Rritja e shqetësimeve në lidhje me kërcënimet e Moxhahedin-e Khalk në mediat evropiane

Me kalimin e disa viteve të pranisë së Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri, është përhapur vala e shqetësimeve në lidhje me praninë e kësaj organizate e cila deri para pak kohësh ishte pjesë e listës së grupeve terroriste të BE dhe SHBA. Posaçërisht në muajt e fundit, qytetarët evropianë kanë qenë dëshmitarë të publikimit të artikujve dhe raporteve në lidhje me Moxhahedin-e Khalk. Në shumicën e këtyre artikujve, Moxhahedin-e Khalk konsiderohet si një organizatë shkatërruese me të kaluar terroriste dhe që ka kapacitete mashtruese dhe mund të mashtrojë politikanë perëndimorë.
Në rastet kur mediat evropiane janë përpjekur të futen brenda organizatës Moxhahedin në Tiranë për të përgatitur dokumentare rreth gjendjes së tyre, ato janë ballafaquar me udhëheqësit e kësaj organizate. Kanali televiziv 4 i Britanisë së Madhe është një nga këto media që është përballur me dhunë nga sigurimi i kampit të Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri. Prandaj, shumë raporte bazohen në hulumtimet e kaluara dhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare dhe amerikane, si dhe në deklaratat e personave që janë ndarë nga ky kult.
Një nga artikujt më të fundit është ai që u botua në revistën zvicerane “Neu Zurich Seitung” në gjuhën gjermane, në të cilin autori flet për mbështetjen e politikanëve të njohur amerikanë për organizatën Moxhahedin, ku thuhet se, ky grup ka të kaluar “të përgjakshme, plotë dhunë dhe tortura” dhe performanca e këtij grupi është ideologjike dhe plot me kontradikta. Ai e konsideron mbështetjen e disa politikanëve amerikanë për Moxhahedin-e Khalk si një kontradiktë tjetër, për faktin se ky grup është grupi më i urryer opozitar në mesin e opinionit publik iranian. Ai shkruan: “Asnjë opozitar iranianë nuk ka kundërshtar sikur që ka ky grup, askush nuk ka kritikë sikur që ka ky grup, në të njëjtën kohë askush nuk ka përkrahës të tillë të njohur”. Autori e kundërshton çështjen e rolit të Moxhahedin-e Khalk në politikën e Uashingtonit ndaj Iranit dhe pyet se, a është me të vërtetë një aleancë e mirë për qeverinë amerikane? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, autori ka intervistuar ose cituar disa politikanë, studiues dhe gazetarë perëndimorë. Midis këtyre njerëzve, Omid Nuripur, përfaqësues i Partisë së Gjelbër në parlamentin gjerman, jep një përgjigje të paanshme, ku thotë: “Moxhahedin-e Khalk ka vuajtur shumë, por ka shkaktuar shumë humbje dhe tortura”. Nuripur paralajmëron fuqishëm kundër mbështetjes së këtij grupi, sepse sipas tij, “ka shumë pyetje rreth ideologjisë, strukturës dhe legjitimitetit të këtij grupi dhe për shkak të sfondit të tij, nuk ka mbështetje në Iran”. Përfundimisht gazetari i “Zurich Seitung”, nga hulumtimi i tij, konkludon se “Për shumë njerëz, përkushtimi i Moxhahedin-e Khalk për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, pas bashkëpunimit me Sadam Huseinin, është i paparashikueshëm dhe madje lidershipi sektar “raxhavian” ka shumë hapësirë për dyshime në lidhje me promovimin e demokracisë”.
Autori duke cituar gazetarin e shquar amerikan, Daniel Benjamin, e përfundon artikullin e tij. Benjamin i cili ka kritikuar publikisht kampanjën miliona dollarëshe të Moxhahedin-e Khalk për blerjen e mbështetjes së politikanëve amerikanë, mendon se motivi më i rëndësishëm i përkrahësve për mbështetjen e një grupi me të kaluar terroriste, duart e të cilit janë të njollosur me gjakun e qytetarëve amerikanë, është i gabueshëm. Ai thotë: “Kur dikush përmes telefonit ju propozon t’ju japë 15-20 mijë dollarë për të marrë pjesë në një panel, është gjë e mirë. Kjo nuk është një shanse që troket çdo ditë në dyert e ish-diplomatëve”.
