Përvjetori i shpërthimit terrorist të 28 qershorit 1981 në Teheran nga grupi MEK

Sot (e hënë) më 28 qershor 2021, është 41 vjetori i shpërthimit terrorist në zyrën e Partisë Republika Islamike në Teheran.

Më 28 qershor të vitit 1981, si pasojë i shpërthimit të një bombe të fuqishme në sallonin e mbledhjeve të Partisë Republika Islamike në Teheran, u martirizua Ajetullah Muhamed Husejni Beheshti, kryetar i Gjykatës së Lartë të Iranit në atë kohë së bashku me 72 personalitete politike dhe fetare të Iranit. Ky sulm terrorist ishte kryer nga grupi terrorist MEK (Muxhahidine Khalk).

Sulmi terrorist i 28 qershorit të vitit 1981, është vetëm një prej sulmeve dhe veprimeve të grupit terrorist MEK të kryera gjatë viteve të para pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran. Ky shpërthim terrorist është kryer saktësisht vetëm një ditë pas atentatit kundër Ajetullah Khamenei, (tani lider suprem i Revolucionit Islamik të Iranit), gjatë një fjalimi që në atë kohë ishte duke e mbajtur në xhaminë “Abu Dharr” në Teheran.

Në qershor të vitit 1981 dhe të vitit 1987, kanë ndodhur sulme terroriste me mbështetjen e Amerikës në Iran dhe me rekomandimin e liderit suprem të Revolucionit Islamik, këto ditë janë shpallur “Java e Zbulimit të Skandaleve të Drejtave Amerikane të Njeriut”.

Mbështetja e bombardimeve me armë kimike në qytetin Sardasht të kryera nga ish-regjimi Ba’th i Irakut dhe goditja me raketë e avionit të linjave ajrore të Iranit nga anija luftarake amerikane ku si pasojë u martirizuan 290 pasagjerët e tij, janë prej veprimeve të tjera kundër njerëzimit që ka kryer Amerika kundër popullit të Iranit.

Amerika edhe pas sulmit ushtarak kundër Irakut dhe rrëzimit të regjimit të ish-diktatorit Sadam Husejn, përsëri ka vendosur nën mbështetjen e vet dhe të disa shteteve evropiane grupin terrorist MEK.

Exit mobile version