KONGRESI I PAQES – 7 KORRIK 2026

Sot, në ambientet e Shoqatës Nejat Albania, u zhvillua me sukses Kongresi i Paqes një konferencë e dedikuar promovimit të paqes, dialogut dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Konferenca mblodhi një trup panelistësh profesionistë nga fusha të ndryshme, të cilët ndanë analizat dhe përvojat e tyre mbi rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie më të drejtë, më të sigurt dhe më paqësore.

Aktiviteti u transmetua nga disa media televizive, duke përcjellë mesazhin e paqes dhe të bashkëpunimit për një audiencë më të gjerë.

 

Nejat Albania Peace Delegation 2026
Nejat Albania Peace Delegation 2026
Nejat Albania Peace Delegation 2026
Nejat Albania Peace Delegation 2026

Gjatë konferencës u diskutuan gjithashtu shqetësime lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe u ngritën çështje që lidhen me veprimtarinë e organizatës MEK, me qëllim nxitjen e debatit publik dhe ndërgjegjësimit mbi respektimin e dinjitetit njerëzor.

Falënderojmë të gjithë panelistët, të ftuarit, përfaqësuesit e mediave dhe pjesëmarrësit që me praninë e tyre i dhanë vlerë këtij aktiviteti. Së bashku përcollëm një mesazh të qartë: Paqja, dialogu dhe respekti për të drejtat e njeriut janë themeli i një të ardhmeje më të mirë.

Shoqatës Nexhat Albania

Exit mobile version