Përveç Zurich Seitung, edhe portale italiane, spanjolle dhe të vendeve të Ballkanit, përmes shkrimeve të ndryshme, në mënyrë të përsëritur kanë sfiduar praninë tejet të diskutueshme të Moxhahedin-e Khalk në Evropë. Faqja e internetit, “Geli Ochi della Gera”, me qendër në Romë, botoi një artikull më parë këtë muaj duke u fokusuar në dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria. Në këtë artikull, kjo faqe trajton ndikimin e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara në Ballkan dhe thotë se Moxhahedin-e Khalk është një krah operativ i tyre në rajon. Autori i këtij artikulli, shkruan: “Duket se konfrontimet midis boshtit shiit dhe koalicionit selefit-vehabist bashkë me konfliktin Iran-Izrael, tani janë në territorin e Shqipërisë dhe ndoshta Moxhahedin-e Khalk në këtë skenar luan rolin kryesor”. Në të njëjtën kohë, prania e Moxhahedin-e Khalk në rajonin e Adriatikut rrit rrezikun e rritjes së paqëndrueshmërisë në Ballkan, një rajon që vetë është i njohur për mosmarrëveshje etnike-fetare dhe tensione intensive politike, të gjitha që do të përfundojnë në kurriz të Evropës. Shqipëria, nga ana tjetër, është ndër aleatët më besnikë të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”. Gjithashtu, kërcënimi i paraqitur nga Moxhanedin-e Khalk në Evropë është dokumentuar vazhdimisht nga historiani shqiptaro-kanadez, dr. Olsi Jazexhi. Ai në intervistën e fundit dhënë “Ballkan Post”, ka thënë se Shqipëria nuk ka asnjë përfitim nga kjo marrëveshje, por si rezultat i shërbimeve që i jep organizatës Moxhahedin-e Khalk, do të ballafaqohet vetëm me probleme dhe skandale. Dr. Jazexhi deklaron se “mediat e rajonit të Ballkanit dhe nga rajoni, si p.sh nga Serbia deri në Greqi dhe Maqedonia dhe Italia, praninë e Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri e konsiderojnë shqetësim të madh. Evropianët janë gjithashtu të pakënaqur me sjelljen e Shqipërisë”. Ai beson se ata që përfitojnë nga prania e Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri janë kriminelët e organizuar dhe politikanë të korruptuar shqiptarë të cilët janë të lidhur me mafien e drogës. Ai për Ballkan Post ka thënë: “Shumë politikanë shqiptarë, të tillë si kryeministri Edi Rama dhe ministri i diasporës Pandeli Majko, mbajnë kontakte personale me politikanët amerikanë si John Bolton, Rudy Giuliani, Patrick Kennedy dhe kështu me radhë. Në mbledhjen vjetore të Moxhahedin-e Khalk në Paris, Marjam Raxhavi i mundëson shumë politikanëve të korruptuar shqiptarë të realizojnë takime me politikanë të njohur evropianë dhe neo-konservatorë amerikanë”. Ai poashtu përmend rolin shkatërrues të Muxhahedin-e Khalk si xhihadistë ekstremistë, të ngjashëm me ISIS, në marrëdhëniet ndërkombëtare evropiane. Sipas tij, “Duhet kërkuar nga BE, Këshilli i Evropës dhe OSBE të cilët nuk janë të kënaqur me atë që bën Shqipëria, të veprojnë kundër aktiviteteve të Moxhahedin-e Khalk. Këto tre institucione duhet të zbatojnë programe për deradikalizimin e anëtarëve të Moxhahedin-e Khalk dhe të mos zbatojnë programe për shqiptarët myslimanë që duan të shkojnë për të kryer xhihad në Siri”. Ai në vazhdim thotë: “Institucionet evropiane duhet të kërkojnë nga Shqipëria dhe Amerika që të prezantojnë programe përmes të cilëve anëtarët e Moxhahedin-e Khalk do të deradikalizoheshin njëjtë sikur përkrahësit e ISIS. Franca duhet të bëjë të njëjtën gjë. Nuk duhet ta lejojnë Marjam Raxhavin të përdorë territorin e Francës apo të ndonjë vendi tjetër për propagandë të dhunshme xhihadiste kundër Iranit. Evropianët duhet t’i kërkojnë organizatës Moxhahedin-e Khalk të hap dyert, të deradikalozojë anëtarët e vetë, të ndalë propagandën xhihadiste dhe të lejojë anëtarët e vetë të martohen, të gjejnë punë dhe të jetojnë si qytetarë të lirë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.