Biografia e Massoud Rajavi

Massoud Rajavi është lindur në vitin 1948 në Tabas. Babai i tij, Hussein Rajavi, ishte një regjistrues i pasurive në Meshhed. Në vitin e fundit të shkollës së mesme, ai u fut në konfrontimin me shoqatën bahaiste (shoqata Hojjatieh). Pastaj në vitin 1966, ai fitoi të drejtën për të studiuar për politikë në fakultetin e Ligjit dhe Shkencave Politike duke u diplomuar në qershor të vitit 1971. Në vitin 1967, kur ishte 19 vjeç, ai u prezantua në organizatë nga Hussein Ahmadi Rohani, i cili më parë kishte marrë pjesë në mbledhjet e shoqatës Hojatijeh, dhe më pas në vëzhgimin e Bahman Bazarganit, ai iu besua Mohammad Hanifnezhadit për të punuar në grupin ideologjik për të punuar më pas në seksionin politik dhe propagandistik. Ai udhëtoi drejt Jordanisë si një përkthyes i ekspeditës në Fatah, dhe u rikthyer në pjesën e dytë të kuadrit pasi u kthye në prill të vitit 1971. Ai ka përmendur se data e arrestimit të tij ka qenë në pasditen e 26 gushtit të vitit 1971, por në ID e qendrës së tij të burgimit, arrestimi i tij është lajmëruar më 23 korrik të vitit 1971, pak a shumë një muaj para arrestimit të të tjerëve. Ky dokument është publikuar fillimisht në vitin 1980 në Iran, dhe më pas nga vetë organizata në vitin 2001 në gazetën “Mujahed”, që është publikuar jashtë vendit.

Masoud Rajavi, informator i SAVAK

Sipas dokumenteve të mbetura nga marrja e tij në pyetje, ai i ka mundësuar SAVAK-ut informacione të detajuara rreth kuadrove, anëtarëve të arrestuar, gjithashtu dhe detaje të vendbanimeve të tyre, dhe, në ndjekje të këtij bashkëpunimi, komandanti Nematollah Naseri, sipas përgjimeve të ushtrisë, disa persona të SAVAK në lidhje me Massoud Rajavi kanë thënë se gjatë marrjes në pyetje, ai ka bashkëpunuar duke prezantuar anëtarët e organizatës dhe ka mundësuar informacionet për të qartësuar në mënyrë efektive statusin e lidhjeve të saj.

Masoud Rajavi, informator i SAVAK

“Në letrën e cila daton më 8/4/1972, Nassiri shtoi se pasi plotësoi hetimet, Massoudi bashkëpunoi ngushtë me agjentët në brendësi të burgut, prandaj dhe ai meritoi një ulje të dënimit sipas mendimit të SAVAK.”

Kjo çështje është publikuar edhe në shtypin e asaj kohe. Gazeta Kayhan raportoi rreth ekzekutimit të katër anëtarëve të organizatës dhe faljen e Massoud Rajavi:

“Për shkak se gjatë ndjekjes ai ka bashkëpunuar me anëtarët e MKO, dhe ka bashkëpunuar brenda grupit me autoritetet për të eksploruar plotësisht rrjetin, me urdhër të Shahut, dënimi i tij me vdekje ndryshohet në burgim të përjetshëm.”

Ai ka thënë se anulimi i dënimit të tij me vdekje ka qenë për shkak të presionit ndërkombëtar dhe akteve të vëllait të tij (Kazem Rajavi), gjë që është shprehur edhe nëpër gazetat dhe botimet zyrtare të organizatës gjithashtu. Bahman Bazargani, në lidhje me reflektimin e lajmeve të bashkëpunimit të Rajavisë me SAVAK-un në burg dhe reagimin e organizatës atje, tha:

“Kishim të bënim me çështje të ndryshme në burgun e Wars. Disa djem të nivelit të ulët si Reza Bakeri, Mahdi Khosroshahi, MUsa Khiabani, Abbas Davari dhe Fatollah Khaeneher krijuan një qendër në burg dhe e lanë Massoud Rajavinë jashtë. Masoud Rajavi kishte bërë një tentativë për të vrarë veten e cila nuk ishte dhe aq serioze dhe në përgjithësi nuk kishte mjete efektive për ta kryer. Mbi të gjitha, për shkak të të gjitha çështjeve, djemtë e lanë Rajavinë mënjanë qendrës në burg. Ajo që më habit është fakti që përse ishte aq e vështirë kjo gjë për të.”

Rajavi u lirua nga burgu më 29 janar të vitit 1979 së bashku me disa të burgosur të tjerë.

Kazem Rajavi, një aktivist i të drejtave të njeriut apo një agjent i SAVAK?

Pas rënies së regjimit Pahlavi, janë gjetur dokumente të tjera të rëndësishme, të cilat mungonin në dokumentet e çështjes së Rajavisë. Këto dokumente vërtetojnë se Kazem Rajavi ka qenë agjent i SAVAK që nga vitit 1971 me nofkën Mirza.

Disa dokumente të lidhura me marrjen në pyetje të Massoud Rajavisë gjithashtu janë mundësuar nga oponentë të organizatës në dimër të vitit 1979, në krye të zgjedhjeve parlamentare, duke treguar për dobësinë e tij gjatë marrjes nën hetim. Në përgjigje të kësaj lëvizje, organizata është përgjigjur në publikimet përkatëse, por të njëjtat dokumente të mundësuara nga organizata gjithashtu tregojnë për dobësinë e Rajavisë gjatë marrjes nën hetim.

Abbas Davari, një nga kuadrot kryesorë dhe të ngushtë të Rajavisë, i cili ka qenë në burg me të dhe i njeh çështjet e tij kryesore, i tha një anëtari të këshillit në vitin 1981:

“Ky njeri(Massoud Rajavi), i cili sot flet pa lidhje, është tinëzar, nuk ka vuajtur aspak në burg. Kjo ishte aq e theksuar saqë atij i pëlqente mënyra asketike dhe nuk hante dhe u zverdh nga fytyra. Sa herë që SAVAK vinte tek ai, atij i binte të fikët dhe i humbte ndjenjat. Dhe sa herë që përmendej, ai shkruante në letër adresën e Hanifnejadit dhe të tjerëve dhe ia jepte në dorë SAVAK-ut që ta linin të qetë.”

Dokumentet në lidhje me datën e arrestimit të Massoud Rajavi, rrëfimet e tij gjatë marrjes nën hetim, dokumentet në lidhje me Kazem Rajavinë dhe influencën e tij në grupe të ndryshme të regjimit, letrat e korrespodencës mes shefit të SAVAK dhe forcave të armatosura dhe të tjera dokumentet të pranishme, tregojnë esencën e faktit se si Massoud Rajavi mbeti gjallë me shpjegime t ë qarta e të thella.

Natyra e mbrojtjes së Rajavisë në gjykatë

Duke krahasuar mbrojtjen e kuadrove të tjerë të organizatës, të cilët morën pjesë në gjykim në të njëjtën kohë me Rajavinë dhe janë dënuar me vdekje dhe ekzekutuar menjëherë, mund të jetë efektive për të shprehur natyrën e tij të vërtetë me anët të asaj që ka shprehur në gjykatë. Të gjithë ata që janë përmendur, e kanë ndjekur mbrojtjen e tyre me:

1-Çdo person ka përmendur vazhdimisht vargje të Kuranit. Përveç një rasti, të gjithë kanë filluar fjalimin e tyre me vargje të Kuranit(Muhammad Bazargani ka filluar me frazën e “Bertolt Brecht”);

2-Ata kanë sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe regjimin e Shahut (si një regjim kukull);

3-Janë bazuar në shfrytëzimin e klasës së privuar dhe në humbjen e pasurisë së njerëzve;

4-Të gjithë kanë një pozicion Marksist dhe por-Marksist.

Sidoqoftë, Rajavi e fillon fjalimin e tij pa “në emër të Zotit”. As në fillim, as në fund, në asnjë pjesë të tekstit të tij të gjatë të mbrojtjes, nuk ka ndonjë referencë të Kuranit dhe Nahjul Belagës apo teksteve religjioze dhe islamike. Ndërkohë që të gjithë kanë folur hapur për regjimin e Shahut dhe mbështetjen e tij te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rajavi nuk i është drejtuar direkt monarkisë së Shahut për ta dënuar; dhe në asnjë vend të mbrojtjes së tij nuk sheh të ketë bërë thirrje për luftë të armatosur.

