Historia tragjike e një anëtari të ndarë nga MKO

Golamreza Shokri i ka kaluar 27 vite në Organizatën Moxhahedin-e Khalk. Ai tani është i lirë dhe thotë: Organizata sipas dukjes dhe nga jashtë shfaqet si liberale. Po në brendësi vepron me gënjeshtra, mashtrime dhe frikë. Shokri ishte njohur me organizatën kur ishte vetëm 20 vjeç dhe ashtu si shumica e personave të ndajë nga organizata, ishte mashtruar nga premtimet dhe gënjeshtrat. Në vitin 1988, gjatë luftës Iran-Irak, ai kaloi kufirin dhe hyri në Irak. Ai donte të shkonte në një vend të pasur. Ai atje në kampin Ashraf u njoh me pjesëtarë të organizatës Moxhahedin. Bisedat e tyre ishin të bukura. Ata flisnin për liri dhe demokraci në Iran. Shokri ju shtua atyre. Ata më premtuar mua se, nëse do t’i kaloja disa muaj në organizatë, mua do të më siguronin vizën për Evropë dhe unë i besova atyre. Vetëm sa hyri këmba e tij në kamp, ia morën atij dokumentet dhe i thanë se do t’ia kthenin dhe më asnjë dokument nuk ra në duart e Shokri. Ai thotë: “Sa herë që i thash, vetëm thoshin se kanë humbur dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur…”. Shokri u detyrua të qëndronte atje dhe nuk donte të bashkohej me një grup çlirimtarësh që kundërshtonin regjimin e Iranit. Shokri thotë: :Ata na gënjenin për të na qetësuar”. Ai shton:

“Ne vazhdimisht ishim nën kontroll dhe ishim të detyruar të tregoheshim besnikë ndaj krerëve të organizatës”. U detyruam të ndërprisnim komunikimin me familjen tonë. Ai vazhdimisht pyeste se kur mund të shkonte nga aty? Kjo ishte gabim. Në mesin e viteve të nëntëdhjeta, siç raportohet nga Human Rights Watch, organizata filloi torturën sistematike ndaj anëtarëve që dëshironin t’a braktisin atë – kështu që ata i vendosnin ata nën” mbikëqyrjen e sigurisë”.

Shokri thotë se atij ia mbyllën sytë dhe e çuan në një burg të fshehtë. “Ata më fyenin mua dhe më quanin spiun të regjimit të klerikëve dhe më godisnin aq shumë saqë këmbët e mia filluan të përgjakeshin”. Duart i kisha të lidhura aq fortë me një rrip dhe nuk më lejuan t’i zgjidh për 1 javë rresht, saqë fillova të mos ndjejë se kam duar. Kur m’i hapën vendos zjarrin e cigares mbi duar dhe pash se duart nuk i ndjeja fare dhe më detyruan të qëndroj në këmbë për një javë.
Kur ai flet, fillon të zemërohet. “Çdo herë që bija në tokë për shkak të lodhjes, ata më rrihnin edhe më shumë, në mënyrë që të ngrihesha prapë”. Ai shton: “Pas një jave këmbët më ishin nxirë për shkak të qëndrimit të tepërt në këmbë dhe gjendja ime u përkeqësua shumë dhe arrita të mbijetoj përsëri”. Ai shplaos trupin e tij ku shihet një numër i madh i plagëve.
Ai u torturua për 45 ditë radhazi. Në fund, Masud Raxhavi, kreu i organizatës, anëtarëve të torturuar dhe familjarëve të tyre u kishte thënë se, nëse flasin ose përpiqen të largohen nga organizata, ata do t’i dorëzohen autoriteteve irakiane, që do të thotë se do t’i nënshtrohet edhe më shumë torturave deri në vdekje. Shokri në organizatë ka i ka kaluar 23 vite të tjera. Atij më 21 shtator 2016 i dhanë lejen të shkonte në Shqipëri. Ai merr një taksi dhe shkon në një hotel. Aktualisht ai jeton në një apartament në Tiranë dhe merr para nga Komisariati i OKB për refugjatët. Kur u largua nga organizata ishte i detyruar të nënshkruante një letër për të premtuar se do të mbetet anëtar i organizatës- për një periudhë prej 7 muajsh në muaj do të marrë 350 euro si pagë mujore. “Ata donin të më kontrollonin sërish dhe të merrnin informacione për njerëzit e tjerë që dëshirojnë të largohen nga organizata”, tha Shokri.
Ai thotë: “ “Por unë nuk u thashë asgjë, pastaj shkova në ambasadën iraniane në Tiranë, për të kërkuar kthimin në atdheun tim”. Që atëherë Shokrin e konsiderojnë spiun të regjimit iranian, njëjtë sikur me anëtarët e tjerë që e kanë braktisur organizatën dhe e kanë kritikuar atë. Bile edhe policia shqiptare e ka marrë atë në pyetje për këtë. Shokri deklaron: “Organizata nuk dëshiron që dikush të besojë fjalët tona”. Ai shton: “Por unë nuk punoj për askënd. Pas 27 vjetësh, mund të shpjegoj se çfarë lloj brutaliteti dhe torturash kam parë”. Ai ka për qëllim që të dëshmojë në cdo gjykatë për torturat që ka parë brenda organizatës. Kjo është historia tragjike e një personi që është ndarë nga organizata Moxhahedin. Ky është vetëm njëri nga një mijë personat e tjerë të ndarë nga kjo organizatë.
Intervistë e gazetës gjermane “SpiegeL me Golamreza Shokri

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.