjekur penalisht individ\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr kryerjen ose mb\u00ebshtetjen e aktiviteteve terroriste, por zbatimi ka mang\u00ebsi, ve\u00e7an\u00ebrisht d\u00ebnimet e shkurtra, lirim t\u00eb hersh\u00ebm nga burgu dhe munnges\u00eb mbikqyrjeje, pas lirimit.<\/p>\n<p>N\u00eb raport p\u00ebrmendet d\u00ebnimi n\u00eb shtator i gjasht\u00eb t\u00eb pandehurve \u201cp\u00ebr planifikimin e sulmeve terroriste n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri, Belgjik\u00eb, Franc\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, p\u00ebrfshir\u00eb planet p\u00ebr sulme vet\u00ebvras\u00ebse n\u00eb Kosov\u00eb, kund\u00ebr forcave t\u00eb KFOR-it, klubeve t\u00eb nat\u00ebs, dhe kishave Ortodokse Serbe n\u00eb periudh\u00ebn mes Dhjetorit 2017 dhe qershorit 2018.<\/p>\n<p>Po ashtu p\u00ebrmendet akuzat n\u00eb n\u00ebntor ndaj nj\u00eb prej luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj t\u00eb kthyer nga Siria q\u00eb pranoi faj\u00ebsin\u00eb dhe u d\u00ebnua me kat\u00ebr vjet burg. Akuzat ndaj nj\u00eb t\u00eb dyti u ngrit\u00ebn n\u00eb dhjetor. Dhe Gjykata n\u00eb Prishtin\u00eb pranoi deklaratat e faj\u00ebsis\u00eb nga dy prej grave t\u00eb kthyear nga Siria.<\/p>\n<p>Raporti thot\u00eb se strategjia dhe plani i veprimit kund\u00ebr ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm synon frenimin e k\u00ebrc\u00ebnimit nga terrorizmi dhe rolin kritik nga t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n<p>\u201cZbatimi nuk ka qen\u00eb nj\u00eblloj n\u00eb ministrit\u00eb e ndryshme dhe sfidat vazhdojn\u00eb, p\u00ebr shkak munges\u00ebs s\u00eb kapaciteteve dhe burimeve t\u00eb pamjaftueshme\u201d, thuhet n\u00eb raport.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn raportin vjetor p\u00ebr terrorizmin n\u00eb bot\u00eb, ku thuhet se n\u00eb vitin 2019 Shtetet e Bashkuara arrit\u00ebn suksese t\u00eb konsiderueshme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit, por megjithat\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb rrezikshte t\u00eb terrorizmit vazhduan n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb raport thuhet se n\u00eb mars Shtetet e Bashkuara s\u00eb bashku me Koalicionin Global p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":459,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"ctype":[38],"module":[17],"class_list":["post-458","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulti-terrorist-moxhahedin-e-khalk","blog-standard-al","ctype-tekst","module-artikuj"],"amp_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/458","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=458"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/458\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/459"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=458"},{"taxonomy":"ctype","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/ctype?post=458"},{"taxonomy":"module","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.nejatngo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/module?post=458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}