Sallat e luftës së Organizatës Muxhahedin Khelk. Nga Iraku në Shqipëri- pjesa e dytë

Irexh Mesdaghi, i cili ishte një nga të parët që punoi në mënyrë të pavarur në temën e “robërisë së vazhdueshme”, shkruan: ” nga 1034 luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare që u vranë në Operacionin Forugh Xhavidan që emrat dhe biografitë e tyre të shkurtra janë përmendur në librin” Kujtimet e dëshmorve të Forugh Xhavidan “, 202 prej tyre ishin nga të burgosurit e luftës që u dërguan në operacion”. Me fjalë të tjera, një e gjashta e numrit të përgjithshëm të Muxhahedinve të vrarë ishte midis këtyre të burgosurve.

Rreshteri i dytë i Regjimentit të Xhandarmërisë Qazvin, Esgher Juzmend, u dërgua në krahinën jugore, në vitin e parë të luftës dhe më 11 dhjetor 1980, ai u kap nga forcat irakiene në aksin Abadan-Mahshahr.

Z. Juzmend kaloi tetë vjet e tetë muaj në kampin Irakian, dhe pas kësaj 25 vjet të plota në kampin e Muxhahidinëve.

Për atë është hera e parë që po jep një intervistë për mediat, ai thotë se kur u bëra një anëtar i Muxhahedinve, “kishte kaluar një vit nga përfundimi i luftës, ai thotë se ne ishim të pashpresë dhe shpresa jonë e vetme ishte tek Muxhahedint. Situata ekonomike në Irak gjatë armëpushimit ishte përkeqësuar dhe kjo situatë kishte ndikuar edhe në kushtet e të burgosurve.

Pas operacionit Forugh Xhavidan (Mersad), fillon raundi i dytë i rekrutimit dhe i zgjerimit të Muxhahedinve; Këtë herë zgjerimi i tyre ishte nga mesi i robërve të kapur nga ushtria Irakiane, që i mbante të burgosur në kampet e veta.

Rekrutimi i Muxhahedinve filloi në një kohë kur të burgosurit iranianë të luftës ishin të zhgënjyer pas një periudhe shprese. Ky zhgënjim ishte në fakt rezultat i mos shkëmbimit të të burgosurve iranianë dhe irakianë në fund të luftës. Në atë kohë, shkëmbimi i të burgosurve u ndalua plotësisht për dy vjet (nga vera e vitit 1988 deri në vitin 1990).

Gjatë kësaj periudhe, të burgosurit e luftës u bashkuan me Muxhahedinët, të cilët kishin kaluar vite në robëri në kampet e Irakut.

Z. Juzmend thotë për arsyen dhe mënyrën se si ai u bashkua me Muxhahedinët: “Dhomat ishin shumë të vogla. Kishte 70-80 persona në secilën dhomë dhe secili kishte vetëm dy pllaka e gjysmë vend. Kampi ishte me sëmundje dhe probleme të lëkurës dhe morra. Nuk kishte zgjedhje tjetër për liri, përveç bashkimi me Muxhahedinët. Gjithashtu Moxhahedinët ishin të vetëdijshëm për kushtet tona të vështira dhe i përdorën ato në favor të tyre.

Ai i cili ishte i burgosur në kampin nr. 13 në Ramadi, thotë se organizata e kontaktoi përmes një të burgosuri, familja e të cilit ishte anëtar i Muxhahedinve. Në një intervistë me televizionin Irakian, ai kërkoji lirimin e të burgosurve të sëmurë dhe në të njëjtën intervistë deklaroi mbështetjen e tij për Ushtrinë Çlirimtare.

