Këta flasin persisht por nuk janë iranianë

Prania e z. Mohsen Junesi në Zyrën e Shoqatës “Nexhat”

Mohsen Junesi, i biri i Mohamed Hadi Junesi, ishte i pranishëm në Zyrën e Shoqatës “Nexhat” –Provincën qendrore, më 4 Mordad. Kjo zyre, ndërsa e përshëndeti z. Junesi, i komentoi informacionet që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe performancën e kultit në selinë Ashraf 3 për robërit. Në vijim, Z. Junesi përveçse falënderoi Shoqatën Nexhat, ka thënë: “Unë shpresoj se Raxhavi dhe udhëheqësit e tij do të hidhen në depon e mbeturinave sa më shpejt të jetë e mundur”. Në këtë drejtim, ne i kërkuam zotit Junesi që të zhvillojmë një intervistë të shkurtër me të. Mendimi juaj në këtë intervistë do të jetë interesant.

– Junesi, intervista jonë me ju do të jetë e shkurtër, por mjaftë e dobishme dhe ne ju falënderojmë që ndatë kohë për të!

– Ju faleminderit!

– Junesi, sa vjeç ishit ju kur babai juaj iu bashkua kultit Raxhavi?

– Zoti e mallkoftë Raxhavinë…. vërtetë z. Baseri unë akoma nuk kisha lindur, nga koha që kam lindur dhe deri më tani që më është ofruar koha të martohem, unë kam qenë i privuar nga dashuria atërore gjatë këtyre pak viteve.

– Si e kuptove se babai yt iu bashkua kultit Raxhavi?

– Kam kaluar shumë dhimbje si jetim, sado që pyesja ku është babai im, askush nuk më jepte përgjigje të duhur. Vetëm më thoshin se mos të shqetësohesha se babai do të vinte së shpejti. Me kalimin e kohës, babai im u harrua në mendjen time. Mendoj se isha rreth 18 apo 19 vjeç kur prapë fillova të ndjej mungesën e babait tim, fillova të pyesja të afërmit e mi për të, njëri nga familjarët e mi më tha të vërtetën se unë isha fëmijë dhe nuk mund të më tregonin drejtë, tani që jam rritur mund të më thonë të vërtetën. Babi në vitin 66 iu bashkua Moxhahedinëve. Thonë se është në një kamp të quajtur Ashraf që i përket Moxhahedinëve. Deri më tani nuk na është dërguar asnjë letër, asnjë kontakt, ne ka disa vite që presim babain, por për fat të keq deri më tani nuk kemi marrë ndonjë lajm për të.

– Ju cfarë keni bërë?

– Unë kam qenë i hutuar dhe unë nuk e di se çfarë të bëj! Ku të kërkoj babanë tim? Nuk e dija se ku ndodhet kampi Ashraf në Irak. Çfarë vendi është? Emër që nuk më futej në mëndje, unë internetin vazhdimisht e kam kontrolluar, kam gjetur shoqatën Nexhat, emri i së cilës ishte në një forum së bashku me emrat e shoqatave të tjera, e kontrollova shoqatën Nexhat në lidhje me kultin Raxhavi dhe familjet që presin fëmijët e tyre dhe u bëra shumë kureshtar, ku gjatë tërë kohës ia kushtoja kësaj shoqate. Isha shumë kurioz t’a gjeja zyrën e kësaj shoqate dhe fatmirësisht e gjeta.

– Kur e pa shoqatën Nexhat, çfarë ndodhi?

-U njoha me bordin e shoqatës Nexhat të cilët më dhanë sqarime në lidhje me kultin Raxhavi dhe performancën e këtij kulti, që unë të kem njohuri  për të.

-A keni udhëtuar në Irak?

– Kam udhëtuar në Irak dy ose tri herë.

– Sa më kujtohet mua, ju shkuat në Liberty?

– Po, shkova në Liberty, për t’a parë babain tim pas disa vitesh.

– A e patë babain tuaj?

– Për fat të keq jo.

– Pse?

– Në shoqërinë ku jetoj unë, kam parë hajdutë, njerëz jo të mirë, etj., kur i pash elementët e kultit Raxhavi në Iran dhe pranë Liberty, mbeta, si t’i quaja ata, ata vërtetë veten e konsiderojnë njerëz? Tek ata nuk ekzistonte aspak njerëzi, neve vetëm na sulmonin dhe na fyenin keq. Raxhavi, krerët e tij dhe elementët janë armiq të Iranit dhe të popullit iranian, është interesante se kulti Raxhavi synon liriinë dhe kjo është për të qeshur.

– A keni folur për sjelljen e kultit Raxhavi me familje me gazetarë irakianë apo me personalitete irakiane?

– Po. Kure  pamë se nuk arritëm asnjë rezultat, biseduam me gazetarë dhe personalitete irakiane. Gazetarët dhe personalitetet e Irakut, ashtu sikur ne, ishin të shokuar me kultin Raxhavi, na thoshin se nuk kishim parë njerëz si këta, ata flasin persisht por nuk janë iranianë.

– A ke diçka për të shtuar, diçka që nuk keni thënë?

– Kulti Raxhavi më ka bërë dëmin më të madh mua. Më ka larguar nga dashuria për babain, më ka mbytur dashurinë atërore. Vetëm dua të them që Zoti e mallkoftë Raxhavin, që sa fëmijë iranianë i ke lënë pa baba.. unë në çfarë do formë, për çfarëdo çmimi, do t’a çlirojë babai tim nga kthetrat tuaja dhe nuk do të dorëzohem asnjëherë derisa t’a arrij këtë.

– Dhe për fund.. kur unë udhëtoja në Irak, shihja prindër të cilët kishin udhëtuar me karrige me rrota dhe kur i shihja unë ata, motivohesha dhe urrejtja ndaj kultit Raxhavi më shtohej edhe më shumë dhe i falënderojë të gjitha familjet, posaçërisht baballarët dhe nënat.

– Shpresoj që sa më shpejt që të jetë e mundur, të gjithë të burgosurit do të lirohen nga Raxhavi dhe të jetojnë të lirë.

– Junesi, ju falënderojë shumë dhe shpresojmë që shumë shpejt edhe babai juaj do të lirohet nga kulti Raxhavi.

Edhe ju falënderojë, suksese!

Exit mobile version