Pikëpamja e Organizatës Muxhahedin Khelk mbi “pendimin”-pjesa e dytë

Ju keni qenë për një kohë të gjatë në radhët e larta të organizatës. Cila ishte pikëpamja e organizatës për personat që shprehin”Pendim”? A i konsideronin ata tradhtarë apo u përpiqeshin t’i kthenin ata përsëri?

Massoud Khodabandeh: Kur bëhet fjalë për Massoud Rajavin, organizata jep një mijë arsye pse të gjithë u ekzekutuan gjatë kohës së mbretërimit të Shahut, por ai nuk u ekzekutua? Dhe të gjitha provat dhe arsyet kundër Rajavit i marin si gënjeshtra. Por kur bëhet fjalë për anëtarët e burgusur dhe që më vonë janë liruar, ata në thelb nuk pranojn një të burgosur të liruar. “të burgosurit e liruar” kjo organizatë nuk mund ti besoj, arsyeja që nuk beson tek të burgosurit e liruar është se ata nuk duhet të kishin arritur deri sa të burgoseshin, anëtarët e kësaj organizate nuk supozohet që të burgosen, pasi ata në momentin që do kapen supozohet të hajë cianid, dhe të bien dëshmorë, dhe të shkojë në “bankën e gjakut” të z. Dhe zonjës Rajavi. Sipas ligjeve të Organizatës Rajavi, burgosja dhe më pas lirimi është shkelje e rendit.

Massoud Khodabande
Massoud Khodabandeh

Por më e rëndësishme nga të gjitha është kjo, që kur unë, për shembull, të kam ngulitur në tru se po të shkosh në këtë vend është greminë, por ti shkon atje dhe ecën gjithandej dhe pastja je kthyer dhe nuk ke parë asnjë greminë, si përfundim unë do të them dhe gjëra të tjera, por ti nuk do ti marrësh më seriozisht. Ky ishte rasti edhe me ekipet operacionale. Kjo do të thotë, ekipi do të shkonte në ndonjë qytet dhe do të vepronte dhe do të kthehej përsëri, por në të njëjtën kohë, ai po shihte komunitetin, dhe kur u kthye, ishte kontradiktore me çfarë thonin udhëheqsit e organizatës. Ky person nuk mund të thuhet se tani nëse shkojmë në Kurdistan dhe Islamabad, kombi gjithashtu do të dalë nga Kermanshah me një armë dhe do të vijë të na mbështesë. Për sa i përket qendërsisë së organizatës, personat që janë burgosur nuk mund të kthehen më në organizatë pasi në burg i kanë pasur sytë dhe veshët e hapura dhe kanë kuptuar shumë gjëra dhe atyre personave nuk mund t’u besohet, Sipas organizatës, i burgosuri dhe operativi nuk kanë vend “në shtëpi” dhe duhet të përdoren në distancë për t’u bërë “dëshmorë” dhe për ti futurë në listë.

A mendoni se Massoud Rajavi është gjallë?

Massoud Khodabandeh: Në lidhje me këtë nuk mund të them me siguri nëse Massoud Rajavi është gjallë apo i vdekur, dhe kjo temë gjithashtu nuk ka aspak rëndësi. Kjo është një çështje midis udhëheqësve të Muxhahedinve dhe anëtarëve të saj që lideri i tyre ideologjik është i gjallë apo i vdekur.Pikërisht, kjo është një nga arsyet pse unë gjithmonë them se këta njerëz nuk po qëndrojnë në Shqipëri më dëshirën e tyre. Një grup njerëzish të moshuar që e quajnë veten shiejan dymbëdhjet imami, kanë shkuar dhe kanë gjetur një udhëheqës absolut për të cilin kanë vrarë, kanë luftuan kundër bashkatdhetarëve të tyre së bashku me Saddamin, u divorcuan dhe gratë e tyre i martuan me këtë udhëheqës, dërguan fëmijët e tyre në jetimore në vende të tjera, dhe tani as nuk e dinë nëse udhëheqësi i tyre është i gjallë apo i vdekur.

