Misogjinija ose përbuzja ndaj femrave është një politikë thelbësore e lidhur me ideologjinë, që është në themel të MEK-ut. Një fenomen i tillë u rrit në mënyrë dramatike pasi kjo organizatë u largua nga Irani pasi kreu një seri aktesh terroriste në rajone të ndryshme të Iranit.
Ka lloj lloj formash persekutimi dhe diskriminimi ndaj grave në rradhët e MEK-ut. Këtu mund të përmendim ndarjen e fëmijve nga nënat e veta dhe dërgimin e fëmijve jashtë shtetit, si edhe divorcet me detyrim të kryera nga Massoud Rajavi në Irak.
Pavarësisht nga rrenat dhe sloganet pompose që reklamon MEK-u si psh barazinë midis grave dhe burrave, që të gjitha janë thjesht slogane false ashtu sic pohojnë disidentët e kësaj organizate: “Janë të papërshkrueshme persekutimi, përbuzja dhe tortura kundra grave.”
Prova më e mirë për divorcet me detyrim është sesi Massoud Rajavi e detyroi Mahdi Abrishamchin të ndahej nga e shoqja Miriam Rajavi, me qëllim që vetë Masoudi të martohej me Miriamin, ndonëse një martesë e tillë nga pikëpamja ligjore nuk përputhet me doket dhe zakonet e myslymanëve.
MEK-u i përdor gratë si vegla për të promovuar idetë e veta, për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe komunitetit ndërkombëtar sipas asaj që, na thonë disidentët e këtij kulti përfshirë edhe zj. Myriam Sanjabi, një nga udhëheqëset e shquara, që u largua nga organizata, kur ishte në Irak.
Fenomeni i divorcit me detyrim ndodhi, pasi e ashtuquajtura “Ushtria e Clirimit Kombëtar” e MEK-ut pësoi disfatë në operacionet luftarake të v. 1998 ndërmjet Iranit dhe MEK-ut, që në atë kohë përkrahej nga Regjimi i Sadam Husejnit. Massoud Rajavi i mblodhi gratë në Kampin Ashraf në Guvernatoriatin e Diyala-s dhe theksoi se arsyeja e dështimit të këtij operacioni ushtarak ndodhi për shkak të varësisë së grave nga burrat dhe të burrave nga gratë. Për këtë shkak ai urdhëroi divorcin me detyrim sa më shpejt të ishte e mundur.
Pas këtij vendimi Mahdi Abrishamschi ngutazi zbatoi urdhërin dhe u divorcua nga Miriam Rajavi dhe ia dha Miriamin dhuratë Massoud Rajavi-t, duke u bërë kështu bashkëshorti i parë, që zbatoi urdhërin e Massoud terroristit.
Shkurt qëllimi i Massoud-it në këtë takim ishte, që të gjitha gratë e MEK-ut të ishin në shërbim të tij dhe nën komandën e tij. Një gjë e tillë u përmend shpesh në takime të fshehta në rradhët e udhëheqjes së MEk-ut në Irak.
Si rrjedhojë e pafat e këtyre divorceve të detyrueshme MEK-u i coi fëmijët e cifteve të divorcuara në Evropë me premtimin për një jetë më të mirë, duke prerë kështu përgjithnjë lidhjet emocionale ndërmjet këtyre grave dhe fëmijëve të tyre.
Duhet theksuar se Massoud Rajavi e përdori edhe Miriam Rajavin si vegël për të arritur qëllimet e veta. Me anë të formimit të një këshilli drejtues të përbërë prej grash ai përfshiu në axhendën e vet shtypjen absolute të anëtarëve të kultit, që e kundërshtonin.. Në kuadrin e kësaj historie të dhimbshme duhet përmendur që disa nga gratë anëtare të këtij këshilli drejtues të MEK-ut u detyruan t’i nënshtrohen operacionit të histerektomisë me urdhër të organizatës. Të tilla operacione dhe një shtypje e tillë ndaj grave është me të vërtet e pashembullt në historinë njerëzore.
Jalali Al-Halfi Njësia Monitoruese në Ashraf News.