Rajavi dhe Ayatollah Taleghani në qeli

Nga manifestimi i sjelljes makiaveliane e Rajavi, një njeri mund të tregojë për dyzimin e tij me Ayatollah Taleghanin brenda dhe jashtë burgut.

Mohammad Gorgani, i cili ishte një nga kuadrot përgjegjës në burg dhe është shkëputur nga organizata gjatë vitit 1975, tha:

“…Në burg, puna kishte arritur një pikë ku njerëzit si Rajavi nuk e lejonin Taleghanin të komentonte Kuranin. Ata thoshin: “Ai e pranin pronën private; ai ka tendenca borgjeze.

Haxhi Mehdi Araghi, Z. Hashem Amani, dhe Z. Anvari, pas 8 ose nëntë vitesh në burg, janë trajtuar nga Masoud Rajavi sikur të ishin të papastër.

Oportunizmi i Rajavisë

Meysami, i cili ka qenë për një kohë të gjatë në organizatë, rreth oportunizmit të Rajavisë dhe përpjekjeve të tij për të stimuluar përfitimet nga mbështetja e qeverive Perëndimore dhe Lindore, tha:

“Pasi u lirua nga burgu, Rajavi (në janar 1978) kishte një formulë e cila duhej të ishte në kënaqje me Lindjen dhe Perëndimin në mënyrë që ai të sundonte. Nga një anë, ai ka thirrur fshehtazi Bashkimin Sovjetik për të bindur sovjetikët që në vend të Partisë Tudeh, të mbështeteshin tek ai dhe pretendoi të ishte organizata më e madhe. Nga ana tjetër, në ceremoninë e martesës së tij me Ashraf Rabiei, e cila ishte publike, ai ftoi të gjitha fraksionet perëndimore dhe foli me ta për orë të tëra.”

Parviz Yaghoubi, pas largimit të tij nga organizata në dimrin e vitit 1985, kritikoi Rajavinë dhe organizatën e tij; ai pretendoi ekzistencën e elementëve të “oportunizmit”, “individualizmit”, “orientimit vetjak”, dhe “hegjemonizmit” të cilat udhëhiqnin lëvizjet zigzage të Rajavisë:

“Lidershipi oportunist, nuk arriti rezultatet e dëshiruara nga afërsia me sektorët reaksionarë dhe socialistë të borgjezëve të Perëndimit dhe mesazhet e përsëritura kundër regjimit…për të lëshuar armët në këmbim të zgjedhjeve të lira. Pasi që në fillimet e saj u përball me linjat strategjike dhe diplomacinë revolucionare , organizata ka përqafuar imperializmin amerikan dhe ka tërhequr mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

…Në vitin 1975, kur ne u mundëm dhe shumë prej anëtarëve u bënë marksistë, Rajavi nxiti një mënyrë të fortë për të zgjidhur problemet për shkak të krenarisë dhe mungesës së pranimit të mangësive, në vend të zgjidhjes së problemit që në rrënjë. Nëse Rajavi do t’i kishte pranuar me sinqeritet mungesat dhe do t’i kishte ndihmuar forcat fetare të burgut, ai do t’i kishte gjetur të dyja edhe përfshirjen e dhe forcën shpirtërore. Ai nuk i kushton vëmendje kësaj çështjeje dhe kërkon të nxitojë; rrjedhimisht ai kalëroi mbi kalin e djallit, shkoi në kurthin e imperializmit, dhe mori vrasjen e jetimëve, fëmijëve të vegjël, burrave dhe grave të moshuara, dhe përfundimisht e shiti gjakun e martirëve te Sadam Husejni… Fryt i këtij orientimi intelektual vetjak dhe hegjemonisë individuale nuk është gjë tjetër veçse etja për të marrë në dorë fronin; në çdo mënyrë e çdo arsye… Kjo etje e tmerrshme e ka udhëhequr organizatën, dhe në vend të një qasjeje sistematike ndaj lëvizjeve, ata ndoqën një pragmatizëm të degjeneruar rezultati i të cilës ishte mbështetja tek autoritetet imperialiste për të stabilizuar alternativën e organizatës, dhe gëzimin për përkrahjen nga djajtë e mirë të të drejtave imperialiste të njeriut.”

Martesa me Ashraf Rabiei

Ashraf Rabiei është lindur në Teheran në vitin 1952. Vëllai i saj Javad Rabiei, pas vapës së gushtit të vitit 1971, shkoi të fshihej dhe në dimrin e vitit 1973 u vra në një aksident Isfahan. Pas shkollës së mesme, Ashraf shkoi të ndjekë studimet tek universiteti industrial dhe në verë të vitit 1973 kur u arrestua dhe u vra gjatë torturave Khalil Tabatabai, Ashraf gjithashtu u arrestua dhe u la e lira pas një kohe. Ajo u njoh me Ali Akbar Nabavi Noori në të njëjtin vit dhe u bashkua edhe një herë me organizatën. Në fund të atij viti, që të dy ata u arrestuan dhe u lanë të lirë disa muaj më pas.

Martesa me Ashraf Rabiei

Të dy ata komunikuan me organizatën në qershor të vitit 1974, por që në fillim ata vunë re ndryshime ideologjike. Nabavi Noori, i cili ka qenë duke luftuar me një motiv dhe qëndrim islamik intensiv, nuk mund ta toleronte atë situatë. Rezultati i kundërshtimit, ishte marrja e kompetencave dhe përjashtimi i tij nga shtëpia ekipore.

Në maj të vitit 1976, kur po përgatiste një bombë, si rezultat i një shpërthimi, Ashraf Rabiei mbeti e plagosur, u arrestua dhe pasi u mjekua e doli nga spitali u dënua me burgim të përjetshëm. Bashkëshorti i saj, Ali Akbar Nabavi Noori, u vra në Teheran gjatë një përleshjeje të dyshimtë. Gjatë kohës së burgosjes, Ashraf Rabeie mori përsipër të justifikonte të burgosurat femra te Rajavi dhe autoritetet e burgut pas një vizite të mistershme të Massoud Rajavi në burgun Evin.

Pas fitores së revolucionit, në korrik të vitit 1979, Massoud Rajavi u martuar me Ashraf Rabiei. Gjatë raundit të parë të Asamblesë Konsultative Islamike , Ashraf Badiei ishte njëra nga kandidatet e organizatës, prezantimi dhe biografia e të cilës u publikua në një botim të ndarë. Gjatë goditjes së shtëpisë qendrore të organizatës më 8 shkurt të vitit 1982, Ashraf Rabiei ishte një nga 17 personat e mbetur të vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri. Ajo kishte një djalë një vjeçar të quajtur Mustafa, dhe afërsisht një vit pas këtij sulmi, elementë të organizatës e morën atë nga vendi për ta dërguar pranë Rajavisë në Francë.

Martesa me Firuze Banisadr

Martesa e Massoud Rajavi, i cili kishte humbur gruan e tij Ashraf Rabiei, me Firuzen, vajzën 18 vjeçare të Abul Hasan Banisadr, ishte një martesë taktike politike dhe manovër promovuese . Në kohët e para të prezencës së Massoud Rajavisë jashtë vendit, ai ishte në nevojë të tmerrshme për ndihmën e Banisadr, i cili ishte në mesin e zyrtarëve nga Franca. Banisadr gjithashtu zgjodhi Massoud Rajavinë të jetë kryeministër në “Këshillin Kombëtar të Rezistencës”, dhe e quajti veten president. Për ata që ishin në njohuri për humorin dhe ideologjinë e këtyre të dyve, u bë e qartë që në fillim se “një unitet i tillë dhe rrjedhimisht, dhe një martesë taktike, kishte afat skadimi, dhe kjo martesë nuk do të zgjaste shumë”. Eksperiencat në të shkuarën vënë në dukje disa pika se Rajavi do të “bashkohej” me të tjerët në ndonjë proces ku shikonte një fund të keq , dhe do t’i thërriste “aleatët” vetëm për disa qëllime politike për të zgjidhur problemet, dhe i donte ato thjeshtë si “arsye” për të arritur qëllimet e veta.