Unë dikur isha përgjegjës për mbrojtjen e këtij personi (Rajavit). Ata që janë badigard e dinë se çështja e parë dhe e fundit e një badigardi është se ” Ai të jetë badigard i atij personi që ai të mund të bëjë punën e tij). Nëse Massoud Rajavi nuk mundet (gjë që nuk mundet) të marrë drejtimin e një organizate në praktikë, nuk ka rëndësi nëse është i gjallë apo i vdekur, dhe natyrisht që ai nuk ka nevojë për ndonjë badigard. Massoud Rajavi, i gjallë ose i vdekur, nuk ka asgjë për të bërë për momentin. Udhëheqja e një organizate nuk vazhdon me dy kaseta që mund të bësh dhe tre faqe me shkrime të pakuptimta. Rajavi edhe kur ishte udhëheqës nuk ofroi shumë dritë. Sipas tij, 500 mij njerëz më 20 qershor të vitit 1960 dolën dhe demonstruan për të dhe ishin në anën e tij. Domethënë Rajavi e shndërroi këtë numër në dy mijë plaka dhe burra të moshuar që ishin të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara që tani prej tre dekadash po verviten nëpër Shqipëri! Dhe këta dy mij plaka dhe pleqë që kanë mbetur kanë mallkimin e çdo qenie njerzore veçanërisht nga iraniant.

Tani ju shikoni iranianët, brenda dhe jashtë vendit, kanë një mijë perceptime dhe mënyra të ndryshme mendimi dhe besime të ndryshme dhe shpesh shumë kontradiktore. Disa janë të djathtë ekstrem dhe disa të majtë ekstrem, disa të tjerë janë monarkistë, dhe të tjerë janë marksist dhe etj…., E vetmja pikë e përbashkët mbi të cilën ata janë të gjithë bashkë dhe nuk kanë kundërshtim mes njëri-tjetrit është mallkimi për Muxhahedinit Khelk të Iranit ose sektit Rajavi. Kjo është ajo që do mbahet mend nga Massoud Rajavi qoftë i vdekur apo i gjallë.

***Prania e princit Saudit në takimin e Muxhahedinve***

Një rast tjetër që mund të përmendet janë fjalët e Princit Turki Al-Faisel i cili erdhi në takim e tyre, shkoi pas mikrofonit dhe tri herë para të gjithë anëtarëve të organizatës, i shprehu ngushëllimet Maryamit gruas së Massoudit për vdekjen e Massoud Rajavit. Unë më vonë fola me sekretarin e tij dhe me pergjegjësit e zyrës së tij të përgjithshëm në Uashington, dhe as unë dhe as ata nuk dyshuan se princi shkoi atje për propagandë, dhe as për paratë e organizatës sepse ai nuk kishte nevoj për para, dhe nëse nuk do kishte folur drejt dhe kishte gabuar, nuk kishte ndonjë problem që të vinte më vonë për të thënë se nuk kisha të drejtë. Në katër apo pesë dekadat e fundit, kur foli ky person ndonjëher pa plan që të ndodhte këtë herë!? Ju e dini që Turki al-Faisel ishte në krye të inteligjencës Saudite deri njëzet ditë para tragjedisë së 11 shtatorit, dhe madje shumë e konsiderojnë atë të dyshimtë në këtë drejtim. Është një person që ka shumë informacion. Ka një pozitë të lartë në shoqërinë ndërkombëtare të informacionit.

Mendimi im është që pas rënies së Sadamit dhe vendosjes së organizatës në Shqipëri, Princi Turki al-Faisel mori përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për këtë organizatë, dhe shkimi i tij në takimin e tyre ishte në fakt për deklaratën e një situate të re. Por vini re se ai nuk shkoi në takim me marrveshjen që kanë pasur me parë, dhe as nuk pranoi të fliste dhe të ulej me askënd. Ai madje mori me vete dhe badigardat e tij (nuk u zuri besë aspak). Fytyra e Maryam Azdanlu është gjithashtu e qartë në filma që ajo është shumë e hutuar me atë çfarë po ndodhte dhe nuk po dinte çfarë të bëjë. Domethënë, Turki Al-Faisel shkoi të jepte deklaratën se që tani e tutje do jem unë përgjegjësi juaj dhe pastaj u kthye, dhe pas këtij takimi, ai i ndiqte çdo ndodhi me telekomandën e tij!

Me këto detaje, nëse shikoni lëvizjen e organizatës pas rënies së Sadamit dhe shfaqjes së Turki Al-Faisel, do të kuptoni se kjo lëvizje (njoftimi i vdekjes së Massoud Rajavit) do të thotë “fundi i Massoudit dhe Saddamit” dhe “fillimi i organizatës Maryam dhe Turki”. “Massoud dhe Saddami” ishte një organizatë “terroriste dhe ushtarake”, ndërsa organizata “Maryam dhe Turki” është një organizatë plotësisht “e sigurisë dhe propagandës”.

