Mediat sllovene, duke publikuar fjalimin e fundit të kryeministrit të vendit në takimin e hipokritëve të MEK, këtë veprim e kanë konsideruar si shkaktar të mosmarrëveshjeve midis këtij vendi dhe Iranit.
Sipas ISNA, faqja e internetit sllovene Snyder në një raport shkroi: Kryeministri slloven Jans Jansa me mbështetjen e tij për organizatën terroriste MEK, ka krijuar një përçarje të re diplomatike midis Sllovenisë dhe Iranit. Kjo faqe shkruan: Mbështetësit e organizatës së diskutueshme, në vend që të jenë afër Evropës dhe Sllovenisë janë afër strehës së kësaj organizate që është në Shqipëri. Kryeministri i Sllovenisë është i njohur mirë me Shqipërinë.
Raporti thotë: Jansa jo vetëm që është i afërt me udhëheqësit shqiptarë, por gjithashtu ndjek nga afër tendencat e shqiptarëve të Kosovës në dokumentin e fundit jozyrtar që i atribuohet Lubjanës. Me një veprim që është në dëm të politikës së unifikuar të BE-së, Jansa u shërbeu interesave të Izraelit, Republikanëve të SH.B.A.-së dhe Shqipërisë. Snyder vazhdon: Tirana është një aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, që vazhdon të trajtojë pavarësinë e Kosovës. Kosova deklaroi pavarësinë në vitin 2008 gjatë presidencës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Jans Jansha. Qëllimet e MEK (grupi i hipokritëve terroristë) janë shumë të ngjashme me qëllimet e Izraelit.