Firouzeh Banisadr; Gruaja seconf e Rajavit

Një ish-anëtarët i stafit të Këshillit Revolucionar në vitin e parë pas fitores së Revolucionit Islamik, në një libër i cili përmban një seri intervistash të kandidatëve për zgjedhjet e para presidenciale në Iran, shtoi se Banisadr e kishte kundërshtuar këtë martesë, por nën insistimin e gruas dhe vajzës së tij, ai ia kishte dhënë Firuzen Rajavisë, dhe më pas shtoi:

“Për sa kohë që martesa nuk ka ndonjë kuptim të shenjtë në ideologjinë e Rajavisë dhe stabiliteti i saj varet nga çështjet politike, dhe jo nga faktorët emocionalë dhe humanë, për fat të keq, fati i asaj vajze u përball me lojërat politike dhe fitimet e pushtetit nga Rajavi duke rezultuar në ndarje pas një kohe fare të shkurtër dhe kështu Maryam Ghajar Azadanloo zuri vendin e saj.”

Pjesëmarrja në zgjedhje

Zgjedhja e studiuesve të kushtetutës

Shumë grupe kanë bërë një koalicion për të konsoliduar dhe për të rritur nivelin e suksesit të tyre. Muxhahedinët Khalk, me motivimin dhe entuziazmin e tyre, në korrik të vitit 1979, zgjodhën kandidatët e tyre në një koalicion me lëvizjen revolucionare të Popullit Mysliman të Iranit (JAMA), lëvizjen e “Luftëtarëve Myslimanë” dhe me “Lëvizjen për Liri”. Por rezultatet e zgjedhjeve ishte besimi i njerëzve tek spektri fetar dhe ndjekësit e ideologjisë së Imam Khomeinit. Ky spektër fitoi dhe vetëm katër nga kandidatët i fituan zgjedhjet. Është interesante që emri i Massoud Rajavisë ishte në mesin e kandidatëve, por ai nuk u votua pavarësisht se ishte përfaqësues i plotë i Muxhahedinëve Khalk në këto zgjedhje. Kjo humbje e të majtës liberale solli komente dhe reklama negative pas zgjedhjeve të mbajtura. Organizata e Muxhahedinëve kishte filluar të ngrihej dhe të krijonte trazira pas kësaj situate. Përkundër pjesëmarrjes aktive në zgjedhjet e studiuesve të kushtetutës dhe propagandës së nivelit të lartë të bërë për kandidatët e saj, organizata kaloi në opozitë një ditë pas fillimit të Asamblesë së Elitës, dhe i akuzoi anëtarët e asamblesë se ishin përzgjedhur. Ata nuk morën pjesë dhe e dënuan referendumin për kushtetutën të mbajtur më 3 dhjetor të vitit 1979, i cili i aprovua nga 99.5 për qind e votuesve.

Zgjedhjet e para presidenciale

Ashtu siç e përmendëm më parë, muxhahedinët nuk morën pjesë në referendumin për kushtetutën dhe nuk e pranuan kushtetutën e Asamblesë së Elitës. Sidoqoftë, gjatë zgjedhjeve të para presidenciale, ata prezantuan kandidatët e tyre. Në fillim ata zgjodhën Ayatollah Taleghanin dhe më pas Imam Khomeinin si kandidatët e tyre, gjë që nuk u miratua për shkak se më pas Massoud Rajavi u zgjodh si kandidat për president. Përballë lëvizjes së re të muxhahedinëve, ngrihej një pyetje:

“A është e mundur të prezantosh për zgjedhjet presidenciale një kandidat që nuk ka marrë pjesë në referendumin për kushtetutën?” Muxhahedinët argumentuan se pavarësisht se situata politike dhe atmosfera nuk ishte e një linje me mekanizmin e tyre ideologjik, ata do ta përdorin atë për të avancuar në qëllimet e tyre. Ata vunë në pyetje legjitimitetin në termat e sovranitetit dhe mungesën e mbështetjes tek imperializmi, ndërkohë që pranonin popullaritetin e sistemit dhe pretendonin se ishin të nënshtruar ndaj popullit. Me pak fjalë, asgjë tjetër nuk i kënaqte ata përveç marrjes së plotë të pushtetit brenda kuadratit të Republikës Islamike, rrëzimit të sistemit ekzistues dhe zëvendësimin e modelit sundues dhe liderëve të tij. Kur pozita anti-regjim e muxhahedinëve u ngrit përgjatë prezencës së tyre në zgjedhjet presidenciale, individët e grupit ngritën zërat e tyre protestues. Përfundimisht, Imami, me një vendim të qartë, e ndaloi kandidaturën e atyre që nuk kishin marrë pjesë në referendumin për kushtetutën. Në përputhje me rrethanat, emri i Massoud Rajavisë u fshi nga listat e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale.

Zgjedhjet e deputetëve të Parlamentit të Parë

Në zgjedhjet e para parlamentare, muxhahedinët gjithashtu njoftuan një listë kandidatësh në qytete të ndryshme .Pavarësisht përhapjes së fushatës kundër legjitimitetit të zgjedhjeve dhe kritikës ndaj dy fazave të tyre, ata shpallën listën e kandidatëve të tyre në qytete të ndryshme dhe filluan një propagandë të gjerë për ta. Shumë prej kandidatëve të listës së organizatës nuk morën vota në raundin e parë, por organizata i fokusoi përpjekjet e saj në fazën e dytë. Por këtë radhë rezultatet e zgjedhjeve i bënë të dështojnë në arritjen e marrjes së një posti në parlament. Organizata u godit rëndë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 1979, sepse Massoud Rajavi i cili ishte zgjedhur si përfaqësuesi më i lartë i organizatës për ta përfaqësuar atë në Teheran, doli i dymbëdhjeti në zgjedhje ndërkohë që vetëm 10 kandidatë të Teheranit mund të futeshin në Parlament. Organizata nuk arriti të fitonte ndonjë pushtet politik pavarësisht pretendimeve të shumta për përkrahësit dhe propagandën e gjerë gjatë të tre zgjedhjeve të mbajtura nga e sapo formuara Republikë Islamike. Për të justifikuar këtë humbje, ajo (organizata) lëshoi një seri analizash shkatërrimtare, lojëra politike dhe trazira në vend.

Një organizatë e cila e njeh veten si të dalë nga masat popullore, në përballje me këtë mungesë të pranimit nga masat e popullit, nuk toleroi, dhe mesa duket kjo ndjejnë koprracie e zyrtarëve të organizatës u transferua tek anëtarët e tjerët të nivelit të ulët dhe i solli ata çdo ditë e më shumë tek izolimi i tyre. Ky izolim i ka udhëhequr organizatën të kryejë akte shkatërruese jo kundër të sapo formuarës Republikës Islamike të Iranit, por kundër vetë popullit dhe sigurisë së tij.

Rajavi në memorien e ish-aleatit

Mehdi Khanbaba Tehrani është një ish-anëtar i Partisë Tudeh , i Konfederatës, dhe një nga aktivistët dhe themeluesit e saj i cili ka eksperienca të shumta në proceset organizative dhe partiake, dhe që në fillim të formimit të “Këshillit Kombëtar të Rezistencës” ka qenë pjesë e tij së bashku me shokët e tij, e analizon në këtë mënyrë karakterin e Rajavisë:

“…Në korrik të vitit 1981, sipas dokumenteve të mundësuara nga Muxhahedinët, ky person që vendosi të hedhë një sulm të armatosur kundër Republikës Islamike të Iranit ishte Massoud Rajavi, dhe një strategji e mirë dhe e keqe luftarake do t’i vinte në dorë. Në fakt, kjo është bota e Massoud Rajavisë i cili është fjala e fundit e organizatës… Ai është një person i zgjuar dhe i talentuar, për ky talent dhe këto kapacitete nuk përputhen me kapacitetin revolucionar të madhësisë dhe kompleksitetit të revolucionit dhe shoqërisë iraniane. Ai është shumë momentual…dhe një nga dobësitë e tij më themelore, sipas pozicionit unik në Organizatën Muxhahedinët Khalk, ai e ka induktuar veten se i di të gjitha shkencat dhe dijes së bashku, është një lider i padiskutueshëm i shoqërisë dhe shpëtimtari i Iranit.”

Një falje me foton e Rajavi!