Ish-ushtari iranian tha se “Në pranverën e vitit 1988, organizata e Muxhahedinve, të cilët kishin parë intervistën, dërguan një ekip për vizitë,”. Ky takimi u zhvillua në hotel në qytetin e Ramadit. “Delegacioni i Muxhahedinve na sollën rroba, libra dhe ushqim dhe na kërkuan të punonim në kamp, të shikonim televizionin e Muxhahedin dhe të bënim për vete të burgosurit anti-regjim.” Në atë kohë, disa kampe irakiene, të burgosurit iranianë i transmetuan në rrjetin televiziv Muxhahedin. Sipas të dhënave dhe kërkimeve thuhet se një total prej rreth 42,000 ushtarë iranianë u kapën gjatë luftës në Irak.

Një vit pasi u takuan me një grup të burgosurish në kampin Ramadi 13, organizata e Muxhahedinëve përgatitën kushtet për transferimin e tyre. Gjatë kësaj periudhe, këta të burgosur duhej të kryenin aktivitete propagandistike në favor të organizatës me qëllim që të siguronin terrenin që të bashkoheshin më shumë të burgosur me organizatën.

Muxhahedinët në qershor të viti 1989, dërguan një delegacion të kryesuar nga Mehdi Abrishamchi në kampin nr. 13 në Ramadi. Kjo procedurë u përsërit për pjesën tjetër të kampeve të Irakut.

Z. Juzmend flet për ato ditë, që u vendos se do të transferoheshin nga kampi, na mblodhën në një ndërtesë jashtë kampit ku ishin ushtarët irakianë. Duhej të qëndronim atje për një javë. Kur ata sollën ushqimin, ishte hera e parë në tetë vjet që pamë atë bukë irakiane. Aty, Mehdi Abrishamchi mbajti një fjalim të hollësishëm. Ai na shpjegoi situatën, ai tha që ju mos mendoni për vendi ku do të qëndroni dhe këto gjëra. Ne kemi uniforma dhe shtretër atje. Disa prej jush mund edhe të bien dëshmorë, por jini të sigurt se ne do të fitojmë.

Esgher Juzmend thotë, “Kur mbërritëm brenda në organizatën e Muxhahedinve, vetëm, terreni i kampit dhe gjuha ndryshuan, pjesa tjetër e sjelljes ishte e ngjashme: komunikimi me botën e jashtme ishte e ndaluar, madje edhe brenda kampit kishte një kufizim të lëvizjes dhe ne nuk na lejohej të lëviznim përveç në zonën e njohur si zona e Lashkerit.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës dhe Organizata e Muxhahedinve hedhin poshtë pretendimet e kundërshtarëve të tyre rreth robërve të luftës.

Esgher Juzmend thotë: kur vendosëm të transferoheshim në kampin e Muxhahedinve, në një takim privat që u zhvillua me të burgosurit, unë i thashë përgjegjësit që po fliste me mua, se unë e kisha marrë këtë vendim për të shpëtuar vetën dhe takuar familjen time. Ai gjithashtu më tha që ne premtojmë që kurë të vini tek kampi jonë do ta takoni familjen tuaj. Por ky ishte një premtim bosh që nuk u mbajtë dhe nuk u ralizua kurrë.

Z. Juzmend në vitin 2013 u largua nga Organizata e Muxhahedinve.

“Guri i fortë” fati dhe numri i të burgosurve të luftës që u bashkuan me Muxhahedint.

Siamak Naderi, një i burgosur politik i viteve 60 dhe një ish anëtar i vjetër i Muxhahedinve, thotë se në formimin e organizatës, të burgosurit e luftës njiheshin si një “guri i fortë”.

Ai thotë se në formimin e organizatës Muxhahedine, thonim gjithmonë edhe në prani të Massoud dhe Maryam Rajavit, se të burgosurit e luftës që ishin bashkuar me organizatën ishin themeli i formimit të organizatës, dhe që të gjitha punët e vështira si, armatosja, logjistika, teknologjia, instalimet dhe mbështetja, (dhe punët si Kuzhina, gatimi, ndërtimi dhe…) u bënë nga këta njerëz. Përgjegjësit e organizatës e konsideronin të gjithë këtë mundim dhe punë si nderin e kësaj shtrese të organizatës.

