Sapo ka filluar vitit 2021, boria e vdekjes u dëgjua përsëri në kampin e këtij grupit në Shqipëri. Dhe kësaj radhe shorti i ra një tjetër fatkeqi me emrin Reza Qureshi.
Lajmërimi i Muxhahedinve me datë 13 prill 2021, për vdekjen e Reza Qureshit, treguan edhe një herë se anëtarët e këtij grupit të vendosur në Shqipëri ende po luftojnë me sëmundje të ndryshme, derisa tu vi radha e tyre një nga një për të vdekur. Anëtarët që nuk kanë dinjitet apo status njerëzor në sytë e drejtuesve të këtij sekti.
Teksti i këtij njoftimi thotë: “. . . “Reza Qureshi, pas shumë vitesh vuajtje dhe durim përballë sëmundjes së zemrës dhe operacionve, vdiq në mëngjesin e së enjtes me 10 prill, për shkak të arrestit kardiak …”
Dëgjimi dhe leximi i një teksti të tillë ngre pyetje në mendjet e çdo auditori, veçanërisht të familjeve të vuajtura të anëtarëve të sektit Rajavi. përfshirë:
Pse janë pothuajse të gjithë anëtarët e Muxhahedinve të sëmurë dhe pse asnjë organ ndërkombëtar për të drejtat e njeriut nuk ndërhyn për ti ndimuar, dhe pse nuk u përgjigjen kërkesave të familjarëve të tyre?
Pse nuk ka pasur asnjë vdekje të Muxhahedinve që të ketë ndodhur vetëm për shkak të pleqërisë? Pse pothuajse të gjithë Muxhahedinet që humbën jetën (përveç atyre që u vranë në operacionet terroriste të këtij grupi) ishte për shkak të sëmundjeve të ndryshme kronike si kanceri, sëmundjet e zemrës… Dhe disa të tjerë që ishin të infektuar me virusin corona?
Pse udhëheqësit e korruptuar dhe famëkeq të Muxhahedinëve nuk mendojnë t’i trajtojnë anëtarët e grupit të tyre? Dhe pse ky sekt, me të gjtha ato para, nuk merr asnjë masë, për të trajtuar dhimbjen e pafund fizike dhe mendore të anëtarëve të tij?
A kujdesen udhëheqësit e Muxhahedinve për anëtarët fatkeq aq sa shpenzojnë për shëndetin e tyre fizik, mendor dhe emocional?
Kampi i Muxhahedinve në Shqipëri, për shkak të disa veçorive është kampi më unik midis sekteve me famë botërore.
1. Mos egzistenca e një familje; Gratë, fëmijët dhe bashkëshortët, për shumë vite, asnjë fëmijë nuk është dëgjuar në kampet e këtij grupi, qoftë në Irak apo në Shqipëri. Kjo çështje është aq e spikatur sa që është faktori kryesor që ndikon në zmbrapsjen e popullit shqiptar nga Muxhahedinët. Në momentin që, qytetarët Shqiptarë, dëgjojnë dhe përballen me faktin se anëtarët femra dhe meshkuj të këtij sekti jetojn në grupe dhe të ndarë nga njëri-tjetri dhe që nuk ka asnjë familje dhe asgje në formën e një familje, ata habiten. Prandaj, ata përpiqen të distancohen nga ky grup misterioz dhe sektarian. Sepse në mesin e popullit shqiptar, “mos pasja e një familje dhe duke u privuar nga çdo lidhje emocionale dhe familjare” shkakton një neveri të fortë shoqërore, e cila në këtë drejtim dënon Muxhahedinët.
2. Brenda Kampit nuk ka asnjë zonë personale për anëtarët e tij.
3. Puna e detyrueshme e përditshme, e vështirë dhe natyrisht e përsëritur, është thjesht për të mbajtur të zënë anëtarët e familjes, gjë që i ka lodhur ato gjatë gjithë këtyre viteve.
4. Kërkimet sistematike veçanërisht për familjen, vazhdon çdo ditë. Kështu që ata që kanë menduar për një moment për familjet e tyre për çfarëdo lloj arsye, do të mbajnë përgjegjësi dhe gjykime të organizuara.
5. Shënimi i induksionit ndaj anëtarëve dhe thënia se shërimi për të gjitha dhimbjet dhe problemet është një “revolucion ideologjik”! është pikëpamja më ekstreme dhe çnjerëzore e anëtarve të sëmurë brenda kornizës së strukturave të sektit Muxhahedine. Kjo pikëpamje për gjithë këto vite, është bëtë shkak, që dhimbjet e shkaktuara nga sëmundja në trupin dhe shpirtin e anëtarëve, veçanërisht atyre anëtarve që kanë pasur dhe kanë probleme me këtë organizatë,u përdorën sistematikisht në formën e torturave ndaj tyre, për t’i bindur ata përfundimisht, që të jenë me të bindur ndaj organizatës.
Rezultati është: dhimbja e sëmundjes nga njëra anë dhe dhimbja e të qenit vetëm dhe vdekja larg familjes nga ana tjetër. Diçka që nuk ekziston në asnjë vend të botës përveç tek sekti Rajavi. Edhe lloji më i keq i të burgosurve në botë, gjithashtu kanë të drejtat më themelore dhe u lejohet të takohen dhe t’u thonë lamtumirë anëtarëve të familjes së tyre në ditët e fundit të jetës së tyre.
Por, ndërkohë, pyetja pa përgjigje është kjo, pse udhëheqësit zemërgur të Muxhahedinve nuk janë të gatshëm, që as në ditët e fundit të jetës së anëtarëve të sektit, t’i lejojnë ata të telefonojnë anëtarët e familjes së tyre për herë të parë dhe të fundit dhe të dëgjojnë zërin e tyre dhe tu thonë lamtumirë atyre?
Ndoshta përgjigja e kësaj pyetje është se, pikëpamja instrumentale dhe çnjerëzore ndaj anëtarëve të organizatës nga njëra anë, dhe ruajtja e sekreteve të korrupsionit dhe krimeve të drejtuesve të këtij sekti nga ana tjetër, është faktori kryesor në karantimin e anëtarëve nga kontakt me botën e jashtme dhe veçanërisht me familjet e tyre.
Prandaj, vdekja në kampet e këtij grupi konsiderohet mënyra më e mirë e mundshme për t’i dhënë fund jetës së një anëtari të këtij sekti, në mënyrë që të sigurojë kushtet e funksionimit të organizatës, pas vdekjes së anëtarëve.
Shkruar nga: Saeed Parsa
Burimi i lajmit: Uebsaiti Rah No