Princi Turki ose e di që ai ka vdekur dhe për këtë arsye ai atë ditë bëri deklaratën e tij, ose ai e di që është gjallë (ai njëqind për qind e dine të vërtetën sepse e zotëron atë) dhe e ka lajmëruar atë duke i thënë se ju ose në Arabinë Saudite ose kudo tjetër, uluni dhe mos bëni asnjë zë, sikur nuk ekzistoni! (vetëm kurë të të them unë për ndonjë deklaratë ather do të nxjerrim emrin tuaj) kjo është edhe vidoja që kam bërë me graun tuaj ku kam bërë lajmërimin e vdekjes tuaj uleni dhe shikojeni, dhe mos guxoni të bëni ndonjë gabim, apo të flisni tepër, apo të tregoheni i zgjuar (Rajavi ka një histori të gjatë të zgjuarsisë së budallait) Vrasja është vetëm çështje minutash, dhe ne tashmë kemi njoftuar dhe vdekjen tuaj dhe nuk do të ketë nevojë as për trupin tuaj. Sigurisht, ky është mendimi im; Si dikush që e njeh mirë temperamentin e Rajavit, unë kam qenë disi aktiv në sistemin e inteligjencës dhe të sigurisë perëndimore dhe arabe, dhe për vite me radhë kam qenë dëshmitar i mënyrës së funksionimit të inteligjencës Saudite dhe mënyrës së funksionimit të Turki al-Faisel. Sidoqoftë, ky është fundi i Massoud Rajavi, i gjallë ose i vdekur.

Si u siguruan burimet financiare të Organizatës Muxhahedin Khelk pasi hynë në fazën e luftës së armatosur?

Massoud Khodabandeh: Unë shkova nga Londra atje disa ditë pas mbërritjes së Massoud Rajavi dhe Abolhassan Bani Sadr në Francë. Më herët, natyrisht, Abbas Davari kishte ardhur atje për të zgjidhur çështjen. Unë i dorëzova të gjitha përgjegjësitë e mia atje (njëra prej tyre ishte bashkimi i forcave të huaja për të sulmuar dhe pushtuar ambasadat Iraniane, gjë që u bë si propagandë para mbërritjes së Massoudit. E fundit herë që e bëmë këtë ishte në Londër, dhe natyrisht emri i Rajavit u pasqyrua në të gjitha botimet evropiane dhe amerikane para mbërritjes së tij në Paris). Detyra ime e rradhës ishte të zhvendosja një radio Siemens dhjetë kilovat dhe një mori transmetuesish dhe pajisjesh nga Mynihu në Bagdad dhe prej andej te zyra politike e Partisë Demokratike të Kurdistanit pranë qytetit të Sardashit. Ne më parë i kishim furnizuar pajisjet (përveç dërguesit kryesor) nga Shtetet e Bashkuara dhe i transferuam në Mynih (depo tranziti). Këto paisje nuk ishin për një organizate si Muxhahedin që sapo kishte ikur nga Irani, as për sa i përket çmimve financiare të këtyre paisjeve, as për sa i përket marrjes së një leje blerjeje, madje as për leje të tranzitit në Bagdad.

*** Agjentët e CIA-s takohen me Rajavin në Paris ***

Ato ditë kur isha akoma në Paris, mbaj mend turma amerikanësh që vinin e shkonin, disa që vinin si gazetarë dhe disa që nuk e fshihnin faktin se vinin nga organizata CIA. Këto ishin disa takime të tyre të rëndësishme që i zhvillonin me dyer të mbyllura dhe vetëm me Massoud Rajavin dhe me përkthyesit e tyre. Nëse e mbaj mend saktë, në ato ditë Massoud njoftoi se ardhja në Paris ishte e përkohshme dhe se vetëm për disa javë do të rrëzonim qeverinë iraniane dhe do të ktheheshim në Iran (ashtu siç gënjeu Bani-Saderin dhe e mori me vete).

