Ligësia pa fund e ish terroristes Rajavi

Mansour Barahui ka 53 vjet jetë nga të cilat: 1 vit rob lufte (Lufta Iran-Irak), 30 vjet në rradhët e Organziatës ish terroriste MEK dhe thuajse 3 muaj njeri i lirë në Tiranë. Kalvari, që ka kaluar z. Barahui, është një shembull kuptimplotë se cfarë ligësie është koncentruar në një emër: Miriam Rajavi, shefja e Kultit MEK.

Mansour Barahui ka 53 vjet jetë nga të cilat: 1 vit rob lufte (Lufta Iran-Irak), 30 vjet në rradhët e Organziatës ish terroriste MEK dhe thuajse 3 muaj njeri i lirë në Tiranë. Kalvari, që ka kaluar z. Barahui, është një shembull kuptimplotë se cfarë ligësie është koncentruar në një emër: Miriam Rajavi, shefja e Kultit MEK.

Mansour Barahouei
Mansour Barahui

Z. Barahui u kap rob gjatë një operacioni luftarak të quajtur “Forty Stars” Në këtë operacion trupat e MEK-ut në bashkëpunim me ushtrinë e diktatorit Sadam Husejn kryen veprime luftarake kundër Iranit Atdheut të MEK-save. Pasi ra rob në duart e bashkëdhetarëve të vet të MEk-ut, z. Barahui kaloi një vit në burgun e MEK-ut në Arbil, në Kurdistanin iraken. Më pas ai u bashkua me MEK-un, duke preferuar si të keqen më të vogël Kampin Ashraf në Guvernatoriatin e Dyala-s (irak) krahasuar me burgun në Arbil, ku MEK-u mbante të burgosur armiqtë e vet si edhe robër lufte, anëtarë të “Artesh”, ushtrisë së rregullt iraniane.

Për 30 vjet z. Barahui shërbeu në rradhët e MEK-ut si skllav apo maksimalja si bujkrob i Miriam Rajavit. Ai punoi për Kultin Rajavi në dac punë krahu, në dac punë me rrezik koke (infiltrime në Iran), e në dac edhe punë “intelektuale” të një “human Bot”.
Megjithë këto sakrifica të paktën z. Barahui arriti ta ruajë nderin personal të paprekur. Ai u refuzoi 2 kërkesa komandantëve të Kultit Rajavi.

Së pari ai refuzoi të lexojë si papagall me promter një deklaratë të parapërgatitur nga departamenti i propagandes, ku shahehin e sulmoheshin ish anëtarët e MEK-ut, që kanë vendosur të ndahen nga kjo organizatë, me qëllim që të jetojnë një jetë normale në Tiranë. Nëse z. Barahui do të pranonte të zbatonte një urdhër të tillë, ai krahas pagesës prej 30 000 mijë lekëve në muaj (rreth 230 Euro) do të paguhej si shpërblim shtesë për videon me të shara për ish MEK-sat me një shumë prej 5 000 lekësh ( rreth 37 Euro).

Së dyti ai kundërshtoi që cdo muaj të shkruante nga një raport për komandantët e MEK-ut, ku ai të spiunonte ish shokët e vet të MEK-ut, që tashmë ishin larguar nga rradhët e këtij kulti. Është për tu theksuar se edhe në Platformën e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit në Shqipëri theksohej se spiunët e Sigurimit më së paku një herë në muaj duhet të kontaktonin operativin e Sigurimit dhe të bënin spiunllëqet e rradhës.

Kulti Rajavi në këtë rast ka kopjuar ‘eksperiencën” e policisë politike shqiptare (SIC!). Më alarmantja është se në të tilla raporte spiunllëku të përmuajshme Kulti Rajavi u kërkonte MEK-save të mjerë, që krahas spiunimit të iranianëve ish anëtarë të këtij kulti, të spiunonin edhe shqiptarë të ndryshëm të njohur prej tyre, ose me të cilët i lidhte puna, jetesa e përbashkët (komshinj) etj.

Theksojmë se përdorimi i MEK-save për tëshkruar raporte informative nuk është përjashtim, por metodë pune e Kultit Rajavi. Defektori tjetër i MEK-ut z. Khalid dëshmon se komandantët e MEK-ut kanë kërkuar edhe prej tij të tilla raporte spiunllëku!
Një jetë e re për Mansour Barahui

Pasi MEK-u e la z. Barahui pa strehë, ku të fuste kokën në palcë të dimrit. Pasi e la pa bukë (i preu 30 000 lekeshin), pasi ai mbeti në një vend të huaj pa miq e shokë, pa familje, pa fis, pa pare, pa asgjë, pa ditur madje edhe gjuhën e vendit, z. Barahui mbijetoi për thuajse 3 muaj duke lypur ushqim ndër shqiptarët, që ai i falenderon nga zemra për cdo gjest bamirrësie ndaj tij. I ngrati me raste punonte edhe punë bujqësie ndër fshatarët e zonës së Kasharit. Në mes të dimrit ai flinte në tunelet e braktisura të ndërtuar në kohën e komunizmit si pozicione zjarri artilerie të fortifikuara. Aq i dëshpëruar ishte z. Mansour, saqë mendoi edhe të vetëvritej, gjithsesi më në fund e gjeti një rrugëdalje duke kërkuar ndihmë nga MEK-sat, që janë larguar tashmë nga Kulti Rajavi.

Me ndihmën e tyre ai tashmë ka ushqim të mjaftueshëm. Jeton në një apartament me qera në Zonën e Freskut në Tiranë. Pritet të fillojë punë vërtet me rrogë të vogël, por të paktën do jetojë me djersën e ballit të vet jo si skllav i Kultit Rajavi. z. Mansour po përpiqet po ashtu të vendosë kontakte me telefon (nuk është aq kollaj të gjejë numrat e telefonit) me me nënën (babi i tij ndërroi jetë nja 3 muaj më parë) dhe me motrat e vëllezërit e tij në Iran dhe në diasporë (Katar).

Pas 30 vjetë jetë të shpërdoruara e të keqpërdorura nga Kulti Rajavi, z. Barahui do të mund të rivendosë kontaktet me familjen e vet. Personazhi i shkrimit tonë, z.Mansour ka 7 motra dhe 9 vëllezër. Imagjinoni të keni motra e vëllezër sa një ekip futbolli bashkë me rezervat dhe të mos kesh mundësi për dekada të mos u dëgjosh as zërin në telefon!?!?!?!??! Është e dhimbshme, por ai nuk e di sesa mbesa e nipa ka, madje ai nuk di sesa prej këtyre nipërve dhe mbesave tashmë janë bërë vetë prindër me stërnipër e stërmbesa të z. Mansour.

Rasti i dhimbshëm i z.Barahui është një tregues domethënës për ligesinë e ish terroristes Miriam Rajavi, e cila pasi i përdor njerëzit si skllevër e bujkrobër për dekada me rradhë, pasi ua mbush mendjen me përralla për ndërrim rregjimi në Teheran (pas 42 vjetësh ende ky ndërrim rregjimi mbetet ëndërrim në hava), i dëbon nga banesa në mes të dimrit duke i detyruar të jetojnë rrugëve e bunkerëve të Tiranës në të ftohtë e në shi. Bashkia Durrës tregon më shumë kujdes për qentë e rrugëve në Durrës, sesa tregoi kujdes ish terroristja Miriam Rajavi për një ish anëtar të kultit, që ajo dhe kulti i saj i kanë vjedhur e rrënuar plot 3 dekada jetë!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button