Familjet iraniane nga provinca e Kermanshahut i shkruajnë letra kryeministrit shqiptar

Lista e letrave dërguar kryeministrit shqiptar Edi Rama nga familjet e provincës Kermanshah për të kërkuar kontakt me të dashurit e tyre në kampin e MEK.

Bashkë me kërkesën e fundit të 11,000 nënshkrimeve, familjet e anëtarëve të bllokuar në kampin e Muxhahedinëve-e Khalq (MEK) në Shqipëri nga provinca Kermanshah (Perëndimi i Iranit), i dërguan disa letra dhe mesazhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke bërë thirrje për lajme, komunikim dhe ndoshta takim me të dashurit e tyre.

Përveç secilës prej këtyre letrave, janë dërguar fotografi, detaje dhe dokumente, dhe kopjet e letrave u janë dhënë zyrtarëve dhe mediave të tjera shqiptare, si dhe autoriteteve evropiane dhe ndërkombëtare. Për më tepër, familjet kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e të dashurve të tyre aktualisht si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Qeveria shqiptare, si një veprim humanitar, të përgjigjet në mënyrë të duhur ndaj këtyre kërkesave dhe të largojë pengesat që janë përpara. Shumë nga këto familje nuk kanë pasur asnjë lajm, qoftë edhe të vogël prej dekadash për të dashurit e tyre që jetojnë në kampin MEK në Shqipëri.

Fatkeqësisht gjatë këtyre viteve, shumë familje në provincën Kermanshah kanë vdekur ndërsa presin të ribashkohen me të dashurit e tyre, dhe ata kurrë nuk kanë qenë në gjendje të marrin ndonjë lajm prej tyre, dhe emrat e tyre në këtë listë mungojnë.

Tabela e listës përkatëse të titujve të letrave është bashkangjitur

 

Disa nga mesazhet e dërguara Kryeministrit shqiptar nga prindërit e moshuar, të cilët fatkeqësisht quhen mercenarë dhe terroristë nga kulti i Rajavi, theksohen më poshtë:

Taj al-Dawla Heydarian, nëna e Mehdi Hamidfar, i shkruajti Kryeministrit shqiptar Edi Rama: “Unë kam qenë e painformuar për djalin tim për më shumë se 20 vjet. Ju lutemi na siguroni kushtet për ta vizituar”.

*****

Gorji Bavandpour, nëna e Dariush Najafit, shkroi: “Unë nuk e kam parë djalin tim për më shumë se 20 vjet. Ju lutem më ndihmoni të dëgjoj dicka prej tij”.

*****

“Unë nuk jam dëgjuar me djalin tim për vite me rradhë. Unë kërkoj ndihmën tuaj për t’u lidhur me të”, tha nëna e Abdul Karim Karimi, Piroozh Mehrabani.

*****

Mustafa Abbasi, babai i Muzaffar Abbasi, shkroi: “Unë nuk kam dëgjuar zërin e djalit tim për më shumë se 20 vjet. Ju lutemi më ndihmoni të lidhem me të”.

*****

Vajza e Mozaffar Abbasi, Negar Abbasi gjithashtu shkroi: “Ju lutem më ndihmoni të dëgjoj një herë zërin e babait tim pas kaq vitesh”.

*****

Haidar Ali Khalou Kakai, babai i Alireza Khalo Kakai, shkroi: “Unë nuk e kam parë djalin tim për vite me rradhë. Ju lutemi më ndihmoni të lidhem me të”.

*****

“Unë kam qenë i painformuar për burrin tim për shumë vite. Ju lutem më ndihmoni të flas me të”, shkroi Jawahar Heydarian, gruaja e Musayeb Rashidi.

Fatemeh Rashidi, e bija e Musayeb Rashidi, gjithashtu shkroi: “Kam vite që pres të takoj babain tim, të cilin nuk e kam takuar kurrë, ose ta dëgjoj zërin e tij. Me duhet ndihma juaj”.

*****

Afshini, Noushin dhe Neda Sepah Amiri, fëmijët e Ali Sepah Amiri, shkruan: “Ne po kërkojmë ndihmë për t’u takuar ose komunikuar me babanë tonë në Shqipëri pas kaq vitesh”.

*****

Prindërit e Alireza Jafari, Babajan Jafari dhe Sakineh Mohammadi, shkruajnë: “Ne kemi qenë të painformuar për gjendjen e djalit tonë për vite me rradhë. Na ndihmoni ta takojmë atë ose të paktën të dëgjojmë zërin e tij”.

*****

Nuk e kam parë djalin tim për më shumë se 30 vjet. Unë ju kërkoj ndihmë për të mundësuar kushtet për takimin me të”, shkroi nëna e Ali Murad Lotfi, Fanoos Khodadadian.

*****

Sajjad Faramanizadeh, djali i Goodarz Faramanizadeh, shkroi: “Mos më privo nga babai, më ndihmo të takoj babanë tim”.

Vali Doosti – Shoqata Nejat, agjensia e provincës Kermanshah

/Gazetaimpakt/nejatngo/

Exit mobile version