*** Si financoheshin vrasjet brenda Iranit nga organizata? ***

Në atë kohë, paratë për Terrorizëm, vrasje dhe çdo lloj shpenzimi tjetër, paguheshin direkt nga shërbimet dhe departamenti përgjegjës për transferimin e tyre financiar ishte nëpër dyqane qilimash, dhe…. Por më vonë, kur organizata iu dha Sadamit, nga Donald Rumsfeld, së bashku me ndihma të tjera, dhe organizata u transferua në Irak, gjërat ndryshuan. Në kohën e Saddamit nuk kishte asnjë kufizim financiar. Kjo do të thotë, nëse kemi dorëzuar një projekt dhe ai është aprovuar pagesa bëhej pikërisht në atë moment. (Për shembull, një demonstratë mbarëkombëtare në Evropë kundër regjimit iranian, ku ne punësojmë dhe sjellim rreth dhjetë mijë njerëz, dhe kostoja e propagandës për shtyp, dhe…) Çështja financiare ishte në ato momente dhe nuk kishte asnjë problem (natyrisht, kjo ndryshoi pas rënies së Sadamit. Siç vepruan në blerjen e një ose dy lobeve amerikane evropiane me çmime shumë të larta dhe për këtë shpenzimet e organizatës ishin të kufizuara.

*** Ndihma materiale saudite për Muxhahedinet***

Siç e dini, një pjesë e kostove të luftës së Sadamit me Iranin u paguan nga Arabia Saudite (natyrisht, me miratimin e Shteteve të Bashkuara) dhe nganjëherë nga Kuvajti ose sheikë të tjerë. Një pjesë e buxhetit u jepej Muxhahedinve pra ishte pjesë e të njëjtit buxhet, dhe Saddami një pjesë ishte në dollarë (për shkak të pastrimit të parave përmes organizatave bamirëse që themeluan, të tilla si Iran AIDS në Londër) dhe një pjesë në dinarë (ku pamjet sekrete të telekomunikacionit të Saddamit të dërgesave të kartëmonedhave më vonë dolën jashtë) derisa marrëdhënia e Sadamit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën filloi me pushtimin e Kuvajtit dhe Luftën e parë të Gjirit Persik.

Mbaj mend që në atë kohë marrëdhënia midis Rajavit dhe Arabisë Saudite u bë e drejtëpërdrejt përkohësisht dhe Massoud Rajavi u thirr në Arabinë Saudite (ku në atë kohë udhëtimet ishin sekrete, por më vonë vidiot dhe fotot u bënë publike). Princi Turki al-Faisel në atë kohë ishte përgjegjësi i informacionit të Arabis Saudite dhe marrëdhënia e organizatës me Arabinë Saudite është që prej atyre viteve, sigurisht Melek Abdullah ishte Mbreti i vendit dhe njeri më i lartë se Turki al-Faisel. Melek Abdullah ndonjëherë kontrollonte drejtpërdrejt edhe punët e Rajavit. Në një nga ato udhëtime, unë solla në Bagdad tre kamionë ari (rreth një ton secili) dhe shumë dhurata, përfshirë orët e arta Rolex me markën mbretërore dhe sende të tjera, të cilat më vonë me ndihmën e një numri biznesmenësh jordanezë të lidhur me gjykatën Saudite, ne i kthyem ato në para.

Organizata, natyrisht, në këto tre apo katër dekada me pronat që vodhi nga familjet e anëtarëve të saj, me paratë që merrte nga shërbimet nën emrin e shpenzimeve të personelit, me paratë që merrte nga Saddam Hussein për kokë banori dhe paratë që fitoi përmes kontrabandës së naftës dhe një mijë mënyrave të tjera të paligjshme. Hapën një kompani, hotel dhe qendër biznesi. Gjatë shitjes së naftës kontrabandë, ata mbajtën dhjetë përqind të të ardhurave të Sadamit, që së shpejt u hapën disa hotele të mëdha në Londër. Pasi Maryam Rajavi u arratis nga Iraku pas rënies së Sadamit në vitin 2003 Maryam Rajavi u arrestua në Paris me dhjetëra miliona dollarë kartëmonedha të vjedhura nga bankat Irakiane dhe Franca informoi Sirinë se në të njëjtën kohë dhjetëra miliona të tjera, Kuti bizhuteri dhe ari u gjetën në kufirin Irak Siri të ngarkuar me mushka.

