Komuniteti Iranian dhe Asila në protestë paqësore

Ndër zhvillimet më kryesore redaksia e CTV ka qënë prezente paraditen e kësaj të enjte në një proteste paqësore të organizuar nga komuniteti Iranian në shqipëri.

Bëhet me dije nga burime per CTV se sëfundmi jane kapur 5 persona të cilët ndodhen të survejuar nga Drejtoria rajonale e kufirit dhe migracionit.

Në protesten e ditës se sotme kanë qenë pjesëmarrës Shoqata sociale Asila e cila operon në shqipëri i autorizuar në mënyrë legjitime në kuadër të shërbimit social, për integrimin e komunitetit Iranian në shqipëri.

Sakaq thirrje ka bërë dhe administratori i Asila, z.Dashamir Mersuli i cili kërkon të drejtën e këtyre personave për të cilët nuk është dhënë asnjë informacion se përse ndodhen larg familjeve te tyre prej kaq ditësh.

Sakaq bashkëshortet e personave të kapur kanë dalë në protestë ku shihet qartë gjendja e tyre e vështirë psikologjike dhe bejnë thirrje institucioneve per nje reagim te menjehershem ne lidhje me kete situate.

I pyetur në lidhje me rezistencën e protestës së organizuar, Mersuli është shprehur se ata do të protestojnë deri në momentin e një reagimi zyrtar.

Exit mobile version