Majid Bazgooneh dhe Minoo Mohammadizadeh e përcaktojnë në këtë mënyrë:

“…(Robobi) i këshilloi fëmijët të vendosin foton e Rajavisë në çdo dhomë, dhe gjithashtu në të njëjtin takim (në takimin javor në Quetta të Pakistanit në dimrin e vitit 1987), ai tha se nëse muxhahedinët falen në një dhomë ku nuk ndodhet fotoja e liderit të tyre, falja e tyre nuk është e pranueshme.”

Kalimi në një sekt

Centralizmi dhe Demokracia

PMOI, në kohën e formimit dhe përhapjes së një organizate të bazuar në modelin e adoptuar Marksist, drejtohej nga votat e të gjithëve si një “centralizëm demokratik” ose qendër e centralizuar, dhe siç e thekson organizata pas revolucionare, liderët janë zgjedhur saktësisht në bazë të kualifikimeve reale, dhe kjo sigurisht, është cituar nga Mao.

Disa besojnë se mes viteve 1972 dhe 1979, i njëjti centralizëm ishte dominues tek organizata; sidoqoftë, ndërmjet viteve 1966 dhe 1972, kur dominonin themeluesit dhe kuadrot e parë, çështjet demokratike të organizatës ishin primare, dhe mes viteve 1972 dhe 1979 prioritet kishin individualizmin dhe diktaturën. Perioda nga vitit 1979 deri në vitin 1980 ishte perioda e tranzicionit, dhe në periodën 1980-1985 te MEK dominonte individualizmi i Rajavi. Në vitin 1985, sektarizmi u shfaq si një fenomen i qartë dhe i dukshëm.

Fillimet e centralizmit

Në pranverën e vitit 1973, tre liderët dhe kuadrot qendrorë të organizatës u ekzekutuan. Përfundimisht, brenda dhe jashtë burgut, në fund, pavarësisht preferencave të kuadrove të tjerë, dy anëtarë të organizatës, Massoud Rajavi dhe Musa Khiabani, gradualisht pas pak kohësh, promovuan nivelin e tyre brenda burgut. Pavarësisht faktit se kishte mosmarrëveshje dhe probleme në mesin e anëtarëve, këta të dy ishin në gjendje të mblidhnin një grup anëtarësh nën presion dhe komplot, duke pretenduar të jenë trashëgimtarët e organizatës. Ata themeluan një organizatë të re duke devijuar njerëzit brenda burgut dhe duke eliminuar kundërshtarët. Ky centralizim ishte i njëjtë që nga koha kur u quajtën MKO në vitin 1979. Edhe pse në këtë mbledhje përfshiheshin Massoud Rajavi, Musa Khiabani, Ali Zarkesh, Mehdi Abrishamchi, Mahmoud Ahmadi, Mehdi Khodaee Sefar, Mahmood Ataei, Mohammad Reza Saadati dhe…, në fakt urdhrat jepeshin nga dy personat e parë (Musai dhe Massoudi). Njerëzit si Lotfollah Meysami, të cilët besonin se po ndiqnin udhën e Hanifnejadit, u lanë mënjanë në këtë pikë. Njerëzit si Mohammad Mohammadi Gorgani, të cilët ishin anëtarët me përvojë të grupit, u bojkotuan për disa arsye.

Perioda e tranzicionit

Pas fitores së Revolucionit Islamik, centralizmi vazhdonte të ishte një princip bazë i MEK. Por nga shkurti i vitit 1979 deri në janar të vitit 1980 ( në kohën e zgjedhjeve presidenciale dhe aktiviteteve të organizatës në shpalljen e kandidaturës së Rajavisë) gradualisht individualizmi u tejkalua dhe u zhvillua seriozisht në organizatë. Që nga janari i vitit 1980, individualizmi filloi qartësisht, dhe Massoud Rajavi konsiderohej si numri 1 dhe Musa Khiabani si numri 2. Ka disa faktorë që udhëhoqën drejt individualizmit të Rajavi te MEK:

1-Në mesin e anëtarëve të mbetur të organizatës, përveç Mehdi Abrishamchi dhe Khiabanit, para sulmit të shtatorit të vitit 1971, nuk kishte të tjerë të cilit kishin kontakt apo përvojë me centralizmin e periodës së parë; këta të dy gjithashtu ishin jo dominues në krahasim me Rajavinë. Abrishamchi kishte talent në të shprehur, por vuante nga mungesa për të qenë një mjeshtër. Khiabani nuk ishte tërheqës dhe nuk kishte shumë depërtim në mesin e anëtarëve për shkak të karakterit të tij armiqësor dhe të shkapërdar.

2-Specializimet individuale e bënë Massoud Rajavinë të ketë sukses në arritjen e posteve superiore në organizatë, ku më të shquarat janë:

· I zgjuar dhe politikan në sjelljen ndaj të tjerëve.

· Posedon gjeste shumë emocionale dhe sentimentale.

· Ka kapacitetin për të krijuar shenjtërinë e tij si i vetmi i mbijetuar i qendrës së shkuar.

· Posedon fleksibilitetin për të frenuar forcat duke përdorur leva nxitëse e ndëshkuese, veçanërisht në bojkotimin

· Ka talent të madh në përdorimin e mashtrimit për të justifikuar krizat brenda organizatës.

· Ka aftësinë për të përdorur politikat pragmatiste dhe subjektive të kohës për të mbajtur të zënë anëtarët e organizatës.

Massoud Jabani, një anëtar i ndarë i organizatës, shkruan:

“Në organizatën Muxhahedinët Khalk, shumica e principeve dhe rregullave janë thjeshtë të shkruara në letër dhe praktikisht nuk ekzistojnë, siç janë principi i këshillit , principi i demokracisë së centralizuar dhe principi i kritikës nga poshtë lart. Zoti Massoud Rajavi, nën pretekstin e puçeve që mund të ndodhin kundër tij dhe organizatës, në mënyrë që të vaksinojë organizatën në një situatë anti-puçiste, teorizon se natyre e puçit ishte e tillë që të krijonte kuadro të pabindur nëpërmjet procesit të shpëlarjes së trurit.”

Jabani gjithashtu ka shkruar:

“Në thelb, të bëhesh si një organizatë, do të thotë të kesh bindje të organizuar, dhe organizata përmblidhej në zotërinë dhe zonjën Rajavi. Prandaj, zonja Rajavi ka thënë: “Lidershipi është truri, ndërsa forcat janë duart dhe këmbët”…që kur personi futet në marrëdhëniet profesionale të organizatës…Sjellja organizative merr formën e një makinerie e cila është planifikuar për të… Procesi i kësaj shpëlarjeje të trurit vjen si kërkesë e njerëzve dhe si një nder që i detyrohen organizatës. Lideri i përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe e mbulon plotësisht të gjithë botën dhe çështjet e lidhura me të.”

Në këtë pikë hyn në punë pika që të tradhtosh Massoud Rajavinë është një mëkat i pafalshëm, sepse ashtu siç thotë ai: “Zoti është në qiej dhe Massoudi qëndron në tokë.”

Në rastin e parashikimeve të para rreth transformimit të organizatës në një sekt, shumë njerëz si Reza Raeesi (koka e Tusit), Hamid Noohi, Hossein Rafiei, bordi themelues i “Shoqatës së Studentëve Muslimanë të Evropës” dhe autorët e procesit të ndarjes, i referohen kësaj çështjeje. Në krahasimin e tyre mes marrëdhënieve të MEK me ato që u themeluan si sekte si Ismailia dhe Mafia, ata nxorën konkluzione rreth të ardhmes së organizatës, njëri nga të cilët është transformimi i organizatës në një kult. Në këtë analizë, ata thonë se:

“Në fitoren e trendit politik të orientimit nga Perëndimi, kapitalistët dhe SHBA mund të kenë një aksionar ose një shtyllë në pushtet, dhe për të parandaluar izolimin nga ky trend, ata do ta mbështesin atë linjë. Por kur lëvizja liberale dështon dhe e humbin fuqinë politike, sidomos në raste kur janë të shkatërruara, të shtypura dhe të gjitha dyert janë të mbyllura , ata do të bëhen sektarë për arsye të ndarjes dhe izolimit nga masat popullore. Për të cilën kemi shumë shembuj në histori.”