Sigurisht, pas arrestimit të Maryam Rajavit në Paris (në vitin 2003), filloi një hetim që synonte gjithashtu burimet financiare të organizatës. Organizatës iu desh të shpenzonte shuma të mëdha parash për t’i shpëtuar nga hetimeve. Një shumë e madhe gjithashtu humbi sepse u detyra të lëvizte nga një vend në tjetrin. Shumë kompani u mbyllën dhe, me pak fjalë, furnizimi i parave ra. Sipas organizatave franceze përgjegjëse për ndjekjen penale të çështjes, MEK tani ka më pak se 20 përqind të parave që kishin mbledhur në kohën e Saddamit. Kjo, sigurisht, mund të shihet në sasinë e shpenzimeve. Shpenzimet e organizatës, si në rajon dhe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, është praktikisht e pakrahasueshme me shpenzimet që ata kishin bërë më parë.

Sot nga sigurohen burimet e financimit?

Massoud Khodabandeh: Mendoj se është e sigurt të thuhet se edhe sot burimet kryesore financiare të organizatës nuk janë shumë të ndryshme me atë më përpara. Përsëri, të njëjtat shërbime ofrohen nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe dërgohen përmes thesarit të Sheikut të Arabisë Saudite. Sigurisht, metodat dhe ndërmjetësit janë të ndryshme. Ndonjëherë ato depozitoheshin drejtpërdrejt në Francë, në disa qindra llogari bankare, ndonjëherë përmes Saddam Husseint. Ndonjëherë me valixhe, ndonjëherë me ndonjë kamion ari, herë përmes pastrimit të parave, dhe herë përmes organizatave bamirëse që ata themeluan. Ose më saktë, ato janë krijuar për ta.

Sot në Shqipëri, janë blerë pesë toka bujqësore dhe është ndërtuar një kamp për Muxhahedinët, të cilët jo vetëm që nuk kanë leje ndërtimi, dhe nuk ka asnjë gjurmë të saj në zyrat e qeverisë shqiptare dhe toka nuk ka asnjë fletë pronsie dhe të gjitha materialet e ndërtimit erdhën përmes Italisë nga një prej kontrabanduesve më të njohur të armëve në Shqipëri pa paguar taksa dhe licenca importi, të cilat përsëri nuk përmbajnë asnjë gjurmë të llogarive, bankave, etj.

Kohët e fundit, dy izraelitë u arrestuan në të njëjtin kufi detarë me Italinë me një sasi të madhe kartëmonedhash që shkonin në kamp. Sigurisht, lajmi u ndal papritur dhe askush nuk e kuptoi se çfarë ndodhi. Muxhahedin në Shqipëri jo vetëm që nuk ka një llogari bankare, por nuk është regjistruar fare në zyrat e Ministrisë së Brendshme (dhe këto ditë në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë) dhe nuk ka asnjë seli në hartë. Policia gjithashtu u përpoq të hynte një ose dy herë për vrasje të dyshuara, por ndrhyrjet nga Shish (shërbimi i sigurimit i kontrolluar nga CIA i Shqipërisë) nuk i lejuan që të ndërhynin. është interesante.

Sipas mendimit tim, një nga arsyet pse Muxhahedinët u transferuan në Shqipëri pas rënies së Sadamit është ky korrupsion i përhapur në sistemin e vendit. Shqipëria njihet në Evropë si një portë për trafikun e drogës, skllavërinë moderne dhe gjithashtu kontrabandën e armëve. Shumë prej armëve që vijnë dhe shkojnë nga Perëndimi për grupet terroriste në Siri kalojnë përmes Shqipërisë. Natyrisht, mafia shqiptare ka një marrëdhënie të mirë me muxhahedinët, e cila zgjidh probleme të ndryshme, përfshirë pastrimin e parave. Mbaj mend presionin që i bëhej Iranit për t’u bashkuar me FETF (për të parandaluar pastrimin e parave). Por më mirë të mos flasi për këtë temë.

Cila është marrëdhënia aktuale e organizatës me Shtetet e Bashkuara, regjimin Sionist dhe vendet Arabe? Në situatën aktuale, çfarë funksioni mund të ketë grupi Rajavi për Evropën?

Massoud Khodabandeh: Siç ju thashë, tani (pas rënies së Sadamit) organizata ushtarako-terroriste e Sadamit dhe Massoud-it është bërë organizata propagandistike e sigurisë së Turki Al-Faisel dhe Maryamit. Ata që dje shkonin rrugëve të qyteteve të iranit me armë, duke vrarë tregtarë dhe njerëz të thjeshtë ose duke vendosur bomba në plehra, sot në moshën e tyre rë vjetër ulen në kompjuter dhe klikojnë nga mëngjesi në darkë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button