Moxhtaba Zerger, një anëtar tjetër që u bashkua me Muxhahedint në vitin 1991 dhe kaloi 23 vjet me Muxhahedint dhe i ndoqi ata në kampet Ashraf, Liberty dhe Shqipëri, tha: “Sjellja me të burgosurit që i ishin bashkuar në organisatë ishte diskriminues dhe ndryshe nga anëtarët e tjerë, dhe ata praktikisht konsideroheshin njerëz të klasit të dytë, dhe kjo gjithmonë i torturonte ata.

Z. Zerger thotë, “Në thelb, trajtimi i organizatës ndaj të burgosurve të luftës të cilët ishin bashkuar në organizatë ishte vetëm si një objekt përdorimi dhe i dyllojshëm. Me fjalë të tjera, për sa kohë që një person ndiqte urdhërat e Muxhahedinve, qoftë për arsye se i besonte ata ose për shkak se ishin të detyruar, ata konsideroheshin të pazëvendësueshëm i revolucionit të Maryamit dhe ishin vëllai Muxhahedini. Dhe nëse ai do të vritej, ai do të quhej një Muxhahid dëshmor, por kur të njëjtët të burgosur largohen nga organizata, ju do të shihni se organizata në të gjitha rastet i referohet atyre si ish të burgosur lufte ose të burgosur të liruar të luftës. Dhe ata e përdorin këtë term për t’i poshtëruar ata dhe për të shprehur faktin se ai nuk ishte një Muxhahid i vërtetë por një rob lufte.

Për vite me radhë, çështja e shkëputjes së anëtarëve nga organizata e Muxhahedinve është shoqëruar me shumë skaje.

Siamak Naderi thotë se: “Rajavi u tha anëtarëve në mënyrë të përsëritur se kushdo që ndahet nga organizata duhet të shkojë në Iran (ne nuk kemi jashtë vendit për ta) dhe të bëhen prona dhe llum i Khomeini. Madje edhe pas ndarjes së Dr. Kerim Qazimi dhe Mohammad Reza Rouhani, ai tha se çdo ndarje nga organizata dhe këshilli është një bashkim me regjimin, dhe për Muxhahedinët lidhja me regjimin është një spiun i informacionit.

Numri i të burgosurve që u bashkuan me Muxhahedint.

Nuk është e qartë se sa të burgosur të luftës u bashkuan përfundimisht me Muxhahedinët dhe sa të tjerë janë ndarë.

Por grupi i parë i të burgosurve të liruar, ishin njerëz që ishin kapur nga Muxhahedinët në operacionet e tyre dhe që i liruan tre javë pas operacionit Forugh Xhavidan.

Irexh Mesdaghi, një ish-studiues dhe i burgosur politik, shkroi në një artikull të titulluar “Historia tragjike e të burgosurve iranianë, bashkohen me Muxhahedinët në Irak:” Këta të burgosur pas pranisë së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe regjistrimit, u dërguan në Iran nën mbikëqyrjen e tyre. Pasi mbërritën në Iran, ata u arrestuan nga forcat e sigurisë si të dyshuar dhe individë të rrezikshëm dhe u dorëzuan në burgun të quajtur Evin, ku iu nënshtruan torturave fizike dhe psikologjike.

Irexh Mesdaghi thotë se ndërsa ishte i burgosur në Burgun e Republikës Islamike, në burgun Evin, ai pa ushtarë të cilët kanë qënë të kapur në operacione të ndryshme nga Muxhahedint dhe Ushtria Çlirimtare, Dhe tani ata ishin ushtarë të Republikës Islamike dhe autoritetet e burgjeve i quanin ata “Musadi”.

Por sidoqoftë, ai thotë se sipas të dhënave vlerësohet se Muxhahedinët regjistruan më shumë se 2,000 të burgosur në organizatën e tyre.

Sipas këtij ish-anëtari të Organizatës Muxhahedin, “me ardhjen e 5-6 robërve të luftës, u krijuan ekipe të reja (secili ekip nga 160 deri në 200 vetë). Në total, organizata u zgjerua në 20 ekipe.

