A je terrorist?

Më mirë bojaxhi por i lirë në Tiranë sesa bujkrob në “Fermën e Kafshëve” Rajavi

57 vjec, 29 vjet anëtar i MEK-ut

REZA ESLAMI

– A je terrorist?
– Jo! Jo!

– A je spiun i Teheranit?
– -Jo! Nuk kam asnjë kontakt me Teheranin, me qeverinë atje!

– A ke shkelur ndonjë ligj në Shqipëri? A ke kryer ndonjë vepër penale në Shqipëri?
– Jo absolutisht! Unë i respektoj dhe i dua shqiptarët.

– Pse u largove nga oranizata MEK?
– Ne na trajtonin keq në këtë organizatë. Unë jam patriot iranian. Unë e dua Atdheun tim Iranin, ndërsa MEK-u shërben si mercenar në shërbim të të huajve.

– – A ke dashur të vrasësh ndonjë nga anëtarët e MEK në Manzë?
– As që më ka shkuar në mend t’u bëj keq atyre. Unë i kam pasur miq. Shumica e anëtarëve të MEK në Manëz janë kundra Rajavit, atëhere si mund t’i vras unë ata?!?!?!?

– A merr para nga mullahët e Tehranit?
– -Jo! Jo nuk marr. Paratë për të jetuar në Tiranë mi cojnë njerëzit e mi, që jetojnë në Katar. Unë punoj edhe si bojaxhi edhe si furrxhi këtu në Tiranë, për të siguruar jetesën. Më parë kam punuar në ndërtim edhe në Durrës, ku banoni ju.

– Si e mendoni të ardhmen tuaj në Shqipëri?
– Shqipëria është një vend i mirë për të jetuar. Shqiptarët janë njerëz shumë mikpritës. Unë dua që qeveria shqiptare, si qeveri e një vendi evropian të na respektojë të drejtat tona prej refugjati. I lutem qeverisë shqiptare të na i lejojë familjarët tanë të vinë e të na takojnë në Shqipëri. Po ashtu lus qeverinë të na pajisë me dokumente njëlloj sic pajisen me dokumente refugjatët në vendet e tjera evropiane.

– Ju a keni fëmijë në Iran?

– Jo isha vetëm 18 vjec, kur u kapa rob gjatë Luftës Iran-Irak, kështu që nuk kisha kohë të martohesha e të bëhesha me fëmijë.

– A do dëshironit të krijonit familje duke u martuar me një grua shqiptare?
– Fatkeqësisht unë nuk kam aq para sa të më dalin për të mbajtur edhe një bashkëshorte.

Ekskluzive për Ashraf News _ GJERGJI THANASI

Exit mobile version