Ashtu siç e përmendëm dhe më parë, disa nga teoricienët e konsiderojnë historinë sektare të organizatës të jetë e vjetër. Khosro Tehrani, për shembull, beson se MEK është bërë një sekt që në vitin 1980, dhe ai gjithashtu ka disa implikime për ta vërtetuar këtë perceptim.

Rastgoo gjithashtu ka shkruar:

“Pas vdekjes së Musa Khiabanit në shkurt të vitit 1982, lidershipi i Massoud Rajavisë ishte i konfirmuar për MEK. Që nga ajo kohë, Massod Rajavi ka qenë duke punuar me nxitim, dhe në tre vite e shndërroi organizatën nga një organizatë politiko-fetare një kult pseudo fetar e mafioz. Massoud Rajavi u ul në pozicionin e Zotit, dhe të gjithë anëtarët ishin të obliguar të deklaronin publikisht dhe zyrtarisht besnikërinë e tyre ndaj zotit të ri.”

Në reklamimin e fjalimeve të tij, Maryam Ghajar i është referuar gjithmonë “Rajavismit” ose “Massoudismit”. Sipas Mehdi Khoshhal, një ish-anëtar i MEK: “Rajavi e prezanton veten e tij si të vetmin përfaqësues të ligjshëm të të drejtës së Zotit në tokë, dhe e prezanton organizatën e tij si majën e evolucionit… Në arenën politike ai mendon se është unik për Iranin dhe se Irani është asgjë pa gjë.”

Revolucioni Ideologjik

Në vijim të mosmarrëveshjeve të mëtejshme brenga grupit dhe ekspansionit të divizioneve në organizatë, lidershipi i organizatës, herët në vitin 1985, për shkak të konsolidimit të pa principe dhe largimit nga përgjegjësia, nën titullin e përfshirjes, ka ndërmarrë një revizion fondamental të principeve dhe kriterit organizativ dhe ideologjik i cili u ashtu quajt “zhvillimi masive ideologjik”, “transformimi i thellë i brendshëm”, “”zhvillimi cilësor e evolucionar”, dhe…”

Herët në vitin 1985, Rajavi parashikoi se kuadrot kryesorë të grupit herët apo vonë do të vijnë në mendimin se veprat, taktikat dhe politikat e tij kanë dështuar dhe i kanë shkaktuar dëme serioze trupit të organizatës. Lidershipi i organizatës e ka kuptuar se dështimi për të arritur suksese strategjike do të rrisë dyshimet mbi politikat dhe korrektësinë e taktikave drejtuese dhe do të mundësojnë një prezantim të krizave politike, dhe rritjen e konflikteve të brendshme. Prandaj, për t’i shpëtuar krizave, ai u mundua të ndryshojë natyrën e organizatës dhe marrëdhënieve organizative, dhe u mundua të kapërcejë bllokadën e afërt me titullin “Revolucion i ri ideologjik” me “lidership”.

Martesa e çuditshme e Maryamit me Massoudin

Më 10 mars të vitit 1985, martesa e papritur dhe e jashtëzakonshme e personit të parë të organizatës, Massoud Rajavisë, me gruan e personit numër dy të organizatës, Abrishamchi, tërhoqi shumë vëmendje. Sidoqoftë, surpriza dhe tronditja e kësaj vepre të çuditshme dhe të pashembullt krijoi aspekte humane dhe emocionale të sjelljes së një ndarjeje mes një çifti me një djalë tre vjeçar dhe marrjes së gruas së një shoku dhe kolegu. Në broshurën “krizë në politikë”, çështja e prezantua si më poshtë:

“Është deklaruar se Massoud Rajavi, lideri i Organizatës Muxhahedinët Khalk të Iranit i cili më parë ka ndarë gruan e tij të dytë, vajzën e Abolhasan Banisadr, u martua me Maryam Ghajar Azaanlou, gruan e Mehdi Abrishamchi, i cili është një anëtarë i organizatës dhe përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë. Rajavi dhe Abrishamchi, në ceremoninë e martesës në Paris, e përshkruan aktin si “ revolucionin e ri ideologjik të muxhahedinëve”…Abrishamchi e ndau gruan e tij pa asnjë emocion. Ai kishte një djalë me të dhe tha një fjali përmbajtja e të cilës ishte si më poshtë: “Të dalësh kundër vullnetit të Massoudit është mëkat më i madh se të dalësh kundër vullnetit të Zotit.”

Sigurisht, përçarja mes Abrishamchi dhe Maryamit ishte rreth marrëdhënieve me Rajavinë të cilat kishin të shkuar që nga rrëzimi i vitit 1985. Gjithashtu flitet se në rënien e atij viti, disa nga anëtarët e MEK i akuzuan Massoud Rajavinë dhe Maryam Azadanlou për marrëdhënie seksuale. Në një takim qendror, Rajavi dhe Maryam u ulën në karrigen e të akuzuarve dhe ishin prezentë gjithashtu Abrishamchi si akuzues, Mohamad Hayati si prokuror dhe Jaberyadeh Ansari si një gjykatës. Abrishamchi shprehimisht tha:

“Gratë tona nuk kanë siguri! Nga tani e tutje është më mirë të mendoni për vajzat tuaja, dhe se çfarë ka për t’u ndodhur grave tuaja.”

Dhe këto deklarata janë pranuan nga Massoud dhe Maryam pa u ndërprerë, domethënë që kanë kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin. Përkrahësit e Rajavisë në Komitetin Qendror janë entuziazmuar në gjykatë duke thënë se lideri ka autoritetin të bëjë çfarë të dojë e gjëra si këto.

Qëllimi kryesor i revolucionit ideologjik

Qëllimi kryesor i këtij programi të diskutueshëm të njohur si “revolucion ideologjik, nuk ishte vetëm të konsolidonte, por të promovonte Rajavinë në krye të organizatës si një lider dhe profet me veçori të jashtëzakonshme. Shumë pak pas ngjarjes, përshkrimet dhe lavdërimet e Rajavisë filluan me titujt si “lider”, “i drejtë” dhe “mësues”, dhe vazhduam me fjalë si “Imam Mehdi” dhe “Natik Bilhak”.

Yervand Abrahamyan, rreth procesit të vlerësimeve të çuditshme nga lidershipi i ri pas revolucionit ideologjik, shkroi: “Në javët dhe muajt pas revolucionit ideologjik, janë publikuar letra, fjalime, poema dhe himne për të lavdëruar Massoud Rajavinë në revistën “Mojahed”, duke përfshirë Mehdi Abrishamchi i cili në një fjalim 4 orësh thotë se Massoud ka folur në emër të të gjithë muxhahedinëve, të gjallë e të vdekur. Ai e përshkruan atë si lider ideator të madh, dhe shprehimisht ka thënë se ndryshe nga të tjerët të cilët janë përgjegjës për njëri-tjetrin dhe mbështeten tek ai, Massoud Rajavi nuk ka asnjë përgjegjësi dhe mbështetet tek vetja.

Hossein Abrishamchi, vëllai i vogël i Mehdiut dhe nëndrejtori i Divizionit Ushtarak të Teheranit, tha se ka parë në ëndërr një familjar duke i treguar një kartë të re identiteti data e të cilës ishte e njëjtë me datën e revolucionit ideologjik.”

Përplasja sektare me familjen dhe martesën

Në fillim organizata u përfshi në çështjen e martesës dhe kishte një ballafaqim sektar me familjet. Para se të fillonte faza ushtarake në qershor të vitit 1981, ekzistonin marrëdhënie organizative të pa shëndosha në çështjet martesore dhe familjare. Kjo u bë më intensive pasi shkuan në Irak. Sipas Sobhanit: “Marrëdhëniet familjare mes burrit, gruas dhe fëmijëve nuk ishin vetëm në kontekst jo ekzistuese, por gjithashtu as nuk forma konvencionale nuk ekzistonin te MEK. Ata identifikonin ekzistencën e familjes brenda organizatës, pikën e ndarjes së marrëdhënieve organizative të anëtarëve me organizatën.”

