Muxhahedinët iranianë ngatërrojnë letrën higjenike me letër zumpara

Nga një shkrim i z.Muhamed Veliu për Gazetën Shqiptarja.com mësuam se përfaqësuesit e grupacionit, organizatës, kultiti të Madam Rajavi-t me seli (kamp, kazerma) në Manzë të ndodhur gjithnjë e më shumë nën prozhektorët e medias ndërkombëtare (TV, gazeta, agjensi lajmesh etj.) ndër më prestigjozet kanë vendosur të kundërsulmojnë mediatikisht. Në kundërsulmin e tyre janë marrë edhe me mua personalisht. Në këtë shkrim do të kenë parathënien e përgjigjes time.

Pleqve dhe plakave MEK ish terroristë aktualisht të pa Atdhe (apolidë), të cilët janë strehuar në Shqipëri si persona të mbrojtur për arsye humanitare u kujtoj me modesti se duke më sulmuar mua me gjtihfarë shpifjesh, përrallash e idiotësira thjesht më kujtuan Shqipërinë komuniste të para vitit 1990. Këta pleq e plaka ish kriminelë aktualisht të pa Atdhe në mënyrë të sintetizuar dhe figurativisht mund të them se duke u gërricur me mua kanë ngatërruar letrën higjenike me letrën zumpara!

Për publikun po sqaroj një nga një akuzat e tyre idiote, jo vetëm për t’i hedhur poshtë ato, por edhe për të gicilitur paranojën e këtyre “fosileve” të kriminalizuara, të mbetura ende në qarkullim nga një epokë e shkuar.

  1.     Punimet në kampin tuaj po i kryen Kompania “Victoria Invets” me pronar z. Fatmir Kuqin”. Kam thuajse të fotografuar në mendje, llojet, markat dhe targat e mjeteve të kësaj kompanie, që hynin e dilnin në kamp.
  2.     Ndër nënkontraktorët e punimeve vura re tre firma të ndryshme. Për të mos menduar se po bllofoj po përmend njerën prej tyre Kompania “Beton 5”.
  3.     Fiksova llojet dhe markat e armëve të brezit të punonjësve të kompanisë “Argon” si edhe tipin dhe markën e radiove të tyre të dorës (Ëalkie-talkie).
  4.     Fiksova markën e tipin e radiove të dorës të përdorur nga dy prej MEK-save, që ishin si bicim shefash, njëri prej tyre në vitin 1991 si tankist me “Assad Babilon” i ka pas lyer zinxhirët e tankut të vet me gjak grash, fëmijësh, pleqsh e plakash shiitë në fshtrat në zonën ligatinore afër Basrës dhe deri thuajse në periferi të Portit iraken Um-Qasser!
  5.     Ju premtoj se do ta investigopj me kujdes e do ta bëj publike në detaje procedurën e marrjes së lejeve nga autoritetet shqiptare për vendosjen e antenave për të tilla radio marrëse-dhënëse!
  6.     I kam të fotografuara në mendje llojet, markat dhe targat e mejteve të transportit, që i conin jashtë kampit punonjësit shqiptarë. Hollësi të tilla janë të rëendësishme për të kuptuar marëdhëniet MEK-se-shqiptare
  7.     Kam të fiksuar në kujtesë edhe detaje të tilla si tipin dhe markën e pasqyrës teleskopike, që shërbente për kontrollin nga poshtë të shasisë së automjeteve, që hynin e dilnin në vendbanimin e MEK-save. Urime e keni më cilësore sesa ajo, që përdor garda për kontrollin e automjeteve në hyrjen anësore të Kryeminsitrisë (SIC!).

Duke huazuar nga kryeministri dhe kryerilindasi im Edvin batutën famose: Prisni, prisni, se nuk keni parë gjë akoma, ju siguroj o MEK-sa të mjerë se në pjesën e dytë të përgjigjes sime do të trajtohen tema të tilla si: 1) Kampi Ashraf 3 ose Ferma e Kafshëve e Xhorxh Oruellit. 2) Kryerilindasi Edvin shpreson të përdorë MEK-sat si celsa kopilë (master key) për të hapur derën e Zyrës Ovale. 3) Hollësi sesi do t’i shoqëroj të tjerë gazetarë të huaj deri te porta e “Ferëms së Kafshëve” të Madam Rajavi-t. 4) Surrati publik i MEK-ut dhe rregulli i dëgjimit të dy këmbanave në gazetari . 5) Shqiptarët përgjithsisht nuk i durojnë cibanët e huaj dhe nuk i lejojnë të komandojnë në Shqipëri. 6) Nga Ruskik Haza! Në Shporruni MEK-sa kjo është dialektike!

E gjithë kjo histori me ju o MEK-sa filloi nga shkrimi im në këtë linkun këtu: https://www.cna.al/2017/11/24/kryeministri-edvin-do-strehoje-ne-shqiperi-familjaret-e-terroristeve-te-isis-it/

MEK-sa nesër avazi! Nesër avazi!/ GAZETA IMPAKT

NGA GJERGJI THANASI

 

Exit mobile version