Nëse bota dëshiron të shohë fytyrën e vërtetë të skllavërisë moderne në shekullin XXI, mjafton të hedhë një vështrim drejt kampit të quajtur “Ashraf 3” në Manzë të Shqipërisë; aty ku unë dhe shumë të tjerë të larguar nga kjo organizatë kemi përjetuar me trup e shpirt vite të tëra shfrytëzimi, kontrolli mendor dhe mohimi të të drejtave themelore njerëzore.
Ajo që pamë brenda kësaj strukture, dhe ajo me të cilën shokët tanë ende të ngujuar vazhdojnë të përballen, ka një ngjashmëri tronditëse me sistemet klasike të skllavërisë:
privim nga jeta e lirë, nga e drejta e zgjedhjes, nga e drejta për të krijuar familje e madje edhe nga më elementarja prej të drejtave njerëzore — takimi me të afërmit.
Ajo që e bën edhe më të dhimbshme, është izolimi i plotë informativ. Asnjë gazetar, institucion i pavarur apo organizatë humanitare nuk lejohet të hyjë e të verifikojë gjendjen e njerëzve atje. Madje as letrat e familjarëve — baballarë, nëna, motra, vëllezër — nuk u dorëzohen të dashurve të tyre. Ky heshtje e imponuar është vetë një pjesë e burgosjes.
Ne, të larguarit, sot kemi vetëm një kërkesë:
të jemi zëri i atyre që ende janë të ngujuar pas mureve të kësaj strukture të mbyllur dhe kontrolluese.
Ne dëshmojmë që bota të dijë se çfarë kemi kaluar ne dhe çfarë po kalojnë ata; sepse asnjë njeri me mendje të lirë nuk duhet të heshtë përballë skllavërisë moderne — në cilëndo formë apo me cilindo emër që të shfaqet.
Bijar Rahimi