NJË DEMOKRACI NË ABSURDITET!

MEK është një lëvizje demokratike islamike e themeluar në shtator të vitit 1965.

Ky grup u vendos në Irak në 1986 dhe ndërtuar kampin Ashraf pranë kufirit iranian, pasi bashkepunuan kunder atdheut te tyre me presidenti i asaj kohe Adam Hyseni.

Uashingotni e ka cilësuar si një organizatë terroriste pasi në 1997 vranë 6 amerikanë në vitin 1970.

Në vitin 1986 lëvizja e zhvendosi bazën e operacioneve në lindje të Irakut, por situata ndryshoi me pushtimin amerikan të Irakut. Forcat amerikane sulmuan objektivat e tyre por arritën armëpushim dhe pas çarmatosjes, u vendos që ata të mbaheshin në kampin Ashraf, ish-bazë ushtarake irakiene.

Ky grup rezistence që ishte konsideruar organizatë terroriste nga SHBA për shkak të vrasjes së personelit amerikan në Iran gjatë viteve ’70. Por me tërheqjen e amerikanëve nga Ashrafi në 2011-ën nisën aktet e dhunës mes tyre dhe ushtarëve irakianë.

Ne vitin 2013 në vendin tonë u strehua grupi i parë i 210 muxhahedinëve, ndërsa ditet e sotme numerojme mbi 3000 persona te cilet strehohen ne Manez, ne Shqiperi.

Vendimet e qeverive Berisha dhe Rama ne ate kohe për pranimin e muxhahedinëve nuk janë bërë asnjëherë publike, prandaj informacioni rreth tyre është minimal. Nderkaq nuk dihen kushtet e pranimit te tyre.

Në Qershor të 2015, disa media irakiane raportuan se MEK po blinte ose kishte blerë prona në Shqipëri për të krjuar një kamp të ngjashëm me atë që kishin dikur në Irak. Sipas tyre, një kamp i tillë mund të shndërrohet në bazë për stërvitjen e organizatave të ndryshme terroriste.

Por ne ditet e sotme une nga shume rrefime qe kam degjuar nga ish anetar muxhahedinj kam kuptuar dhe degjuar kushtet mizerable qe ata jetojne ne kete kampin e Manzes ne shqiperi.

Pervec kesaj gjeja me e rendesishme eshte qe ky grup pandeh se eshte nje organizate demokratike dhe bie ne kundershtim paradoksal ne kushtet dukeqense ne kete kamp shume te drejta themelore nuk zbatohen.

Nje nga kryesoret ne parimet demokratike eshte e drejta e fjales, mendimit dhe dinjiteti. Kjo e cila nuk eshte zbatuar.

Per organizaten muxhahedine do te thote e drejta e fjales, qe gjithe medimet e tua te shkruhen ne nje cope leter e cila shqyrtohet nga Massoud Rajavi i cili eshte drejtori i kesaj oranizate. Ku eshte liria ketu?

Ne quhemi te lire dhe me parime demokratike nese dim cdo gje qe ne mendojme dhe deshirojme?!!!

A eshte liri qe ataduhet te marrin nje vize per te dal nga kampi i manzes deri disa metra ose kilometra jasht kampit?

A quhet liri kjo ?

Por gjeja qe me ka bere me shume habi ne konferenca dhe rrefime te ketyre ish antareve te kesaj organizate, eshte se nuk lejohet e drejta per te patur familje!

Nje ish antar me ka treguar se e ka vellane shume afer, vetem 35km larg dhe ka 7 vite pa e takuar, folur dhe komunikuar.

Gjeja me absurde!

Gjeja me absurde qe kam degjuar eshte fjala qe Massoud Rarajvi dhe bashkeshortja e tij thone qe familja eshte armiku juaj!!!!!!!!!!!!!

Si mund te jete armik nje prind kur vajton per 30 vite per femijen e saj te cilin kjo organizat per disa nena u eshte deklaruar i vdekur, nderkohe qe ato i kane pare ne kinema te vete kesaj organizate duke performuar te gjalle.

Ajo nene vajton dhe kerkon femijen e saj, kjo organizate imponon anetarin e saj qe ta quaj armik prindin e tij ose te saj.

Ajo nene nuk kerkon asgje me shume se nje telefonate!

Nga Aldo Sulollari Gazetar – CRYSTALMEDIA224

Exit mobile version