E moshuara iraniane ankohet për qeverinë shqiptare se MEK-u ia mban fshehur djemtë

Një grua e moshuar iraniane nga Provinca e Yazd-it të martën bëri publik faktin që ajo ishte ankuar për Qeverinë Shqiptare në Komitetine OKB-së për Personat e Zhdukur.

Ajo e bëri këtë ankesë, për shkak të mungesës së bashkëpunimit të palës shqiptare për të hedhur dritë mbi fatin e të birit, që mbahet i mbyllur në një kamp të ngritur nga MEK-u jo larg larg kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Zonja Masoumeh Deghani Ismat Aabadi tha që “nëna e z. Muhammed Zareezadeh Baghdad nuk e kishte parë të birin që prej 3 vjetësh. Familja e saj nuk ka asnjë lajm apo informatë për të.” Pikërisht për këtë shkak ajo “ vendosi të bëjë një ankesë kundra Qeverisë Shqiptare pranë një Komiteti të OKB-së për Personat e Zhdukur, pranë Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut si edhe pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Zvicër.”

Ajo theksoi se ankesën e vet kundra Qeverisë Shqiptare do ta bëjë bazuar në Konventën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen nga Zhdukja e të Gjithë Personave.

Kjo konventë është nënshkruar edhe nga Qeveria Shqiptare. Ajo shtoi se “ Im bir Muhammad ishte thjesht ushtar, kur u zu rob gjatë Luftës Iran-Irak në v. 1986. Atë e mbajtën rob në Irak në kampet e robërve iranianë të luftës deri në v. 1988. Gjatë periudhës, që ai ishte rob lufte, mbante kontakte me familjen me letra nëpërmjet Komitetit të Kryqit të Kuq deri në gusht 1988.” Unë mësova se ai u largua nga kampi i robërve të luftës dhe iu bashkua PMOI-t (Organizata ombrellë për MEK-un) duke përfunduar në Kampin Ashraf në Provincën e Dyala-s, në Irak, ku PMOI kishte shtabin e vet në Irak.

Ajo shpjegoi se bashkëshorti i saj në v. 2003 shkoi në Kampin Ashraf në Irak, që ta takonte të birin. Prej asaj date ne nuk dimë asgjë për fatin e tij. Ne nuk dimë madje, nëse ai është transferuar bashkë me MEK-sat e tjerë në Shqipëri apo jo.”

Unë u kam shkruar disa letra kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë si edhe zyrtarëve evropianë për tu kërkuar informacion për fatin e tim biri, që është rrëmbyer (grabitur) nga MEK-u”, na tregoi e moshuara iraniane, që nuk ka asnjë lajm për fatin e të birit.

Iraniania theksoi se “ Duhet ta dini që Qeveria Shqiptare nuk lëshon më viza për shtetasit iranianë sipas kërkesës, që i ka bërë PMOI (MEK-u) kësaj qeverie. Për shkak të moshës dhe sëmundjeve unë e kam të pamundur të udhëtoj drejt atij vendi (Shqipërisë), për ta ndjekur këtë cëshjte në rrugë ligjore në gjykatat shqiptare.”

Nëna e Muhammed Zaree Zadeh Baghdad Aabadi u bën apel organizmave ndërkombëtare përkatëse ta trajtojnë këtë cështje shqetësuese duke u shprehur se “Ne u apelojmë organizmave ndërkombëtare dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që të ndërhyjnë në këtë rast dhe të më gjejnë tim bir Muhammed Zaree Zadeh Baghdad Aabadi, që është rrëmbyer me forcë nga gjiri i familjes thuajse katër dekada më parë. Kërkojmë që të na mundësojnë që unë e ëma të komunikoj me të.”

Përkthyer nga Ashraf News

Exit mobile version