Familjet e anëtarëve të Organizatës Muxhahedinët Khalk(Kultit Rajavi) në Shqipëri, bëjnë thirrje për ndihmë

Në Iran, familjarët e anëtarëve të MEK të cilët mbahen të burgosur në një kamp të organizatës në Shqipëri, kanë krijuar një peticion duke i bërë thirrje Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, që t’i ndihmojë të kontaktojnë me të dashurit e tyre. Peticioni ka marrë afërsisht 11,000 firma. MEK u përgjigj duke i sulmuar familjarët, duke i quajtur terroristë dhe mercenarë, duke pretenduar se ata do të vijnë për të sulmuar kampin me raketa. Deri më tani, qeveria shqiptare ka qëndruar e heshtur në lidhje me këtë çështje si pasojë e presionit të mbështetësve të MEK.

Por presioni po rritet nga të dyja palët, qoftë nga familjarët dhe nga anëtarët brenda kampit, të cilët detyrohen me dhunë të qëndrojnë mënjanë. Që nga koha kur kanë mbërritur në Shqipëri, shumë anëtarë të MEK kanë vdekur në mënyrë të dyshimtë, ashtu siç kanë vdekur dhe për shkak të sëmundjeve. Por autoritetet shqiptare nuk janë të lejuara të kryejnë investigime. Tani ka të dhëna se COVID-19 është zbuluar brenda dhe personeli i Ministrisë së Shëndetësisë akoma nuk lejohet të kryejë teste brenda kampit. Familjet dhe aktivistët e të drejtave të njeriut po u kërkojnë shqiptarëve të lejojnë të ketë akses në këtë kamp dhe të nxisin investigimet.

Ata i rikujtojnë Kryeministrit Rama se qeveria shqiptare është e vetmja qeveri pas Sadam Husejnit që u ka dhënë atyre një bazë ekstraterritoriale të pagjykueshme dhe të vetqeverisur në mënyrë të paligjshme. Përkrah peticionit, shumë familjarë kanë shkruar letra dhe kanë bërë video duke ia adresuar trupave kombëtarë dhe internacionalë, duke u bërë thirrje për ndihmë. Kjo video tregon disa anëtarë të familjes Muhamednejad në Urumieh, në provincën e Azerbaixhanit Perëndimor në Iran, duke iu drejtuar në mënyrë direkte anëtarit të familjes së tyre, me shpresën se ky mesazh do të mbërrijë tek ai. Ata i apelojnë autoriteteve shqiptare që t’i lejojnë të vizitojnë Shqipërinë që të gjejnë atë.

Exit mobile version