Fillimi i revolucionit ideologjik ishte një prezantim për organizatën për të zgjidhur problemet njëherë e përgjithmonë. Pas dështimit të organizatës në operacionin “Foroughe Javidan” dhe dyshimit ndaj strategjisë dhe lidershipit, Massoud Rajavi urdhëroi divorcin e të gjithë anëtarëve të organizatës dhe e ndaloi të drejtën e martesës dhe marrëdhënieve seksuale, madje e ndaloi edhe mendimin rreth marrëdhënie seksuale për të gjithë burrat dhe gratë e organizatës. Sigurisht, shumë nga këto gra u martuan me të në një ceremoni të quajtur “festimi i çlirimit”.

Ndarja e fëmijëve nga familjet dhe dërgimi i tyre jashtë vendit

Një faktorët më kryesorë në stabilitetin e marrëdhënieve familjare janë fëmijët të cilët u dërguan nga organizata jashtë vendit duke shfrytëzuar situatën gjatë Luftës së Gjirit Persik. Massoud Jabani , tre vëllezërit e të cilit ishin anëtarë të MEK dhe që kanë mbetur të vrarë në sulme terroriste brenda vendit, foli rreth fatit të fëmijëve të MEK që u dërguan jashtë vendit:

“Konfuzioni, depresioni, zhgënjimi, dhe problemet mentale e emocionale të shkaktuara nga mungesa e afeksionit të prindërve, i ka shkatërruar fëmijët në Evropë. Shumë prej tyre u bënë të varur nga droga dhe kriminelë për shkak të mos kokëçarjes së familjeve përkrahëse të MEK.”

Inxhinieri Ali Akbar Rastgoo, i cili ka qenë një drejtues i jashtëm i MEK në disa vende evropiane, e përshkruan dërgimin e fëmijëve si në vijim:

“Dimri i vitit 1991 përkoi me të zhurmshmen Luftën e Gjirit Persik. Largimi me çdo kusht i afërsisht 900 fëmijëve nga Iraku ishte në agjendën e MEK, por prindërit nuk dëshironin të ndaheshin nga fëmijët e tyre. Prandaj MEK e bëri atë gradualisht.”

Ai vazhdoi të shpjegojë kushtet e mbajtjes së fëmijëve në një nga bazat e MEK në Koln të Gjermanisë:

“Në çdo dhomë ishin vendosur 10 deri në 20 fëmijë të moshave nga 2 muajsh deri në 15 vjeç. Ata duhet të ishin në trajnim organizativ dhe ideologjik ndërkohë që vuanin presione shpirtërore dhe emocionale. Fëmijët janë dërguar me forcë të mbledhin para rrugëve dhe të punojnë në bazë.”

E njëjta histori është përmendur edhe nga Nadere Afshari, një ish-anëtare e MEK e cila një herë e një kohë ka punuar si një edukatore e fëmijëve në bazë, e cila i ka shkruar vëzhgimet e saj në një libër të titulluar “Love is Forbiden”:

“Ndërkohë që qeveria gjermane paguan koston e mbajtjes dhe ushqyerjes së fëmijëve (si refugjatë) në një nivel të dëshirueshëm, këta fëmijë duhet të qëndrojnë në dysheme duke u afruar pranë njëri-tjetrit në të njëjtin burg sikur të ishin në varfëri ekstreme dhe në mungesë të kushteve. Në mëngjes dhe mbrëmje shikonin një filmim rreth paradave ushtarake. Qëndronin para fotove të Massoud dhe Maryam Rajavisë, dhe këndonin himne të ndryshme si “komanda e Massoudit”, sepse ato fëmijë do të manipuloheshin që të besonin në lidershipin dhe profecinë e “Kumbar Massoudit” deri sa të rriteshin. Kur janë më të mëdhenj, ata do të rikthehen në Irak për t’u bërë forca e pastër e Rajavisë. Rajavi kishte planifikuar një strategji për të grabitur paratë e të drejtës së azilit të fëmijëve. Qeveria gjermane kishte marrë në konsideratë ushqyerjen, veshjen dhe të drejtën e akomodimit, duke paguar një shumë prej 1000 marka për secilin prej tyre, me përjashtim të sigurimeve.”

 

Arratisja nga Irani dhe emigrimi në Francë

Në fillim të vitit 1981, Massoud Rajavi udhëtoi drejt Pakistanit nga kufiri lindor, nga ku më pas shkoi në Paris në koordinim me ambasadën franceze. Pas udhëtimit, Rajavi është parë për herë të parë në mes të majit të vitit 1981. Takimi i parë i kryetarëve të MEK dhe kryetarëve të departamenteve me Rajavinë është mbajtur në gjysmën e dytë të majit të vitit 1981, gjatë të cilit u njoftua nga Rajavi “politika e rrëzimit të regjimit”.

Ndryshimet e bëra në Francë dhe në SHBA ishin të njëjta. Në Francë, Gaulistët u tërhoqën mënjanë dhe Partia Socialiste (Francois Mitterrand) erdhi në pushtet. Në Amerikë demokratët u mundën, dhe republikanët (Ronald Reagan) morën pushtetin. Përkimi dhe koordinimi i vizitës së Rajavisë në Francë me mbështetjen e hapur të organizatës nga Ghasemlou dhe Partia Demokratike e Kurdistanit, e ka bërë një nga dijetarët të përmendë rolin e Ghasemlous:

“Konditat franceze ishin shumë intime kur bëhej fjalë për udhëtimin e Rajavisë, për shkak se francezët i mundësuan muxhahedinëve një Peugeot të blinduar për të mbrojtur Rajavinë. Shumë pak para udhëtimit, Rajavi dhe Ghasemlou komunikuan në drejtim të përgatitjes për aleancën e ardhshme. Ghasemlou kishte lidhje të thella me njerëzit e Partisë Socialiste franceze dhe kishte marrëdhënie të veçanta me Mitterrand dhe gruan e tij. Gruaja e Mitterrand vazhdon të njihet si një person i ndjeshëm për të drejtat e kurdëve. Rajavi (sipas opinionit tim) është lidhur me francezët nëpërmjet lidhjeve të Ghasemlous…”

Pasi duruan sulme të suksesshme dhe të vazhdueshme dhe pasi përfundimisht arritën një ngërç absolut dhe disfatë përfundimtare në arenën e brendshme terroriste, që nga fundi i verës së vitit 1982, përpjekjet e Rajavi dhe MEK janë përqendruar në vendosjen e “alternativës” në mendjen e vendeve perëndimore, dhe ato hedhje poshtë të të gjitha principeve të së shkuarës nuk janë vetëm mohuese, por të nevojshme.

Ata bënë përpjekje për bashkëpunim dhe për të bërë marrëveshje me shërbimet inteligjente perëndimore për të vërtetuar deformimin se MEK nuk ka qenë kurrë anti-Amerikane dhe që ato burra ushtarakë amerikanë ishin vrarë nga të tjerët. Por përfundimisht, Sadam Husejni dhe organizata e tij e inteligjencës dhe sigurisë, ishte baza dhe mbështetja më e rëndësishme për organizatën. Ai gjithashtu u ka mundësuar atyre të ardhura për t’iu bindur urdhrave dhe për të bashkëpunuar. Eventualisht qeveria franceze për të bërë marrëveshje për të lënë të lirë pengjet franceze në Liban, i bënë presion Massoud Rajavisë dhe e larguan atë nga vendi i tyre, e kështu ai shkoi në Irak.

Hyrja në Irak, fillimi i ekspeditës ushtarake dhe tradhtia e madhe

Që në fillim qeveria irakiane e njihte MEK si aleatin e saj. Historia e kooperimit taktik dhe strategjik ka qenë e lidhur që në vitet 1970. Prandaj, Iraku filloi planet e tij për të promovuar grupin para fillimit të luftës së imponuar kundër Iranit. Publikimi i regjistrimeve të MEK në të shkuarën, transmetimet drejtpërsëdrejti të biografive të themeluesve dhe të disa prej anëtarëve të organizatës të cilës ishin vrarë nga regjimi i shahut ishin përmbledhur në emisione të tilla nëpërmjet programit të “Farsi Radio-s” në Bagdad në dimër të vitit 1979 dhe në pranverë e verë të vitit 1980. Me fillimin e luftës mes dy vendeve, afroi dhe projekti i shfrytëzimit të muxhahedinëve.

