Gjyq per leke me Gjergji Thanasin

Komisioni i Sigurisë Kundër Terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit qe drejtohet nga burri i pare i Merjeme Raxhavit, Mehdi Abrischamsi ka zbuluar qe MOIS-i iranian i paguan Gjergji Thanasit dhe Olsi Jazexhiut, 1000 EURO ne muaj ne rroge.

“Komisioni i Sigurisë Kundër Terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit zbuloi se MOIS i paguan Gjergji Thanasit dhe një agjenti tjetër lokal, Olsi Jazexhi, një mijë euro në muaj.”

Me heret MEK-u ka deklaruar qe une dhe Gjergji marrim nga 5000 Euro ne muaj, por mesa duket si pasoje e krizes financiare ne Iran rroga na eshte ulur nga 5 ne 1000 euro ne muaj.

Burri i pare i Merjemes qe ka zbuluar rrogen time eshte ky SpeedyGonzales me mustaqe ne krah te majte. Burri i dyte, Masoudi eshte ky ne krah te djathte

Tani deri me sot une nuk kam marre as 5000 e as 1000 Euro ne muaj. Por ky Gjergji Thanasi qe eshte sekretar i shoqates defektore te MEK-ut ASILA ndoshta edhe i ka marre.

Me kete postim zyrtar i kerkoj Gjergji Thanasit qe urgjentisht te me japi rrogen prej 1000 euro ne muaj dhe ate te paren qe ka qene 5000 Euro. Nese Gjergji nuk me jep rrogen prej 1000 apo 5000 euro ne muaj me gjithe kamatvonesat do ta hedh ne gjyq dhe do i marr rrogen time medoemos, per koke te Gledis Nanos. Burri i pare i Merjemes qe ka zbuluar rrogen time eshte ky SpeedyGonzales me mustaqe ne krah te majte. Burri i dyte, Masoudi eshte ky ne krah te djathte. Nese Gjergji me iranianet e ASIL-es ne Tirane nuk me japin rrogat do ti hedh ne gjyq sebashku me Mehdiun dhe Maryam Rajavin! Kerkoj ndihme nga Gledis Nano dhe gjithe fuksat e antiterrorit qe te me ndihmojne te marr rrogat e prapambetura!

Gjergji Thanasi, KU JANE LEKET E MIA?

[ Olsi Yazeji publikoi këtë tekst humoristik në faqen e tij në facebook pas akuzave të pabaza të MEK-ut ndaj tij dhe Gerji Thanasit. ]

Exit mobile version