Këshilltarët e fshehtë të Trump ofrojnë një tjetër alternativë kundër Iranit

Presidenti i SHBA, Donald Trump e sheh Iranin si armikun më të madh të Amerikës. Gjithmonë mes tyre janë vënë re luftëra fjalësh dhe Trump jo pak herë ka nxitur debate me presidentin iranian Hassan Rouhani.

Shpesh herë senatorët amerikanë kanë prezantuar sanksione ndaj Iranit. Këshilltari i Trump, John Bolton para se të marrë detyrën tha se politika amerikane duhet të jetë ndryshimi i regjimit në Iran.

Këshilltari i presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare thotë se rivendosja e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit ka patur “efekt të thellë” dhe se Uashingtoni dëshiron të shkojë përtej sanksioneve të vendosura përpara marrëveshjes bërthamore me Iranin në 2015-n.

Bolton dhe Këshilltarët e tjerë të Trump për të rrëzuar republikën islamike të Iranit kanë përdorur dhe një aternativë tjetër. Mujahedin-e-Khalq (MEK) ka pasur një krah të propagandës shumë aktive për vite dhe është një grup që synon rrëzimin e republikës islamike. MEK tani ka një ndikim në nivlin më të lartë. Ata gjithashtu kanë një kamp të fshehtë në Shqipëri, 30 km larg kryeqytetit, Tiranë.

MEK është jo i besueshëm, i pasigurtë dhe nuk ka asnjë mbështetje në mesin e iranianëve.

MEK gjen mbështetje nga SHBA veçanërisht për shkak të ekstremizmit të dhunshëm dhe agjendës së ndryshimit të regjimit.

Exit mobile version