Raporti i “New York Times” nga kampi i MEK

Gazetari i gazetës amerikane “New York Times” i cili është munduar të vizitojë kampin e grupit terrorist MEK në Manz të Shqipërisë, thotë se pjesëtarët e këtij grupi terrorist thonë se nuk mund të flasin në lidhje me fatin e kreut të këtij grupi terrorist.

Patrick Kingsley, gazetari i “New York Times”, duke publikuar një raport në këtë gazetë, ka njoftoi se ai nuk ka mundur ta vizitojë kampin e grupit terrorist MEK në Shqipëri.

Pjesa më e madhe e këtij raporti të NYT i është kushtuar transmetimit të historisë së këtij grupi terrorist, mirëpo në mesin e rreshtave të këtij raporti mund të vërehen edhe çështje të reja.

Autori i këtij artikulli duke shpjeguar mënyrën e hyrjes në kampin e MEK, shkruan: “Në fillim, grupi anashkaloi kërkesat e shumta për të pasur qasje. Prandaj pa ndonjë shpresë të madhe, u nisa drejt kampit të tyre dhe paraqita dokumentet e mia për rojat e sigurimit. Tre orë më pas, pak para perëndimit të diellit, morra një kontakt telefonik. Në mënyrë shumë të çuditshme, kisha marrë lejen për të hyrë në kamp. Prandaj, fillova të marrë disa intervista, pastaj mora pjesë në disa mbledhje propagandistike dhe grupeve shëtitëse të cilat zgjatën deri në ora 01:30 në mesnatë. Disa ditë më vonë edhe një fotograf i NYT ka marrë lejen për të hyrë në kamp”.

Autori i këtij raporti beson se ndoshta leja për të hyrë në kampin e MEK është lëshuar nga ky grup me qëllim që ta përmirësojë imazhin e këtij grupi pas keqtrajtimit të gazetarit të NYT në vitin 2003. Autori vë në dukje se personi që jepte intervistë, fliste në bazë të shkrimit që kishte në letër dhe gazetari nuk është lejuar të bisedojë me pjesëtarët e këtij grupi në mënyrë private.

Një prej çështjeve të cilat mund të vërehen në këtë raport, është mënyrë e përgjigjes së pjesëtarëve të grupit terrorist MEK ndaj përgjigjeve në lidhje me fatin e kreut të këtij grupi Masud Raxhavij që sipas NYT është zhdukur që nga viti 2003.

Ali Safavij, përfaqësuesi i grupit terrorist MEK në Uashington, kur përballet me këtë pyetje, thotë: “Mirë, ne nuk mund të flasim në lidhje me këtë çështjeje….”. Ai i ndërpret fjalën dhe ngul shikimin në këmbë. Pyetja shtrohet përsëri në këtë formë: “A është ai gjallë?” A është edhe ai në Shqipëri?” Pas heshtjes disa sekondash, përgjigja e Safavij përsëri është kjo: “Ne nuk mund të flasim në lidhje me këtë çështjeje”.

Duke vë në dukje të kaluarën e grupit terrorist MEK, gazeta NYT citon mendimet e një historiani me emrin “Yrevand Abrahamijan” në lidhje me gjendjen e MEK në opinionin publik të Iranit dhe thotë: “Ky grup pretendon se akoma gëzon mbështetje të madhe, por z. Abrahamijan ka thënë se reputacioni e këtij grup pasi filloi veprimet e dhunshme në prill të vitit 1980, ka rënë dhe ka humbur. Kur të bisedosh me njerëz të cilët kanë jetuar në periudhën e Revolucionit dhe i kujton atyre emrin “Muxhahedin”, ata trazohen dhe rrëqethen menjëherë”.

Gazeta NYT pasi vë në dukje mënyrën e transferimit të MEK nga Iraku në Shqipëri me rolin e Amerikës dhe shkruan: “Kur unë vizitove kampin, në mënyrë të çuditshme dukej i zbrazët. Grupi pretendon se ky kamp ka 2500 persona, mirëpo përgjatë dy ditëve, nuk kam parë më shumë se 200 persona aty”.

Sipas kësaj gazete amerikan, me dhjetëra persona ish-anëtarë të grupit terrorist MEK aktualisht jetojnë në mënyrë të pavarur në Shqipëri. Gazetari thotë: “Unë jam takuar me dhjetëra prej tyre dhe secili më kanë shpjeguar se ata kishin pësuar shpëlarje truri dhe ishin të detyruar të zgjedhin jetën e pamartuar”.

Ai shton: “Këta persona thonë se marrëdhëniet romantike dhe mendimet seksuale kanë qenë të ndaluar, kontakti me familje ka qenë rreptësishtë i ndaluar dhe ata nuk lejonin as shoqërimin. Të gjithë kanë treguar se ishin të detyruar të marrin pjesë në ceremoni për vetëkritik në të cilën pjesëtarët e këtij grupi raportonin në lidhje me çfarëdo lloj mendimi seksual ose jo besnikë që u kishte lindur në kokë atyre”.

Patrick Kingsley duke cituar Abdurrahman Muhamedijan, një person 60 vjeçar i cili në vitin 1988 u anëtarësua në grupin terrorist MEK dhe në vitin 2016, u nda nga ky grup, shkruan: “Ju pak nga pak thyeni. E harroni veten dhe ndryshoni personalitetin. Vetëm zbatoni rregullat. Ju nuk jeni vetja juaj. Ju bëheni vetëm një makinë”.

Gazetari i NYT vë në dukje këtë se grupi terrorist MEK për ta shtuar ndikimin e vetë, është përqendruar në internet dhe thotë: “Gjatë vizitës që kam bërë në kampin në fjalë, më kanë treguar mua një studio të incizimit në të cilën dy muzikantë ishin duke kompozuar këngë dhe përgatitur video kundër sistemit të Republikës Islamike të Iranit për t’i publikuar ato pastaj në rrjetet sociale”.

Patrick Kingsley në vazhdim shkruan: “Mu nuk më treguan dhomat kompjuterike për të cilat anëtarët e ndarë nga kjo organizatë i përshkruajnë si një grup i anëtarëve të ulët të cilët me akonte dhe llogari të shumta në Facebook dhe Twitter publikojnë mesazhe duke kritikuar qeverinë e Iranit dhe lavdëruar krerët e grupit terrorist MEK. Në kohën kur Bolton dhe Jiuliani mbajtën fjalime në takimet e këtij grupi, anëtarë e këtij sektori u urdhëruan që t’i ripublikojnë mesazhet e tyre dhjetë herë në Twitter dhe në Facebook”.

Autori thotë se grupi MEK e ka lidhur atë me tre amerikanë të cilët mbronin kampin e tyre në Irak, mirëpo në mesin e tyre nuk ka qenë kapiten Mtheo Vudsajd në mesin e këtyre tre personave.

Sipas kapiten Mtheo Vudsajd, amerikanët në realitet nuk kishin qasje të rregullt në objektet e kampit MEK dhe në anëtarët e këtij grupi për të cilët familjarët e tyre thonë se po mbahen me zor.

Exit mobile version