Anëtarët e kultit Raxhavi në Shqipëri në pritje të vrasjeve të dyshimta

vrasja me helm e Bahzad Masudi

E mësova që Bahzad Masudi, i biri i Abdulhusejn, i lindur në Teheran, anëtar i Moxhahedin-e Khalk me seli në Shqipëri, ka ndërruar jetë. Sipas një deklarate të organizatës, ai ishte i sëmurë dhe vdiq në një spital në Tiranë. Moxhahedin-e Khalk ka thënë se ai ishte anëtar i kësaj organizate për 44 vite, d.m.th qysh para Revolucionit Islamik.
Lajmet erdhën nga ana e miqve që janë ndarë nga kjo organizatë në Shqipëri, të cilët kishin raporte të afërta brenda organizatës me të, ku kanë thënë se ai në vitin 1981 ishte përfshirë në përbërjen e ekipeve operacionale brenda vendit dhe pas transferimit në Irak, ai kishte probleme sa i përket strukturës organizative me organizatën. Ai ishte izoluar në kampin Ashraf para se Amerika të pushtonte Irakun, për shkak të mosbindjes ndaj urdhrave të Masud Raxhavi. Vazhdimisht iu nënshtrua presionit fizik dhe psikik.

Shumë anëtarë që tani gjenden në Shqipëri e dinin se Masudi akuzohej për komunikim me Republikën Islamike dhe nuk lejohej të dilte nga selia e Moxhahedin-e Khalk në asnjë mënyrë. Disa kanë informacione se bile edhe zyrtarët thoshin që, nëse ai do të dilte jashtë, menjëherë do të shkonte në ambasadën iraniane dhe do të shprehte qëndrime kundër organizatës. Edhe pse thuhet se ai kishte ndërruar jetë për shkak të sëmundjes, shkaktari i vdekjes së tij ka qenë helmi dhe ai ishte helmuar për të mos pasur nevojë të dërgohej në spital, sepse do të zbulohej se gjendja e tij nuk ishte e mirë.

Duhet të theksohet se vdekje të dyshimta, në mesin e të cilave më e dukshmja ishte mbytja në një rezervuar të cekët të ujit e një kampioni të notit, kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në Shqipëri. Deri më tani edhe autoritetet shqiptare nuk kanë treguar gatishmëri për të zbuluar vrasje të tilla.
Për fat të keq, një fat i njëjtë mund t’i pret edhe shumë të tjerë. Organizata Moxhahedin-e Khalk nën udhëheqjen e Masud dhe Marjam Raxhavi, nuk largohet nga kryerja e krimeve apo tradhtisë, ashtu sikurse udhëheqësi i mëparshëm Taki Shahram. Sipas pikëpamjes së tyre, vrasja e një anëtari është e detyrueshme nëse është në interes të organizatës dhe nuk është çështje e ndaluar.

Ebrahim Khodabande,

Exit mobile version