Në fillim irakianët e morën në konsideratë se sa më shpejt të jetë e mundur, MEK do të ulet në një tavolinë me ta dhe do të flasë hapur e zyrtarisht. Agjencia irakiane e inteligjencës, e cila kishte zgjeruar kurthin kryesor për MEK, filloi pazarllëqet nëpërmjet ndërmjetësve të njohur, duke përfshirë zyrtarët francezë të shërbimit inteligjent. Çështja ishte kjo: tani që irakianët kanë përkrahjen amerikane dhe evropiane në luftën kundër Iranit, të jetë aleat i tyre nuk do të jetë vetëm i dëmshëm për Rajavinë dhe grupin e tij, por pranimi i MEK-ut si një alternativë për Republikën Islamike nga Iraku ( që është një qeveri i mirënjohur) do t’ia hapë derën këtij pranimi tek aleatët evropianë të Irakut dhe tek amerikanët. Së bashku me argumentet e Organizatës Muxhahedinët Khalk për të pranuar një aleancë të tillë me Irakun i cili ishte futur në luftë me njerëzit e tyre, ata thanë:

“Nëse ne mundemi (në nivelin më të lartë) të marrim pikë nga irakianët, ne do të jemi në gjendje të rrisim vetët tona si një peshë e rëndë që në fillim.”

Lideri i organizatës, Massoud Rajavi, ishte i bindur se fati i Republikës Islamike ishte i lidhur me atë që do të përfitohej nga lufta e Irakut kundër Iranit dhe brenda kuadratit të luftës ai i kushtonte vëmendje faktit se superfuqitë nuk donin që luftën ta fitonte Irani dhe si pasojë regjimi i Sadamit nuk do të mundej. Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre erdhën në hapur dhe zyrtarisht në Irak për të formuar aleancën për rrëzimin e Republikës Islamike. Si pasojë, Rajavi u fut në Bagdad më 7 qershor të vitit 1986, duke pasuar mbylljen e një marrëveshje në Francë me Tariq Azizin, zëvendës kryeministrin e Irakut, nën presionin e qeverisë franceze. Pasi u fut në Irak, forcat ushtarake të MEK, të cilat u vendosën gradualisht në Kurdistanin e Irakut që nga vitit 1982, dhe të tjera forca të mbledhura në Iran, Turqi dhe Pakistan, ishin të organizuara brenda selive të tyre dhe kryen një sërë operacionesh përgjatë linjës kufitare iraniane duke pasur mbështetjen e ushtrisë irakiane dhe forcave iraniane(muxhahedinët). Ata kryen operacione ushtarake në zona si Sardasht, Dehloran, Marivan, Sarpol Zahab, Banehun jugor dhe lartësitë e Kermanshahut.

Raporti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi bashkëpunimin e ushtrisë së Sadamit me MEK

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi MEK i publikuar në vitin 1994, e përshkroi lëvizjen e Rajavisë drejt Irakut për bashkëpunim ushtarak direkt me ushtrinë e Sadamit si në vijim:

“Në qershor të vitit 1984, sipas asaj që ka dyshuar media, me një marrëveshje me qeverinë iraniane, Franca detyroi Rajavinë të largohet nga vendi. Sipas këtyre raporteve, largimi i Rajavisë ishte një çmim i paguar nga Franca për të liruar pengjet franceze në Liban. Organizata Muxhahedinët Khalk e përshkroi dëbimin si një fluturim historik të Rajavisë për paqe dhe liri!”

Ish-avokati i Rajavi, i cili ishte një avokat iranian me banim në Francë, e citoi këtë lëvizje si:

“Kur Rajavi erdhi në Francë, ai dhe përkrahësit e tij u përballën menjëherë me mungesë parash, dhe qeveria irakiane i sugjeroi ta mbështeste dhe ata pranuan. Në plan afatgjatë, ata u kthyen në agjentë të regjimit irakian dhe e humbën më shumë besueshmërinë në Iran.”

“…Për të kryer operacione ushtarake nivelet e rrezikut të të cilave për Iranin në mënyrë ironike janë krahasuar me mushkonjat, muxhahedinët kanë çuar para një aleancë mbështetëse me Irakun nën sundimin e Sadam Husejnit. Ushtria Nacional Çlirimtare e MEK u mbështet me armë dhe para dhe u bë e varur nga Sadami duke u bërë kështu një vegël lufte mes Irakut dhe Iranit.

Themelimi i Ushtrisë Nacional Çlirimtare

Më 19 qershor të vitit 1987, një pas vendosjes së plotë të organizatës në Irak, mesazhi i Rajavisë u publikua në mbrëmje të 20 qershorit duke njoftuar themelimin e Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Më vonë, 20 qershori u bë dita e themelimit të ushtrisë së MEK dhe duke e lidhur atë me fillimin e rebelimit ushtarak të organizatës në vitin 1981, theksoi se një strategji serioze është zhvilluar e njëjtë me strategjinë e qershorit të vitit 1960.

Dy javë pas formimit të ushtrisë së organizatës, u publikuan lajmet e një tjetër takimi mes Massoud Rajavisë dhe Sadam Husejnit, gjatë të cilit presidenti i Irakut e përgëzoi Massoud Rajavinë për themelimin e ushtrisë duke e quajtur atë “ushtria që lufton për paqe”. Pas lajmërimit zyrtar të pjesëmarrjes së plotë të MEK në Irak që nga viti 1986, e cila u bë publike gjatë një takimi me Tariq Azizin, dhe informacioni e marrëdhëniet ushtarake me Irakun u bënë zyrtare, një nivel më i lartë shërbimi informativ është kryer nga organizata në favor të ushtrisë irakiane duke vazhduar me këmbëngulje luftën kundër Iranit. Massod Jaban, një ish-anëtar i MEK i cili është plagosur disa herë në operacionet ushtarake brenda në Irak, shkruan rreth llojit të marrëdhënieve mes Irakut dhe MEK-ut:

“Shteti irakian mundësoi tokë dhe pajisje logjistike e ushtarake, gjithashtu dhe shpenzimet për Ushtrinë Çlirimtare të MEK, dhe nga ana tjetër, muxhahedinët mundësuan informacione rreth fronteve , lëvizjeve ushtarake të Iranit, përgjimin e lidhjeve të ushtrisë iraniane dhe dorëzimin e informacionit në dorë të qeverisë irakiane…Ishte Iraku ai që e kishte marrë MEK-un plotësisht nën kontroll.”

Mohammad Hussein Sobhani, një ish-oficer i sigurisë dhe shërbimit inteligjent të MEK, shkruan rreth mënyrës se si Iraku dhe organizata koordinonin informacione:

“Inteligjenca irakiane(Organizata Ushtarake e Inteligjencës) nëpërmjet Mehdi Abrishamchiut mori informacione në identifikimin e vendndodhjes së urave, ndërmarrjeve të ujit, fabrikave dhe qendrave ekonomike e ushtarake të Iranit. Massoud Rajavi dhe më pas lidershipi i organizatës referonin nevojat e inteligjencës irakiane në selinë e inteligjencës së MEK. Zyra e inteligjencës gjithashtu mundësoi përgjigje pas një pune informative mbi pyetjet.”

Mehdi Khoshhal, një ish-anëtar i MEK, citon dokumente dhe prova të bashkëpunimit të organizatës dhe Irakut në Evropë:

“MEK jo vetëm që i mundësoi irakianët me qasje tek informacioni inteligjent i vendit të tyre, por liderët e tyre për t’u bërë lajka oficerëve të inteligjencës irakiane mohonin që ishin iranianë, gjithashtu shprehimisht e përshkruanin vendin e tyre si të ishte Irak dhe e quanin gjakun e tyre irakian .”

