Organizata terroriste Moxhahedin-e khalq

jo çfarë do të trajtohet me këtë rast është një vështrim kalimthi mbi historikun, qëndrimet dhe funksionin e organizatës politike-ushtarake të quajtur “Moxhahedine Khalk” e cila është formuar katër dekada më parë. Kjo organizatë përgjatë tre dekadave të kaluara pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran kryesisht është njohur me emrin “Organizata Monafekin”.

Rreth kësaj organizata ekzistojnë tre lloj gjykime brenda dhe jashtë Republikës Islamike të Iranit:

1- Shumica e aktivistëve politikë iranianë brenda dhe jashtë RII, duke theksuar mbi aspektin e dhunshëm dhe të kryengritjes së armatosur që ekziston në identitetin dhe strategjinë e saj, shprehen me një vështrim negativ rreth kësaj organizate të cilën e konsiderojnë si një grup terrorist i cili ka krijuar pengesa themelore në rrugën e vendosjes dhe shtrirjes së demokracisë.

2- Shumica e grupeve dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë iraniane kanë theksuar në mënyrë të veçantë që kjo organizatë të quhet “Monafekin” dhe kanë vendosur emrin e saj përkrah regjimit Bath të Sadam Huseinit. Qytetarët iranianë gjatë protestave të tyre, hedhjen e sloganeve kundër kësaj organizate dhe shprehjen e urrejtjes ndaj saj, gjithnjë e kanë konsideruar si obligim fetar dhe revolucionar të tyre. Sipas sondazheve të shumtë të cilët janë bërë sipas parimeve shkencore nëpër ambiente dhe qarqe të ndryshme shoqërore, kanë treguar se edhe ata të cilët nuk kanë pas ndonjë eksperiencë praktike në përballje me funksionin dhe veprimtarinë e kësaj organizate, besojnë në këtë se Organizata Moxhahedine Khalk” është një grup i armatosur i cili për t’i realizuar objektivat e tij deri më tani ka derdhur gjakun e shumë civilëve të pafajshëm dhe i ka shërbyer ushtrisë agresioniste të Sadam Huseinit.

3- Në arenën ndërkombëtare, sidomos pasi SHBA-t deklaruan qëndrimin zyrtar të tyre në vitin 1994 rreth organizatës në fjalë si dhe pas deklarimit të qëndrimeve të ngjashme të disa vendeve evropiane sëbashku me deklaratën e BE-s, në bazë të së cilës ky grup identifikohej si një organizatë terroriste nën mbështetjen e qeverisë së ish-diktatorit irakian Sadam Husein, shumë organizata qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare të influencuara nga pozita diplomatike e Republikës Islamike të Iranit si dhe në harmoni me zgjerimin e atmosferës globale anti-terroriste përgjatë viteve të fundit, kanë refuzuar dhe dënuar Organizatën Moxhahedine Khalk. Kështu kanë vepruar edhe shumë grupe opozitare të Republikës Islamike të cilat veprojnë jashtë Iranit dhe këtë organizatë e kanë quajtur një “Grup Terrorist” duke e përshkruar me ideologji të gjakderdhjes dhe veprimeve të dhunshme.

Hulumtimet e fundit të bazuara mbi dokumentet dhe dëshmitë si dhe duke analizuara të gjitha shkrimet dhe kujtimet e mbetura nga periudha katër dekadash e kësaj organizate, shumë qartë kanë vërtetuar se formimi i një grupi politik i bazuar në veprime të dhunshme, “kryqëzim ideologjik” dhe në “ekstremizëm”, nuk mund të gjej kurrë një rrugë të drejtë si dhe të ketë një përfundim pozitiv. Organizata Monafekin pas ndryshimit të ideologjisë së saj në marksizëm në vitin 1975 e deri në fitoren e Revolucionit Islamik në Iran, kur edhe filloi kryengritja e saj e armatosur kundër sistemit të Republikës Islamike, dhe pas largimit të strukturës kryesore të saj nga Irani duke u vendosur në shtetet perëndimore dhe në Irak, ka përjetuar një fat politik dhe ideologjik me plotë ngjarje të ndryshme.

Exit mobile version