Z. Naderi në vitet e fundit ka qenë i angazhuar duke studjuar Organizatën e Muxhahedinve, Ai thotë se, “Në Gusht të vitit 1990, rreth 1,100 deri 1,300 njerëz u larguan nga organizata dhe u kthyen në Iran nga Kryqi i Kuq. Në atë kohë, Massoud Rajavi tha që ashtu si qenjet njerzore që kanë nevojë për tualet për tu pastruar dhe për të hedhur mbeturinat gjithashtu dhe organizata ka nevoje të pastrohet dhe që duhet dhe ne të hedhim mbeturinat tona.

Përveç kësaj, një numër i të burgosurve që u bashkuan me Muxhahedinët thonë se gjatë kohës së Sadamit, kishte një shqetësim që të burgosurit që dëshironin të largoheshin nga organizata do t’i dorëzoheshin inteligjencës Irakene dhe si përfundim do të gjendeshin në burgun Abu Ghreib; burgu i sigurisë që dyshohet se të burgosurit dërgoheshin atje, dhe nuk regjistroheshin tek Kryqi i Kuq.

Z. Naderi vlersonë se, duke pasur parasysh 1,100 deri 1,300 të burgosur që u në vitin 1990 u ndanë nga organizata, rreth 800 deri 900 të burgosur mbetën akoma në organizatë, që përsëri nga këto, rreth 200 deri 300 u ndanë nga organizata pas rrëzimit të Sadamit dhe këta u dërguan në kampin Tiff të kontrolluar nga Ushtria Amerikane.

Z. Naderi thotë, “Në vitin 2005, rreth 400 nga të burgosurit të luftës që kishin mbetur, morën pjesë në intervista me Kryqin e Kuq, që përsëri disa prej tyre deri më tani janë ndarë ose janë arratisur, ashtu sikurse në Shqipëri, që më shumë se 500 anëtarë nga këto të burgosur janë ndarë nga organizata.

Kjo statistikë vjen në një kohë kur Mexhid Shah Hosseini, që në atë kohë ishte nënkryetari i Komisionit Iranian të të Burgosurve të Luftës dhe Personave të Zhdukur dhe një anëtar i Komitetit të Negociatave për Shkëmbimin e të Burgosurve, vlerësoi numrin e të burgosurve që u bashkuan më Muxhahedinët që ishin 1000 persona.

Ish zyrtari i qeverisë iraniane tha, “Rreth 1.000 të burgosur iranianë të luftës dhe persona të zhdukur ishin të pranishëm në organizatën e Muxhahedinëve në kampin Ashraf, emrat e të cilëve ne i dinim që më parë.

Në vitet e fundit, çështja e robërve të bashkuar me Muxhahedinët, ndonjëherë ka qenë objekt i prodhimeve kulturore brenda Iranit. Për shembull, filmi “Gjaku i Kuq” (Historia e Nimrozit 2), i cili është bërë në lidhje me zhvillimet rreth Operacionit Forugh Xhavidan (“Mersad”), dhe që trajton historin e një grua të robëruar që bashkohet me Muxhahedint.

Tridhjetë e dy vjet pas përfundimit të luftës Iran-Irak, fati i të burgosurve iranianë që u bashkuan me Muxhahedinët në Irak mbetet i paqartë. Por kjo nuk është aspekti i vetëm i fshehur i robërve të luftës.

Në anën tjetër të kufirit, Irani përdori të burgosurit irakianë të luftës kundër Sadamit, një lëvizje të ngjashme me atë të Irakut dhe Muxhahedinve – dhe madje edhe më herët se Muxhahedinet. Në fakt, Irani i dorëzoi të burgosurit Irakianë Shiejan, Këshillit Suprem të Revolucionit Islamik të Irakut dhe brigadës Bedr, i cili përbëhej nga aleatë irakianë dhe kundërshtarë të Sadamit.

Dalja është e ndaluar-pjesa e parë 

Exit mobile version