Roli i kultit Rajavi në shtypjen e kurdëve

Në dokumentet e lëshuar pas rrëzimit të Sadam Husejnit, në një bisedë mes Massoud Rajavi dhe toger gjeneralit Abdul Saber al-Duri, shefit të telekomunikacionit (inteligjencës dhe sigurisë), Iraku zbulon një material të plotë dhe përkatësinë logjistike të grupit të Rajavisë me regjimin e Sadamit, ndërsa Sadam i përdor ata si vegla për të arritur qëllimet e tij. Në një nga këto dokumente, major gjeneral Saber al-Duri pranon se MEK-ut i janë dhënë 400 tanke, autoblinda dhe armë luftarake, dhe Massoud Rajavi ka kërkuar më shumë armë. Në të njëjtën deklaratë, të publikuar në librin “Judgment of History”, Saber al-Duri i referohet Rajavisë dhe rolit të supozuar të grupit të tij në shtypjen e shiitëve irakianë dhe kurdëve pas Luftës së Parë të Gjirit në vitet 1990-1991. Ky rol gjithashtu është theksuar nga zyrtarët dhe diplomatët amerikanë ( në raportin e Departamentit të Shtetit për Kongresin); sidoqoftë, organizata dhe krahu i saj politik, Këshilli Kombëtar i Rezistencës, në deklaratat e tyre që gjithashtu janë publikuar në libër si një përgjigje ndaj atij raporti, e mohojnë të gjithë historinë. Në fillim të kësaj bisede, Saber al-Duri shprehu deklaratën në vijim rreth rolit të grupit të Rajavisë në shtypjen e kurdëve irakianë:

“Presidenti (Sadam Husejn) përcolli mirëseardhjen e tij të ngrohtë dhe kërkoi ndjesë që nuk mundi të vinte të takonte. Presidenti falënderoi vëllain e Massoudit dhe Ushtrinë Çlirimtare, dhe gjithashtu vlerësoi rolin e vlefshëm që ka luajtur ushtria në shtypjen e rrënjëve të së shkuarës. I tregova atij për detajet dhe rolin e organizatës në këtë operacion shtypës; ne gjetëm rastin për t’ju informuar juve rreth akteve tuaja.”

Në mënyrë ironike, Massoud Rajavi, pasi i foli Saber al-Durit, e prezantoi atë detyrë dhe tha: “Në fillim do të dëshiroja të theksoja prerazi një çështje. Fjalët e këndshme të presidentit dhe të tuat më bënë të ndjehem ngushtë. Ne nuk bëmë asgjë, thjeshtë kemi përmbushur detyrën tonë, dhe nuk ishte e nevojshme për presidentin të më dërgonte një letër falënderimi.”

Në një marrëveshje që u krye mes Massoud Rajavisë dhe major gjeneral Taher Jalil Habbosh, komandantëve dhe zyrtarëve të Organizatës Irakiane të Sigurisë dhe Inteligjencës në muajt e fundit të vitit 2000, Habbosh bëri thirrje për ndalimin e vrasjeve dhe shpërthimeve të MEK për shkak të kushteve të rajonit dhe pa kënaqësisë së popullit irakian me MEK-un. Diskutimet gjithashtu bënë thirrje për shpërndarjen e dy miliard dinarëve nga regjimi i Ba’athit për grupin e Rajavisë, para të cilat janë aprovuar dhe monitoruar nga Kombet e Bashkuara që duhet të shpenzohen për shëndetin dhe ushqyerjen e fëmijëve e që ishte pjesë e buxhetit me mandat nga OKB.

Roli i Massoud Rajavisë në dyndjen e përgjakshme në Mekë

Gjatë festimit të Haxh-it në vitin 1987, u krye një dyndje e përgjakshme ndaj demonstratave të pelegrinëve iranian, gjë që çoi në martirizimin e qindrave prej tyre. Në atë kohë, qeveria e Arabisë Saudite fajësoi Republikën Islamike për katastrofën. Përveç regjimit saudit, Republika Islamike gjithashtu prezantoi si fajtorë të incidentit agjentë të Irakut dhe muxhahedinët. Sipas një ish-anëtari të MEK, Rajavi, duke përdorur rastin e Haxhit, zbatoi një plan të paracaktuar dhe në bashkëpunim me qeverinë irakiane, për interesat e tyre e shndërruan një demonstratë paqësore në një të përgjakshme. Sobhani, një tjetër ish-anëtar i MEK, publikoi foto të Rajavisë në librin e tij dhe shkroi:

“Foto e mësipërme lidhet me vizitën e Massoud Rajavisë në Arabinë Saudite gjatë trazirave të Mekës në vitin 1987. Kjo foto është publikuar për herë të parë më 7 mars të vitit 1998 në revistën “Mujahed” dhe pas 13 vitesh Organizata Muxhahedinët Khalk u shpreh se ai shkoi për pelegrinazh në Mekë në vitin 1987. A nuk ka ndonjë pyetje se përse këto lajme dhe kjo foto është mbajtur e fshehur për 13 vite me radhë?”

Në vitin 1987 qeveria saudite po afrohej me Iranin dhe dëshironte të zgjidhte shumë prej problemeve dhe diferencave mes tyre për të përmirësuar marrëdhëniet me Iranin. Afërsia e Arabisë Saudite me Republikën Islamike të Iranit në një kohë kur Iraku kishte bërë luftë që kishte arritur majat, ishte e tmerrshme edhe për Sadamin edhe për Rajavinë, sepse që të dyve u duhej ndihma e sauditëve, dhe ajo ndihmë i mundësonte atij regjimi ta vazhdonte luftën me Republikën Islamike për aq kohë sa të dëshironin. Prandaj ata duhet të zhvillojnë kontradiktat mes tyre në mënyrë që të pengojnë afrimin e dy vendeve.

Sigurimi i mjeteve dhe përgatitjeve për komplotin janë kryer nga agjentët e Irakut nën mbulimin e imunitetit diplomatik. Ata sollën lëndë shpërthyese dhe foto të Khomeinit në Jeddah pa inspektime dhe kontroll. Anëtarët e organizatës u futën nga territori irakian si pelegrinë me pasaporta irakiane. Pasi arritën në Arabinë Saudite, ata u futën lehtësisht në mesin e iranianëve për t’i thirrur lëvizjet e tyre si iraniane.

Pas kthimit të karvanit nga Arabia Saudite, një numër prej këtyre njerëzve (me kalimin e kohës) u bënë problematikë dhe ndarja e tyre nga organizata u shtua. Duke piketuar një anëtar e ndarë, për të parandaluar përhapjen lajmin e ndarjes së tyre jashtë saj, organizata i vrau anëtarët problematikë një e nga një.

Dëshmitarët dhe dëshmitë e disa prej anëtarëve të ndarë nga organizata në Evropë rreth rolit të organizatës në vrasjen e pelegrinëve iranianë në vitin 1987, në mars të vitit 1995 dhe në pranverë të vitit 1992, janë reflektuar gjerësisht në publikimet në gjuhën persiane jashtë vendit, dhe më pas në shkrimet, intervistat dhe referencat e tyre. Kjo gjithashtu është zbuluar në një regjistrim videoje të bisedimeve mes përfaqësuesve të organizatës dhe zyrtarë irakian të inteligjencës. Në pjesën e bisedimeve të deklaruara nga Abbas Davari, përfaqësuesi i organizatës , në një takim me oficerë irakianë të sigurisë të cilët kishin ardhur menjëherë pas rënies së Sadam Husejnit, ka përmendur prezenc ën e anëtarëve të MEK në Haxh.

Situata e fundit

Herët në vitin 2009 , “The Economist” shkroi se që nga koha kur territori irakian është pushtuar nga forcat amerikane në vitin 2003, nuk ka pasur asnjë informacion të detajuar mbi statusin e Massoud Rajavisë, dhe askush nuk e di nëse është i gjallë apo i vdekur. Që nga ajo kohë, nuk është publikuar asnjë evidencë rreth prezencës së tij në vendet publike. Që nga koha e fundit kur është parë në publik në vitin 2002, kur forcat e koalicionit amerikan sulmuan qeverinë irakiane të Sadam Husejnit, janë përhapur zëra të vdekjes së tij gjatë pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2002, për të cilën nuk ka dëshmitarë dhe prova. Gjithashtu në vitin 2016, gjatë një takimi vjetor të muxhahedinëve në Francë, Torki al-Faisal iu referuar atij si i “ndjeri”. Disa nga anëtarët e ndarë besojnë se paqartësia në prezencën apo mungesën e Massoud Rajavisë është të largohesh prej pyetjeve dhe paqartësive që kanë formuar për anëtarët e kësaj organizate për vite të tëra. Në përgjigje të tyre ata thjeshtë e kanë bërë Massoud Rajavinë një person të shenjtë, të cilin nuk kanë asnjë të drejtë ta kritikojnë apo të dyshojnë dhe se ata duhet të jenë të vetmit anëtarë të cilët duhet të jenë përgjegjës.

Exit mobile version